NĖNA TEREZE NĖ LETĖRSINĖ E SOTME SHQIPE



Ėshtė me rėndėsi tė theksohet se personaliteti i Gonxhe Bojaxhiut, gjegjėsisht i Nėnė Terezes, humanistes shqiptare mė tė njohur nė botė, u ka sherbyer shumė shkrimtarėve, poetėve dhe prozatorėve si njė model pėr prototip tė pėrsonazhit qė pėrban tiparet ekskluzive tė altruizmit dhe humanizmit. Zakonisht nė letėrsinė shqipe si tekst, si amėz tematike gjithnjė ka sherbyer monografia: NĖNA JONĖ TEREZE e Dr. Lush Gjergjit si dhe veprat e tjera tė po kėtij autori, qė i pėrkushtohen Nėnė Terezes. Kjo shenjtėreshė, jo vetėm e kombit tonė, ka qenė dhe mbetet gurrė frymėzimi dhe trajtimi artistik edhe nė letėrsinė e sotme shqipe, veēanėrisht n`atė tė Kosovės qė nga vitet e 80-ta e kėtej, ndėrsa pas viteve tė 90-ta edhe nė poezinė shqipe tė autorėve nga Shqipėria. Pėr mė tepėr, kjo figurė engjėllore, si pėrsėdytje e Krishtit mbi tokė (V. Zhiti), gjeti njė trajtim tė denjė artistik edhe nė shkrimet shqipe, e sidomos te njė pjesė e prozės tė autorėve si Martin Camaj, Ramiz Kelmendi, Ibrahim Kadriu, Nebil Duraku, Zejnullah Halili etj. Natyrisht, kėtu, pa harruar edhe prozėn antologjike: Hyjneshė e rranjės sonė tė Pal Duka Gjinit alias Daniel Gjeēajt, Legjionet e tė sėmurėve tė Beqir Musliut, romanin: Qerrja e dritės tė Ibrahim Kadriut, unė do t`i veēoja, megjithėatė, monografitė: NĖNA JONĖ TEREZE (1980) (e ribotuar disa herė) dhe atė: NĖNA E DASHURISĖ (2000) tė Dr. Dom Lush Gjergjit, qė pėrndryshe ėshtė njė personalitet i fuqishėm krijues, tashmė i njohur jo vetėm nė hapėsirėn kulturore mbarėshqiptare, por edhe mė gjėrė.

Pėrveē nė prozėn artistike dhe atė dokumentare (tė letrarizuar), figura e Nėnė Terezes ka gjetur trajtim tė veēantė nė poezinė e sotme shqipe. C`ėshtė e vėrteta, poezia e sotme shqipe e Kosovės kushtuar Nėnė Terezes, edhe ajo qė ėshtė prezantuar nė librin antologjik: LULE PĖR NĖNĖN (1985) tė Dr. Dom Lush Gjergjit, pėrkthyer dhe botuar edhe nė gjuhėn italiane nga poetja arbėreshe Kate Cukaro, por edhe poezia e botuar nė dhjetėvjetėshin e fundit, nėpėr libra, gazeta dhe revista nė gjuhėn shqipe, tė kujtojn zemrėn e madhe tė nėnės shqiptare, rėnkimin e saj asket, zhuritjen e zjarrit qė shuhet madhėrisht, njėherit tė pėrkujton besimin e madh tė Nėnė Terezes nė Hyun, dashurinė pėr Tė dhe nevojėn qė kjo dashuri tė zbatohet e tė mbretėroj midis njerėzve. Kjo poezi kėshtu na del edhe si shqiptim e dėshmi e besėlidhjes shpirtėrore artistike e poetėve tanė dhe e Nėnė Terezes veēmas, me dritėn dhe dashurinė e hirit tė Zotit, besėlidhje me frymėzimin hyjnor dhe me tė vėrtetėn hyjnore, qė kanė njė kuptimėsi dhe njė rėndėsi tė pazėvendėsueshme pėr jetėn e njeriut. Sė kėndejmi, nėpėrmjet trajtimit nė poezi tė figutės sė NĖNĖ TEREZES, tė sė vėrtetės e tė dashurisė sė Hyut dhe tė vetė Nėnė Terezes, nė tė vėrtetė shprehet qenėsia e jetės ungjillore, e besimit, gjakohet dhe njėherit pėrligjė nė artin e fjalės shqipe e madhėrishmja dhe bukuria shpirtėrore-metafizike (e Nėnė Terezes).

NĖNA TEREZE E SHQIPĖRISĖ, e nominuar kėshtu nė njė botim tė veēantė poetik tė Kadri Manit (1998), do tė kėndohet me njė frymėzim dhe pėrkushtim tė madh nga poetėt tanė tė njohur si: Azem Shkreli, Ali podrimja, Enver Gjergjeku, Mark Krasniqi, Din Mehmeti, Qerim Ujkani, Mirko Gashi, Abdylaziz Islami, Musa Ramadani, Jakup Qeraja, Basri Qapriqi, Hasan Hasani, Ramadan Musliu, Sarė Gjergji, etj. Pėr mė tepėr kjo NĖNA E JONĖ DHE NĖNA E BOTĖS, nė vargjet poetike shqipe me tė drejtė do tė nominohet: Lule e trollit tonė (Mark Krasniqi), Qerre e diellit (Din Mehmeti), Zemėr Nositi (Qibrije Demiri), Shpirt i gjallė (Ramadan Musliu), Zemra mė e madhe e kėtij rruzullimi (Musa Ramadani), Fishekzare e mirėsie (Agim Deva), Det mirėsie (Resmije Kryeziu), Mirėsi (Ibrahim Kadriu), Dritė e Zjarrit tonė (Isak Ahmeti), Nėna e moteve (Sarė Gjergji) etj.

C`ėshtė e vėrteta kėta poetė, me vargjet e tyre kushtuar NĖNĖS TONĖ DHE NĖNĖS TĖ BOTĖS kanė vėnė njė gur tė ēmueshėm nė themelet e kulturės shirtėrore tė popullit shqiptar, qė nė kėtė moment dhe nė kėtė mėnyrė lidhet pėr emrin e Nėnė Terezes, ashtu siē lidhet, pėr dhembull, njė pjesė e mirė e poezisė dhe prozės sonė pėr emrin e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut - dy figurat mė tė mėdha qė populli i ynė i ka dhėnė njerzimit.