Postuar më parë nga student romak
Mirmbrema,
Kur e lexova kete fjali ketu siper qe Bibla eshte ndryshe, mu kujtua dicka qe un e mesova dikur. Dhe erdhi koha qe ta shkruaj tani: Testamenti i ri eshte shume me ndryshe dhe shume me i thjeshte nga se sa e dime ne.
Un shkruajta "i thjeshte", sepse eshte shume i thjeshte per disa njerez ne bote qe e quajne veten e tyre "Gnostic". Gnostic do te thote Ai qe din (i dituri) dhe un e mbaj veten nje "I ditur Kristian". Un kam shkruajtur gjithmone ketu ne forum qe Bibla, por edhe Kurani ne pergjithesi kane shume perbashkesi me njera-tjetren.
Testamenti i ri eshte shkruajtur simbas tregimeve te 4 aposteve, por mungon edhe tregimi i nje apostulli dhe ky eshte Judas.
Un e di tregimin e Judes. Ke Judas Jezusi tregon nje histori qe eshte e ngjashme me besimin tim:
"Zoti jeton ne trupin e te gjithe njerezve". Neqoftese shume njerez do ta dinin kete histori, atehere kjo ndoshta do te ishte me mire per Kristianet, por edhe per shume njerez qe kerkojne drejtesi ne kete bote.
Aposteli Judas njihet si tradhetari i Jezusit, mirepo do te vij nje dite dhe ju te gjithe do ta njihni historine e tij te vertete, ashtu sikur e mesova dhe e kuptova edhe une. Judas eshte njeriu me i paster nga te gjithe apostelet e tjere dhe Jezusi i tregon atij qe ai do te denohet e do te vuaje shume ne kete bote, sepse Judas e njeh Jezusin dhe Jezusi i premton Judas te fshehta e Zotit.
Zotin qe ka brenda Judas ka edhe Jezusi dhe ata jane te njejte, sepse qe te dy kane nje Zot qe i njeh ata shume mire.
.................................................. .................................................. ...................
Cappuccino, nje njeri shpirtmire nuk hakmerret e as nuk e lufton.
Por, Zoti do te pastroje edhe ty, ashtu sikur ai na pastron ne te gjithe.
.................................................. .................................................. .......................
Te drejtat e njeriut kane ngjashmeri shume te madhe me tregimin e Judas qe kisha Katolike, apo besimi Otordoks e kane fshehur gjithmone. Testamenti i ri nuk eshte korrekt, sepse mungojne disa gjera shume te rendesishme.
Tani vazhdoni perseri e shkruani cfare te doni. Un shkruajta ato qe kisha per te shkruar.
P.s. : Nuk dua qe te shkruaj me dicka per Testamentin e ri, sepse shume njerez ketu, por edhe anembane botes din shume pak rreth tij dhe un nuk kam deshire qe te debatoj. Do te shkruaj perseri kur te gjej ata qe din dicka rreth besimit tim dhe rreth Judas. Zoti jeton ke te gjithe ne njerezit dhe na don ne te gjithe njesoj . Te drejtat e njeriut do te ishin me te lehta per me u zbatuar neqoftese njerezit do te ishin dakort me kete qe nevizova un siper, sepse askush nuk don qe te vrasi nje Zot qe kurre nuk mund te vritet, apo denohet.
Dhe ju lutem lereni kete qe shkruajta, sepse do te ishte gjynah per ata qe megjithmend duan qe te dijne dicka rreth Testamentit te ri.
Kalofshi mire.
Krijoni Kontakt