Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Peripecitë e një emigranti shqiptar me policinë italiane

    Ishte 29 mars 2006 ora 16 , dhe po punoja si gjithmon me nje shokun tim ne nje kantier ndertimi ne zonen e Milanos kur shoh qe E ..... nuk ndodhej ne vendin e punes ku e lashe , dhe mendova si gjithmon ka shku me bo ca llogje me cunat e tjer ,se si rrihet atij pa bo i cik thashetheme prandaj fillova ta therrisja duke e shajt , kur c'te shoh tre civila e kishin rrethuar duke i treguar nje fotografi , pastaj degjova njerin prej tyre qe tha ky eshte, ky eshte, dhe e kapen per dy krahet duke e nxjerre jashte nga kantieri , dhe me pas e futen ne nje makine civile duke i vene edhe prangat .
    Pastaj disa civila te tjere filluan te hynin ne kantier ,dhe te kontrollonin personat qe ishin prezent ne kantier nese kishte ndonje prej atyre qe ata kishin ne foto , qe sipas tyre duhej te ishin Albanez .
    I rane larte e poshte pallatit duke pyetur dhe meqense nuk po gjenin ate qe kerkonin dhane urdher te vijne te gjith punetoret poshte pallatit , une ne kete kohe gjendesha ne katin e gjashte dhe prej andej hodha nje veshtrim poshte , ku çte shikoja , na kishin rrethuar komplet kantierin me 4 makina policie dhe shume polica dhe civil rreth e rrotull , ku pervec tyre filloj te shtohej edhe turma e kureshtarve qe kalonin aty.
    Zbrita edhe une si te tjeret dhe u mblodhem ne nje shesh aty poshte pallatit duke u ulur ku te mundeshim, aty mesova se kerkonin dokumentet per identifkim dhe kaq, ok i thashe une e kam lene ne makine mund te shkoj ti marr , jo me thane kur t'ju japim leje ne , ok i thashe dhe u ula ne nje hije.
    Kaluan te gjithe me rradhe pastaj errdhi edhe radha ime , ku me dhane leje per te marre doc- ident pashe se kur shkrujti emrin mbiemrin dhe kombesine emrit tim i vuri nje kryq ne fund, opa thash u bona si EMILIANO ZAPATA kushedi ca ka ai kryqi tani .
    DHe me te vertet ne fund te gjith shkuan, kurse ju qe do degjoni emrat do rrini ketu thane, dhe jo per cudi ishim te gjith Shqiptare dhe me nje kryq tek emri, vetem njerin prej nesh e moren , sepse ishte i vellai i atij qe kishin arrestuar pak me pare , kurse ne te tjerve , na moren ne shenim numrat e tel , dhe po qe se kishin nevoje do na therrisnin ne gazerme thane, pastaj na lane te lire , por me shume pyetje dhe pikpyetje ne koke.

    Vazhdon>>>>>
    larguar forever

  2. #2
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Qeke bo per uj te ftohte more dardajan!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Diten tjeter qe ne mengjes filluam te pyesnim njeri - tjetrin se mos dikush dinte dicka me shume por asgje , pervec nje muratori Napoletan qe na tha se kishte pare vellain e te arrestuarit rreth ores 21 duke dale nga rajoni i Policise dhe shkuar per ne shtepi . Pastaj gjith diten vetem hamendje te ndryshme dhe asgje tjeter .
    Vellai i tij nuk u paraqit ne pune te nesermen dhe qe te kuptohet me mire po i ve nje emer imagjinar duke e quajtur Ardi.

    ************************************************** **

    Diten e trete pra ne Dt 31-03-06

    Me te arritur ne pune me vjen nga pas tekniku i kantierit dhe me turi te varur dhe gjith inat me thote e lexove gazeten, jo i them pse lexoje , lexoje me thote cfar ka bere E.... Ca ka bo i them lexo me thote gjith inat perseri atteher marr gazeten , dhe shoh qe ne faqe te pare ishte foto e shukut tim, dhe e cunit te xhajes se tij , apo axhes si i thon Shkodranet
    pasi ata jane nga Shkodra .
    Ateher ulem ne karrige dhe lexoj me nje fryme te gjith faqen e pare qe ishte dedikuar vetem atyre te dyve., mbeta i shokuar edhe une kur lexova se akuzoheshin per vrasjen e nje transeksuali me thika , akuzoheshin gjithashtu per trafik droge dhe armesh gjithashtu edhe per trafik prostitucioni i quanin te pameshirshem per keto pune dhe qe ishin ata qe organizonin gjith kete lloj trafiku ne kete zone.
    Mbasi e lexova mbylla gazeten ja hodha ne tavoline duke i thene se i njoh shum mire dhe se cdo gje qe shkruet eshte nje genjeshter dhe asgje tjeter.
    E njejta gje ishte me te gjith Italianet qe punonin aty dhe pothuajse bera llafe me te gjith pasi nuk me besonin mua por gazeten sepse aty thuhej se kishin me shum se tre muaj qe ishin ne gjurmet e tyre dhe kishin mjaft fakte.

    Gazeta jepte vetem nje fakt e cila ishte nje pergjim telefoni ku E.... konfirmon bashkbiseduesit per vrasjen nepermjet ketij dialogu.

    E... Me nje fjal e vrava une
    U... Cfare
    E... e qellova
    U... sa here
    E...nuk me kujtohet por e preva

    Ky pergjim ishte bere ne daten 08-02-06 ora 17-31 min
    Gjithashtu ne gazete flitej edhe per nje Marokin qe ishte ne arrest shtepie pasi u gjend me tel e transit ne xhep por qe kishte pohuar menjeher se e kishte blere tek nje Rumun i cili gjendet dhe pohon se telefonin e kishte blere nga dy Albanez qe gjithashtu donin ti shisnin droge dhe arme.
    Po te gjej ate nr gazete ne internet do tja u sjell qe t a lexoni.

    Une isha i sigurt qe ajo qe lexova ishte gabimi me i madh dhe me i trash qe kisha lexuar ndonjeher dhe kjo per arsyen se i njihja mire te dy te akuzuarit dija gjithashtu qe i akuzuari kryesor ka marre vesh per vrasjen e transit nje jave mbasi ngjarjes edhe kete ja kane komunikuar ne tel gje te cilen ai nuk e besonte prandaj beri edhe disa tel per te marre vesh nese po talleshin me te apo jo.Por per fat te keq nuk tallej njeri por ishte e vertet.

    Gjat gjith asaj dite dhe ditet ne vazhdim nuk mund te mendoja asgje tjeter pervec kesaj ngjarje dhe kur u ktheva ne darke ne shtepi i tregova gruas gjithcka kishte ne gazete por duke i thene para se ta lexoj qe nuk eshte e vertet prandaj mos u shqeteso lexoje vetem per kureshtje.
    Gjithashtu e ndjeva per detyre te telefonoj vellain e tij per ta qetesuar dhe per t'ju gjendur prane.
    Kur i telefonova ai me zerin qe i dridhej gati ne te qare me thote e lexove gazeten ca thon per vllain tim dhe cunin e axhes po i them por ti mos u merzit , se nuk eshte e vertet ,dhe shum shpejt cdo gje do sqarohet
    e te lumt goja me tha se jam tu maru nkom e sdi ka tja maj me par ( kjo sepse cuni i axhes eshte i martuar dhe me femi 1 vjec ).
    Megjithate me tha dua te flas me ty se ke nejt me shum se mu me vllain ok i thash dakort jam i te njetit mendim takohemi neser ather i thash po vij une ke shpia jote ne regull naten naten thame duke u pershendetur.
    Ardi (edhe ky eshte i martuar dhe me nje femi )
    Vazhdon>>>>>>>>>>>>
    larguar forever

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Kjo nuk do te thot qe keta njerez sido qe te jet puna kane te bejne me ty pavarsisht qe i nje.Ne punen tende sjellja e punojsve te tu ishte teper e ashper sepse ti ndoshta nuk ke te besh me kete gje.Sa per ata ne qoftese i kane bere ekto edhe kane fakte do te ishte mire te ishin atje ku e meritojne.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Pra sic e thash ne postimin e meparshem , diten tjeter ne mengjes mora familjen dhe shkova per vizite tek Ardi ( qe eshte vellai i te arrestuarit ).
    Kishte ndryshuar plotesisht ishte si me thon i keputur me koke te varur me sy te enjtur dhe te skuqur, por sa me pa ju be aq shum qejfi sa sdinte si te me falenderonte rrofsh me tha njeriu paska nevoj per njeriun ne kesi rastesh edhe nje vizit e thjesht me ben te ndjehem shum me i lire.

    (Une e kuptova se ai mendonte qe tani te gjith mendojne se jane familje e tille dhe ishte prekur shum ne seder).

    U mundova te jem sa me i afert per ti treguar se un dhe shum si une nuk e mendojme qe vellai dhe djali i axhes jane te tille prandaj te fillojme te marrim vesh se cka ngjare ne menyre qe ti ndihmojme per te dale sa me shpejt, ty te lumt goja me tha por une jam ne hall aq te madh saqe edhe hasmin mos e pafsha kshu.

    A e din cdo me thon tha me dy njerez te familjes mren dhe dy familje me gra dhe femij per ti majt, gjithashtu ne te njeten kohe duhet edhe me punu , duhet edhe me kap Avokat , duhet me gjet pare etj,, etj,,,
    se ktu avokati per ksi gjonash e hap gojen e ben corap e ska kurre te ngop masanej menojne se jane vertet te tille dhe vetem pare dun, e kushedi se kur maron ky muhabet tani.

    Megjithate per pune nuk flitej i vinte shum zorr per momentin as qe e mendonte te fillonte prap aty.

    Nejse mbas kesaj hyrje , e mora me vete , dhe i tregova gjithcka dija per vellane e tij dhe djalin e axhes ne lidhje me kete ceshtje dhe kur mbarova ishte shum me i lire se me pare fytyra kishte filluar ti behej e kuqe dhe sete ti ndrisnin pasi shihte nje rreze shprese.

    Por edhe me kritikoj per disa gjera qe une i dija dhe nuk e kisha ven ne dijeni ate , por une nuk mund ti thoja pasi i vellai ma kish kerkuar nje gje te tille dhe me kish premtuar se do ishte me i rregullt dhe nuk do frkuentonte cdo lloj personash.

    Mbas kesaj bisede me ftoj per dreke, sepse kishte tre dit qe sfuste gje ne goje dhe nuk kishte oreks .

    Mbas drekes e pyeta se cfar i kishin then ne polici dhe si qendronte puna.

    Me tha se e kishin mbajtur deri ne oren 21 te darkes ne nje salle i kishin marre telefonin dhe e kishin kontrolluar nga mesi e lart se mos kishte ndonje shenje ne trup.
    I kishin thene gjithashtu se te vellane nuk do ta shihte me per nja 20-30 vjet pastaj e kishin pyetur se cfar mendonte , cmendoj i thash me vjen per te qare por me vjen edhe per te qeshur pse i thone sepse kur mendoj gjith ato akuza me vjen per te qeshur pasi e njoh vellain dhe nuk eshte i tille dhe me vjen per te qare kur mendoj se ne cmesele jemi ngaterruar.
    Me tha gjithashtu se nuk e linin te pergjigjej ne telefon kur telefononte e shopqja pasi ishte bere merak sepse nuk ishte kthyer nga puna.

    Dhe e gjith kjo sepse mendonin qe ai mund te lajmeronte djalin e axhes te largohej qe mos ta kapnin ateher ai i tha me jepni telefonin dhe e therrras une te vij ketu dhe ashtu u be por ne kete moment ai kish mberrritur ne shtepi ku kish gjetur nje makine policie dhe disa civile qe po e prisnin, edhe ky si te tjeret sapo u kthye nga puna e ndaluan tek dera dhe i thane se do kontrollonin shtepine dhe do ta arrestonin dakort i tha por mendoj se keni gabuar adres pasi une sdi te kem bere gje ata i thane se ne jemi vetem per te zbatuar urdherat me teper nuk dime gje sqarohuni ne gazerme, ok ju tha por para se te futeni per kontroll dua te lajmeroj karrabinierrin qe te jene prezent gjate kontrollit dhe ashtu beri ku shum shpejt mberriti nje makine tjeter policie e cila morri pjese ne kontroll duke mos gjetur asge te dyshimte.
    ( ne keto raste eshte mire qe civilet por edhe te tjere te mos jene vetem pasi mund te vene dicka ne shtepi dhe te akuzojne qe e gjeten aty pasi jo te gjithe jane te ndergjegjshem per punen qe bejne sic kane vertetuar gazetat kohet e fundit ne Milano duke arrestuar disa police me grade qe merreshin me droge).

    Pastaj i vune prangat tek dera e shtepise para djalit nje vjec dhe nuses dhe e cuan ne gazerme nga ku i kishin lexuar edhe akuzat per te cilat ishte arrestuar.
    Ardi me tha gtjihashtu se ne polici kishte pare te vellane pa pranga por me shenjat e tyre ne duar dhe me erdhi shum keq tha kur e pash.

    GJate kesaj kohe i vellai kishte zgjedhur nje avokat nga lista e avokateve te zyres qe te japin ne polici dhe Ardi kishte marre nje takim me te te nesermen per te ditur dicka me shume per akuzat.

    Pak me vone u cuam dhe para se te ndaheshim i dhashe fjalen se do ta ndihmoja per cdo gje qe varej nga mua prandaj mos ki drojte i thash.

    Vazhdon>>>>>>>
    larguar forever

  6. #6
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Eh mer Dardajan telashet s'kane te marume per neve.
    Me vjen keq qe i paska ndodh shokut tat .
    Por megjithate jam shume kurioz te pres fundin e historise .

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Diten tjeter mesojme se kishin shkuar edhe ne shtepine e E.... dhe skishin lene vend pa kontrolluar per ndonje fakt qe te vertetonin teorite e tyre, biles per nje moment njeri kishte thirrue " e gjeta , e gjeta " dhe nxjerr nga nje sirtar nje revole por shum shpejt filloj te qeshe dhe te thote ah qenka plastike dhe me kordon te play steishen.
    larguar forever

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Ngjarja

    Me dt 31-01-06 rreth ores 3-4-5 nuk e di saktesisht sipas gazetes ne nje rruge te nje qyteze gjendet i shtrire nje person qe therriste ndihme ndihme , prane tij shkojne ne ndihme dy qytetar qe gjendeshin aty per momentin , duke i dhene ndihmen e pare, dhe kishin mundur te degjojne ate duke thene se i kishin grabitur borsen ( canten ) dhe qe ndjente shume ftohte ata e kishin mbuluar menjeher dhe kishin lajmeruar ambulancen personi shkon gjalle ne spital por vdes atje pasi kishte humbur shum gjak dhe kish marre plage te shumta ne trup me nje arme te mprehte ( mbase thike).

    Ne canten e viktimes pervec lekeve apo sende te tjera ka qene edhe telefoni i cili ju gjet ne perdorim nje marokini per te cilin kam shkruar ne postimin e kaluar.

    Kush ishte ky person qe pesoi kete fatkeqesi ?
    Ky ishte nje transeksual Brazilian qe banonte ne kete qyteze dhe punonte si trans jo larg prej shtepise se tij , nga ku ishte gjendur edhe i plagosur per vdekje.
    larguar forever

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Pra erdhi dita qe Ardi te takohej me avokatin mbrojtes dhe ta pyeste per akuzat qe ai ende nuk i kishte marre pasi ne fillim do nenshkruante nje kontrat me ardin dhe kerkoj nje kapar prej 2500 eurosh si fillim.
    Keshtu qe diten tjeter terhoqi dokumentat akuzuese qe perbeheshin nga rreth 900 faqe ku shumica ishin pergjime telefonike dhe pergjime me mjete te sofistikuara.

    Ato ishin ne gjuhen shqipe dhe ate Italiane.

    Nderkohe edhe i arrestuari tjeter kishte marre nje avokat dhe ishte njohur me akuzat.
    Dhe diten tjeter qe te dy do te perballen me palen akuzuese per te percaktuar pozicionin e tyre ne lidhje me keto akuza.

    Qe te dy refuzuan kategorikisht akuzat e bera kurse djali i Axhes shkoj edhe me tej duke ju thene qe se njh dhe se kam njohur asnjeher kete person prandaj mendoj se ketu ka nje ngaterim personi.
    Djalit te Axhes po i veme nje emer psh B....

    Diten tjeter doli nje tjeter shkrim ne gazete ku thuhej se dy Albanezet nuk kane pranuar akuzat por duhet te qendrojne ne burg.


    Akuza per E... ishte
    Si ekzekutuesi i krimit kurse per B.... si mbshtetje morale ne krim .

    Fakte per E... ishin disa telefonata te dyshimta dhe pergjime sekrete.

    Kurse per B...... ishte deshmia e Rumunit qe kish shitur telefonin tek Marokini dhe qe kishte deshmuar se ja kishin dhen dy Albanez.

    Pse ather dyshohet pikeerisht per keta dy Shqiptar dhe jo te tjer ?
    Sepse E.... e njihte viktimen pasi banonin afer njeri tjeterit dhe kishin hyrje dalje sidomos nga E... ne drejtim te viktimes i cili banonte me qera bashke me nje apo dy Braziliane te tjere.

    Ndersa B... nuk kishte asnje lidhje me viktimen dhe nuk e njihte fare ate.

    Mbi keto akuza avokatet mbrojtes fillojne te ngrene mbrojtjen e tyre sejsili per hesap te vet ne menyr qe te mos ngaterohen ceshtjet e mbrojtjes edhe pse akuzohen per te njejten gje.

    Vazhdon>>>>>>>
    larguar forever

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Rumuni kishte pas qene ndaluar edhe nje here tjeter per agresion ndaj Transeksualeve dhe punonte si shofer kamioni. Ndersa tani ndodhej ne gjendje arresti.
    larguar forever

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Çfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  3. Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar
    Nga ~Geri~ në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 07:33
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •