Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    hmmm Maska e Niko D'Angelo
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Minnesota, USA
    Postime
    127

    Mosrespekt i Papare....Alarm

    Nje shqiptar qe ka shume shume te ngjare te kete qene i pafajshem, e ka paguar me jeten e tij sepse kerkonte pafajsine e tij. Ky eshte kulmi, ky eshte mosrespekt, eshte dicka qe nuk duhet kaluar pa koment NGA NE sic ka kaluar ne shtypin Italian, ky eshte nje ekstrem dhe keqtrajtim i drejtesise, te drejtave te njeriut, qeveria shqiptare nuk ka reagur deri tani.....Ekstrem

    Vdes njė shqiptar pas 3 muaj greve urie

    ROME - Ka vdekur nė qeli, pasi ka deklaruar pėr muaj tė tėrė se ishte i pafajshėm, por askush nuk ka dashur ta dėgjojė. Agjencia italiane e lajmeve ka njoftuar dje se nje shqiptar ka vdekur pas tre muajsh greve urie, ndėrkohė qė ndodhej nė gjendje arresti nė qelitė e izolimit nė Leēe tė Italisė. Sipas agjencisė ANSA, shqiptari quhej Sotir Sotaj dhe ishte 40 vjeē. Ai kishte qenė njė nga 50 klandestinėt e njė grupi qė kishte zbarkuar nė brigjet italiane me njė gomone tė nisur nga Shqipėria nė 7 qershor tė vitit tė kaluar. Ky grup klandestinėsh ėshtė zbuluar nga kufitarėt italianė dhe pas kontrolleve tė ushtruara, policia kishte gjetur nė skafet qė transportonin klandestinėt njė sasi tė madhe droge. Pas kėtij zbulimi, Sotiri bashkė me 7 persona tė tjerė u arrestuan dhe u dėrguan nė ambientet e izolimit nė burgun e Leēes. Ai ishte akuzuar pėr trafik lėndėsh narkotike, por nuk e pranoi kurrė njė akuzė tė tillė. Vazhdimisht kishte kėrkuar lirimin e tij, duke deklaruar se ishte i pafajshėm dhe se nuk kishte tė bėnte me trafikun e drogės qė gjendej nė gomonen me tė cilėn ai ishte nisur drejt Italisė, si shumė shqiptarė tė tjerė. Vdekja tragjike e Sotirit, ka kaluar pa komente nė shtypin italian qė rėndom mbushet me kronika tė zeza ku shqiptarėt etiketohen si shkaku i tė gjitha krimeve. "Jam i sigurt se po tė kishte qenė njė italian nė grevė urie, nuk do ta kishin lėnė tė vdiste", - mėsohet tė ketė thėnė dje pas vdekjes tragjike, avokati i shqiptarit tė vdekur.
    Winners Don't Quit

  2. #2
    i/e larguar Maska e Vjosa
    Anėtarėsuar
    19-08-2002
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    1,376
    Kjo ngjarje me te vertet me preku jashte mase. Te them te drejten me duket se ne ne shqiptaret kemi ngelur jetim, si ata zogjte qe i braktis nena dhe i le ne meshire te fatit. Patjeter qe po te ishte italian s'do e linin ne ate gjendje, por ishte shqiptar dhe per shqiptarin kur s'pyet shteti i tij do pyesin te tjeret? C'te bejme ky fat na ra, dhe vuajme neper bote deri sa na marrin dhe gjene me te shtrenjte, JETEN. Por per ate shpirt qe iku pa shkak duhet bere dicka tani , te zgjidhet ne rruge gjygjesore dhe te dale e drejta e tij , te mos neperkembet e drejta e shqiptarit ne kete menyre

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Edhe une ndjej dhimbje per Sotir Sotajn e per familjen e tije.

    Megjithate duhet te jemi te qarte se Te hysh hajdutce ne nji shtet eshte shkelje e ligjeve te atij Shteti dhe te pret natyrisht Burgu ose kampi refugjatve.

    Ne kete rast kemi te bejme me nji njeri 40 vjecar i cili i di rregullat dhe i di dhe se kush jane skafistat e Vlores.
    Sotiri nuk eshte ndonji i humbur nga katundet e Pukes ose Gramshit por besoj do jet Fierak ose aty rrotull.
    Kur ti merr zoti ment e hypen ne Skafet e Vlonjatve duhet te llogarisesh si gjene me te paket Burgun italian sepse dhe Koka te shkon nga kallashet e hanxharet e Skafisteve ose trupi ne goj te peshkaqenve.

    Pak ngjarje kane ndodhur ne Otranto e qe Sotiri dhe te tjere duhej te kishin reflektuar.

    Viktima jane ato vajza te reja qe nen tmerrin e grykes se Kallashit e te terhequra zvarre merren nga pragu Shtepise diku ne katundet e qytetet tona dhe dergohen skllaverisht ne bordellot shqiptare jashte shtetit.

    Sotirit nuk i falet ky gabim.

    Sotiri duhej te duronte burgun e jo te bente vetvrasje.

    Polici Italian gjen droge ne Skafin ku Sotiri eshte pasagjer.
    Polici italian nuk eshte shef i Policise Vlores a Fierit qe te di se Drogen e ka skafist Selmani me skafist Armandon e jo Sotir 40 vjecar-qyqari.

    Kjo eshte tragjedi por tragjedi "e kerkuar me qiri".
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  4. #4
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Me vjen keq per ate njeri qe ka vdekur dhe perseri nuk i eshte marre parasysh fjala por per kete ngjarje perveē thashethemeve te si zakonisht qe shkruhen neper gazetat tona te cilat duan te bejne sensacjon per te shitur sa me shume, nuk kemi ndonje qe eshte kredibel e te na flase per ngjarjen!
    Sa per "mosrespekt i papare" qe titullohet tema do te shtoja qe dhe problemet qe i kemi shkaktuar shteteve perendimore keto 10 vitet e fundit jane po ne ate nivel mosrespekti qe evropa na kthen.
    Respekti fitohet duke dhene prova integriteti, edukate, pune e humanizmi e jo duke e kerkuar neper gazeta e forume.
    Kur te fillojme te respektojme nje here njeri tketrin pastaj le te kthejme syte dhe nga bota.
    Just God Can Judge Me

  5. #5
    hmmm Maska e Niko D'Angelo
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Minnesota, USA
    Postime
    127
    Kush di Italisht mire dhe gjithashtu di adrese te vlefshme te gazetavee Italiane se do dergojme nje leter. Ju lutem kush e merr persiper perkthimin ne Italisht dhe gjithashtu gjej nje adrese per ta derguar sidomos ata qe jetojne ne Itali duhet te dine me teper rreth kesaj. Ne shqip do ta shkruaj une peticionin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Niko D'Angelo : 09-10-2002 mė 17:34
    Winners Don't Quit

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Me vjen keq qe njerez te pafajshem duhet te humbin jeten burgjeve italiane, por problemi eshte shume here me kompleks se aq. Pala italiane ka faj qe nuk i dha nje shans degjimit te te ndjerit, por nga ana tjeter fajtore jane edhe trafikantet dhe ata qe lejojne qe skafet te levizin lirshem ne adriatik. Skafet nuk i drejtojne italianet por shqiptaret. Drogen nuk e transportojne italianet por shqiptaret.

    Ne jemi po aq fajtore sa edhe italianet !
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    hmmm Maska e Niko D'Angelo
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Minnesota, USA
    Postime
    127
    Albo, ketu nuk po flitet per fenomenin ne pergjithesi. Po flasim per keqtrajtim te nje Shqiptari qe nuk ju degjua fjala, po u la 3 muaj pa ngrene sa vdiq, sepse thjesht mendonte se ai ishte i vetmi mjet qe do ti sherbente per te provuar pafajtesine. Ishin 40 veta ne skaf, pse ju hodh faji vetem 7 prej tyre, po sikur ky te kishte qene si 33 te tjeret i pafajshem. Nje i fajshem nuk do te hidhej ne greve urie per 3 muaj, po do te gjente te tjera menyra per te shpetuar, si ka pasur te tjere. Nuk themi se eshte e ligjshme te shkosh me skaf ne Itali, por kjo s'do te thote se duhet ta lesh njeriun te vdesi sepse erdhi per te punuar per nje jete me normale ne Itali. Shqiptaret transportojne droge, por MOS harro se mbeshtetja eshte e Italianeve. Shqiptare te tille jane shume here viktima te varferise, nuk po flasim per kapot e medhenj. Kurse ne kete rast ka shume shume shume te ngjare qe kemi te bejme me nje te pafajshem qe thjesht emigroi ne Itali. Pse?? A e ke degjuar ti Albo qe ka njerez qe po jetojne duke shitur gjakun e tyre ne spital per 300 leke? Nuk jane te zote te cajne ne menyra te tjera, po ne kete rast ky e provoi, me skaf, si mijera te tjere. Eshte mire? Jo, nuk eshte sepse eshte e paligjshme. Po kush do ti pergjigjet familjes se tij? Ai kete mundim mori, sic kane mare edhe shume prinder tanet para shume vitesh kur u hapen kufijte. Por ceshtja eshte: Pse nuk u gjykua drejte edhe njehere, por u la te vdiste????? Sa e drejte eshte kjo? A do ta linte shteti Amerikan nje shtetas te tille edhe me droge te kapej, te vdiste ne burgje Italiane? Njerez jane te dy. Gjykojme rastin konkret, jo ne pergjithesi. Shpresoj se me kupton Shpirt Shqiptari. FLM
    Winners Don't Quit

Tema tė Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Nje video e papare!!!!
    Nga mad nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 09-07-2008, 19:23
  3. Loja me e Papare Online !!
    Nga OO7 nė forumin Lojra dhe rebuse
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-06-2006, 08:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •