Nje shqiptar qe ka shume shume te ngjare te kete qene i pafajshem, e ka paguar me jeten e tij sepse kerkonte pafajsine e tij. Ky eshte kulmi, ky eshte mosrespekt, eshte dicka qe nuk duhet kaluar pa koment NGA NE sic ka kaluar ne shtypin Italian, ky eshte nje ekstrem dhe keqtrajtim i drejtesise, te drejtave te njeriut, qeveria shqiptare nuk ka reagur deri tani.....Ekstrem
Vdes njė shqiptar pas 3 muaj greve urie
ROME - Ka vdekur nė qeli, pasi ka deklaruar pėr muaj tė tėrė se ishte i pafajshėm, por askush nuk ka dashur ta dėgjojė. Agjencia italiane e lajmeve ka njoftuar dje se nje shqiptar ka vdekur pas tre muajsh greve urie, ndėrkohė qė ndodhej nė gjendje arresti nė qelitė e izolimit nė Leēe tė Italisė. Sipas agjencisė ANSA, shqiptari quhej Sotir Sotaj dhe ishte 40 vjeē. Ai kishte qenė njė nga 50 klandestinėt e njė grupi qė kishte zbarkuar nė brigjet italiane me njė gomone tė nisur nga Shqipėria nė 7 qershor tė vitit tė kaluar. Ky grup klandestinėsh ėshtė zbuluar nga kufitarėt italianė dhe pas kontrolleve tė ushtruara, policia kishte gjetur nė skafet qė transportonin klandestinėt njė sasi tė madhe droge. Pas kėtij zbulimi, Sotiri bashkė me 7 persona tė tjerė u arrestuan dhe u dėrguan nė ambientet e izolimit nė burgun e Leēes. Ai ishte akuzuar pėr trafik lėndėsh narkotike, por nuk e pranoi kurrė njė akuzė tė tillė. Vazhdimisht kishte kėrkuar lirimin e tij, duke deklaruar se ishte i pafajshėm dhe se nuk kishte tė bėnte me trafikun e drogės qė gjendej nė gomonen me tė cilėn ai ishte nisur drejt Italisė, si shumė shqiptarė tė tjerė. Vdekja tragjike e Sotirit, ka kaluar pa komente nė shtypin italian qė rėndom mbushet me kronika tė zeza ku shqiptarėt etiketohen si shkaku i tė gjitha krimeve. "Jam i sigurt se po tė kishte qenė njė italian nė grevė urie, nuk do ta kishin lėnė tė vdiste", - mėsohet tė ketė thėnė dje pas vdekjes tragjike, avokati i shqiptarit tė vdekur.
Krijoni Kontakt