Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 34
  1. #11
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Antares, he, prape ti me llafe pazari? Sikur nuk e ke qejf Bushin & Co, se ata hapen llafe nga me te shemtuarat per McCain gjate zgjedhjeve presidenciale ne 2000.
    McCain eshte nje nga republikanet me te respektuar nga te dyja anet, personalisht nuk kam ndonje simpati te vecante, se nuk kishte palce te perballonte Bushin ne 2000, dhe tani, ia mban ison si te gdhihet ne mengjes, njehere keshtu e njehere ashtu. Por ka disa ligje kryesore qe jane kaluar me iniciativen dhe mbeshtetjen e McCain, qe ia vlen t'i permendesh. Nejse, cfare thote McCain eshte disi e rendesishme, sepse sic thashe me siper, gezon perkrahjen e te dyve partive ne Kongres dhe Senat, por kuptohet nuk eshte zeri, apo perfaqesuesi i Administrates.
    Per ceshtjen e Kosoves, teknikisht vendosin Kombet e Bashkuara, (ku perfshihet US dhe BE.) Kosova eshte e administruar nga UN, dhe jo specifikisht nga BE. Te thuash qe US nuk ka lidhje apo nuk do kete efekt ne pavaresine e Kosoves, eshte qesharake, ne fund te fundit ndoshta i gjithe procesi (duke perfshire dhe luften) nuk do kishte filluar pa mbeshtetjen e US. Por e ardhmja e Kosoves, ashtu si dhe e Ballkanit eshte integrimi ne BE.
    Me gjithe mirenjohjen qe shume shqiptare dhe rrjedhimisht anetare te forumit kane per US per ceshtjen e Kosoves, eshte e pamundur te nderojme realitetin gjeografik te trojeve tona lol.

  2. #12
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Lioness
    Me gjithe mirenjohjen qe shume shqiptare dhe rrjedhimisht anetare te forumit kane per US per ceshtjen e Kosoves, eshte e pamundur te nderojme realitetin gjeografik te trojeve tona lol.
    Enver Hoxha per ate pune na lidhi me Kinen, dhe mund te debatohet, megjithate shqiperia nen ndihmen Kineze mbaroi shume vepra qe pa to sot ti si vend nuk do kisha drita dhe nje lloj infrastrukture siperfaqesore por do ishe me qiriun e Naimit, qe dhe ai i shkreti do tretet nje dite perfundimisht.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #13
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    Enver Hoxha per ate pune na lidhi me Kinen, dhe mund te debatohet, megjithate shqiperia nen ndihmen Kineze mbaroi shume vepra qe pa to sot ti si vend nuk do kisha drita dhe nje lloj infrastrukture siperfaqesore por do ishe me qiriun e Naimit, qe dhe ai i shkreti do tretet nje dite perfundimisht.
    Cyclo, e kisha fjalen qe nuk e levizim dot Shqiperine ta cojme ne US e ta bejme nje mini-Porto Rico.
    E ardhmja e Shqiperise eshte BE, ti ndoshta nuk je dakort, une jam. Secili mendje me vete.

  4. #14
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Amerika eshte aq e fuqishme saqe vendos edhe pa OKB-ne, e edhe nuk i kane ne qef hic fare keta te OKB-se. Ka me mijera raste kur politikane, profesore, e analiste amerikane, ma kane thene ne goje, "Pse bre po ja varni kaq shume ketyre te UNMIK-ut?", e keshtu gjera. Amerika eshte financuesi kryesor i OKB-se, dhe para disa vitesh Klintoni refuzonte te paguante pjesen amerikane te financimit (qe eshte pjesa me e madhe) me arsyetimin se OKB asnje problem boteror deri tani nuk ka qene ne gjendje ta zgjidhi, eshte vetem Amerika ajo qe po zgjidh problemet. Por pastaj Bill Gates pagoi per Ameriken.

    Edhe bombardimi i Serbise nga ana e amerikaneve dhe Natos ne luften e Kosoves u be pa miratimin e OKB-se por njeanshmerisht nga Amerika dhe Nato. Amerika ka ndikim te madh ne Europe, dhe nuk ka shtet ne Europe qe Amerika nuk mund ta bind kur Amerika deshiron qe ta bind. Disa shtete europiane kurre nuk kishin pranuar per ta bombarduar Serbine ne luften e Kosoves, por kur ju tha Amerika, nuk paten care.

    Megjithese, tani edhe BE, pothuajse te gjithe shtetet ne te, jane per pavaresine e Kosoves. Solana e Ren e thane para disa ditesh qe Kosova e pavarur nuk e dridh globin ashtu sic po e thone serbet. Britania e Zvicra vec e kane thene zyrtarisht se Kosova duhet te behet e pavarur.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Amerikanizimi i mendjes tende dhe dodonistat e tjere pjesemarres ne forum jane prototipat e subjektivitetit dhe mungeses se arsyetimit objektiv.

    Po te kujtoj kater nga vendet anetare te NATOs: Italia, Franca, Britania, Gjermania, vende te cilat klasifikohen si superfuqi dhe qe jane pjese kyce e BE. Per me teper, po te kujtoj vende si Turqia dhe SHBA qe kane nje bashkepunim sa te ngushte aq edhe antagonist (sipas materializmit dialektik). Prandaj, duke i konsideruar shtetet anetare te NATOs si aktore, ku secili entitet mbron interesat e vet kombetare apo regjionale, ne nuk mund te arrijme ne perfundimin se Amerika eshte Zoti dhe pjesa tjeter eshte Shejtani.

    Une mendoj se SHBA nuk fillon luftra per urrejtje te nje populli dhe ne favor te nje tjetri, por per interesa kombetare. Per me teper, bombardimet ndaj Serbise ishin beme e NATOs, jo e SHBA-se.

    Per ju qe argumentoni ne menyre te verber ne favor te SHBA (duke e cilesuar ate si te vetmen force te mbinatyrshme) me lejoni t'ju kujtoj se kur UN nuk e miratoi dekretin per fillimin e luftes ne Irak, SHBA beri te kunderten. Eshte pikerisht ne kete pike qe fillojne kendveshtrimet...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  6. #16
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Si e shpjegon faktin qe ish-Ministri i Jashtem Italian, Lamberto Dini, vetem nje jave para fillimit te bombardimeve ishte kategorikisht kunder bombardimeve kurse pastaj jo vetem qe pranoi Italia (megjithese ish-kryeministri D'Amato gjithmone ka qene per pavaresine e Kosoves) por avionat niseshin nga Aviano ne Itali e Italia ishte vendi i katert per nga numri i avioneve qe merrnin pjese ne bombardime. Poashtu, edhe Franca. Kurse shteti me i killafte ne Europe dhe Nato, Greqia bente protesta per mos ta bombarduar gjithe kohen.

    Amerika eshte numer nje ne bote ne cdo aspekt, deshen apo nuk deshen ta pranojne disa.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 01-05-2006 mė 16:13
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #17
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Borix
    Amerikanizimi i mendjes tende dhe dodonistat e tjere pjesemarres ne forum jane prototipat e subjektivitetit dhe mungeses se arsyetimit objektiv.

    Po te kujtoj kater nga vendet anetare te NATOs: Italia, Franca, Britania, Gjermania, vende te cilat klasifikohen si superfuqi dhe qe jane pjese kyce e BE. Per me teper, po te kujtoj vende si Turqia dhe SHBA qe kane nje bashkepunim sa te ngushte aq edhe antagonist (sipas materializmit dialektik). Prandaj, duke i konsideruar shtetet anetare te NATOs si aktore, ku secili entitet mbron interesat e vet kombetare apo regjionale, ne nuk mund te arrijme ne perfundimin se Amerika eshte Zoti dhe pjesa tjeter eshte Shejtani.

    Une mendoj se SHBA nuk fillon luftra per urrejtje te nje populli dhe ne favor te nje tjetri, por per interesa kombetare. Per me teper, bombardimet ndaj Serbise ishin beme e NATOs, jo e SHBA-se.

    Per ju qe argumentoni ne menyre te verber ne favor te SHBA (duke e cilesuar ate si te vetmen force te mbinatyrshme) me lejoni t'ju kujtoj se kur UN nuk e miratoi dekretin per fillimin e luftes ne Irak, SHBA beri te kunderten. Eshte pikerisht ne kete pike qe fillojne kendveshtrimet...
    Na dolen dhe Europianistat. Per orkester do benit mire bashke me kater superfuqite qe kane vra e kan prere dynjane dhe kolonizuan nje kontinent te tere, por nga ana tjeter tani bejne drr vrr per "te drejta njeriu" dhe se kur dhe si duhet te behet lufte.

    Dodoni esht Dodon, ai ka gjetur te miren e tij nga Amerika mire per te. Per te tjeret avash se dime te dallojme ceshte mire e ceshte keq. Shkrime te mia ke plote sidomos per ceshtjen e politikes se jashtme te Amerikes per ceshtjen e Epirit dhe si po koklavitet ceshtja Nicholas Gaxojanis ne Shqiperi, por gjithsesi politika Amerikane qe qene me e vendosur se ajo e Europes. Fundia per Europen shqiperia "nje shprehje gjeografike" do mbetet sic ka thene dhe Bismarku, dhe sic sollen anijet luftarake ne Mal te Zi e vrane 15000 vete pa i bere syri terrc ne favor te shkjaut(lexo Eqrem Vloren qe ka takuar me nje nga kapitenet Francez qe kane kryer kete masaker), nderkohe qe shqiptari mik i kahershem i lirise ka luftuar nga Spanja(ne kohen e Petro Markos), Italia(me Garibaldin), Franca(krah Napoleonit) e deri tek revolucioni Grek e Rumun(familjet Shqiptare ne Rumani jane me nam qe kane dhene shtysen per nje Rumani te pavarur) per pavarsi. Kjo nje grimce historike, por po te shohim te kaluaren behet nje kala e tere me tradhetira. Nese ty te mjafton nje lufte ne Irak per te sanksionuar fenomenin "dodonizem"(dashuri pa kufi per Ameriken) si pasoje e aresyetimit objektiv qe ti ke dhe te tjeret nuk kane, besoj se kur flet per rrolin e BE-se ne rrajon i referohesh me shprese "te ardhmes se marredhenieve Shqiperi-EU" se nese flet me objektivitetin politiko-historik duhet me e ripercaktuar domethenien e fjales "objektiv".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 01-05-2006 mė 16:27
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #18
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Cyclo, edhe une e konsideroj veten europian, shqiptare-europian por per nje gje duhet te jemi te bindur gjithe ne shqiptaret, se marredheniet sa me te mira Shqiptari-SHBA jo vetem qe nuk i pengojne fare marredheniet Shqiptari-Europe por edhe i ngrisin ato ne nivele me te larta. Edhe Europa na ka respektuar me shume keto vitet e fundit vetem per faktin se ne kishim marredhenie te shkelqyera me Ameriken. E keshtu edhe do jete ne te ardhmen.


    PS: Disa europiane ne nje takim ketu ne Amerike, me pyeten nje dite "Pse jane Kosova dhe shqiptaret aq te popullarizuar ne Amerike? Nuk dija si te pergjigjesha.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #19
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Dodoni, une jetoj ne US, dhe po te mos me pelqente, nuk rrija. Por kjo s'me pengon te jem kritike ndaj disa nga veprimet e administrates amerikane. Ne fund te fundit, edhe vete amerikanet nuk jane dakort (shiko aproval rating te presidentit). S'do dalim me amerikane se ate.
    Nuk e di ne cfare universiteti vete ti, por duhet te jete i rralle lol, se universitetet ne US jane mesatarisht 80% liberal (stafi e kam fjalen.) Dhe vitet e fundit jane debatuar shume si vite ku hegjemonia e nje superfuqie nuk eshte domosdoshmerisht nje ide e mire.
    I jam mirenjohese US (dhe NATO's) per nderhyrjen ne Kosove. Por nqs nuk ishte per interesat e US, atehere si shpjegohet qe US apo dhe Europa qendrojne ne heshtje gjate genocidit te pare te shek. 21 ne Darfur? Ku 400 mije veta jane vrare, dhe 2 milione shperngulur? Eshte hipokrizi, por shpalosje e "realpolitik."

    Do shtoja dicka, ne lidhje me nje postim te mesiperm, vertete US dhe koalicioni paten sukses ne Serbi, apo dhe ne Luften e Pare te Gjirit Persik. Cfare po ndodh tani ne Irak, qe US u be vete ligji dhe Maliqi? (Nuk po i referohem fare "coalition of the willing" me Kosta Riken qe s'ka ushtri fare, apo Shqiperine me 100 trupa.) E pra dhe nje superfuqi e vetme, nuk mund te kete sukses ne interesat e saj nqs nuk ka mbeshtetje te shteteve te tjera te rendesishem.

  10. #20
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Luanesha,

    As une nuk pajtohem teresisht me disa nga ato politika amerikane qe i permend ti por une (si cdo njeri tjeter) se pari i shikoj interesat e mia dhe ne kete kontekst marredheniet Shqiptaro-Amerikane e pastaj nese me del kohe dhe kam mundesi, i shikoj edhe interesat e tjereve dhe marredheniet e tjereve me Ameriken.

    Mirepo, Amerika ka qene aq e mire gjithmone me Shqiptaret sa qe shume nga ato mospajtime qe mund te kem me disa nga politikat e tyre gjetiu behen te padukshme fare para syve te mi.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Busek: Kosova e pavarur dhe Serbia tė anėtarėsohen sė bashku nė BE
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-05-2006, 06:22
  4. Perse Kosova duhet te njihet e pavarur !
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 25-09-2002, 14:53
  5. Ceshtja shqiptare ne Kosove!
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 13-08-2002, 03:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •