Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    Problemi i pagave të buxhetorëve

    HONI DOGANIER MESUES

    Sindikatat e arsimtareve kane kerkuar nga ministri i Arsimit respektimin e premtimeve qeveritare per ngritjen e rrogave te tyre. Edhe pse shtimet e premtuara jane me pak se ne disa sektore te tjere (nje muaj me pare qeveria miratoi shtimin 62 per qind te rrogave te punonjesve te doganave dhe vetem 27 per qind te mesuesve te Shqiperise), arsimtaret kerkojne llogari vetem per pjesen e tyre.

    Kurse mund dhe duhet ndalur ne politiken e pagave ne sistemin e administrates publike. Kuptohet rritja e forte e rroges se doganiereve tane "te varfer" behet per t'i cytur ata qe te shmangen nga abuzimet dhe evazioni masiv doganor, i cili i shkakton shtetit (pra te gjithe ne qytetareve) nje humbje vjetore prej te pakten 200 milione euro.

    Por perfytyroni nje doganier "te zotin" qe deri tani ka marre nje rroge shteterore prej 40 mije lekesh te reja dhe qe nga abuzimet e lidhjet mafioze me firma te ndryshme, perfiton mesatarisht nga nje gjysme milioni leke te vjetra fitim vetjak ne dite. A do ta lere ai parajsen e 15 milioneve leke fitim (flasim perhere per fitim mesatar abuziv, pse ka syresh qe nxjerrin edhe fitime pese ose dhjete here me te medha) ne muaj, per hir te 240 mije lekeve te vjetra shtese qe do te marre ketej e tutje nga shteti?

    Edhe sikur dy milione leke te vjetra ne muaj t'u behet rroga doganiereve tane, keta si zor te lene pas dore "zanatin" e vjeter te mjeljes (vjedhjes) intensive te lopes shtet. Pse humbjet do t'i kene kolosale, po te kthehen papritmas ne punonjes te ndershem te administrates publike. Prej ketij arsyetimi, del se vendimi i paradokohshem i qeverise eshte krejtesisht jo efikas per doganieret.

    Ndersa, nese rroga e mesuesve do te rritej disi me ndjeshem, ndoshta rezultatet mund te jene me premtuese. Pse tek arsimi sot po investojne shtetet me te zhvilluara ne bote. Ne baze te premtimeve per arsimin percaktohen presidentet e vendeve si SHBA, France, Spanje, etj. Vendi yne do te kete nje te ardhme vetem nese mesuesit qe edukojne brezin e ri nuk do te jene te detyruar te shkalafiten neper kurse private, per te rrumbullakosur rrogen. Dhe te lodhur e ezauruar krejt, japin vetem 10 per qind te dijeve qe normalisht mund te jepnin ne shkollat e paguara nga shteti.

    Kuptohet me nje rendiment te tille se fare brezi te ri rrisim e edukojme! Premtimet e Berishes per te dyfishuar rrogen e arsimtareve jane pa dyshim per t'u pershendetur. Por nuk mund te pranosh qe te majmen me ate pak dhjame shteti nga buxheti yne i varfer doganieret qe tashme notojne ne flori (edhe ata punonjes qe nuk jane ne "vijen e pare" pra nuk marrin para direkt nga firmat importuese denden me rroga shperblim nje here ne tre muaj), dhe mesuesit te marrin nje ngritje page me pikatore.

    Sikur te ishte e mundur, do t'ia vlente qe vendimi i qeverise te kthehej mbrapsht. Qe doganieret te mbeteshin ne nivelin e meparshem dhe te pakten mesuesve t'u rritej rroga 35 40 per qind. Pse investimi tek ata eshte investimi per te ardhmen e nje brezi qe mund te sjelle shtetin ligjor tek ne.

    Ky brez i sotem ne drejtim nuk ka sy per qabe ta beje kete. Ndoshta edhe per shkak te arsimit te manget qe ka marre. Nuk mund te pranojme kurrsesi ne si qytetare te thjeshte qe "mesuesit" te sakrifikohen per te majmur doganieret. Keta "tipa" abuzive tashme jane dendur mjaft. Aq u eshte rritur barku e makuteria, sa kjo shtese rroge shteti u duket vetem nje gisht yndyre mbi pa en e trashe te abuzimit.

    Per te cilen nuk do te heqin dore kurre. Ose te pakten, qeveria te mos i rriste rrogat e mesuesve ne nje dite e me ate hendek skandaloz qe krijoi me rritjen e pagave te "punonjesve te traut". I urojme qeverise rruge te mbare ne perpjekjet e saj per t'u dyfishuar rrogen mesuesve tane te nderuar.

    Per te montuar ate rrjet te shemtuar kursesh private te organizuara e mbajtura nga mesuesit e shtetit, qe e rrjepin familjen e thjeshte shqiptare. Ku mesuesit shnderrohen ne tregtare te rendomte. Dhe qe pengojne, shpotisin, denigrojne e ua ulin noten pa te drejte atyre femijeve qe kane fajin e vetem pse prinderit e tyre nuk i kane regjistruar ne kurset private te mesuesve.

    Ku qellon jo rrallehere qe vetem fatura vjetore e ketyre kurseve private te detyruara kesisoj per femijet, t'i shkoje nje familjeje shqiptare te thjeshte mbi gjysme milioni leke ne vit. Shteti dhe ministria perkatese marrin pjese te pafuqishem ne kete vjedhje te shemtuar. Ndersa prinderit mallkojne veten qe nuk kane mundesi t'i dergojne femijet e tyre per shkollim jashte shtetit, larg ketij sistemi te ndyre e skandaloz edukimi.

    Qeveria duhet te mendoje montimin e ketij sistemi, te honit skandaloz doganier mesues. Dhe rroga e dyfishuar e mesuesve publike eshte nje menyre efikase per t'i larguar dhjetera mijera mesues te ndershem, te detyruar nga nevoja te tejngarkohen edhe me kurse private.


    Nga Kino Buxheli
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Ne vendet perendimore e amerike donanieret jane punonjes normal me nje roge normale shteti.

    Pse aty ata nuk jane problem?

    Doganieri qe mos te vjedhi, si gjithe te tjeret, qe mos te vjedhim, shteti ka vene ligjet e burgun---pra te jep burgun po vodhe, e jo para .

    E cudi dhe e kote se po do ta ndalosh kontrabanden e ndalon--e nuk ke nevoj te ritesh pagat---se vetem me kete ata prape do vjedhin.

    240 mije leke shtes ne page [62%] sa rroga e me e madhe e nje mjeku qe ka 30 vjet ne pune??!!!

    Ne kohen e monizmit kishte nje piramide page, qe psh nje punonjes i kualifikuar me universitet mirte gjithnje me shume, se nje me gjymaz ose me nje kurs, e sipas kategorive te punes, ishtin te gjitha me shkalle..

    Sot nje i afermi im mjek 20 vjet mer te 220 mije leke, kurse nje tjeter qe u fut ne Telekom si punonjes i pakualifikuar mer 450 mije, si rroge te pare??!!

    Cudira .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 26-04-2006 më 23:16
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Presidenti në majën e piramidës së pagave
    Nga Davius në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-08-2006, 03:22
  3. Një tezë greke: Problemi i çamëve myslimanë
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-05-2006, 18:19
  4. Problemi i Mitrovices
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 22:21
  5. Njeriu, problemi dhe Jezusi.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 20:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •