Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Ëndrra për t’u bërë i pasur në Amerikë është një iluzion

    Ëndrra për t’u bërë i pasur në Amerikë është një iluzion

    Demaskimi i mitit për "ëndrrën amerikane"

    Gjasat që një fëmijë e lindur në familje të varfër të pasurohet janë vetëm 1%, sipas studimit të ekonomistit Tom Hertz. Raca ende shënon një diferencë të madhe në jetën ekonomike, prandaj ndryshueshmëria në Amerikë është kaq e ulët thotë Hertz. “Kjo demaskon mitin se Amerika është vendi i mundësive, por nuk tregon se çfarë duhet bërë që kjo të eliminohet”, thonë ekspertet ekonomik botëror.

    Amerika ende mund të quaj vendin vend i mundësive, por shanset për të jetuar një jetë nga ‘varfëria te pasuria’ janë shumë të pakta se sa kudo tjetër në botë. Këto janë rezultatet e një studimi më të fundit, të publikuar këto javë.

    Gjasat që një fëmijë e lindur në familje të varfër të pasurohet janë vetëm 1%, sipas studimit me titull “Të kuptuarit e ndryshueshmërisë në Amerikë”, nga ekonomisti Tom Hertz. Për dallim nga këto raste, shanset që një fëmijë i lindur i pasur të mbetet i tillë juanë 22%. “Me fjalë të tjera, shanset për t’u bërë i pasur janë mbi 20 herë më të mëdha nëse ke lindur i pasur, sesa në rastin kur i përket një familje me të ardhura të ulëta”, shprehet Hertz.

    “Merrni parasysh një familje e varfër në SHBA dhe një çift i ngjashëm në Danimarkë dhe shikoni se sa shumë dallime do të transmetohen në të ardhurat e prindërve te nipërit e tyre”. “Në SHBA transmetimi i pasurisë tek nipërit është 22%, kurse në Danimarkë vetëm 2%”, paraqet ai. Kjo na jep një argument të fortë në mbrojtje të tezes së tij dhënë më lartë.

    Studimi është bërë me një grup prej 4 000 fëmijësh, të ardhurat e prindërve të cilëve janë shqyrtuar në vitin 1968, dhe pastaj sërish në vitet 1995, 1996, 1997 dhe 1999. Studimi nuk përfshinë emigrantët.

    Shumë ekspert shqyrtojnë përfundimet e arritura nga ekonomisti amerikan, Hertz, por janë shumë të rezervuar në konkluzionet e tyre. “Kjo demaskon mitin se Amerika është vendi i mundësive, por nuk tregon se çka duhet bërë që kjo të eliminohet”, thonë ekspertët ekomomik. Studimet e fundit na rezultojnë me të dhëna se ka diferenca të madha në të ardhurat e popullsisë në SHBA, por amerikanët mbeten optimistë, duke shpresuar në përmirësim ekonomik të nivelit të tyre të jetesës.

    Sipas një analize të “New York Times”-it, të botuar vitin e kaluar, 80% e të anketuarve besojnë se mund të fillosh i varfër, të punosh shumë dhe të bëhesh i pasur, krahasuar me vitin 1983, kur përqindja e personave që mendonin kështu ishte vetëm 60%. Kjo kontradiktë, kur njerëzit mendojnë se mund t’ia dalin dhe realiteti është krejtësisht tjetër, është “rrëmbyer” nga kritikët e presidentit Bush, për ta sulmuar atë sa i përket uljes së taksave, për të cilët ata mendojnë se i favorizon të pasurit.

    Hertz ka studiuar kanalet e transmetimit të të ardhurave nëpër gjenerata, me ç’rast ka identifikuar, shkollimin, si faktorin më të rëndësishëm në këtë proces. Duke vazhduar me faktorët tjerë, që arrin deri tek raca, duke shpjeguar pse të varfrit mbeten gjithmonë të tillë. Mesatarisht 47% e familjeve të varfra mbeten të varfra. Por në këtë kontekst 32% e të bardhëve mbeten të varfër, ndërkohe që përqindja për të zinjtë është 63. Kjo vlen edhe për anën tjetër të medaljes – vetëm 3% e të zinjve arrijnë të ngrihen në “hierarkinë e të ardhurave”, ndërsa kjo mundësi është shumë më e madhe për të bardhët – 14%.

    “RACA ENDE SHËNON NJË DIFERENCË TË MADHE JETËN EKONOMIKE AMERIKANE”, pos tjerash shprehet Tom Hertz.

    Material i përmbledhur nga Davius.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Shume njerez kujtojne se Amerika eshte fushe e shtruar me lule, dhe ketu nuk bie asnjehere shi ose bore, dhe qielli eshte gjithmone i kalter. Dhe pastaj vijne ketu per dy jave dhe demoralizohen sepse u duhet te punojne te fitojne buken e gojes. Eshte e vertet qe eshte sadopak nje vend i ashper, dhe me te vertete te duhet te punosh shume te arrish rezultate, po mundesite aty jane per te gjithe ti shfrytezojne.

    Keto fakte ne kete artikull jane fakte te ftohta ekonomike qe ne nje fare menyre nuk reflektojne fakte te tjera sociale. Une per vete kam punuar qe kur kam qene 18 vjec, kam jetuar vetem, kam paguar per shkollen time nga fillimi deri ne fund dhe ne fund te fundit mund te mos jem e pasur, po jam e kenaqur me statusin time social-ekonomik, dhe jam shume e ndergjegjshme ne efortet qe kam bere per te arritur ate status, dhe mendoj se perpjekjet dhe veshtiresite qe kam kalur me kane bere njeriun qe jam sot. Mendoj se jam nje njeri shume me i afte, se po te kisha ngelur akoma ne Shqiperi me prinderit e mi, dhe me kushtet e limituara atje.

    Sa per punen e Amerikaneve, e kam thene nje here, dhe e them prape: Keta ose kane njerez te afte e te mire shume, ose kane nga ata shume mediocre qe s'kane asnjefare synimi ne jete. Shumica rrine ne Wellfare dhe punojne vetem aq ore sa te thone qe po punojne, po edhe prape te marrin ndihmen e qeverise. Si do tu pasurokan njerezit ne ate fare menyre? Nga ana tjeter, trashegimia e nje kulture te tille vetem e demton nje shtet dhe pastaj rrisin nje brez tjeter qe eshte i mesuar me kushte te tilla dhe nuk bejne as pune ne shkolle as ne nje vend tjeter.

    Shkurt muhabeti, Amerika eshte per ata qe nuk kane frike ti shtrohen punes. Frutat aty jane per tu vjelur! Duhet vetem te marresh mundimin dhe te shtrish doren. Po nuk ishte ashtu, pse po mundohen te gjithe keta emigrante te qendrojne ketu po te ishin se e kishin me mire ne vendin e tyre???
    Ignore List: Den Bossi

  3. #3
    femmedecarriere Maska e Visage
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    LarG ... aty ke veriu i veriut
    Postime
    587
    Citim Postuar më parë nga Gio

    O Gio, po mjaft mi dhe ti me more fjalet nga goja. Po po, s'mo le te shkruaj ic. Me duket sikur ne c'do teme qe vete, po te kopjoj ty, lol.
    Jam shume e kenaqur me ato qe kam mundur te arrij, me statusin tim socio-economic. Nuk e konsideroj veten te pasur, por as te varfer. Por asnje nuk e di se c'fare fsheh e ardhmja, dhe jeton me shpresa te medhaja. Te pakten flas per veten.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Era1 : 01-05-2006 më 17:00

  4. #4
    <-----
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Amerika te jep ma shume mundesi se cdo vend tjeter ! Ktu nese je i zoti mund te arrish kudo qe ke objektiv !Sigurisht qe nji emigrant i ardhur recently s'mund te bahet president i ndonje kompanie multi-miliardere por shancet i ke qe te mos jetosh per nji cope buke !Mund te hapesh biznesin tand , te kesh te tjeret qe punojne per ty ! Ktu s'ka diskriminim ne mundesine e hapjes se biznesit tand ! Fillimisht normal qe duhet te punosh qe te mbijetosh dhe te mundohesh te vesh nji kapital fillestar qe me pas ta perdoresh aty ku ke interesin , sigurisht mund te shfrytezosh mundesin e dhenies se kredive te bankave..etj etj !
    S'kam si te them qe Amerika nuk asht vend i mundesive perderisa ke njerez qe kane ardh me pare borxh ktu dhe tashi kane kompanine e vet dhe te tjeret qe punojne per to !
    Ai Hertzi mund te na japi sa te doje shifra statistikash por un flas nga ajo qe shoh dhe jetoj dhe e verteta asht se shqiptaret jane njerez ambicioz ! Vijne per te arritur dicka ktu jo te jetojne ne welfare sic e permendi shoqja ma siper !
    Ndryshuar për herë të fundit nga AgainstAllOdds : 01-05-2006 më 14:31
    ...

  5. #5
    femmedecarriere Maska e Visage
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    LarG ... aty ke veriu i veriut
    Postime
    587
    Citim Postuar më parë nga AgainstAllOdds

    Vlerat e mesiperme jane statistika nga studime te bera, dhe ato s'i hedh dot poshte jo ti po asnjenjeri. Ai eshte realiteti, dhe ti enderro sa te duash. Hapja e biznesit tend s'do te thote qe ti je i pasur. Amerika eshte vend i mundesive, por shko provoje beju milioner, dhe flasim bashke pastaj. Kujt i thu te pasur ti, atij qe ben 80K a year?

    Dicka te ngjashme ka patur edhe ne Oprah Winfrey show, dhe ekspertet thane te njejten gje me studimin e mesiperm.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Era1 : 01-05-2006 më 16:57

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Po te jetosh ne north dakota, me 80K ne vit je i pari i vendit...Ke siguruar 3 breza pasardhesish. Lol.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Era1 : 01-05-2006 më 17:02

  7. #7
    <-----
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Citim Postuar më parë nga Visage
    Vlerat e mesiperme jane statistika nga studime te bera, dhe ato s'i hedh dot poshte jo ti po asnjenjeri. Ai eshte realiteti, dhe ti enderro sa te duash. Hapja e biznesit tend s'do te thote qe ti je i pasur. Amerika eshte vend i mundesive, por shko provoje beju milioner, dhe flasim bashke pastaj. Kujt i thu te pasur ti, atij qe ben 80K a year?

    Dicka te ngjashme ka patur edhe ne Oprah Winfrey show, dhe ekspertet thane te njejten gje me studimin e mesiperm.
    Pse ca pretendon zotrote ? Te kesh miliona dollaresh per 7-8 vjet ne USA ?
    Perderisa ky vend te jep ma shume se vendi i jot , atehere asht vend i mundesive ! Hapja e biznesit tand s'do te thote te jesh i pasur por do te thote te kesh aq te ardhura sa te jetosh si shtresa e mesme amerikane ! Te kesh nji shtepi tanden , te kesh nji makine te bukur , te kesh 2-3 dashnore ma te bukura se makina , te kesh te tjeret te bejne hamallekun per ty dhe ti vetem te bash llogarite , te mos te dridhet dora per te ba qef dhe ne fund..te te teprojne nja 3-4 mije dollar ne jave per tu fut ne saving account !
    Tashi e di qe s'mund te jete brenda atyre fantazive pasurore qe na paska zotnia jote por kajhere duhet edhe me shiku mbrapa qe te vleresosh ate qe ke arritur ! Te mos harrojme qe shumica e shqiptarve qe jetojne andej nga kemi ardhe ne , jetojne me 200-300 dollar ne muaj ..
    Na u krahasoka Amerika me Danimarken apo Italine apo Greqine ku shqiptaret ose merren me pislleqe me kry ne gersher , ose jane hamaj te vendalijve !Rri mer lal se s'ka si amerika per shqiptaret !
    Ndryshuar për herë të fundit nga AgainstAllOdds : 01-05-2006 më 20:49
    ...

  8. #8
    <-----
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Citim Postuar më parë nga Kuqalashja
    Po te jetosh ne north dakota, me 80K ne vit je i pari i vendit...Ke siguruar 3 breza pasardhesish. Lol.

    Plus qe e ke siguruar poligamine ne xhep si puna e atij Big Love
    ...

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Davius nje keshille per here tjeter. Mos merr artikuj te ktij lloji me, e duke u bazuar mbi ta te na tregosh se si eshte jeta ne amerike.

    Sic thane edhe te tjeret perpara meje, amerika eshte vendi i mundesive. O ka ktu mundesi, o ska me asnje vend tjeter! Njerzit qe jetojne jasht saj jane ata qe i prodhojne iluzionet. Ata/Ato mendojne se mund te vine direkt ktu dhe te jetojne si femijte e Rockefeller. Po je i perqendruar, i vendosur, i gatshem per te punuar dhe me mend ne koke, ktu mund te besh nje jete shume te mire. Dihet qe do kohe dhe pune. Kur flasim per jete te mire nuk e kemi fjalen per milionera dhe miljardera (egziston dhe mundesia per tu bere i tille), por sic tha dhe AAO siper, mundsia qe te kesh nje shpi te mire, ne lagje te mire, dy tre makina, mundesine te shkosh per pushime dy-tre here ne vit etj. Tani kur flasim per milionera dhe miljardera, ajo dihet qe perqindja me e madhe e tyre o do lindin te tille ose do trashigojne nje pasuri te tille.

  10. #10
    femmedecarriere Maska e Visage
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    LarG ... aty ke veriu i veriut
    Postime
    587
    Citim Postuar më parë nga AgainstAllOdds
    Pse ca pretendon zotrote ? Te kesh miliona dollaresh per 7-8 vjet ne USA ?
    Perderisa ky vend te jep ma shume se vendi i jot , atehere asht vend i mundesive ! Hapja e biznesit tand s'do te thote te jesh i pasur por do te thote te kesh aq te ardhura sa te jetosh si shtresa e mesme amerikane ! Te kesh nji shtepi tanden , te kesh nji makine te bukur , te kesh 2-3 dashnore ma te bukura se makina , te kesh te tjeret te bejne hamallekun per ty dhe ti vetem te bash llogarite , te mos te dridhet dora per te ba qef dhe ne fund..te te teprojne nja 3-4 mije dollar ne jave per tu fut ne saving account !
    Tashi e di qe s'mund te jete brenda atyre fantazive pasurore qe na paska zotnia jote por kajhere duhet edhe me shiku mbrapa qe te vleresosh ate qe ke arritur ! Te mos harrojme qe shumica e shqiptarve qe jetojne andej nga kemi ardhe ne , jetojne me 200-300 dollar ne muaj ..
    Na u krahasoka Amerika me Danimarken apo Italine apo Greqine ku shqiptaret ose merren me pislleqe me kry ne gersher , ose jane hamaj te vendalijve !Rri mer lal se s'ka si amerika per shqiptaret !
    Persa i perket parase dhe jetes qe behet ne Greqi, mos me thuaj, se te pakten te gjithe qe njoh qe kane qene atje dhe kane ardhur ketu me pas, asnje s'eshte i kenaqur me parane ne north america.

    Pastaj ne artikullin me larte nuk po behet fjale per Shqiptaret. Po behet fjale per tere popullsine ne Amerike. Ne Shqiptaret, zakonisht, jemi punetore dhe dime si te hapim rrugen tone. Dhe sigurisht qe s'po thote njeri qe s'ka mundesi, se po te mos kishte, s'do ishim ketu ne.

    Ate qe po themi, eshte qe ne pergjithesi ehste shume e veshtire te levizesh nga nje socioekonomic level ne nje tjeter. Dhe ti mos kujto se te gjithe qe erdhen ne Amerike hapen bizneset e tyre dhe kane nga $4000 leftover ne jave. Kjo nuk eshte shumica.

    Shumica dalengadale ja dalin qe te paguajne mortgage, cojne femijet ne shkolle, dhe te vejne ndonje lek menjane. Por me shume shume pune, sidomos per emigrantet qe vijne ne moshe jo te re.
    Kjo eshte thjeshte nje jete mesatare (low middle class).

    Edhe, in order per shumicen e njerezve te zene nje pune qe mos u thyhet kurrizi gjithe diten dhe te bejne enough lek qe te jetojne comfortably, ata duhan shkolle te larte. I ke pare ndonjehere cmimet e universitetve ne us ti? 4 vjet ne universitet te kushton me shume se sa te blesh nje shtepi.
    And don't get me wrong, I LOVE IT HERE dhe s'do t'a ndryshoja me asgje.
    Por parajse nuk ka. Dhe e verteta eshte qe nje perqindje shume e vogel njerezish arrijne The American Dream (or illusion), te tjeret vazhdojne te enderrojne.
    Te tjeret, jetojne me shprese.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Visage : 02-05-2006 më 00:34

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Muslimanët në Amerikë para Kristofor Kolombos!
    Nga Florim07 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-04-2009, 17:25
  3. JONUZ NDREU - shqiptare në Amerikë, në rrjedhën e viteve
    Nga CEZARND në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-04-2008, 17:34
  4. Amerike yll i Lirise! (A literary declaration of love to the US)
    Nga wittstar në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 15-05-2004, 04:48
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •