Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Hapen dyert Kosovë - Shqipëri

    Një dokument i quajtur Karta e Zonave Ndërkufitare bën të mundur që tani e tutje shtetasit kosovarë dhe shqiptarë, të lëvizin lirshëm brënda territorit të dy vendeve përfshirëse. Karta kufitare u firmos në Kukës nga përfaqësues të pushtetit lokal të dy vëndeve.

    Sipas përfaqësuesit të GTZ-së në Kukës Skënder Selmani, “marrëveshja e nënshkuar, e para e këtij lloji që nga viti l999, ishte mjaft e vlefshme pasi kishte si qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe forcimin e marrëdhënjeve bilaterale në shumë sektorë të ndryshëm.”Nga ky veprim i përbashkët ne mendojmë që të hartojmë një strategji të re në drejtim të zhvillimit ekonomik ndër-rajonal”, thekson për Doice Ëellen drejtuesi i Agjensisë Gjermane për Bashkëpunim Teknik në Verilindje të Shqipërisë, Skënder Selmani”.

    Duke parë që shumë Komuna dhe Bashki si Kukësi, Tropoja, Hasi etj, janë të lidhura jashtëzakonisht me pjesën kufitare të Kosovës, sidomos me Prizrenin, Gjakovën e Suarekën, nënshkrimi i dokumentit ndërkufitar, ka një vlerë mjaft të rëndësishme për të dyja palët.

    Drejtori Ekzekutiv i GTZ-së Ismail Beka, thekson se “jo vetëm infrastruktura e përshtatshme, por edhe i gjithë kuadri i marrëveshjeve të fundit si ai tregëtisë së lirë të mallrave dhe njerëzve, padyshim që do të ndihmonte shumë në zhvillimin ekonomik këtyre zonave”.

    Shumë nga bizneset edhe sot zhvillohen në këtë treg, kryesisht për tropojanët, ku ai i Gjakovës është më i rëndësishmi i cili aktualisht luan rrolin ekonomik më të madh. Faktikisht aty po ndërtohet rruga siç po ndërtohet edhe nga pjesa tjetër e Kosovës, ku procesi i qarkullimi i njerëzve dhe mallrave është shumë i lehtësuar. Dhe me siguri që nga një veprimtari e thjeshtë tregëtare dhe nga një qarkullim i lirë i njerëzve pa viza, pa dokumenta dhe pa shpenzime të tjera tarifore në pikën kufitare.

    Sipas Bekës “kjo do të thotë që këtij bashkëpunimi i vjen në ndihmë edhe ai institucional ndërmjet bashkive, e komunave të këtyre vëndeve, sepse jo çdo gjë shkon mirë. Është shumë e domosdoshme që të ketë aktivitet, tregëti e biznes, por është shumë e rëndësishme të ketë edhe tregëti të ndershme, biznes të ndershëm dhe të mos ketë veprime që e cënojnë këtë bashkëpunim miqësor dhe njerëzor”, sqaron Drejtori Ekzekutiv i GTZ-së, Ismail Beka.

    Aktualisht pjesa më e madhe e banorëve të këtyre zonave të largëta të Shqipërisë, përballet sot me shumë probleme e mangësi të trashëguara që nga koha e krizës kosovare të cilat vështirësojnë zhvillimin ekonomik. Por, largësia e madhe e këtyre rretheve me qëndrat e tjera të zhvilluara të vëndit, prapambetja në sektorin bujqësoro-blegtoral, mungesa e tregjeve etj, i detyronë banorët e këtij rajoni që të ndërrmarrin hapa të tjerë me leverdi dhe të krijojnë biznesin e tyre me fqinjët kufitarë.

    Qarku i Kukësit me mbi 150 mijë banorë, sot përballet me një zhvillim të ngadaltë ekonomik, nivel të ulët të prodhimit në përgjithësi, varfëri të tejskajshme dhe papunësi gati në nivelin zero.Aktualisht mbi 40% e familjeve në këtë rajon trajtohen me ndihmë ekonomike nga shteti.Sipas përfaqësuesve vendorë, disa nga faktorët kryesorë që kanë influencuar ndjeshëm në situatën e krijuar vlerësohen të jenë; investimet e pakëta, mospërfshirja në politikat e punësimit, mungesa e theksuar e infrastrukturës, ajo e furnizimit me energji elektrike, shkëmbimet e pakta me vëndet fqinje etj.

    Lekë Plani
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Me kembe te mbare !
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Ky soj muhabeti ka qe ne kohen e Sulltan Amit Pekmezit. s'na the nonje gje te re hic fare grupi. nejse, meqe jemi ne kete zone; ju arnautet e Kosoves mo na i ngacmoni shume ato loqkat tona (çikat, qe mos perdridhemi ne muhabet -lol-) se kercet druni pasaj si shalqiu ne korrik! Oj kta, nje e dy e avazin o Muke avazin!

    Vdekje Shkejve - Bashkim Arnauteve lol. lere ce te them te drejten, te drejten ama, momentalisht perjetova nje emocion extra te fuqishem lol. mu duk vetja tëpkë si Avni Rustemi, kur ja mbajti pisqollen ne balle Xhaj Esat Pash Toptanit.

    p.s Hajt se meqe jam kshu si babaxhan (lol) s'po ja prish atmosferen ngazelluese ktij Qeros siper....

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Exodus, Shuj se i kallzoj Luan Krasniqit masnej.

    Qero pershendetje bro.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mitjuk
    Anëtarësuar
    19-05-2005
    Vendndodhja
    Monaco
    Postime
    900
    Një dokument i quajtur Karta e Zonave Ndërkufitare bën të mundur që tani e tutje shtetasit kosovarë dhe shqiptarë, të lëvizin lirshëm brënda territorit të dy vendeve përfshirëse. Karta kufitare u firmos në Kukës nga përfaqësues të pushtetit lokal të dy vëndeve.

    Me vjen mire dhe te shpresojme qe gjithcka te shkoje sa ma mire dhe bukur

    ku te shohim shqiptaret e dy trojeve te bashkuar ne nje
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Sa bukur eshte kur ne shpirt ke gjithmone ngrohtesi. FaLeMiNdErIt.

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •