Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    1 Maji - dita e punëtorëve!

    Sot ka qenë festa e 1 Majit, dita e punëtorëve, dita ku të gjithë ato që kanë punuar gjatë vitin janë çlodhur e relaksuar për një çast. ( nëse mund të pushosh për një ditë lol ( ) )

    Vallë ju çka keni bërë sot, ishit diku, si kaluat?
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Hmmm



    Shfytëzuam rastin për të dalë jashtë dje dhe na mori gjumi tërë ditën



    Gëzuar 1 Majin.



    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Pak histori për 1 Maj-in!

    1 Maji festohet për nderë të 40 mijë punëtorët nga Chicago (USA), të cilët në vitin 1886 u hodhën në grevë, duke kërkuar kushte më të mira gjatë punës!

    --------------

    Më 1 Maj protesta në mbarë botën me përjashtim të Irakut

    Xhakartë/Bagdat: Në mbarë botën ditën ndërkombëtare të punëtorëve sërish manifestime proteste. Në vendet aziatike mijëra njerëz në demonstrata kërkojnë kushte më të mira pune dhe paga më të larta. Në Kamboxhia policia shpërndau një protestë në kryeqytetin Pnom Pen dhe për disa orë arrestoi disa udhëheqës të sindikatës. Në Irak janë vendosur vetëm pak parrulla, që tërheqin vëmendjen për ditën e 1 Majit. Nga frika prej sulmeve shumica e njerëzve kanë preferuar të qëndrojnë nëpër shtëpi. Në Gjermani manifestimi qëndror zhvillohet në shenjë të disnivelit mes fitimeve rekord të ndërmarrjeve dhe shkurtimeve paralelisht të vendeve të punës.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    1 Maji festa e punetoreve te papune ne vendin tone !!!

    Festa e punetoreve besoj qe se paku keto vitet e fundit ne vendin tone ka humbur efektin fare. Kete dite do te duhej ta festojne nje numer i vogel apo nje numer shume me i vogel i te punesuarve ne krahasim me papunesine qe mbreteron tek ne. Jame shume e bindur qe ata te cilet kerkojne pune ,me mè shume deshire do ta festonin ne ndonje fabrike te zhurmshme apo ne ndonje punishte te rende, me shprese qe fundi i majit te i sjell nje te mire materiale se sa te e festojne neper parqe apo sheti te ndryshme, pasi kete te fundit tani me e kane perditshmeri.
    Me shprese qe Maji i ardheshem te jete feste per shumicen ua uroj 1 majin .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    1 Maji do të duhej të ishte festë e punëtorëve, por në Kosovë kjo festë sikur edhe shumë festa të tjera e kanë humbur kuptimin e mirëfilltë që kishin. Nuk festohet më sikur dikur, kur ndizeshin zjarre në natën e festës së punëtorëve, kur këndohej dhe vallëzohej rreth tyre, kur çdo shtëpi kishte të punësuar dhe rrjedhimisht edhe të ardhura të nevojshme për një jetë normale. Sot kur edhe në Kosovë po krijohen shtresa të ndryshme sociale, kur pjesa më e madhe jetojnë në kufirin e varfërisë, kur 30% në Kosovë ballafaqohen me varfëri të skajshme, festa e punëtorëve më nuk ka kurrfarë kuptimi. Sot në Kosovë nuk kishte bile as protesta (të mos flasim për ndonjë formë të shënimit institucional të kësaj feste), sepse edhe ato e kanë humbur kuptimi, kurse efekti i tyre mund të jetë më shumë negative se sa frytëdhënës ( I ushqyeri nuk ia beson të uriturit).
    Unë sot e kisha ditë të lirë dhe e vetmja gjë që më binet ndërmend të bëja ishte të vazhdoja gjumin, mu sikur të gjith ata të pa punët dhe mendoja me vehte vallë si e kalojnë ditën ata që nuk punojnë askund, kur unë një ditë të lirë nuk dija çfarë të bëja.
    Megjithate atyre që janë të punësuar URIME 1 MAJI
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  6. #6
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    Une nuk festoj sepse ne na shfrytezojne sepse privati ket gje ka

  7. #7
    .:: Garda e VjeTeR ::. Maska e engjulli_peje^
    Anëtarësuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Hen Ne Boten E Dashuris ,Larg Fierit Tim Te Dashur Larg Miqeve TE Mi Edhe Shqiperis.
    Postime
    430
    Festa 1 Majit ?

    Ne Te gjith Boten Eshte Quajtur " dita ku puntoret Ngrihen ne Greve Per te Drejtat e Tyre"
    Vetem ne pak vende si shqiperia italia , Behet dite Feste,
    dhe A munde ta wqujam fest . kur te gjith shqiptaret dhe diten e 1 Majit shfrytezohen ne Pune .
    Gjithsesi ju Pershendes te gjitheve !

    Gezuar 1 Majin !!

    Me Respekt Saimiri
    FieRaK

  8. #8
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Sot ka qenë festa e 1 Majit, dita e punëtorëve, dita ku të gjithë ato që kanë punuar gjatë vitin janë çlodhur e relaksuar për një çast. ( nëse mund të pushosh për një ditë lol ( ) )

    Vetem ne Shqiperi 1 Maji konceptohet si feste qe ne te vertete nuk eshte e tille.Po te degjosh dhe shikosh,neper bote per 1 Maj protestohet per te drejtat e punetoreve,per rritje pagash etj.Kurse ne,Shqiptaret jena rehat,dalim neper lokale,piknike,bejme aheng e qef (shiki java)

    Kot nuk eshte kenga "Kena lind per qef"

  9. #9
    KuCoVaR Maska e Olimp
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    QS
    Postime
    484
    Citim Postuar më parë nga AlbaneZ
    Vetem ne shqiper 1 Maji konceptohet i feste qe ne te vertete nuk eshte e tille.Po te degjosh dhe shikosh,neper bote per 1 Maj protestohet per te drejtat e punetoreve,per rritje pagasg etj.Kurse ne Shqiptaret jena rehat,dalim neper lokale,piknike,boj aheng e qef (shiki java)

    Kot nuk eshte kenga "Kena lind per qef"
    hahahahhaha AlbaneZ lere re polullin te pij te bej qejf edhe protestat i duhen pak ben shqiptari protesta per partit do protestoj dhe per paga etj etj tani :P
    Ere mire mire

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Pershendetje do i bej pak konkurenc apo ndihem Davius ... pak histori e 1 Majit.
    1 Maj 1886, tri sindikata kan organizu greva me punetor per ti zbrit oret ne 8 orê Ne congresin e katert amerikan ... sindikat kan lajmeru per keto greva per permirsimin e punes dhe oreve .Pse nji Maji pse ather jan ba Bilani vjetorê.(hesapet) manifestimet (grevat) kanê vazhdu deri me 3 Maj bilani tre te vdekur,11 te varur, tre sindikalist te denuar me burg te perjetshem ....
    por puntoret nuk jan largu pa marr qka kan kerku dhe ne fund kan shperthy nji bombe ku kan vdek 15 polic...

    Tri vite pas tragjedis se Chikagos ne Paris pas congresit te II-tê vendoset te punohet ashtu 8 orê dhe te Diellen pushim . por jo pacifist pasi ne manifestim franqezet vranê 10 te rij nder 21 vjet ....kurse ne bruxelles shum me von 1919 me parulla 8 orê punê 8 gjumê e 8 defrim ..ne Rusi me 1920.
    --------------------------------
    Por per nji maj femijt e medhej te martum ju qojn nenave nji buket me lule Mugets me nji trandafil te vogel per ta kujtu ardhejn e Pranveres ...Muguet nga latinishtja : convallaria maïalis. Kurse anglisht : Lily of the Valley.
    ------------------
    Une per vete pasi dita ishte e bukur e ngroft kam dal se pari ne pazar se e di qe arabet e turqit ata dalin edhe diten e festave e kur shkova pazari plot ma plot se tjera ditê te gjitha komunitet kishin dal ....dhe kishte pas lirime per qudi ...tani mbas dite ku me shku me mir se ne famile per nji grill deri qetash ....
    Urime kjo ditê pushimi dhe perkujtimi per ata qe skan punê
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dorontina : 01-05-2007 më 18:41
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Alfred Uçi tregon
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Dokumente Historike
    Nga biligoa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-04-2009, 19:32
  3. Arti i nxitjes së punëtorëve
    Nga Davius në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2006, 20:13
  4. Access - Databazë për pagat e punëtorëve
    Nga zenusi në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-08-2006, 18:19
  5. 1 Maji, festa e punetoreve:
    Nga Kryeplaku në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-05-2006, 20:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •