Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 63

Tema: Une

  1. #21
    Ulknir Maska e POthuajPOet
    Anėtarėsuar
    23-09-2005
    Vendndodhja
    Nė makthe!
    Postime
    156
    Era, s'ka perse...me pelqeu ajo qe postove me teper se imja!
    Pseudonimin e kam sajuar qe te lexohet ne te dyja menyrat.

    Ard...por mund te ndodhe edhe me shume se njehere. lol

    Flm Dito...per mua eshte kenaqesi gjithashtu.

  2. #22
    Ulknir Maska e POthuajPOet
    Anėtarėsuar
    23-09-2005
    Vendndodhja
    Nė makthe!
    Postime
    156
    ...(intermezzo)...

    zemėr
    _________zemėrmjaltė
    ēokollatė e shkrirė
    nė gojėn e gjithėsisė

    dhėmbė
    _________dhėmbėqumėsht
    qė nuk prishen
    as bien
    heshtje e shkurtėr
    pėrkundjesh valėvitjesh
    tė duhura pėrditė
    lindja dhe vdekja
    e diellit tė fshehur ose jo

    shpirt
    _________shpirtzbathur
    dritės gjaknxehtė
    i kthejmė gjoksin
    dhe kusurin

  3. #23
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga POthuajPOet
    _________shpirtzbathur
    dritės gjaknxehtė
    i kthejmė gjoksin
    dhe kusurin

    Bukur...me pelqeu!
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  4. #24
    Ulknir Maska e POthuajPOet
    Anėtarėsuar
    23-09-2005
    Vendndodhja
    Nė makthe!
    Postime
    156
    ēudi them
    duke pėrgjuar vetveten
    ca herė duke tradhtuar
    gjakftohtė dhe mospėrfillės
    pa pengje
    pa brenga
    me duar nė xhepa
    bota e humbur
    nuk gjendet pėrsėri
    e as tė rikrijohet
    me pak fjalė
    gjėrat qė nuk ndodhėn
    ti them shtruar
    nga fundi nė fillim
    beson apo jo
    aq pak rėndėsi ka
    kisha ime
    sigurisht
    rri nė hava
    ēudi thua
    tė tė kėrkoj kuptimin
    kur e di
    qė s’merret hua
    e prapė jepma
    gjithė kohėn e mbetur
    tė gėnjehemi
    si fėmijėt

  5. #25
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    hej PoPo! je i madh, sidomos "hapni zemrat per kuejt e mi". pershendetje!
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  6. #26
    Ulknir Maska e POthuajPOet
    Anėtarėsuar
    23-09-2005
    Vendndodhja
    Nė makthe!
    Postime
    156
    kulla, per ate varg nuk jam dhe aq krenar sepse me ngjan me nje "refren hacker-ash"!

    P.S Para se te lexohet poezia e meposhtme, keshilloj leximin e poezise me te njejtin titull te T.S. Eliot... por beni si te doni... edhe une kam bere cfare kam dashur te kjo poezi... vjedhje pa fund...

  7. #27
    Ulknir Maska e POthuajPOet
    Anėtarėsuar
    23-09-2005
    Vendndodhja
    Nė makthe!
    Postime
    156
    Kėngė dashurie e J. Alfred Prufrok (i Riu)

    __________________“Kjo ėshtė njė kėngė imja, pa ritėm dhe pa rima,
    __________________ Ėshtė pėr ty stėrgjysh i dashur, pėr ty qė nuk munde
    ___________________Tė ktheheshe si Lazari pėr t’na i treguar tė gjitha... _________________________________________Pėr t’na i treguar tė gjitha!
    ___________Mos hyre nė trupin tim dhe i harrove ato rrėfime tė trishta?”


    Muzgu ra rėndshėm si njė bajloz i sapomundur
    Theu qafėn, thithi me ngut azmatik dritėn e mbetur,
    Pastaj, mbylli sytė dhe mbėrriti nata,
    Shpalosi kurmin e pamasė
    Pėr njė popull tė tėrė tė pagjumėsh.
    Shpėrhapi epshin e saj ngathalaq–
    ________________________Atė pjalm kokrrizash terri.

    Mjegulla ka zbardhur dhėmbėt, duke fėrkuar veten
    Pas xhamit tė dritares ka ngjeshur hundėn fort,
    ________________________Si pėr tė dhėnė lajmin se sot
    Ėshtė shfaqja e saj e mezipritur, veē e saja,
    Vakti pėr tu ushqyer me tejpashmėri shpirtrash.
    Kėtė tė mėrkurė (apo tė enjte) fėrshėllimash ere.
    Kėtė tė mėrkurė (apo te premte) tė pėrhime.

    * * *

    Kryqėzim gishtash, rrugėsh, dhe fatesh.
    Copėza pasqyrash, kujtimesh dhe letrash.
    A do tė mė pranosh mua, fytyrėngrysurin...
    Dersa vdekja me sėpatė tė na ndajė?
    Apo ti shkoj pas njė tjetėr gruaje nga arti, letėrsia?
    Nga bota e nėndheshme ta nxjerr-
    ______________________Pa e kthyer kokėn pas!

    Tanimė jam krejt i ri, kam ndėrruar jetė.
    Me qejf hyj nė guaskėn time tė lashtė
    Prej lulesh guri dhe dredhėzash tė skulpturuara,
    ______________________Dhe rri pafund aty.
    Mė shqetėson vallė koha? Vargjet i dogja,
    Kujtesėn e hodha n’erė… pa dyshim,
    Pasioni pėr ty mė bindi tė gardhoj njė perandori.

    Erdha, pashė, pushtova shtėpinė tėnde tė boshatisur,
    Mes atij pylli, atyre rrugėve ku kalonin kapronj
    ______________________Por ti kishe ikur.
    Eh, sikur tė ishe, me gjarpėr do tė vetėvriteshe!
    The world is too much with us!

    * * *

    As unė nuk jam princ Hamleti, jo!
    Jam hija e tij, dhe sigurisht, me kafkėn time n’dorė
    Tė mirėmbajtur pėr merak, mund tė them:
    As me ken’, e as mos me ken’!
    Dhe kėshtu do kem thėnė hiē asgjė.
    Si zambak lėkundet Ofeli e ngratė...
    _______________________Gjoleve tė shpėrfilljes.

    Sirenat? Ah po, janė akoma aty, zėngjirur tashmė:
    Njė zot ja vuri tė dyja kėmbėt nė njė kėpucė.
    Ato krijesa shalėngjitura mė ftuan nė kthinat nėnujore.
    Jo faleminderit! Deti mė kall datėn dhe krupėn,
    Mė mirė bjeshkėt me ato zanat e tyre shkėmbore.
    Dhe zanat me ato puthjet e tyre qumėshtore.

    * * *

    I humbur nė kohė, i hedhur nė hapėsirė,
    Sferė me qendėr gjithkund dhe perimetėr askund.
    Mė pėr asgjė nuk shėrbejnė shqisat.
    Dua njė Arianė qė me fillin e saj tė mė shpėtojė,
    Ti ikim kėtij labirinti tė frikshėm...
    Nga sytė kėmbėt, tė ikim.
    Kush mė ngroh? Kush mė do akoma?
    Ta nisim dashnin’ prej urrejtjes!
    _______________________Unė jam labirinti yt!

    Ti je e tėra Leda atomike, Afėrdita nuse drite
    Dashni ideale qė ēoj e rrėzoj pėrditė,
    _______________________Tjetėr punė e siziftė.
    Leda me mjelmėn nė hije, Izolda nė anije:
    Anija! Thuam’ ē’ngjyrė ka anija?
    E zezė korb, ajo sjell vdekjen time.

    * * *

    Nuk tė shėrojnė dot nga mėrzia e Parisit
    Sallonet e zhurmshėm dhe bordellot e tij,
    Vetė bukuria e bėn universin mė tė shpifur,
    _____________________Mė tė rėndė ēdo minut.
    Dehja – rruga e vetme: Xhelati i vetvetes,
    Bėhet gati tė qeshet pėrjetė!

    Pashė Gjon Pagėzorin hermafrodit tė Da Vincit
    Pashė Salomenė tek i afrohej kokės sė prerė
    Dhe puthte buzėt e tij freskuar nga vdekja –
    _______________________Tė porsavdekura.
    “Kujdes nga vejusha Xhuditė, gjeneral!
    Ėshtė grua e rrezikshme!”
    _______________________Por historia pėrsėritet.

    * * *

    Doja tė flisja vetėm pėr vetėm me ty,
    _______________________Mbrėmjeve, veē mbrėmjeve,
    Se ditės gjithnjė ndihem si prej njė tjetėr bote.
    Por gjuha mė lidhej, kollitesha pa fund.
    Ah, nuk ka mė heronj tė dobėt nė themėr.
    Dashnia dėshtoi dhe frika nga dėshtimi na rrethoi me gjemba
    Nė njė kamp pėrqėndrimi; ngurrimi pėr tu njohur,
    Pėr tė ēuar njė tufė lule nė varrin hirplot tė dashnis’.

    Ti vjen rrėmbyeshėm viseve tė tua,
    Legjendat e tė cilėve i ke harruar,
    Puth tokėn, shkrumbohesh nė zjarrin tėnd.
    ________________________Je flakė vetmitare.
    Dashnia vdes darkave kur trupat shbėjnė nyjen,
    Shtrateve tė zbrazėt kur thirret dėshmitare.
    Ti ikėn rrėmbyeshėm prej viseve tė tua.
    Si munde vallė ta harrosh tė murosurėn bukuroshe?

    * * *

    Njė ditė krishti, njė ditė juda - netėve djalli dora vetė.
    Besim i verbėr - tradhti - shitblerje shpirtrash boshė.
    Njė ditė krishti, njė ditė juda - netėve djalli dora vetė.
    _______________________Historia pėrsėritet. Historia neveritet.

    * * *

    Nuk jam p(r)o(f)et - e kjo s’ka hiē rėndėsi:
    “Mė jepni njė pikė mbėshtetėse,
    Dhe do tė lėviz botėn!”
    Veē te tė shpeshtat tronditje tė tua gjej qetėsi,
    Mbi tė rrėshqitshmin truall tė shpirtit tėnd
    __________________________Dehemi me liri!
    Dehemi derisa vjellim.
    Dhe magjia zhduket pėrsėri.
    Njė pamundėsi tragjike drejt teje mė tėrheq.

    Ruaji tėra letrat e mia tė zbrazėta,
    Mblidhi aty n’sirtarin e sendeve tė kota -
    _______________________E ndonjėherė lexoji:
    Janė mė tė sinqertat qė tė kam shkruar.
    Ashtu i zbrazėt si ato ndihesha pa ty.
    Do mė marrė malli pėr ty, ndonjėherė
    Kur tė pėrdor ndjesitė dhe kujtesėn.
    _______________________Zėri yt do tė kėndojė:
    Some of these days you’ll miss me honey!


    * * *

    U njohėm duke mbetur tė panjohur,
    Hapėsirave pa adresė.
    U deshėm pa e marrė seriozisht.
    Tre vjet e tridhjetė e tre ditė kisha mė pak.
    Dreqi e di sa kilometra larg.
    Litiumin tėnd kėrkoja marrėzisht.
    Papritur vendose tė vdisje brenda meje,
    _____________________Dhe unė tė lashė.

    Kėshtu ne u gjetėm pėrqafuar fuqishėm
    Nė akullnajėn e eterit ndritur nga yjet,
    Nuk njohim ditė, nuk njohim orė.
    Ishim unė… ti… dhe vdekja.

    Dashnia... dhe varret e saj.
    Dashnorėt... dhe vdekja e tyne.


    “Dashnia ėsht e verbėr sa vdekja.”

  8. #28
    Ulknir Maska e POthuajPOet
    Anėtarėsuar
    23-09-2005
    Vendndodhja
    Nė makthe!
    Postime
    156
    Vetvrasja e njė poeti


    Do tė jetė njė hotel humbur
    Rrethinave tė qytetit tim,
    Me njė dhomė tė ftohtė qė tė fton nė vetvrasje.
    Do tė jetė njė dritare brenda saj
    Nga do e hedh vėshtrimin jashtė,
    Nėpėr lėndinat e zeza qė m’ushqejnė zemrėn.
    Kohė qė ecėn sė prapthi.
    Heshtja do tė jetė e gjatė. Jam poet…
    Dhe vetvrasja mė shpėton nga ky makth!
    Shpirtrat nuk shėrohen. Fundi fatpėrmbushės
    Po vjen trokthi me kuajt e vdekjes.
    Tė bardhėt kuaj qė fluturojnė mbi lėndina.
    Vetvrasja… Njė shėnim i bukur lamtumire.
    Pastaj poema e fundit shkruar me gjak.

    E gjithė kjo do tė ndodhė
    Nėse ende s’ka ndodhur.

    Kam vite q’e mbledh humnerave tė mia
    Kėtė forcė titanėsh.
    I kthjellėt, i arsyeshėm… vetėm kėshtu
    Kufoma ime nuk do mė pėshtirosė akoma.
    Vdekja me shakatė e saj therėse
    Do tė mund tė zhduket.
    Gjithshka do tė jetė gati,
    Nė njė atmosferė tė pėrsosur vere.
    Do tė jetė ikja ime e fshehtė dhe poetike.

    Mė duhet ende tė vendos sa herė tė vdes.
    I pėrkas kėsaj race acaruese poetėsh.

    I drojtur pėr tė jetuar e i frikur pėr tė vdekur...
    Do tė vetvritem hoteleve tė lirė
    Ku bėmė dashuri unė dhe ti...
    E shtrenjta ime, lamtumirė!

  9. #29
    Ulknir Maska e POthuajPOet
    Anėtarėsuar
    23-09-2005
    Vendndodhja
    Nė makthe!
    Postime
    156
    I can't grow... I was born old... (nuk eshte faji im... duhen ndaluar shkrimet e Paveze-s... e ndoshta edhe biografia e Esenin-it)

    P.S meqe po notojme ne keto ujra... nje tjeter poezi per te cilen duhet ndaluar Bodler-i (Shkurt: te ringjallim xhaxhi verin)

  10. #30
    Ulknir Maska e POthuajPOet
    Anėtarėsuar
    23-09-2005
    Vendndodhja
    Nė makthe!
    Postime
    156
    Spleen

    Mėrzia vdekjeprurėse e mbretėrive tė largėta,
    Ecėn pėrbri nesh, me hap fitimtari.

    Nė ujra tė ndenjura, gjaku blu
    Qėndron i palėvizshėm.

    Njė mbret qė mė kot pret, me krye
    Mbi prehrin e njė gijotine pėrtace.

    Ėshtė e njėjta mėrzi,
    E njėjta fytyrė e ējerrė, ku kacavirret koha.

    Mėrzi me litarė shiu,
    Ku shpresat nxitojnė tė vetėvaren.

    Oh, tė paktėn fali tė bekuarit
    Nga jashtėqitjet e zogjve tė mbrėmjes.

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •