Eshte me se e tepert te flasim per te mirat dhe mundesite e shumta te komunikimit me celularet.Por ajo qe mua (me shqeteson) me intereson eshte mendimi juaj ne lidhje me celularet qe perdorin nxenesit apo studentet gjate provimeve te ndryshme.Ja nje shembull konkret: Gjate nje provimi disa student kishin paguar nje student tjeter i cili qendonte jashte salles se provimit qe pergjigjet ne pyetjet e profesorit te i dergonte permes mesazhit ne celular ( ishte provim me shkrim) dhe ne ate menyre ata kalojne provimin fare lehte.A eshte e drejte kjo karshi nxenesve apo studenteve te tjere te cilet kalojne edhe kohen e pushimit duke studiuar,apo kemi rene aq thelle sa qe nota eshte mbi te gjitha ? A eshte ēdo here rruga me e lehte edhe ajo me e mira?
P.S Nqs postoni ne kete teme,ju lutem mos kerkoni ndihme nga ndonje mik ,te ua barte postimin e gatshem ne sms,behuni vete kreatore te postimeve![]()
Krijoni Kontakt