Reziqet rreth përcaktimit të statusit për Kosovën
A munden me dështue bisedimet e Vjenës.
- Largimi i gjashtë ministrave që parashihej për në maj çfarë destabilizimi mund të sjell për Qeverinë e Kosovës.
- A do të përballet Kosova me trazina si në marsin e vjetit 2004.
- A mundet me u nda Kosova në vija etnike.
- A do të ofrohet pamvarsimi me cungim territorial
Ramush Tahiri
Ashtë thanë se statusi i Kosovës do të përcaktohet deri në fund të këtij vjeti. Afati i përcaktuem përveç shpresës i ka ngjallë edhe dyshimet dhe frigën se si mundet me u zgjidhë ky status. Përveç segmentit politik të pamvarsisë së plotë, apo të kushtëzueme dhe përveç faktit pamohueshëm të nji prezence të madhe apo të vogël, ndërkombëtare, të nji misioni, vëzhgues, mbikçyrës apo këshillues, apo të kombinuem, shumë thelbsore bile ma kryesorja në përcaktimin e statusit të Kosovës asht çashtja e sovranitetit dhe të tanësisë territoriale të Kosovës.
Në analizat e ndryshme për të ardhmen e Kosovës, mbasi ajo nuk u përcaktue qartë menjiherë mbas përfundimit të luftës dhe mbas intervenimit të NATO-s në Jugosllavi edhepse kanë kalue gadi gjashtë vjet nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-s (10 qershor 1999) , edhe njiherë vihen në lojë të gjitha opcionet e mundshme. Faktorët, të themi vendimarrës ndërkombëtar i kanë përcaktue disa rregulla të lojës, të cilat si parime që nuk banë të shkilen, e kanë për qëllim me e përcaktue drejtimin e zgjidhjes të çashtjes së Kosovës. Mos kthimi në gjendjen para vitit 1999 ashti nji nga parimet kryesore, gjithashtu mosndamja e Kosovës, mosbashkimi i saj apo i nji pjese të saj me nji shtet tjetër, si dhe, ma së fundi Grupi i Kontaktit pikërisht në Londër e përcaktoi parimin se zgjidhja do të jetë në pajtueshmni me vullnetin e popullit.
Poçese këto parime zbatohen drejtë dhe poçese ka mekanizma mbrojtës e përkrahës të këtyne atëherë asht shumë e qartë se Kosova simbas vullnetit të shprehun lirshëm të popullit të saj do të jetë shtet i pamvarun, mandej se ky shtet do ta ketë integritetin e sovranitetin e vet në gjithë territorin ashtu si ishte me Kushtetutën e vitit 1974 dhe se ky shtet nuk do të bashkohet me asnji shtet tjetër, e as që do të ndahet ndonji pjesë e Kosovës e cila mund ti bashkohet shtetit tjetër apo të shpallet e pamvarun e mos ta pranojë pushtetin qendor të Prishtinës…
Krijoni Kontakt