Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 60
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Berlusconi jep dorëheqjen si kryeministër i Italisë

    Kryeministri italian Berlusconi kërkon shtyrjen e shpërndarjes së parlamentit

    Kryeministri italian Silvio Berlusconi kërkoi shtyrjen e shpërndarjes së parlamentit, që do t’i jepte mundësi qeverisë së tij për të miratuar disa ligje shtesë.

    Megjithatë kritikët e tij thonë se synimi i vërtetë i zotit Berlusconi është që të krijojë më shumë mundësi për të dalë në radio dhe televizion për fushatë politike. Kur parlamenti shpërndahet, mjetet italiane të informimit duhet t’u caktojnë të njëjtën hapësirë të gjitha partive konkurrente. Parlamenti pritet të shpërndahet më 29 janar.

    Sondazhet e fundit tregojnë se votuesit preferojnë opozitën e qendrës së majtë të drejtuar nga Romano Prodi, me një diferencë prej 6 për qind.

    ---------------------------

    Nje eshte e qarte, ai me nuk do te jete kryeminister i Italise!
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Rexhep Meidani:

    Prodi apo Berluskoni?

    Kështu, edhe sipas një sondazhi të kohëve të fundit, ndër punonjësit e angazhuar në sektorin privat të ekonomisë italiane, mbi 20% e tyre beson se zgjidhja më e përshtatshme ndaj problemeve jo të vogla të kësaj ekonomie është braktisja e euros dhe kthimi në liretën italiane.

    Padyshim ky një ndijim në rritje në kundërshtim me prirjen unifikuese e ndërvarësore të integrimit evropian. Në këtë pozicionim-gjykim ka ndikuar dhe shfrytëzimi i një retorike anti-euro nga Berluskoni dhe disa kolegë të tij në qeverisje. Kjo, edhe pse Italia ka qenë një nga vendet e para themeluese, më aktive e favorizuese ndaj Bashkimit Evropian dhe zgjerimit të anëtarësisë së tij. Madje, ishte po Italia e Berluskonit, si një nga vendet me prirje të theksuara europianiste në BE, që ratifikoi e para draftin e Kushtetutës Evropiane, fillimisht në dhomën e ulët të Parlamentit dhe më tej në senat, me 217 vota pro ndaj vetëm 16 votave kundër. Me këtë rezultat kaq “pikant”, Italia deri tani konsiderohej si një nga mbështetëset e fuqishme të integrimit të hapësirës evropiane. Prandaj, dhe vetë politika zyrtare shqiptare, pa pushim ka deklaruar dhe vazhdon të deklarojë (natyrisht dhe në përputhje me atë që është pohuar nga politika zyrtare italiane) se Italia ka qenë një avokate e mirë e Shqipërisë për afrimin e saj në BE...
    Por, atëherë mos vallë ka ndryshuar kursi zyrtar i Italisë apo kjo është thjesht një “manovër” e radhës e Berluskonit dhe e koalicionit të tij të qendrës së djathtë në pritje të zgjedhjeve të ardhshme të 9 prillit? Ka shumë mundësi që të jetë kështu sepse koalicioni i majtë i kryesuar nga ish-presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi, i cili, si kryeministër i Italisë në vitet 1996-98, udhëhoqi Italinë drejt monedhës së përbashkët evropiane, deri tani ka një mbështetje më të madhe në elektoratin italian. Dhe kjo e ka shqetësuar Berluskonit, sidomos po të kihen parasysh dhe probleme të vjetra të tij me drejtësinë italiane...
    Por a do ta ringjallë përsëri Berluskoni, me karizmin dhe energjinë e tij, shpresën te votuesi italian apo kësaj radhe do të fitojë koalicioni i udhëhequr nga Prodi, i cili vlerësohet veçanërisht për qetësinë e thjeshtësinë, seriozitetin e maturinë e tij? Kjo ende nuk është e qartë edhe pse koalicioni i majtë (po e quajmë thjesht të tillë për lehtësi klasifikimi) vazhdon të ketë, sipas sondazheve të fundit, një epërsi në përqindje ndaj koalicionit të djathtë. Por “cikloni Silvo”, që synon të “energjetizojë” votuesit apatikë, vazhdon “rrotullimin” e tij, edhe pse dukuria e rrallë politike e një biznesmeni VIP në majat më të larta të qeverisjes nuk ishte aq e suksesshme, konsideruar dhe konjukturën ndërkombëtare shumë pak të favorshme...
    Dikur, para zgjedhjeve të 2001, politologu Xhems Uolston i universitetit amerikan në Romë më ka thënë: “Popullariteti i Berluskonit buron nga aftësia e tij për të frymëzuar shumicën e italianëve. Për më tepër, këta italianë duket se parapëlqejnë që ta besojnë z. Berluskoni. Ai di ta shesë veten si një njeri që ka bërë miliona nga asgjëja, si një njeri me një sukses të rrallë në mënyrën e tij të menaxhimit. Sipas tyre, me këtë aftësi të tij të rrallë menaxheriale, ai edhe për Italinë mund të arrijë të bëjë po të njëjtën gjë.” Po nuk rezultoi tamam kështu...

    E kam ndeshur të njëjtin arsyetim dhe te miqtë e mi në Trieste, në vitin 1994, kur Berluskoni si një udhëheqës energjik i “Forza Italia”-s të sapo krijuar prej tij (me shkatërrimin e dy partive të mëdha e tradicionale italiane të qeverisjes së pasluftës) u zgjodh për herë të parë si kryeministër i Italisë. Por, në atë kohë në konflikt me Bosin, ai u detyrua të largohej nga kjo detyrë brenda afro 7 muajve. Pra, në të vërtetë, në këtë mandat të parë ai nuk arriti të krijonte as modelin, as epërsinë e ndonjë qeverisjeje të një biznesmeni të suksesshëm, por as nuk u dha mundësi votuesve italianë ta “lexonin” atë gjatë veprimtarisë qeverisëse tepër kohëshkurtër. Në 2001, me një fitore të shënuar në zgjedhje, Berluskoni arriti të qeveriste në kohë të plotë, gjë që do të thotë se tani italianët mund të kenë vlerësime shumë më realiste për qeverisjen e tij.

    A do të mundet kësaj radhe që Berluskoni, pavarësisht karizmës dhe freskimit të tij apo “lukut operacional”, të ngjallë po atë besim, shpresë dhe entuziazëm te shumica e votuesve italianë? Deri tani, me gjithë angazhimin e madh mediatik të tij, jashtë kufijve demokratikë, duket që ende jo. Dhe jo pa të drejtë. Italia nuk shënoi ndonjë “boom” karakteristik në këtë epokë të dytë të tij...

    Kjo mund të jetë dhe një arsye plus pse Berluskoni, krahas disa “rregullimeve favorizuese” ligjore, është turrur kundër “euros së Prodit”, që sipas tij ka sjellë këtë inflacion në Itali, madje ka dobësuar jo pak depërtimin dhe konkurrencën globale të kompanive italiane. Edhe më parë, disa ministra të Legës së Veriut në qeverinë e tij kanë bërë thirrje për organizimin e një referendumi për heqjen dorë nga përdorimi i euros dhe futjen në qarkullimin e brendshëm të një “lirete të re”. Natyrisht një propozim i tillë nuk është i bazuar. Madje, shumë ekspertë financiarë e konsiderojnë një kthim të tillë mbrapa më shumë se një aventurë të rrezikshme për Italinë. Për më tepër ai ka një kosto të lartë dhe mund të provokojë për një periudhë disavjeçare një thellim të mëtejshëm të borxhit të brendshëm. Prandaj, vështirë të besohet se pas zgjedhjeve, pavarësisht koalicionit që do të fitojë: ai i Prodit apo ai i Berluskonit, të bëhet ndonjë hap i tillë i njëanshëm kundër euros, që konsiderohet dhe një nga fitoret e rëndësishme të strukturimit monetar të BE-së...

    * * *
    Po politika shqiptare, në çfarë pozicioni duhet të qëndrojë në lidhje me lidershipin politik italian, në këto dy muaj të ardhshëm? Natyrisht është fjala për politikën zyrtare sepse partitë politike kanë dhe “afinitetet” apo “afilacionet” e tyre ndërkombëtare. Dhe përgjigja është një dhe e vetme: Kjo politikë zyrtare, normalisht e mundësisht, përveç veprimtarisë korrekte institucionale dhe fuqizimit në vazhdimësi të bashkëpunimit “pa ngjyrë” midis dy vendeve, duhet të mbajë dhe një pozicion partiak sa më neutral dhe të baraslarguar ndaj krahëve të politikës italiane, në prag të zgjedhjeve, për të mos krijuar keqkuptime e pakënaqësi fillestare, sado të vogla qofshin ato. Retorika, “miqësitë deklarative” apo “lojërat partiake” le të lihen për më vonë...

    PRESS - Panorama
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Italinët shkojnë në votime në 9 prill pas një fushatë të ashpër dhe të hidhur.

    Qeveria e kryeministrit Silvio Berluskoni ka patur periudhën me të gjatë në pushtet që pas Luftës së II Botërore, por këtë radhë ajo është nën presion.

    Rivali Romano Prodi e ka sulmuar qeverinë mbi luftën në Irak dhe ekonominë dhe e ka akuzuar kryeministrin për korrupsion.

    Angelo Marucci

    Angelo Marruci, 55 vjeç, është pronar i një garazhi makinash dhe do të votojë për kualicionin e qendrës së djathtë të kryeministrit Berluskoni.

    "Nuk fitojmë shumë por të paktën nuk jemi në krizë. Restorantet janë plot e përplot me klientë, supermarkatat po ashtu. Italianët sikur kanë qejf shumë të ankohen."

    Luciano Benfatto

    Luciano Benfatto, 26 vjeç, është ambjentalist nga Rexhio Kalabria. Ai thotë se do të votojë për Partinë e të Gjelbërve, e cila bën pjesë në aleancën e krahut të majtë të udhëhequr nga Romano Prodi.

    "Unë nuk do të mbështes kurrë partitë e krahut të djathtë. Ata dinë vetëm të japin urdhëra në vend që të udhëheqin me konsensus. As nuk mbështes parimet e tyre që a kanë bazën tek feja".

    BBC Shqip
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Prodi para fitores

    Romë, 16:50

    Unoni i së majtës italiane i kryesuar nga Romano Prodi me siguri fiton në zgjedhjet parlamentare në Itali.

    Anketat publike para mbarimit të procesit zgjedhor tregojnë se për Prodin kanë votuar 50-54 për qind e votuesve, ndërsa kundërkandidati i tij Silvio Berluskoni po fiton mes 25-49 për qind të votave.

    Këto janë rezulatate të zbatuara nga agjencia "Neksus" me kërkesë të televizioneve "Rai" dhe "Mediaset".

    Sipas anketës së institutit "Piepoli", koalicioni i Prodit ka fituar 52 për qind të votave, ndërsa i Berluskonit 47 për qind.

    Berluskoni u kërcënua se nuk do të parnojë humbje në zgjedhjet, duke paralajëruar : mashtrim zgjedhor" dhe se do të sjellë vëzhgues të Kombeve të Bashkuara për të vërtetuar rregullshmërinë e zgjedhjeve. /Makfaks/
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Davius, akoma nuk jane dhene rezultatet. Bile meqe ne Senat mund te fitoje koalicioni i Berlusconit, mendohet te perseriten zgjedhjet.
    Ndryshimi midis dy koalicioneve deri ne votat e numeruara tani eshte shume i vogel.

  6. #6
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Hmmm, jo vetem senati, por ka mundesi qe dhe Dhomen e Ulet, apo kongresi sic i themi ketej ta kete mare koalicioni i Berluskonit.

    Pjesemarrja ishte shume e larte, por me shume ne veri sesa ne jug. Bile Sicilia (nje nga zonat me te varfera) kishte perqindjen me te ulet.

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Si duket vetem une jam duke shkruar per keto zgjedhje.

    Nejse, tash ne lajme degjova se diferenca eshte e vogel, vetem 5%, ne te mire te Romano Prodit, dhe se deri ne fund ende asgje nuk dihet...
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    O Davius, po ty duhet te te vijne lajmet me shpejt se je me afer . Une jam 6 ore mbrapa me realitetin Italian

    Nejse nejse, eshte me pak se 5%. Bile projektimet thone mund te kete nje surprize (jo te kendeshme) nga Berluskoni.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Prodi akoma nuk ka fituar asgje.
    Rezultati aktual, ku per momentin kur jane hapur mbi 50% e skedave elektorale.

    Ne senat (per numer senatoresh)

    E djathta 49,7 % -Berlusconi
    E majta 49,6% - Prodi

    Kuvendi i deputeteve

    E djathta 47,9% Berlusconi
    E majta 51,4 % Prodi
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  10. #10
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Me sakte 158 senatore Berlusconi, 151 Prodi.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  2. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46
  3. Goran Bregoviç për herë të parë koncert në Tiranë
    Nga BOKE në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 366
    Postimi i Fundit: 21-04-2006, 10:51
  4. Projekti i zhdukjes së shqiptarëve - Ivo Andriq
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-02-2005, 18:46
  5. Roli i Italise ne Ballkan
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-07-2002, 08:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •