Homazh pėr Baki Berberin


Grup autorėsh*

Mė datėn 26 prill 2006, nė mėnyrė tė papritur u nda nga jeta presidenti i Institutit tė Ekspertėve Kontabėl tė Autorizuar z. Baki Berberi, profesori dhe njė nga korifejtė e doktrinės kontabėl nė Shqipėri, njeriu qė ēdo ēast tė jetės sė tij ia kushtoi punės dhe pėrpjekjeve tė pareshtura e tė vazhdueshme pėr tė promovuar gjithmonė tė renė dhe mė tė mirėn. Tani qė ai ėshtė ndarė nga familja, miqtė, tė afėrmit e kolegėt e tij, nuk ka si tė mos bėhet njė bilanc i kontributit tė dhėnė, tė dalin nė pah meritat dhe tė vlerėsohet roli i tij nė disa nga fushat e rėndėsishme tė ekonomisė. Eksperienca e madhe e grumbulluar gjatė viteve tė tij tė punės nė sektorė tė tillė siē janė edukimi arsimor, praktika profesionale dhe menaxhimi nė nivele tė ndryshme, kanė shėrbyer pėr tė formėsuar personalitetin e tij model. Aftėsitė e kėtij personaliteti gjejnė pasqyrim veēanėrisht nė katėr aspektet e mėposhtme, siē janė (a) Kontabiliteti; (b) Legjislacioni tregtar e ekonomik; (c) Ngritja dhe formėsimi i profesioneve tė lira me bazė kontabilitetin dhe (d) Auditimi.
Kontributi i tij nė fushėn e kontabilitetit nis qė me mbarimin e studimeve tė larta nė vitin 1978, kur ai ia nisi punės nėn shembullin e idhujve tė fushės siē ishin prof. Lefter Kriqi, prof Xhemil Cela e tė tjerė. Pėrfshirja nė sektorin e edukimit si pedagog nė Fakultetin e Ekonomisė Tiranė i pėrforcoi dėshirat pėr tė avancuar nė doktrinėn e kontabilitetit e raportimit financiar dhe pėr tė kontribuar nė dobi tė tė gjithė shoqėrisė shqiptare.
Ndryshimet e mėdha ekonomiko-shoqėrore tė pas viteve 90-tė me njė orientim tė qartė drejt tregut, as qė do tė mendoheshin pa njė reformė tė thellė nė fushėn e kontabilitetit dhe tė financave. Nė kėtė kohė tė ndryshimeve tė vrullshme e tė gjithanshme, dhe nė kushtet e mungesės sė eksperiencės, filloi edhe reformimi kontabėl. Ishte viti 1993, kur nga Parlamenti shqiptar u miratua ligji pėr kontabilitetin, njė ligj modern pėr kohėn dhe qė bazohej te direktivat 4 dhe 7 tė Bashkimit Evropian. Ky ėshtė pikėrisht momenti kur profesori nis tė japė kontributin e tij mė tė madh nė fushėn e kontabilitetit. Pėrfshirja e tij, gjatė viteve 1991-1993 si drejtor i drejtorisė sė kontabilitetit nė Ministrinė e Financave, nė procesin e hartimit tė ligjit pėr kontabilitetin dhe tė akteve tė tjera rregulluese nė kėtė fushė ka qenė parėsore. Po kėshtu, i gjithė procesi i trajnimit me parimet e reja tė kontabilitetit tė gjeneratave tė tėra tė kontabilistėve, nuk mund tė mendohej pa ndihmesėn e tij. Njė arritje e madhe e kėsaj periudhė nė fushėn e kontabilitetit ėshtė hartimi prej tij i Planit Kontabėl tė Pėrgjithshėm, qė pėrfaqėson njė kod, tė cilin sa mė shumė e lexon, aq mė aktual tė duket.
Kushdo qė ka njė nivel tė caktuar tė njohurive nė fushėn e kontabilitetit, pavarėsisht nga mosha, ka gjetur e gjen nė Planin Kontabėl tė Pėrgjithshėm zgjidhjen e duhur pėr ēfarėdo situate qė ai mund tė ndeshė. Ėshtė pikėrisht kujdesi i profesorit, gjuha e drejtpėrdrejtė e pėrdorur prej tij dhe shpjegimet qė e bėjnė lexuesin tė ndjehet komod.
Dashuria e tij pėr doktrinėn e kontabilitetit lidh nė mėnyrė tė pazgjidhshme tė gjithė ecurinė e kėsaj fushe tė re nė vite. Azhurnimi me ndryshimet nė nivel tė BE-sė, njohja e pėrvojave tė vendeve tė tjera dhe diskutimet akademike e praktike pėrbėjnė tiparin dallues tė tė gjithė jetės sė tij. Aspektet mė tė trajtuara tė kontabilitetit si gjuhė e raportimit financiar janė pikėrisht IFRS-tė, konvergjenca e tyre ndėrkombėtare dhe standardet ndėrkombėtare tė kontabilitetit pėr ndėrmarrjet e vogla e tė e mesme. Shkrimet e tij pėr IFRS-tė dhe aplikimin e tyre nė mjedisin ekonomik nė vendin tonė, tė publikuara kryesisht nė revistėn e Institutit tė Ekspertėve Kontabėl tė Autorizuar “Kontabilitet Finance e Auditim”, janė njė kontribut i ēmuar dhe njė material i gatshėm nė dobi tė tė gjithė tė interesuarve qofshin kėta, edukatorė, profesionistė tė fushės apo edhe studentė. Njohuritė e thella e tė pėrditėsuara pėr kontabilitetin, tashmė tė trupėzuara nė njė paketė tė plotė shkrimesh e artikujsh, do tė vazhdojnė t`i shėrbejnė gjeneratave tė kontabilistėve edhe nė tė ardhmen….
Edhe ndryshimet e fundit nė fushėn e legjislacionit e tė rregullave kontabėl nuk mund tė shihen tė shkėputura nga profesori. Kontributi i tij nė hartimin e ligjit tė ri pėr kontabilitetin, qė u publikua nė vitin 2004, ishte vendimtar. Dhe pėrfundimi tashmė ėshtė i qartė. Nė Shqipėri aktualisht ėshtė miratuar njė ligj modern, qė e vendos theksin nė parime dhe qė ėshtė nė linjė me zhvillimet mė tė fundit evropiane dhe ato ndėrkombėtare. Kontabiliteti ishte njė fushė, pas sė cilės profesori ishte i dashuruar fort e dėshironte tė krijonte pa pushuar….
Zhvillimi i legjislacionit tė ri pėr shoqėritė tregtare, qė e ka zanafillėn nė vitin 1992, pėrbėn njė fushė tjetėr qė duhet tė shihet e lidhur ngushtė me kontributin e profesorit. Roli i tij shkon pėrtej atij tė njė konsulenti lokal, pėr t`u shndėrruar nė njė kontributor me peshė tė jashtėzakonshme. Aftėsia e tij e madhe pėr t`u orientuar nė situatat e reja bėri qė ai shumė shpejt tė kuptojė principet bazė tė organizimit tė biznesit nė kushtet e ekonomisė sė tregut dhe tė japė ndihmesė tė drejtpėrdrejtė.
Trashėgimi e drejtpėrdrejtė e kėsaj pune janė edhe katėr vėllimet e Komentarėve tė Kodit Tregtar, tė punuara e botuara prej profesorit.
Riparaqitja dhe rishikimi i tre komentarėve tė parė gjatė vitit 2004, si edhe pėrfshirja e shumė aspekteve tė reja tė dala nga praktika mė shumė se 10-vjeēare e biznesit janė njė shprehje tjetėr e dėshirės sė tij pėr tė kontribuar nė mėnyrė permanente
Nė kohėn kur profesor Berberi punonte nė Ministrinė e Financės, ai u angazhua dhe dha njė kontribut tė rėndėsishėm pėr projektimin, organizimin dhe funksionimin e Drejtorisė sė Thesarit, njė strukturė e re dhe me parime funksionimi tė reja. Pėr Thesarin ai punoi qysh nė hedhjen e parė tė idesė nė letėr deri nė funksionimin e degėve tė Thesarit tė Shtetit nė tė gjithė vendin. Vetėm kjo do tė kishte mjaftuar pėr tė kuptuar aftėsitė dhe kontributin e tij tė paēmuar.
Fusha e tretė dhe mjaft e rėndėsishme ėshtė kontributi i tij i drejtpėrdrejtė nė organizimin e profesioneve tė lira me bazė kontabilitetin ku pėrmendet profesioni i audituesit tė autorizuar (ekspertit kontabėl tė autorizuar), ngritja dhe organizimi i tė cilit mund tė konsiderohet deri edhe si njė kontribut personal e i drejtpėrdrejtė i vetė profesorit. Sot Instituti i Ekspertėve Kontabėl tė Autorizuar (IEKA) pėrfaqėson njė organizėm profesional me struktura tė duhura tė menaxhimit e qeverisjes dhe renditet ndėr profesionet mė tė organizuara nė shkallė vendi e me reputacion kombėtar e ndėrkombėtar. Padyshim, profesionistėt anėtarė tė IEKA-s, sot konsiderohen se zotėrojnė pėrgatitjen mė tė madhe dhe luajnė rolin e liderit nė fushėn e kontabilitetit. Ata pėrgatiten, trajnohen e ritrajnohen bazuar nė njė program qė nuk ka shumė dallime nga kėrkesat e standardeve evropiane e atyre ndėrkombėtare. Fakti qė IEKA ėshtė sot anėtar i asociuar i IFAC-ut (Federata Ndėrkombėtare e Kontabilistėve – organizimi mė i madh i profesionistėve kontabėl nė mbarė botėn), si edhe anėtar nė organizma tė tilla rajonale si FIDEF, FCM, SEEPAD, etj., tregon pėr vlerėsimin qė i bėhet kontributit tė profesorit, qė aq shumė u kujdes tė harmonizojė ngritjen e vlerave profesionale me pėrfaqėsim dinjitoz institucional. Sot IEKA mund tė konsiderohet si njė nga palėt pjesėmarrėse (stakeholdėrsit) mjaft tė rėndėsishme kur bėhet fjalė pėr fushėn e kontabilitetit e tė auditimit. Dhe pėr tė gjitha kėto, ishte pikėrisht profesori, ideatori dhe lideri…
Njė kujdes tė veēantė dhe “njė merak” tė madh profesori kishte pėr degėn tjetėr tė profesioneve tė lira “kontabilistin e miratuar”, pėr tė cilin nuk rreshti duke dhėnė kėshilla e ndihmė qė edhe ky profesion tė ecė mė kėmbėt e veta. Dhe sot LPKM – Lidhja Profesionale Kontabėl i Miratuar – po funksionon nė kėtė linjė drejt suksesit…..
Fusha e fundit, natyrisht, nė kėtė shkrim, pasi fushat ku profesori ka kontribuar janė pambarim – ėshtė auditimi. Konceptet bazė tė auditimit janė njė ndihmesė e drejtpėrdrejtė e profesorit. Kontributi i profesorit kėtu fillon qė me pėrgatitjen e profesionistėve tė gjeneratave tė para, ku kandidatėt ishin midis profesionistėve ekzistues, pėr tė vazhduar nė pėrgatitjen e gjeneratave tė reja nė tė njėjtėn linjė me direktivėn e 8 tė BE-se dhe nė pajtim mė Standardet dhe prononcimet e tjera tė IFAC-u pėr edukimin. Veprimtaria e audituesve, anėtare tė IEKA-s, bazohet sot nė parimet etike tė integritetit, objektivitetit, profesionalizmit, dhe sjelljes profesionale. Nė dispozicion tė audituesve janė sot mjaft dokumente qė udhėheqin pėrgatitjen dhe punėn e tyre profesionale, ku mund tė pėrmendim leksione pėr auditimin, manualin e auditimit pėr ndėrmarrjet e vogla e tė mesme, dhe arritja mė e madhe – Standardet Ndėrkombėtare tė Auditimit tė IFAC-ut, tė publikuara nė gjuhėn shqipe nga IEKA nė edicionin e tyre tė parė qė nė vitin 2003. Publikimi i edicionit tė dytė tė kėtyre standardeve, - parashikuar pėr kėtė vit - pėrbėn njė nismė tjetėr tė profesorit e cila duhet vazhduar mė tej.
Kontributi i profesorit mund tė thuhet me plot gojėn se ka qenė i gjithanshėm. Pėr ta mbyllur kėtė shkrim homazh pėr profesor Baki Berberin, do tė donim tė evidentonim rolin e tij tė madh veēanėrisht nė:
Hartimin e standardeve tė kontabilitetit pėr njė ekonomi tregu; dhe pėrgatitjen e materialeve trajnuese e pėrgatitjen e specialisteve tė fushės sė kontabilitetit pėr zbatimin nė praktikė tė standardeve kontabėl dhe legjislacionit pėr shoqėritė tregtare;
Udhėheqjen dhe drejtimin e Kėshillit Kombėtar tė Kontabilitetit dhe tė Institutit tė Ekspertėve Kontabėl tė Autorizuar (IEKA);
Pėrgatitjen e materialeve dhe trajnimin e aplikantėve pėr ekspertė kontabėl tė autorizuar dhe pėr kontabilistė tė miratuar;
Pėrgatitja dhe materialet e botuara, dhe kontributi i tij pėr kontabilitetin publik e auditimin e brendshėm nė sektorin publik.
Themelimi i sistemit tė Thesarit tė Shtetit si strukturė brenda Ministrisė sė Financave.
Komentarėt e Kodit Tregtar.
Bashkėpunimin me konsulentė tė huaj dhe pjesėmarrjen nė programet e reformės nė fushėn e kontabilitetit nė Shqipėri (pėrfshirė ngritjen e profesioneve tė lira dhe veēanėrisht tė EKA-s);
Drejtimin e Revistės profesionale “Kontabilitet Financė & Auditim”, e cila trajton aspekte teorike dhe praktike tė fushės kontabėl, tė legjislacionit tė shoqėrive tregtare e tė profesioneve tė lira nė Shqipėri; etj.
Mė lart ne jemi pėrpjekur qė tė pėrshkruajmė shkurtimisht fushat kryesore nė tė cilat punoi dhe kontribuoi Profesor Berberi. Por jemi tė bindur qė pėr ta paraqitur ashtu siē duhet atė, do tė kėrkohet kohė dhe studime tė mirėfillta.
Por ne nuk mund tė lemė pa pėrmendur aspektin human tė Baki Berberit si njeri, koleg, shok, mik, apo i afėrm. Nė kėtė aspekt, Zoti Berberi ishte njė njeri me ndershmėri dhe sinqeritet tė rrallė. Kontributi dhe thjeshtėsia, dashamirėsia dhe humanizmi rrallė ndodh qė tė trupėzohen nė njė individ me aftėsi tė tilla profesionale. Ishin pikėrisht kėto veti tė njeriut profesionist, modelit shembull pėr tė gjithė - profesorit tonė tė dashur e tė shtrenjtė, qė u manifestuan nė mėnyrė spontane nė funeralin tij, ku njerėz tė marrėdhėnieve nga mė tė ndryshmet, ishin aty tė shprehnin lamtumirėn e fundit njeriut tė dashur e tė paharruar.

*Jorgji BOLLANO – Kryetar i Kėshillit Kombėtar tė Kontabilitetit
Romeo MITRI – Zv/president i Institutit tė Ekspertėve Kontabėl tė Autorizuar
Bardhyl PELINKU – President i Lidhjes Profesionale Kontabėl i miratuar
Hysen CELA – Drejtor, Instituti i Ekspertėve Kontabėl tė Autorizuar




01/05/2006
KATEGORIA: Analiza.Shekulli.