Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542

    Rivalet greko-amerikanë botojnë politikën e tyre mbi Shqiperinë

    Keta na hongren shpirtin me ket censusin. Ai 10% i tyre i famshem perfshin edhe 'vllahet' e Shqiperise, te cilet keta fyla i fusin ne nje thes me popullin Helenik. Sidoqofte, Sal Berisha ka pranuar te beje numerimin e popullsise ne baze te fese dhe vete deklarimit etnik. Keshtu qe besoj se vitin tjeter keta neo-bizantine do ta mbyllin gojen...apo e kam gabUM?


    [Greek American Membership Organizations’ 2006 Policy Statement on Albania

    Greek American Membership Organizations’ 2006 Policy Statement on Albania

    WASHINGTON, DC-- American Hellenic Institute president Gene Rossides announced today that the major Greek American membership organizations endorsed the 2006 policy statement on Albania. Prepared by the American Hellenic Institute, it is part of the 2006 Greek American Policy Statements. The major membership organizations are: the Order of AHEPA, the Hellenic American National Council, the Cyprus Federation of America, the Panepirotic Federation of America, the Pan-Macedonian Association of America, the PanCretan Association of America, the Pan-Pontian Federation of U.S.A. and Canada and the American Hellenic Institute. The endorsed statement follows:

    Albania


    Although some improvements have been made lately in the conditions and treatment of the Greek minority, continuing acts of discrimination and persecution tolerated by the government of Albania against the nation's ethnic Greek minority constitute subtle ethnic cleansing aimed at making ethnic Greeks feel isolated, powerless and vulnerable so that they will abandon their homes and move south to Greece.

    The personal safety of ethnic Greeks in Albania is also at risk by reason of direct intimidation by security forces and the burning of schools, churches and businesses by lawless bands that the police allow to operate with impunity. Nowhere are ethnic Greeks given a fair deal or even a fair count. Although Albania successfully sought a census to measure the Albanian minority in neighboring FYROM, its government resists the demand of the European Union to measure its minorities, so it can continue to claim that the Greek minority is small when it constitutes at least 10 percent of the country's 3.5 million population.

    We call on the U.S. government, in its own interest and the interest of maintaining peace and stability in the southern Balkans, to undertake an intense diplomatic dialogue with the government of Albania to ensure that the rule of law is observed and minority and basic human rights are protected. The U.S must make clear that Albania must treat its minorities fairly and humanely the way it wants Albanian minorities in neighboring countries to be treated.

    ###

    For additional information, please contact Georgia Economou at (202) 785-8430 or at georgia@ahiworld.org. For general information about the activities of AHI, please see our website at http://www.ahiworld.org.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  2. #2
    Unë mendoj se duhet të shtohet dhe pika "Norvegjez" në pyetësor. Pra duhet ta bëjmë të qartë në shtyp se njerëzit mund ta pohojnë tashmë origjinën e tyre norvege, pa patur më frikë përndjekjeje.
    Alle Serben müssen sterben

  3. #3
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Po ndonje lajm nga lobi shqiptar ka??? Apo si gjithmone se vret mendjen njeri???

  4. #4
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Legjion
    Unë mendoj se duhet të shtohet dhe pika "Norvegjez" në pyetësor. Pra duhet ta bëjmë të qartë në shtyp se njerëzit mund ta pohojnë tashmë origjinën e tyre norvege, pa patur më frikë përndjekjeje.
    Pikerisht! Une qe neser do e marr ne telefon kete Gjeorgjia Ekonomia (202) 785-8430, e ti them qe hedhe edhe nje llaf te mire per ne Nordiket se s'duan te na numerojne Shqiptaret, e na marrin te drejtat neper kembe.

    Nje dicka me mahnit me Greket. Ndersa shumices te atyre 40,000 Shqiptareve qe kane emigruar nga Shqiperia ne US ka per tu humbur fara brenda 1 brezi (me sa po shoh prej idiotllikut e turpit qe kane), Greket pas 100 vjet e kusu emigrim ende vazhdojne te lehin si para 100 vjetesh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qafir Arnaut : 30-04-2006 më 23:17
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  5. #5
    Jo vetëm atë, por në shtypin dhe mjetet shqiptare duhet të qartësohet diçka e tillë. Që suedët, danët, norvegët dhe ata pak finë, duhet ta ngrenë zërin. Që ta pohosh veten për grek, turk, etj. është, përveç se e rreme, dhe e dalë mode tani. Dikur mund të të interesonte p.sh. se mjaftonte të vishje një fe dhe sapo bëheshe katolik ishe "romak" i periudhës së dytë, sapo bëheshe "ortodoks" ishe "grek" i periudhës së dytë, e sapo bëheshe mysliman ishe "turk". E keqja ishte se ngaqë ishe ca si i bardhë, nuk dukeshe dhe aq për "grek" apo për "turk", po nejse, rëndësi ka që në letër shkruhej ashtu dhe ashtu mbeti sërish në letër.

    Kështu, meqë nordikët nuk kanë as fe (se siç thonë "tre herë shkon norvegu në kishë, ku dy herë e çojnë të tjerët"), atëherë shqiptarët s'ka nevojë as të veshin gjë. Mjafton të lahen e të krihen e të dalin si pëllumba lakuriq në dritë të Diellit. Fap, qokin mbi pikën përkatëse nordike dhe u bâ. Përpjekja që të pranohen vetëm pikat "tradicionale" është manipulative dhe me qëllim dashakeq.
    Alle Serben müssen sterben

  6. #6
    Nuk me duket koha e pershtatshme per te bere census te deklarimit etnik. Gjendja ekonomike ne Shqiperi do te nxirrte nje tregues jo real te perberjes etnike.
    Sa per shifrat pretenduese te grekeve, ata vazhdojne me teorine "shpif, shpif se dicka do mbetet"
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  7. #7
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    fatet e një kombi në Udhën e Shkronjave



    nga E. Mezini
    Shkurt 2006



    E morra edhe unë mundimin t’i bashkoj disa shkronja dhe të formuloj disa fjalë meqënëse është bërë e modës këto kohët e fundit të bashkohen shkronja dhe të formulohen fjalë. Të gjithë bashkojnë shkronja tani -sikur të jen ushtrime aritmetike, nga ato të fillores ku bashkonim gogla për të nxjerrur shifra- qysh nga kafja e Rremës e deri tek stafi i Berishës! Me ndihmën e mediave tashmë shkronjat kanë fituar rëndësi të paparë, shkojnë e vijnë Tiranë-Athinë, Athinë-Bruksel dhe anasjelltas.

    Dikush del dhe flet në emër të një komuniteti, dikush tjetër flet në emër të nje kombi dhe në fund del më i forti dhe “ia mbyll gojën të gjithëve” në emër të Bashkimit Europian! Kështu shkronjat e para – “të nxjerrura gabimisht”- ose moderohen ose fshihen fare për ti lënë rradhën shkronjave të reja… duke krijuar kështu Udhën e Shkronjave.

    Megjithatë unë nuk po e humb kurajon të formuloj fjalë. Djersa tetvjeçare në mërgim, sidomos kur bëhet fjalë për mërgim në Greqi, besoj se i bashkon më fortë shkronjat! Sepse nëse nuk dalim vet ne emigrantët të bërtasim atëhere kush tjetër do e bëj për ne? Do e bëj shteti grek që na gris pasaportat dhe që na vjedh ekonomitë midis proçeseve të legalizimit, do e bëj drejtësia greke që na dënon pa gjyqe, do e bëj ushria greke që na sakaton doganave apo shteti shqiptar që nuk na i mbron të drejtat (pasaportat që na grisen kufinjëve shkruajnë me shkronja të mëdha : “kjo pasaportë është pronë e shtetit shqiptar”!).

    Shtetin shqiptar nuk duket se e emancipojnë problemet e shtetasve të vet jashtë kufinjëve, do thoshte dikush se ikja jashtë e shtetasve shikohet si një zgjidhje e vetkuptueshme dhe e domosdoshme nga ky shtet. Nuk duket se e emancipojnë fëmijët që rezultojnë viktima të trafikut të organeve as fati i Shqiptarëve që rezultojnë të humbur në kufirin shqiptarogrek.

    Pra këto dhe dhjetra probleme të tjera që do duhej të përbënin axhendën e poltikës sonë të jashtme apo të marrëdhënjeve dypalëshe me shtetin fqinjë grek as që përmenden ndonjëherë! E gjithë polemika e marrëdhënjeve dypalëshe rrotullohet reth fatit të minoritetit grek në Shqipëri! Sigurisht që nuk e vëjmë në dyshim se në një shtet demokratik të drejtat e pakicave duhet të gëzojnë respekt por kjo presupozon që në fillim respektohen të drejtat e shumicës! E pra po të bëjmë krahasim numrash –meqënëse kohët e fundit të gjithë po kapen me numrat dhe shifrat e popullsisë shqiptare- shtetasit shqiptarë që banojnë në Greqi, pamvarsisht nga kombësia, janë numër shumë here më i madh sesa ata minoritarët që ende po preferojnë jetesën brenda kufinjëve shqiptarë!

    Janë këta emigrantë që nuk munden të përparojnë si individë ngase duhet të paguajnë “haraçin” –si në kohën e Bizantit apo edhe të Perandorisë Osmane- për qëndrimin në Greqi, ngase nuk iu njihen diplomat, ngase në administratën greke Shqiptarët nuk mund të punësohen, ngase punët e mira nuk lëshohen tek shtetasit shqiptarë, ngase megjithëse mund të ken edhe 16 vjet në Greqi apo mund t’iu jenë lindur dhe rritur fëmijët me atë vend ata nuk mund të marrin nënshtetësinë greke (më bën përshtypje që Omonia dhe PBDNJ nuk po nxjerrin ndonjë ankesë mbi këto çështje që gjunjëzojnë edhe minoritarët në Greqi).

    Diskriminimi nuk mbaron me kaq, ajo që diskriminohet më tepër është vet identiteti i Shqiptarit! Administrata greke i ndan shtetasit shqiptarë në dy kategori, në homogjenë grekë (dmth. bashkëkombës grekë) dhe në “alogjenë” të kombësisë shqiptare. Përfitimi i të parëve është “haraçi” i zvogëluar i qëndresës, pensione në raste të veçanta, pajisja shumë herë më e kollajshme me dokumenta dhe disa lehtësira të tjera praktike, si psh. vende “më të mira” pune se Shqiptarët e tjerë dhe disa vende vakante studimi që iu lëshohen në universitete nga Ministria e Arsimit dhe e Feve e Greqisë. Megjithatë problemi nuk është “fati” i disa shtetasve shqiptarë që të ken një komoditet më të mirë në shtetin fqinjë, problemi janë kriteret sesi bëhet kjo ndarje. Të drejtën e minoritarit nga administrata greke nuk e gëzojnë vetëm ata që në çertifikatat e tyre vërtetohen se kanë kombësi greke. E gëzojnë gjithashtu të gjithë ata që kanë prejardhje nga fshatrat që shtrihen poshtë lumit Vjosë, e gëzojnë përgjithësisht ata që e kanë prej’ardhjen nga zonat që shtrihen poshtë qytetit të Vlorës, e gëzojnë Ortodoksët shqiptarë, e gëzojnë anëtarët e komunitetit vlleh të Shqipërisë dhe e gezojnë edhe ata që kanë lekë për të paguar avokatët grekë! Pra me pak fjalë duket qartë se shteti grek nga njëra anë ka krijuar përcaktimin e vet reth minoritetit grek në Shqipëri –duke i dhënë përmasa shumë herë më të mëdhaja se ato që njeh shteti ynë- dhe nga ana tjetër i jep mundësinë shumë Shqiptarëve që të kthejnë kombësinë në greke! Dhe kush e ka parasysh se ç’lloj pengesash i krijohen Shqiptarëve gjatë legalizimit do bjeri ndakort se ndrimi i kombësisë në këtë vend përbën zgjidhje të mirë për shumë bashkatdhetarë!

    Kjo është pak a shumë gjëndja e mjerueshme e komunitetit shqiptar në Greqi dhe shteti jonë jo vetëm që nuk ndërhyn për ndryshimin e kësaj gjëndjeje apo për mbrojtjen e identitetit shqiptar (siç e detyron edhe neni 8, paragrafi 1 i Kushtetutës së Shqipërisë, ku thuhet : “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj” apo neni 59, paragrafi 1/j. që flet për : “mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare kulturore dhe kujdesin e veçantë për gjubën shqipe”) por po përgatitet për aventura të reja. Kësaj radhe Berisha i moderuar midis një rregjistrimi të popullsisë është përgatitur seriozisht t’i tregojë Athinës dhe Brukselit se nuk ka asnjë lidhje me Berishën e kallashëve të 1997-ës. Vetëm se z. Berisha ka harruar një hollësi të vogël, ai vet mund të jet moderuar por Athina zorë se moderohet! E konstatuam me praktikat e zotërinjve Micotaqis dhe Samaras, e konstatuam me vizitat e z. Kranidiotis në jug të vendit gjatë përleshjeve të 1997-ës,e e konstatuam me fjalimet e z. Stefanopulos dhe anullimet e z.Papulias… Athina nuk ndryshon rrugë!

    Mbase mileniumi ka sjellur një frymë të re në marrëdhënjet dypalëshe por kjo nuk mjafton për të na vërtetuar se Athina nuk dëshiron të ket fjalë në çështjet shqiptare. Fjalimi i disa ditëve më parë i z. Papulias vërtetoi se tani Athina synon të monopolizojë edhe dëshirën tonë për të hyrë në B.E. Nëse Athinës i interesonte thjesht minoriteti atëhere do i lënte kushtet e hyrjes tonë për më vonë, në fazë të parë do i interësonte thjesht hyrja në një organizatë ku kufinjtë midis „Greqisë mëmë“ me „bijën Dropull“ do ç’përbëheshin vetvetiu! Çudia është se nga këto qëndrime të Athinës nuk na u shqetësuan as përfaqësuesit e minoritetit, ose më mirë do ishte të përmendnim se qëndrime të këtilla kanë ardhur fillimisht nga anëtarët e PBDNJ dhe pastaj u pohuan nga Athina. Kështu lanë të duket se minoritarët më mirë do jetojnë me pasaporta jo-komunitare sesa me komunitare-europiane të cilat do i siguronin edhe vende më të mira pune në Greqi –ku jeton pjesa dërrmuese e tyre- por edhe hyrje dalje më të lirë me bashkatdhetarët grekë në Greqi por edhe në Amerikë apo Australi. Pra më në fund Omonia me PBDNJ duhet të vendosin me kë janë... me minoritetin apo me Athinën?

    Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto doli z. Berisha dha ia „vuri kapakun“ çdo aspirate shqiptare me një rregjistrim ku çdo shtetas shqiptar na paska të drejtën të zgjedhi sipas dëshirës fenë dhe kombësinë. Dhe e morri z. Berisha këtë vendim në një kohë që përtej kufirit Athina na paska lënë të kuptohet se „homogenjët“ (dmth. minoritarët grekë, Vllehët rumanfolës, Ortodoksët shqiptarë me qëndim në Greqi dhe ata që paguajnë avokatin) do ken mundësinë me kalimin e kohës të fitojnë nënshtetësinë greke. Kështu Athina e theksoi përsëri se nuk i bëhet vonë se kush ka hedhur më shumë djersë në këtë vend, të drejtë kanë ata që do deklarohen me kombësi greke. Sepse ajo që ka më tepër rëndësi për Athinën është që pasaportat greke të mos shkruajnë kurrë kombësi shqiptare! Pra shteti grek i frikësohet krijimit të një minoriteti shqiptar në Greqi.

    Por përsëri çështja nuk ka të mbaruar. Athina mirë që nuk do që të ket minoritet shqiptar në Greqi por nuk dëshiron as që të humbasi minoritetin grek në Shqipëri. Kështu z. Berisha, me apo pa qëllim, na doli përsëri aleat i Athinës me thënjen e tij gjatë fushatës elektorale se qeverija e tij do të jet pro pasaportizimit nga ana e Athinës të çdo minoritari dhe se nuk do lejonte që minoritarët me nënshtetsi greke të humbasin shtetësinë shqiptare.

    Kështu Udha e Shkronjave duket se ku e ka shtegun.

    *Athina e bëri të qartë se rruga e Shqipërisë për në B.E. duket tepër e gjatë, megjithëse këtë e dinë edhe vet Shqiptarët.

    *Emigrantët në Greqi shikojnë midis ndrimit të kombësisë një mundësi që ta bëjnë më pak komplekse qëndresën e tyre në Greqi dhe gjithashtu e shikojnë si një mundësi që dikur të bëhen edha ata pjesë e familjes europiane. Dhe për sa kohë këta emigrantë nuk shikojnë asnjë të ardhme në Shqipëri –në të njëjtën kohë që Athina nuk i bën lëshime- ndrimi i kombësisë bëhet rrugë e vetme!

    *Tirana me rregjstrimin e programatizuar nga stafi Berisha, ku çdokush do të gëzojë të drejtën të zgjedhi kombësinë sipas dëshirës (siç deklaroi z. Berisha për kanalin satelitor „Klan“ me 06/01/2006) i jep emigrantëve në Greqi atë rrugëdalje që për vite me radhë po prisnin. Pra emigrantët me një deklarim të thjeshtë se nuk kanë kombësi shqiptare do munden të përfitojnë të drejtat e homogjenëve grekë, midis të cilave parshikohet edhe pajisja me nënshtetsi greke (propozim i dalë si fillim nga opozita e z.Papandreu, që ndodhet nën përpunimin e pozitës të z. Karamanlis).

    *Athina pas deklaratës së z. Berisha se nuk do e humbasin minoritarët, me nënshtetsi greke, shtetësinë shqiptare e ka rrugën të hapur për t’i dhënë pasaportat greke „minoritarëve“.

    *Kështu duke arritur fundin e „Udhës së Shkronjave“ –kush e di edhe tematikën e filmit të Kinostudios e ka parsysh vet përfundimin- Athina nga njëra anë arrin të eliminoj ndërtimin e një minoriteti shqiptar në Greqi dhe nga ana tjetër e shumëfishon minoritetin grek në Shqipëri. Pra me pak fjalë atë që nuk arritën të realizojnë Serbët në Kosovë më tanksa arrijnë ta realizojnë shkronjat që bashkojnë politikanët shqiptarë para kamerave apo ne sallat e mbyllura të takimevë dypalëshe shqiptarogreke.

    Sigurisht që nuk është qëllimi i këtij shkrimi propaganda pro krijimit të një minoriteti shqiptar në Greqi dhe as propaganda kundra minoritetit grek në Shqipëri. Gjithashtu nuk dua të lëj së kuptuari se politika është matematikë ku mbledhja e faktorëve A me B nxjerrin gjithmonë rezultatin C. Por besoj se më në fund ka ardhur koha që paria e këtij shteti të sensibilizohet reth simbolikës së saj. Sepse përveç partisë, grupacioneve apo detyrimeve brenda apo jashtë-shtetërore ajo që më tepër përfaqësohet nga një politikan është kauza kombëtare. Pra duhet më në fund ta kuptojnë përfaqësuesit e këtij shteti nacional se politika nuk është thjesht bashkim shkronjash dhe formulim fjalësh. Çdo fjalë e nxjerrur nga një kryetar shteti detyron një shtet apo një komb të tërë. Pra është përgjegjësi e politikanit që gjithmonë të parashikojë rrezikun më të madh përpara se te vazhdojë në veprimin më të vogël. Një shtet më të ardhme është ai shtet që di të mbrohet nga rreziqet!

    Gjithashtu në fjalën politike përbën domosdoshmëri serioze lidhja e ngushtë midis interesit kombëtar, qëllimit, mjetit dhe rezultatit të mundshëm. Kur flitet për komunitetin shqiptar të Greqisë bëhet fjalë për një numër prej reth 700 000 apo më tepër shtetasish shqiptarë. Pra nuk mundet një politikë serioze të mos marri parasysh reth 25 me 30% të popullsisë shqiptare. Rregjistrimi i popullsisë me përkatësinë kombëtare ishte diçka që duhej kryer kohë më parë por në këtë moment nuk mundet të realizohet për shkakun e thjeshtë se shteti grek na ka nxjerrur përballë fakteve të kryera. Me abuzimet dhe grekëzimet e Athinës rezultati i një rregjistrimi ku përmendet kombësia sipas dëshirës është tjetërsuar përpara se të fillojë proçesi. Ky lloj rregjistrimi, nën hijen e fakteve të kryera nga Athina, do duhej të problematizonte edhe vet përfaqësuesit e minoritetit grek. Nëse ata besojnë në veçantinë dhe trashgiminë e vlerave të minoritetit grek do duhej të parët të kërkonin nga Athina ndalimin e grekëzimit të jo-minoritarëve!

    Shteti shqiptar do mundej të kryente një rrëgjistrim të tillë vetëm kur Athina të ndalonte abuzimet që shtyejnë emigrantët në ndrimin e kombësisë. Pra në këtë moment detyrë e shtetit tonë -që qartësisht parashtrohet në Kushtetutën e Shqipërisë (neni 8, paragrafi 1): „Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj“- është thirrja ndaj Athinës që të ndalojë abuzimet dhe grekëzimet mbi emigrantët shqiptarë. Ky lloj rregjistrimi i popullsisë përballë fakteve të kryera të Athinës jo vetëm që bie ndesh me këtë qëllim kombëtar dhe me Kushtetutën por kthehet në veglën e Athinës. Dhe një rezultat i kësaj shkalle nuk mund të konceptohet ndryshe përveçse si dështim kombëtar!



    nxjerrur nga Tribuna Shqiptare

  8. #8
    Me vjen keq qe ke kaq shume te drejte Kryeplak.
    Per sa kohe inteligjenca e vertete shqiptare i lejon "plehrat" te bejne politike votash (gje qe behet sot e15vjet), fatkeqesisht interesat kombetare perdhosen ne menyren me barbare. E keqja e madhe e politikes shqipetare eshte se i mungon patriotizmi.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Agim Vuniqi: Faktet e Millosheviçit i injorova para syve te tij
    Nga AVuniqi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-01-2007, 10:58
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •