Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 25
  1. #11
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    (23.7.2006)

    E Diela XVI e kohës gjatë vitit kishtar, Kisha katolike përkujtoi Shën Brigjidën, Pajtore e Evropës.

    E hënë, do të kremtojë festën e Shën Sharbel Maklufit, meshtar dhe të Shën Kristinës virgjër, që na kujtojnë se është e kotë të presim mrekulli, kur e kemi humbur nga sytë shenjën, që është Krishti.

    Shën Jaku i Madh, Apostull që do të kremtohet të martën e ardhshme, na kujton se dëshira për të zënë vendet e para i tundon edhe Apostujt. E Jaku e zë vërtetë një vend të parë: është i pari që jep jetën për Krishtin.

    Shën Joakimi dhe Shën Ana, prindërit e Zojës së Bekuar, gjyshi e gjyshja e Jezusit, kujtohen të mërkurën e ardhshme së bashku me të drejtët që prisnin ardhjen e Mesisë

    Të enjten pastaj është festa e Shën Pantaleonit, mjek e martir dhe e Shën Çelestinit papë, që na kujtojnë se Jezusi i shpall të lum ata që e mirëpresin Atë dhe fjalën e Tij.

    Të premten do të kremtohen Shën Urbani II papë, Shën Nazari e Çelsi, martirë milanezë dhe Shën Vitori papë. Liturgjia e festës së tyre na kujton se fara e mirë shkon dëm në se nuk bie në tokë pjellore. Duhet të jemi, prandaj, tokë e mirë, që fara e Ungjillit të japë fryt në shpirtin tonë.

    Të shtunën do të kremtohen Shën Marta, nxënëse e Krishtit dhe Shenjtorët Simpliçi, Faustini, Beatriçja, Feliçi dhe Rufi, martirë. Na kujtojnë se ata që e kanë zemrën e pastër do të banojnë në shtëpinë e Zotit. Duke u ndaluar te Marta, kujtojmë se mënyra se si e pret Jezusin është ikonë e shërbimit të vërtetë. Por Krishti kërkon më parë dëgjimin e vëmendshëm të fjalës së Zotit, pastaj shërbimin.

  2. #12
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Shenjtorët e javës së ardhshme
    nga 6 deri më 12 gusht









    Sot më 6 gusht, Kisha kremtoi festën e Shndërrimit të Zotërisë Jezu Krisht. Petkat e tija u bënë të bardha porsi bora (Dn 7,9-10.13-14). Në fytyrën e tij shkëlqen lavdia e Atit: Ps 96. Këtë zë, ne e kemi dëgjuar derisa zbriste nga qielli (2Pt 1,16-19). Ky është Biri im – djali i Dishirit (Mk 9,2-10).
    Ngjarja kulmore e jetës publike të Jezusit është Shndërrimi, sikur se pagëzimi ishte fillimi i jetës së tij publike e të Ngjiturit në qiell, fundi.
    Për besimtarët, kjo ngjarje e Shndërrimit të Jezusit është parashijimi e avancimi i Pashkëve dhe i lavdisë së jetës së amshuar.

    Nesër më 7 gusht, sipas kalendarit kishtar përkujtohet Shën Siksti II-të e shokët martirë; Shën Gaetani e Anania.
    Vëne në gojën time, o Zot, fjalën e vërtetë. Të uritur për dëgjim, njerëzit e ndjekin Jezusin kudo që ai shkon. Edhe me pesë bukë e dy peshqi, Jezusi arrijnë të kënaq çfarëdo nevoje materiale e shpirtërore – pohon Ungjilli i kësaj dite marrë nga Shën Mateut (Mt 4.13-21);

    Të martën e ardhshme më 8 gusht, bie festa e Shën Dominikut, meshtar.
    Populli ytë, o Zot, e shpall lavdinë tënde. Predikimi e lutja karakterizojnë stilin e Jezusit. Kush ka fe, kush ka besim në të dhe ndjek gjurmët e tija, nuk mund të pushtohet nga frika, as në momente e situata të vështira, madje as edhe në ato të pamundshme të jetës. Besimi në Zoti është mbështetje e mburojë për njeriun që shpreson në Të.

    Të mërkurën më 9 gusht, Kisha përkujton Shën Tereza Benedikta e Kryqit (Edith Stein), virgjër e martire, bashkëpajtore e Evropës, shpallur nga Papa Gjon Pali II-të më 1 tetor të vitit 1999. Figurë e jashtëzakonshme, Shën Tereza-Benedikta e Kryqit ishte rregulltare karmelitane, filozofe e thellë dhe shkrimtare e shkëlqyer.
    Kësaj shenjtëreshe e cila e flijoi jetën e vet gjatë përndjekjeve naziste, i kërkojmë dhuratën për të mësuar të dialogojmë me Hebrenjë e besimtarë të feve tjera. Në të luturit së bashku të Shpirtit Shenjtë Zot, e nën frymëzimin e tij, ne e bëjmë Zotit të pranishëm në botë dhe i japim hapësirë dashurisë së tij shpëtimpruese.

    Të enjten e ardhshme më 10 gusht përkujtohet Shën Lorenci, diakon e martir.
    Zoti e do njeriun që dhuron me gëzim, thotë leximi i ditës marrë nga letra e dytë e Shën Palit drejtuar Korintianëve (2Kor 9,6-10). Atë që më shërben, Ati Qiellor do ta nderojë, pohon Jezusi në pjesën ungjillore të Shën Gjonit (Gjn 12,24-26). Shpirti i Zotit e sjell lirinë e vërtetë, atë liri që arrihet me mundim në kërkimin e së vërtetës mbi veten tonë e mbi jetën tonë personale, një liri që nuk përjashton përkufizimet, ligjet e detyrimet që burojnë nga përgjigjjia që duhet t’i japim Zotit.

    Të premten e ardhshme më 11 gusht bie festa e Shën Kjares së Asizit, virgjër, e Shën Suzanes.
    Shpëtona o Zot, e dhurona jetën e vërtetë. Kur do të vijë Biri i njeriut, secili do të gjykohet sipas veprave të bëra (Dt 32,35-41). Cfarë mund të japë njeriu në këmbim të shpirtit të vet? (Mt 16,24-28).
    A jemi duke vepruar për të ato të mira që prishen e kalojnë, apo punojmë për të shpëtuar atë çka në ne është e pavdekshme?
    Pra, Fjala e Zotit na fton t’i përmbahemi udhës ungjillore, udhës që na shpie në plotësinë e jetës.

    Të Shtunën më 12 gusht, kalendari kishtar përkujton Shën Gjovana Françeska e Shantalit, regulltare.
    “I drejti do të jetojë në saje të fesë së vet në Zotin”, pojon leximi biblik i Meshës së ditës marrë nga libri i Abakukut profet (Ab 1,12-2,4). Psalmi 9 shton: “Kush beson në ty, o Zot, do ta ketë jetën”. Pjesa ungjillore nga Shën Mateu (Mt17,14-21) thotë: nëse do të kesh fe, asgjë nuk do të jetë e pamundur”.
    Shpirti Shenjtë është gjallëruesi i lirisë në kuptimin që na jepë guxim e fuqi për të zbatuar e mundësi për t’u bër atë çka jemi të thirrur prej Zotit për të qenë.

  3. #13
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    13-19 gusht


    Sipas kalendarit liturgjik, Kisha katolike më 13 gusht, kremtoi të dielën e 19-të gjatë vitit kishtar e njëkohësisht përkujtoi shën Poncianin, papë dhe shën Ipolitin, martir.


    Cdo herë që marrim pjesë në Meshën Shenjte, plotësohen fjalët e Jezusit: “Unë jam buka e gjallë që zbriti prej qiellit. Buka e gjallë është korpi im për jetën e botës”. Zoti, pra, e pajis njeriun me gjithçka që i duhet gjatë udhës së tij tokësore, gjithçka që i duhet për të kaluar nga kjo botë për tek Ati Qiellor. E udha e domosodoshme që e lidhë njerëzoren me hyjnoren, tokësore me qielloren është Jezu Krishti.


    Të hënën më 14 gusht, kalendari Kishtar përkujton shën Maksimilianin Kolbe, martir.

    Shpirti Shenjt Zot është autor i lirisë, që të jetë forcë e guxim, për të gjallëruar shpresën deri sa të mos bëhët dashuri, që na jep fuqinë për ta dhuruar jetën tonë për shpëtimin e jetës të të afërmit tonë. Këtë ka dëshmuar shën Maksimiliani Kolbe me martirizimin e vet.


    Të martën e ardhshme më 15 gusht, bie festa e të Ngjiturit të Zojës së Bekuar në Qiell, festa e Zojës së Madhe, siç njihet e quhet nga populli shqiptar.


    Me gjithë injorimin, si dhe kur ka ndodhur vdekja e Marisë Virgjër, shumë herët Kisha e ka përkujtuar dhe kremtuar fjetjen e saj, që është festa kryesore e Zojës së Bekuar. Gjithçka ne admirojmë në Marinë Virgjër është fryt i fesë së saj dhe i veprës së Shpirtit Shenjtë Zot, që përmes pranimin e adezionit të plotë të Marisë në veprën hyjnore të shëptimit, ka sjell fryte shëlbimi për mbarë gjinin njerëzore.

    Të mërkurën më 16 gusht, kalendri kishtar shënon përkujtimin e shën Rrokut, shtegtar e shën Shtjefnit, mbretit të Hunagrisë


    Duke shpallur mbretërinë e Zotit, Jezusi na ka sjellur faljen e Hyjit Atë dhe na ka thirrur e vazhdon të na thërras në faljen e anasjelltë mes njëri tjetërit. Ashtu sikur Zoti na falë, edhe ne duhet ti falim të tjerët.


    Të enjten e ardhshme më 17 gusht, kalendari kishtar shënon përkujtimin e shën Klarës së Kryqit, e shën Gjonit Delanoue.


    Leximet liturgjike të meshës së kësaj dite, pohojnë se Zoti në Jezu Krishtin na falë drejtëpërsëdrejti e menjëherë dhe me një begati të jashtëzakonshme hiri e mëshire. Falas marrim prej Zotit, falas duhet t’u dhurojmë nevojtarëve.


    Të premtën më 18 gusht, sipas kalendarit kishtar,përkujtohen shën Agapiti, papë, shën Helena, perandoresh dhe martirët e Ulpianës së Dardanisë, jo larg Prishtinës, shën Flori e Lauri, martirë.


    Kur flitet për thirrje të shenjta, menjëherë mendja na shkon te meshtarët e rregulltarët, e pra edhe në kurorën e martesës, edhe në familje e në punën e përditshme, është Zoti ai që na zgjedhë, Zoti na thërret e na bashkon. Këte e dëshmon edhe shembulli i martirëve dardanë të Ulpianës, jeta dhe vdekja shembullore e shën Florit e Laurit që dhuruan jetën duke i shërbyer të afërmit, e duke dëshmuar Ungjillin e Krishtit me vepra të mira e të drejta.
    Shembulli i tyre na mëson se, dashuria nuk ka nevojë të programohet por vetëm të mishërohet në jetën e përditshme.





    Të shtunën e ardhshme më 19 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Gjonin Eudes, meshtar e shën Sikstin e III, papë e martir.


    Për të jetuar bashkimin nuk duhen fjalë, por mjafton të kesh diçka për të zbatuar e jetuar sëbashku, të njëjtën shpresë në të cilën të marrësh pjesë e të njëjtat bindje që na bëjnë të jemi një mendjeje e një zemre.

  4. #14
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Nesër, më 20 gusht, sipas kalendarit liturgjik, Kisha kremton të dielën e 20-të gjatë vitit kishtar e nga shenjtorët përkujtoi shën Bernardin e Kiaravalles, abat e doktor të Kishës; shën Samuelin, profet dhe shën Marinë de Mattias, virgjër, themeluese e Motrave rregulltare‚ Adhurueset e Gjakut tejet të Cmueshëm të Krishtit ;

    Të hënën më 21 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Piun X, papë; shën Sidonin Apollinarë; shën Baldovinin e Rietit;

    Të martën, më 22 gusht, kalendari liturgjik shënon përkujtimin e të Lumës Virgjërës Mari Mbretërësh; gjithnjë të martën e ardhshme bie edhe përkujtimi i shën Timoteut, martir romak; e shën Filipi Benicit;

    Të mërkurën e ardhshme, më 23 gusht, bie festa e shën Rozës nga Lima, virgjër; shën Ciriakut e Arkelaut, martirë

    Të enjten, më 24 gusht, kalendari kishtar përkujton festën e shën Bartolomeut, apostull; shën Gjovana Antida Thouret, virgjër, themeluese e Motrave të Dashurisë;

    Të premtën e ardhshme më 25 gusht, kalendari kishtar shënon përkujtimin e shën Ludivikut (Luigjit IX), mbret i Francës; shën Jozefin Kalasancio, meshtar, themelues i rregulltarëve ‚Skollopë’ ;

    Të shtunën më 26 gusht, bie përkujtimi i shën Zefirinit, papë; shën Maksilimilianit, martir; shën Aleksandrit.

    Të dielën e ardhshme, më 27 gusht, në të dielën e 21 gjatë vitit kishtar, bie festa e shën Monikes, nënës së shën Agostinit, ipeshkëv.

  5. #15
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Nesër është data 27 gusht e kalendari i liturgjisë kremtoi të Dielën e 21 gjatë vitit kishtar, e ndër shenjtorë përkujton shën Moniken, nënën e shën Agostinit;

    E hënë me 28 gusht kalendari kishtar përkujton shën Agostinin, ipeshkëv i Iponës e doktor i Kishës;

    Të martën më 29 gusht, bie festa e martirizimit të shën Gjon Pagëzuesit. Martirizimi i shën Gjonit, pararëndësit të Jezu Krishtit, tek populli shqiptar njihet si festa e shën Gjonit Kryepre. Gjithnjë më 29 gusht përkujtohet edhe shën Sabina, romake;

    Të mërkurën e kësaj jave, më 30 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Feliçin (Gëzimin) e shën Margariten Ward;

    Të enjten më 31 shtator, kalendari kishtar përkujton shën Raimondin Nonnato; shën Aristidin; shën Jozefin e Arimatesë e Nikodemin, nxënës të Zotërisë Jezus;

    Të premtën e kësaj jave, më 1 shtator kalendari kishtar përkujton shën Egjidin, abat; shën Viktorin; shën Sikstin, shën Jozuhen. Po në këtë ditë, kremtohet Dita për mbrojtjen e krijimit (natyrës). Po kujtojme se e premtja e ardhshme është e premtja e parë e mujit, që besimtarët e krishtërë ia kushtojnë në mënyrë të posaçme adhurimit të Zemrës së Krishtit.

    Të shtunën e ardhshme më 2 shtator, sipas kalendarit kishtar bie përkujtimi i shën Albertit e Vitit; shën Zenonit, martir i Nikomedisë.
    Gjithnjë të shtunën e ardhsme, kujtojmë se bie shtuna e parë e muajit shtator e besimtarët katolikë këtë ditë ia kushtojnë posaçërisht lutjeve e nderimit të Zemrës së Zojës së Bekuar, Virgjërës Mari.

    Të dielën e ardhshme më 3 shtator, bie e diela e 22-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë. Në këtë ditë, kalendari kishtar përkujton shën Gregorin e Madh, papë e doktor i Kishës.

  6. #16
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Më 3 shtator, Kisha kremtoi të dielën e 22-të gjatë vitit kishtar e në këtë ditë kalendari kishtar përkujton edhe shën Gregorin e Madh, papë e doktor i Kishës.

    E hënë më 4 shtator, kalendari kishtar kujton shën Bonifacin I, papë, shën Rozen e Viterbos, virgjër, shën Marinin, oshënar e shën Mosiun, profet e ligjëdhënës.

    E marte më 5 shtator, kalendari kishtar kujton të Lumën Nënë Terezën, Gonxhe Bojaxhiun, themeluesen e Misionareve të dashurisë, bijën e motrën shqiptare, Nënën e Engjëllin e të varfërve. Sivjet bie 9 vjetori i vdekjes së Nënë Terezës e ky përvjetor e kjo festë do të kremtohet në të gjitha kishat në trevat shqiptare e në mbarë botës, me kujtimin përherë të gjallë të mesazhit që e Lumja Gonxhe Bojaxhiu i la besimtarëve e të gjithë njerëzve vullnet mirë: ta duam Zotin mbi çdo gjë e të afërmin porsi vetveten.
    Gjithnjë të martën më 5 shtator kalendari shënon edhe kujtimin e shën Erkolanit e Taurinit, martirë

    Të mërkurën e ardhshme më 6 shtator, kalendari kishtar Shën Zakarinë, profet; Shën Onesiforin, nxënës i shën Palit apostull.

    Të enjten e ardhshme më 7 shtator, kalendari kishtar kujton shën Regjinën, virgjër e martire, shën Guidon, ipeshkëv të Arecos;

    Të premtën e ardhshme më 8 shtator, kalendari kishtar kremton festën e Lindjes të Lumës së Mari Virgjër. Kjo festë te populli shquptar njihet me emrin festa e Zojës së Vogël. Gjithnjë më 8 shtator, kalendari kishtar kujton edhe shën Sergjin I, papë.

    Të shtunën e ardhshme më 9 shtator, kalendari kishtar kujton shën Pjetrin Klaver, meshtar jezuit, apostull ndër zezakë të internuar; shën Gorgonin, martir.

    Të dielën e ardhshme, më 10 shtator, Kisha do të kremtojë të dielën e 23-të gjatë vitit kishtar, sipas kalendarit liturgjik, ndërsa kalendari kujton shën Nikolen nga Tolentino, meshtar agostinian.

  7. #17
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Shenjtorët e javës së ardhshme sipas Kalendarit kishtar:



    Me 1. 10. 2006 Kisha katolike kremtoi të dielën XXVI të kohës gjatë vitit kishtar. Përkujtoi edhe Shën Terezën e Krishtit Fëmijë, virgjër karmelitane, doktore e Kishës, pajtore e misioneve.


    Të hënë, kremtojë Festën e Ëngjëjve Rojtës që Zoti i dërgon për të mbrojtur çdo hap tonin në rrugën e jetës. Prania e Engjëllit Rojtës në jetën e njeriut, flet qartë për dinjitetin e tij të paprekshëm.


    Të martën do të përkujtohet Shën Kandida martire. Liturgjia e festës së martires na kujton se Jezusi e nis udhëtimin e tij përfundimtar drejt Jeruzalemit që të japë jetën për shpëtimin e botës. Ndërsa nxënësit e tij mendojnë se ky është marshim ngadhënjimtar për marrjen e qytetit dhe duan të përdorin forcën për kapërcimin e pengesave. Jezusi ka arsye të plotë për t’i qortuar.


    Të mërkuren: Shën Françesku i Asizit, themelues i Urdhërit françeskan, pajtor i Italisë, që do të përkujtohet të mërkurën, na kujton se Zoti është e vetmja e mirë e njeriut e se Jezusi na drejton ftesën: ‘Mësoni nga unë, që jam zemërbutë e i përvujtë”. Shën Françesku e ndoqi Krishtin duke ecur nëpër këtë rrugë.


    Të enjten: Pasi i nisi dymbëdhjetë apostujt, Jezusi dërgoi edhe 75 të tjerë, sepse të korrat ishin të begata. E kjo na kujton, të enjten e ardhshme, në festën liturgjike të Shën Plaçidit e Maurit, nxënës të Shën Benediktit; Shën Galës, vejushë romake dhe e Shën Marisë Faustina Kovalska, virgjër, se çdo besimtar duhet të përpiqet për ta shtrirë mbretërinë e Hyjit kudo.


    Të premten Kisha do të përkujtojë Shën Brunon nga Kalabria, meshtar, themelues i Çertozinëve. Festa e tij na mëson se nuk është njëlloj ta pranosh ose të mos e pranosh Jezusin. Në se pranojmë se Krishti është jeta, mospranimi i tij ka si pasojë vdekjen. E Ai që nuk beson, duhet të kujtojë fjalët “Mjer ti!” të Jezusit kundër qyteteve kryengritëse.


    Të shtunën do të kremtohet festa e Zojës Rruzare, e cila na frymëzon lutjen: “O Mari, Ti që vë ndër duart tona Rruzaren shenjte, na mëso që, duke e thënë të ulur në shkollën tënde, të bëhemi kundrues të vërtetë të Krishtit”.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. #18
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Shenjtorët e javës së ardhshme sipas Kalendarit kishtar






    Sot Kisha katolike kremtoi të dielën XXVII të kohës gjatë vitit kishtar. Përkujtoi edhe Shën Pelagenë, virgjër e martire.

    E hënë, do të kremtojmë festën e Shën Dionisit e shokëve të tij, martirë; të Shën Leonardit, meshtar, themelues i Klerikëve rregulltarë të Nënës së Zotit, dhe të Shën Abrahamit, patriark. Duke i kremtuar, na lind pyetja më e rëndësishme që duhet t’ia drejtojë vetes çdo njeri: “Ç’duhet të bëj për të fituar jetën e pasosur?”. Përgjigja është : “Të duash Zotin e të afërmin, ashtu si na e kujton Benedikti XVI në Enciklikën “Zoti është dashuri”.

    Të martën do të përkujtohen Shën Danieli e shokët e tij, martirët e parë françeskanë dhe Shën Françesk Borgja. Liturgjia e festës së tyre na kujton se Jezusi sigurisht nuk e nënvleftëson punën e Martës, në shtëpinë e së cilës pret të ushqehet. Duke lavdëruar sjelljen e Marisë, kërkon të tërheqë vëmendjen mbi rëndësinë e pranisë së Tij e të na kujtojë se asgjë në botë nuk duhet të na hutojë para dëgjimit të fjalës së Zotit.

    Shën Firmini, diakon, Shën Aleksandër Sauli, ipeshkëv i Pavisë dhe i Lumi Gjoni XXIII papë, që do të kremtohen të mërkurën e ardhshme, na kujtojnë se duke na dhuruar ‘Atynën”, Jezusi deshi të na mësonte sjelljen e bijve që lidhen ngusht me Atin, me të cilin bashkojnë vullnetin, ndjenjat, jetën; nga i cili kërkojnë t’u japë bukën e përditshme, t’ua falë mëkatet, t’u japë jetë, t’i çlirojë nga i keqi.

    Të enjten e ardhshme, festa liturgjike e Zojës së Bekuar, Nënës së Kishës, na kujton se po të besojmë në lidhjen e Atit me bijtë, në bazë të ‘Atynës’, rruga që na çon në takimin me Zotin do të jetë gjithnjë e lirë: do të na jipet ajo që kërkojmë, do të gjejmë atë që lypëm, do të na hapet porta ku kemi trokitur. Po a e kemi besimin e duhur për ta arritur këtë?

    Të premten e ardhshme Kisha do të përkujtojë Shën Teofilin, ipeshkëv i Antiokisë. Festa e tij na tregon se Jezusi erdhi në botë për ta çliruar njeriun nga shejtani. Fitorja e tij është e sigurtë, sepse ai është më i fortë. E si mund të mos mbajmë anën e tij? Kush e gënjen veten se mund të luftojë i vetem, jo vetëm që do të bjerë në kthetrat e së keqes, por nuk do të mund të çlirohet më prej saj.

    Të shtunën do të kremtohet festa e Shën Kalistit, papë e martir, që na fton t’i këndojmë Zotit, sepse ai është Hyji ynë, të cilit duhet t’ia dëgjojmë fjalën e të jetojmë sipas vullnetit të Tij.

  9. #19
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    12.11.2006

    Sot Kisha katolike kremtoi të dielën XXXII të kohës gjatë vitit kishtar. Përkujtoi edhe Shën Jozafatin, ipeshkëv e martir si dhe Shën Diegon, laik françeskan.

    Nesër, e hënë, do të kremtojë festën e Shën Nikollës I papë e të Shën Agostina Pietrantonit, virgjër. Na kujtojnë se Jezusi i jep tri porosi atij që dëshiron ta ndjekë: të mos largohet kurrë nga Zoti, të falë e të lypë dhantinë e fesë. Besnikëria ndaj këtyre tri porosive sjell fryte që nuk mund të përfytyrohen.

    Festa e Shën Serapionit, ipeshkëv i Aleksandrisë, që do të kremtohet të martën, na kujton se Jezusi na mëson të kënaqemi sepse jemi me Të e jo sepse bëjmë ndonjë gjë. Rëndësi ka të jesh me Zotin; rezultatet e frytet, të cilat nuk janë në dorën tonë, nuk i mungojnë njeriut që jeton me bindjen se shpëtimi vjen nga Zoti.

    Të mërkurën do të kremtohet Shën Alberti i madh, ipeshkëv e doktor i kishës dhe Shën Jozef Pinjateli, meshtar jezuit. Na kujtojnë se Jezusi shëroi shumë të gërbulur, po vetëm njëri u kthye ta falënderojë atë, që ka forcë të shërojë sëmundjet e korpit e të shpirtit. I krishteri i vërtetë duhet ta pranojë çdo çast pushtetin e Zotit mbi jetën e tij e duhet të jetë i vetëdijshëm se është Hyji ai, që na prin drejt të mirave të jetës së amshuar.

    Duke ndjekur liturgjinë e festës së Shën Margeritës së Skocisë e të Shën Gjeltrudes, virgjër benediktine - të enjten e ardhshme, nuk mund të mos na lindë pyetja: “Ç’është mbretëria e Zotit? Kur do të vijë?”. Këto pyetje i bëjmë edhe sot, siç i bënin farizejtë në kohën e Jezusit. E pra Ai na fton të mos e ndjekim këtë logjikë njerëzore e ta pranojmë pa kushte në jetën tonë të përditshme.

    Ta humbasësh jetën, për ta shpëtuar. Këtë mendim, në dukje kontradiktor, na kujton, të premten e ardhshme, festa e Shën Elizabetës së Hungarisë, terciare françeskane. E pra vetëm ai që do ta ketë dhuruar plotësisht jetën, do të shpërblehet në ditën e mbrame. Ndërsa kush ia mbyll vëllezërve portat e zemrës, nuk është në gjendje ta pranojë ardhjen e Zotit.

    Të shtunën do të kremtohet përvjetori i shugurimit të Bazikës vatikanase (1626) dhe i Bazilikës ostiense (1854). Na kujtojnë se lutja e vazhdueshme dhe bamirësia, janë dy cilësitë që e dallojnë të krishterin, i cili sillet kështu sepse përpiqet t’i ngjasë Zotit. Duke jetuar me lutje e dashuri, ecim të sigurtë në rrugët që çojnë drejt qiellit.

  10. #20
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    17.11.2006


    Sot Kisha katolike kremtoi të dielën XXXIII të kohës gjatë vitit kishtar. Përkujtoi edhe festën e Shën Matildës virgjër e të Shën Abdisë profet.

    Nesër, e hënë, do të kremtojë Shën Oktavin dhe Shën Gjelazin I, papë. Liturgjia e festës së tyre na fton t’i shërbejmë gjithnjë Zotit, sepse shërbëtori besnik i Hyjit do të ketë jetën e pasosur.

    Në festën e Kushtimit të Zojës Mari, që do të kremtohet të martën, Ungjilli na paraqet një nga mrekullitë më të mëdha të Jezusit: shërimin e zemrës së Xakeut të pangopur me pasuri. Nuk duhet harruar, prandaj, se mëshira e Zotit mund t’i prekë edhe njerëzit që duken të humbur.

    Të mërkurën do të kremtohet Shën Çeçilja, virgjër e martire, që na kujton se nxënës i vërtetë i Krishtit nuk është ai që e pret pasivisht kthimin e Zotit, por ai që bëhet shërbëtor i palodhur i mbretërisë së qiellit.

    Duke ndjekur liturgjinë e festës së Shën Klementit, papë e martir, të Shën Kolombanit, abat e të Shën Feliçitës, martire - të enjten e ardhshme, kujtojmë dënesën e Krishtit përballë qytetit të zgjedhur, Jeruzalemit dhe fatit të tij tragjik. Qyteti që nuk e njohu Zotin, u përjashtua nga rruga e paqes.

    “Në fjalët tua, o Zot, gjej gëzimin tim, sepse je ti streha ime e shpëtimi im”. Këtë lutje na kujtojnë, të premten e ardhshme, Shën Dung- Lak, meshtar e shokët e tij martirë.

    Të shtunën do të kremtohen Shën Katerina e Aleksandrisë, virgjër e martire, Shën Moisiu martir, Shën Pjetri i Aleksandrisë ipeshkëv e martir dhe të lumët Luigji e Maria Beltrame Quatroki, bashkëshortë. Na kujtojnë se Hyji i bën pjesëtarë të jetës së vet hyjnore të gjithë ata që vdesin në bashkim me Të.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •