Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-11-2002
    Postime
    167

    Ina, Vajza Që Dëshironte Shumë

    Po ndodh gjithmone e me shpesh qe te zgjohem naten, atehere kur bota fle duke ngarkuar per ne diten tjeter shqetesimet e jetes, ndersa une me sy te hapur caj erresiren me thike e mbushem gjithe ankth. Rrotullohem me fytyren nga muri, e prek dhe ndiej te dridhem nga e ftohta qe me deperton ngado. Dua te fle serish, por ndiej nje shtrengim te ngadalte, si dy duar te huaja qe mbeshtillen ne mendjen time duke mbytur c’te kete brenda saj. Keshtu per ca caste, shoh te me humbasin te gjitha sigurite ne bote. Pushtohem nga nje frike aspak e hijshme, me zemren qe gjemon ne kraharor, i peshperis vetes te leviz vendit e te permblidhem. Vec i degjoj fjalet qe me dalin nga goja e sigurohem qe akoma nuk me ka ndodhur gje.
    Ky eshte nje shqetesim aspak i qarte. Te me vije nga dicka qe kam lene pa bere? Ke kam ofenduar? Si do t’i veje filli javes qe ka per te ardhur te nesermen? Luaj e luaj me kete torture, per te gjetur shkakun. Mbase pastaj mund te rifitoj gjumin tim. Jo, s’gjej dot asgje qe te beje te me shkrihen gjymtyret, e ne kete beteje te heshtur, qe po me ndodh gjithmone e me shpesh, naten, ndodh te dorezohem, hiqem sikur qaj pendimin tim dhe fle.
    Disa dite me vone perseritet e njejta skene. Po ai zgjim i ankthshem, qe mund te vije pas ndonje endrre te tmerrshme qe kam pare. Perjashta hapet nje erresire shurdhe , ndersa ne syte e mi varen fijet e tmerrit qe kam enderruar ne gjume. Nje makth sikur isha brenda nje pallati te brishte, qe aq shpejt sa mund te thyhej, shnderrohet ne nje anije te madhe, ne nje varke Noeje dhe ne meshire te fatit, perpihet nga nje curril uji, qe shperthen ne dallge. Vale qe shkumezojne terbim, sa here me aviten duke nxjerre dhembet te me kafshojne.
    Kete here kerkoj te luaj dredhine time, e pa e bere te gjate, nxjerr nga sirtari nje pako me hapje gjumi, gelltit dy cope njeheresh e pa e marre vesh, fle.
    Zgjohem naten, sikur te vija nga bota e te vdekurve, kam fjetur njezet e kater ore rresht, e perpikmerisht si nje dite perpara, e gjej veten duke shtrenguar, i futur ne nje kafaz erresire, kutine e hapjeve.
    I le menjane, kujtoj fytyra njerezish, emra, bej t’i lidh me fakte te gezuar qe te fus pak drite ne shpirtin tim. Por vec nje mjegull pa meshire hapet brenda vetes sime, e si ne nje fushe te madhe, te zbrazet, une vrapoj, kerkoj, e sikur te kam dale mendsh, bie ne gjunje dhe them sikur te jem profet:
    -Kam per te mbetur vetem!
    E kjo semundje shpirti qe vetem tani me shfaqet para syve, me ben te ngjaj si i pashprese. Sapo arrij ta mendoj kete gje, e kuptoj rrezikun qe kam: jeta ime, kuti te mbushura me jargavane, thesare te cuditshme pranvere, qe do t’i humb, e s’kam per t’i gjetur me.
    Cohem me syte e zgurdulluar, gjej, duke kontrolluar me duar, anash e anash, celesin e drites, qe leshon mbi mua nje buzeqeshje artificiale dhe e rregullon dhomen me dy tri orendi hijesh gati te tejdukshme.
    -Si i behet?- flas. I afrohem dritares, e hap njerin cep te perdes, prej ku hedh dy tre veshtrime te shpejta, pastaj iu rikthehem hapave te meparshem.
    -S’eshte hic e drejte te mbetem i vetem! S’eshte as e lehte, dreqi ta haje!
    Kur mendoj kete, perpiqem te shoh qarte ku kam gabuar. Eshte aq cudi ta mendosh veten te ndare nga gjithe pjesa tjeter e botes. Edhe i denuari me vdekje ka xhelatin qe e shoqeron tek koka deri ne castin e fundit.
    Me duket aq absurde kjo gje, e per ta bere te qarte kembenguljen tim tentoj te futem ne shtrat, te fle.
    Nje ndjesi e akullt, sikur te shtrihesha mbi nje faqe te gurte, apo te hyja jo ne shtratin tim por ne nje shpelle mali, me ben te ndaloj. I kryqezoj duart, me njera tjetren, pastaj tentoj te buzeqesh.
    Njerezit qe buzeqeshin, jane gjithmone miq me te tjeret. E sado qe te perpiqem, edhe pas shume provash, edhe si e qeshura ime i ngjan nje cicerime zogjsh, nuk arrij t’i sjell dot pranvere vetes. E marr vesh, mundimin tim. Eshte e kote qe vazhdoj te rri akoma, te pres. Askush s’ka per te trokitur vete ne deren time, ne mesnate. S’eshte habi qe njerezit ne kete ore te flene e te mos e cojne nder mend aspak qe une s’kam gjume e po e torturoj veten. Te ishte vertet keshtu, do te detyrohesha, me ose pa dashjen time, te ngrihesha ne mesnate e te shkoja ne banesen e nje njeriu tjeter, t’i trokisja ne dere, t’i thoja qe s’ishte i vetem.
    Bera nje hap te madh duke i menduar shpejt e shpejt keto gjera. Ishte nata, ishin hijet, ato qe i frynin damaret e mi e kerkonin qe une te pushtohesha nga e vetmja ndjenje qe mund t’iu bente balle te gjithave. Dhe e nuhasja sa te lehta e pa vlere do te dukeshin te tjerat pastaj.
    Bota qe merrte flake vazhdimisht e si nje topth me ngjyra te percellonte sapo e zgjasje doren ta perkedhelje, koha, qe trokiste ne kembanoren e kishes perballe por edhe brenda temthave te tu, per te te thene me sa vonese ishe akoma ne jete, lufta e eger per te shtypur njerez e per t’u ngritur duke shkelur kafkat e tyre me kembe, gjithcka qe gjate dites kishte kuptim, i humbte vlerat ne netet pa gjume, e kthehej ne nje boshllek te kobshem, ne nje te vertete te madhe, qe une, po te shihesha ne nje pasqyre tmerri, do ta lexoja ne buzet e mia: frika te mbetesha vetem.
    Keshtu pa e bere te gjate, e me nje istikt te papare per te nisur me kohe kerkimin tim, rrembeva xhaketen, u turra si i marre ne boten jashte.
    Nje ere e lehte, dhe ca zhurma te vogla, te parat shqetesime te nates qe kishte ndermend te ikte, me dhane besim. I gjalleruan hapat e mi. Ne erresire, duke ecur e duke vrapuar, s’mendoja gje tjeter pervec deshires te dashuroja. E sa me shpejt te ishte e mundur, qe ne cast, aq shume doja te gjeja femren me te cilen te shijoja duke pare perdite, si mund te vdiste nen syte tane, vetmia ime.

    2.
    Ka shume menyra per t’u ndier i dashuruar. Per te hequr qafe nje gjume te peshtire, te mbushur me ajer qe nxin e te deperton brenda duke mos te lene te hedhesh nje hap, duhet ajo mungesa tjeter e gjumit, kur ti i ulur perballe nje gote, duke degjuar nje muzike qe te afron perpara fytyren e njohur, ndihesh skur zbret nga qielli, e poshte, ne toke te pret nje turme e tere njerezish qe duan te te shohin te turperuar. E ashtu ndodh vertet…
    Atehere nis vrapi i madh, ti shkon e mbyllesh e vjen e strehohesh ne gjoksin e mikes tende, asgje s’ka me kuptim, e sikur te vazhdonte ashtu pafundesisht, do ia lejoje kohes te vizatonte cdo lloj zhgarravine mbi trupin tend, pa e lene te te prekte shpirtin.
    Edhe une, kur ndiej qe agimi leshon shigjetat e para te drites mbi catine e qytetit, behem gati te dal dhe te kerkoj.
    Eshte nje dite qe mbaron shpejt, apo te duket sikur s’ka ekzistuar kurre, dita kur t’i kerkon me ngulm dicka qe s’e gjen dot.
    -Miremengjes!
    Nuk po flas me veten. Shume here, njerez te ulur neper shkalle pallatesh apo neper stola parqesh, gjejne dhe e kuptojne vendin ku duhen vrare mendja. Para meje qendron nje nga njerezit e pare qe zgjohen kaq heret per t’i shpetuar nates, ne qytet. Eshte nje vajze me e re se une, e ulur ne nje nga stolat e parkut. E ngre koken, me buzeqesh, e sikur te kete deshire te me pergjigjet, e vendos doren tek floket e gjate dhe matet t’i hedhe pas supit.
    Une behem i heshtur. Nuk e kam marre akoma pergjigjen time. Me vjen te ik, bej disa hapa me tutje, me mire te besoj sikur ka dashur vertet te komunikoje nje mesazh me mua, e me tej, ne ndonje nate pa gjume, ta interpretoj veten si nje gjel deti. Por s’kam ku te shkoj me hapat qe me ngjiten pas tokes, ferkohen me pluhurin e rruges e po te mos iu bindem, kane per te me hedhur perdhe.
    Ky eshte nje nga ato rastet e cuditshme, qe me ndodhin gjithnje mua, kur edhe sikur qielli te permbyset s’mundem t’ia pranoj vetes sa nevoje kam per ate qe iu pergjigjet brockullave qe nxjerr nga goja. Pyes, edhe njehere, dicka me idiote se e para. Skuqem, bej nje rreth me gishtin e kembes, si tek nje reklame qe iu kushtohet familjeve me te ardhura te bollshme. Shoh te levize dicka ne fytyren e vajzes, me duket sikur e kam nisur gjithcka sic duhet, por pa arritur te shnderrohem ne mashkullin tipik qe thote gjithcka pervec vetes se tij, ajo me zgjat doren dhe me thote :
    -Quhem Ina ! Edhe ti ketu ?!
    -Njihemi ?-e pyes i carmatosur.
    -Me duket se ke patur probleme me gjumin keto kohe. Je i ri, apo jo?
    -Po ti?-i them sikur te jem nga ata qe iu pyesin me perpara moshen femrave per te mos bere ndonje marrezi.
    Ina qesh, me ben me shenje te ulem prane saj dhe thote:
    -Ka qene e jotja, dritarja perballe parkut, ne rrugen Savino, apo gabohem? Ti ecje, e pas te ndiqnin tre kater hije qe s’merreshin vesh e ngaterroheshin me hapa te ngadalte. Sa per te qeshur ishte!
    -Ti e di ku jetoj une?-e pyes, e duke ngritur supat i revoltuar, s’arrij te fsheh dot nje habi brenda zerit tim.
    -heret a vone, te gjithe ne i dime ku kane per te lindur shqetesime tona. Mua me rastisi te te gjeja ty. Nje nate, m’u desh te beja nje mjaullime te gjate maceje qe te zgjoheshe nga gjumi, te hapje driten e me sa frike qe kishe, te guxoje te hidhje nje apo dy shikime perjashta.
    -ishe ti?-i them pa dashur ta fyej. Me sa mbaj mend, ate nate jam zgjuar i rrokullisur pertoke, tek po kerkoja me ngulm ne enderr, te drejten time kunder infermieres plake, qe me sheroi kur isha tre vjec. Enderr e poshter, c’eshte e verteta, e kur u rrezova ne dysheme, ndjeva per dreq hijen qe u mat te me bente gjilperen ne prapanice.
    Ina nuk thote gje, psheretin dhe me fton te cohemi.
    -Le te bejme ato qe veshtire mund t’i gjejme gjate dites. Te ecim pak perkrah njeri tjetrit. Edhe ti je vetem?
    -Une?- e pyes dhe i carmatosur perballe veshtrimit te saj, i them: -Ti s’mund te besh dot gje?!
    Futemi ne nje rruge te cuditshme s’e dija qe ekzistonte me pare. Mjaftoi qe te kapercenim nje kryqezim qe gjate dites ishte i bllokuar nga makinat, morem nje kthese majtas, beme edhe nje manover te vogel gjate se ciles Ina me shtrengoi doren me te sajen sa une e humba fare pa mundur te fiksoja dot gje, derisa dolem ne nje shesh te hapur, te zbrazet.
    -Mund t’ia nisim nga fillimi. Te bejme cdo gje dhe ajo qe ne deshirojme ka per te mbetur. Tani eja te ikim!- dhe Ina ma shtrengon fort doren, me terheq me force, te me largoje nga ai vend ku me ka sjellur e mbushur gjithe re dyshimi brenda vetes. Por mua gjate atyre casteve me duket sikur rilind, padashur ndjej dhe prek me krahun tim, qe Ina e terheq gjithe inat, format e gjoksit te saj, gjaku im merr zjarr, une provoj te gjemojne istikte te panjohura brenda meje.
    E s’mbaron vetem me aq. E shoh si perpara me dalin ca forma te shpelara te jetes qe kam bere pa nderprerje, i futur ne ca shtrengime duarsh, me njerez bastarde qe buzqeshin e ne vend qe te shtrengojne duart mundohen te cojne lart flamurin e pavaresise. Kishte apo jo kuptim te behesha njeri mes ca tipave te tille?
    -Vend i vecante!- them dhe ndahem nga mendimet e mia.
    E marr vesh qe ka dicka te dyshimte, tek sheshi ku une jam futur. Eshte nje kopsht qe s’me takon as t’ia mesoj emrin. Prandaj, s’dua te gjej qofte edhe nje tabele ku te lexoj mbishkrimin e hyrjes. Per gjera e bukura e te pastra, qe zgjasin me shume se nje jete mediokre, me duhet te jem i verber e mos kem shume pretendime.
    -Ej!-me shtyn me njerin krah Ina. Qesh, pastaj sikur te kete kohe qe mban nje ankth te tmerrshem brenda vetes, thote:
    -Une jam e shemtuar? E dije?
    Habitem, e kur mundohem ta perkedhel, shoh se si dridhet e gjitha, njelloj sikur dora ime te kete qene nje lloj bekimi qe e fali te lindte nen nje drite te re.
    -C’po thua ?- i them.
    -Ne, njerezit e vetmuar, jemi te gjithe shemtira qe nuk shihen dot me sy !-klith ajo, por kete here nuk e le te me largohet. E perqafoj, e shkendijen e pare qe me prodhon truri, guxoj t’ia them :
    -Jemi te mjere, qe jemi kaq te palumtur, e kenaqemi medoemos me te parin qe na flet rruges e na pershendet ?
    -Jam e mjere vetem kur i urrej te tjeret !-thote Ina.
    -Atehere nuk je e shemtuar !
    Kjo eshte puthja jone e pare. Une i ndjej buzet e saj te flaka qe me pershkrojne gjithe trupin. Ne mendje me vijne nje lume i pafund gjerash qe mund te bej. E te gjitha, per pak caste i katapultoj tek nje mur, nje shkemb i vetem i heshtur, i quajtur njeri: s’mund te dal dot jashte tij.
    -Mundet te jem nje gje e vockel, nje krimb i pashprese, qe jargavitet lart e poshte, mbi ose nen toke, pa marre vesh c’behet? Ky jam une?
    -Pa mua?!-me pyet Ina dhe qesh sikur te kete pritur gjithe jeten nje pyetje te tille. –Eja te shkojme!
    As vete nuk e marr vesh si mund te kaloje nje dite e gjate, e mbushur me gjithe ato aventura. Kemi shkuar neper lloj lloj baresh. Ishim ne nje vend ku beheshin veshje me porosi. Ina porosit nje kostum pranvere per mua. U shkrime gazit tek perpiqeshim te merrnim masat. Une kerkova te blija ne cast nje kapele gjigande, modeli i fundit qe kishte mberritur. Si perfundim, u ndame me nje cante lekure krokodile te rreme, duke bere premtim qe kishim per t’u kthyer prape aty kur te na binte rruga. Nuk u mjaftuam me kaq. Kapercyem tre, kater rruge kryesore, te varur ne tramavajin e qytetit. Ina me hoqi pas vetes, u futem ne nje restorant luksoz, ku ajo njihte pronarin. Drekuam dhe darkuam njekohesisht. Here pas here shkembenim te puthura. Une ndjeja se si ne cdo prekje duarsh elektrizohesha aq sa i shkaterroja me nje vale ngazellimi neuronet dhe harroja gjithcka.
    Me dukej se keshtu shkonte dhe puna e Ines.
    Kur po afrohej kafshimi i pare i mbremjes dhe dielli po rrezohej pas shpines sone, i tregoj Ines ankthin tim, pagjumesine e nates.
    Ajo nuk qesh, une perpiqem atehere ta nderroj temen, por e vendosur, ajo me peshperit:
    -Nuk duhet te tallesh me keto gjera.
    - Me beso qe jeta rreshket aq shpejt sa bejme vec faje njeri pas tjetrit po t’iu veme rendesi gjerave.
    -Ne rregull!-dhe Ina nenqesh, sikur ta dije me te gjate se une.
    Marrim embelsiren. Ne darke na ofrojne nje pije afrodisiake, une behem qiell i shtate. Megjithate e ndiej qe s’mund t’i kapercej nga pese e nga gjashte shkallet. Nuk jam tipi, ia perseris vetes e bindem qe duhet te tregohem ushtar i denje i vetpembajtejs, perballe cdo situate.
    -Do vish nga une sonte? S’e perballoj dot e vetme naten !
    -Ne rregull!-e s’jam une qe flas, por e gjithe qenia ime, i gjithe trupi im, duk nisur nga floket e deri tek lidheset e kepuceve.
    Kamarieri sjell faturen, e pas shume kembenguljesh, i tregoj Ines rrugen, duhet te me prese jashte, jam une kavalieri i saj sonte.
    Lexoj me shkronja te qarta, nje mbishkrim, dora e pronarit te lokalit, qe me ben vecse te qesh, e te tallem aty per aty:
    “Mos i beso asnjehere nates prane nje njeriu tjeter! Keshtu ke per te gjetur vdekjen. Nuk ishe i denje te lindje binjak i nje shpirti te panjohur per ty!...Me shume respekt Pergjegjesi i kamariereve. P.S. Llogaria ka qene e paguar qysh nje vit me pare nga Ina!

    Rrugen per ne shtepine e saj, e bejme ne maje te gishtave. A ka kohe njeriu te mendohet keso rastesh?
    -E shkele pak me perpara,-me thote Ina, kur jemi duke marre nje kthese brenda nje lagjieje te panjohur. –S’kishe pse te reagoje ashtu! Me takonte mua te paguaja!
    Pastaj buzeqesh si e marre, e lumtur, e lire, e duke vallzuar ne ajer, i harron te gjitha, e duke bere me shenje ne erresire, klith: - Ky ketu eshte pallati im!
    ERIS RUSI

  2. #2
    special Maska e Lemon tea
    Anëtarësuar
    26-04-2006
    Vendndodhja
    andej-këtej
    Postime
    99
    bravo Eris ... sill edhe diçka tjetër

Tema të Ngjashme

  1. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 08:47
  2. Disa deputete te parlamentit shqiptar hyjne ne greve urie
    Nga Conquistador në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 19:25
  3. Antitrafiqet nisin gjuetinë e bazave të prostitucionit
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 17-11-2007, 14:23
  4. Te divorcuarit
    Nga whisper në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-01-2006, 15:52
  5. Krijime të Ben Albanit
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2002, 15:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •