Shkrimin e kam marre nga http://www.peshkupauje.com/?p=1103
Në Shqipëri është normale të rrahësh gratë…..
30 Prill 2006 @ 6:46 am · në Sociale, Diaspora · nga LlTako
“Kërkoj falje që shkela ligjet Italiane të familjes por fatkeqsisht disa sjellje të shëmtuara të pranueshme si zakone në Shqipëri, nuk pranohen – me të drejtë – në Itali”.
Me këto fjalë i është drejtuar emigranti Shqiptar në Itali Eduard Mullisi një gjykatësi Italian duke kërkuar një dënim të lehtë për rrahjet e rënda dhe të përsëritura të gruas dhe të vajzës së tij, të cilës i kish thyer edhe disa kocka. Lajmi (mund ta lexoni në Italisht duke ndjekur këtë lidhje ( http://www.lapadania.com/PadaniaOnLine/Articolo.aspx?pDesc=58518,1,1 ) është publikuar në hollësi nga laPadania, gazeta e partisë ekstremiste Lega Nord e cila e shfrytëzon për të paraqitur Shqiptarin (e bashkë me edhe Shqiptarët e Shqipërinë) si njeri primitiv e për ti treguar lexuesit se në Shqipëri “seksi i dobët” rrihet kur të dëshirojë mashkulli e sesi Shqiptarit do ti jepet mundësia të kuptojë se thjesht qënia kryefamiljar nuk te lejon në Itali dhe në botën e qytetëruar të rrahësh pjestarët e familjes. E për ta theksuar ndryshimin midis botës së qytetëruar dhe Shqiptarëve shkrimi mbyllet me këto rrjeshta: “sado e çuditshme ti duket një Shqiptari të mos dhunojë seksin e dobët, kështu bëhet në Itali dhe zakonet e vendit duhen respektuar”.
Kur e lexon për herë të parë artikullin mund të nxehesh fare lehtë më laPadania-n, gazeta e përgjithson papërgjegjshmërinë e një individi dhe ja vesh me qëllim një kombi të tërë. Por nëse e mendon me kujdes atëherë duhet parë që fajtori për shijen e keqe që të lë kjo ndodhi nuk është gazeta por Shqiptari Eduard Mullisi. Vërtet gazeta nxin gjithë Shqiptarët por fundja kjo gjë mund të pritet farë mirë nga gazeta e Lega Nord, një parti që s’ka qënë kurrë mike e emigrantëve. Jo, e keqja s’është tek laPadania por tek Mullisi i cili shfrytëozn një komb të tërë dhe përpiqet të fshihet pas gënjeshtrave për të përfituar një dënim më të butë. Me paturpësi Mullisi shprehet se në Shqipëri është zakon të rrihen gratë e pra kjo është gënjeshtër. Ka në Shqipëri dhunë në familje, por dhunë ka edhe në vendet e tjera të “qytetëruara”, që nga Italia e deri në ShBA. Me moskokçarje Mullisi fyen të gjithë bashkkombasit e tij duke i ulur në të njëjtin nivel si veten e tij. E prandaj nëse shkrimi i laPadania mund të hidhet tutje shpejt e shpejt, veprimi i Mullisit është për tu dënuar. Që nga rrahja e pjestarve të familjes e deri tek përbaltja e Shqipërisë. E keqja na vjen nga brenda, jo nga të huajt.
Llukan Tako
30 Prill 2006
Krijoni Kontakt