Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Thesaret e veriut në hartën 4 shekullore

    Shqipëria në shek. XVII – XX përmes librit të konsullit italian Ermano Armao. Ndryshimet e toponimeve dhe besimeve fetare

    Thesaret e veriut në hartën 4 shekullore

    Një Shqipëri e panjohur që rivjen nga Mesjeta e ndalet në fillimshekullin XX. Një vend me shumë të krishterë, me shumë kisha, vende që tashmë njihen me të tjerë emra, ose është e vështirë t’i identifikosh. Kur gjatë një vizite në vitin 1930 në Venedik, Konsullit të Përgjithshëm Italian në Shkodër, Ermano Armao i ra në duar një tog hartash që i takonin shek. XVII, ai nuk e bëri dysh t’i blinte edhe pse nuk e dinte që mes tyre fshiheshin në të vërtetë thesare. Mes 82 hartash të punuara nga hartografi venedikas Atë Vincenzo Coronelli, ai gjeti edhe 6 harta ku përshkruhej Shqipëria e Veriut. Siç shkruan vetë Armao në vitin 1932, së bashku me bashkëshorten iu fut punës për të hedhur mbi një hartë të re gjithë toponimet që sillte Coronelli.

    Por ndërsa studionte relievin që paraqiste prifti në hartat e tij dhe emrat, që ai nuk i kishte hasur gjatë qëndrimit në Shkodër, vendosi që krahas të dhënave të Coronellit të paraqiste dhe të dhëna të rifreskuara mbi vendet, emrat, malet, lumenjtë… Por më së shumti mbi qendrat e banuara, të cilat sipas të dhënave që ofron Armao kishin pësuar shumë ndryshime gjatë shekujve, duke filluar që nga numri i shtëpive, popullsisë, numrit të kishave, besimeve fetare, etj. kështu lindi libri “Vende, kisha, lumenj, male e toponime të ndryshme të një harte të lashtë të Shqipërisë Veriore”, e cila vetëm pak ditë më parë përmes botimeve “Korbi” erdhi në gjuhën shqipe. Në librin e tij Armao rendit 270 toponime të Coronellit dhe 7 që i ka shtuar ai vetë, të ndara në kategori: vende, kisha, male, lumenj e përrenj, liqene e këneta, shtigje e vana, gjire, gryka lumenjsh, kepe, shkëmbinj të nënujshëm, popuj, treva e krahina.

    Të gjitha sipas rendit alfabetik, duke u bazuar tek emri origjinal, duke u shoqëruar me emrin me të cilin hasej në vitet ‘20 - ‘30 dhe një përshkrim të shkurtër të gjendjes, gjithnjë duke e krahasuar me atë që dikur ofronte prifti venedikas, por edhe burime të tjera që Armao i është referuar, mes të tjerash relacionet e Imz.

    Bizzit 1614 dhe Atë Gasparit 1671. Përpara se të nisë e të rendisë fjalorin toponimik, ai jep një tabelë ku tregon rritjen e popullsisë, krahasur me shek. XVII. Kështu dioqeza e Shkodrës paraqet një rritje prej 115%, nga 13 mijë banorë, në kohën e Armaos numri ka shkuar në 28.446 banorë, e me radhë dioqeza të tjera. Fjalori i Armaos nis me Alessio - Lyssos, që në kohën e ish-konsullit italian njihej ende si Lesh e sot, Lezhë, për të vazhduar me të gjitha emrat e fshatrave e krahina, që nga ato me 30 shtëpi tek ato me qindra shtëpi e mijëra banorë, deri tek Zoga (j) e Zuani - Gjani. Ajo që vë re Armao gjatë hulumtimit të tij në terren dhe konsultimeve me famullitarët e kohës është fakti i shtimit të numrit të popullsisë myslimane, krahasuar me kohën e Coronellit.

    Armaos i del se edhe në kohën e Coronellit ka filluar konvertimi i besimtarëve nga të krishterë në myslimanë dhe tek tuk nëpër fshatra gjenden edhe shtëpi të tilla, megjithatë mbizotëron numri i katolikëve. “Fakti që në hartë shfaqen pak emra të viseve të banuara nga myslimanët, përmendja e 34 kishave, shpesh të emërtuara në vend të vendndodhjeve të tyre dhe së fundi, kushtimi i hartës Kardinalëve të Propaganda Fides…, e gjithë kjo të bën të besosh se burimi fillestar që kanë shfrytëzuar për hartat e tyre, së pari Coronelli dhe më pas Cantelli, është një, apo disa relacione misionarësh, me skica topografike të bashkangjitura”, - thotë Armao në librin e tij. Por edhe në kohën e tij, sipas të dhënave që ofrohen, në Shqipërinë e Veriut sundonte besimi katolik, edhe pse ai mysliman është shtuar mjaft. Një raport ky që sot rezulton të jetë i përmbysur. Krahas emrave të vendeve, Armao, i cili në vitet ’28 - ‘32 shërbeu si konsull në Shkodër, ndërsa më parë e në vazhdim në Boston, Kordovë, Stamboll e Këln, bën një renditje të kishave sipas emrave të shenjtorëve që ato mbajnë dhe rezulton se shënjtorja që nderohej më së shumti nga veriorët është Shna Prenda, për nder të së cilës kishte 13 kisha.

    Shkodra, kryeqyteti katolik i veriut

    Kur arrin tek Scutari, Shkodra e sotme, Ermano Armao ndalet pak më tepër, jo thjesht për faktin se ai qëndroi disa vjet atje. “Qendër arqipeshkvnore dhe qendër e katolicizmit shqiptar, prefekturë e thjeshtë, por “kryeqytet moral” i vërtetë i Shtetit të ri shqiptar, Shkodra pavarësisht nga studimet e huaja të shumta ka qëndruar shqiptare përgjatë shekujve dhe sheh me besim drejt së ardhmes së saj të bukur”. Kështu shkruan Armao në përshkrimin që i bën qytetit malor. Sipas tij, përshkrimet që i bën Coronelli vendondodhjes së Shkodrës janë të sakta, ndërsa numri i shtëpive nga 400 në kohën e tij kishte shkuar në 4 mijë. Sipas regjistrimeve të kohës në Shkodër kishte 26 mijë banorë, mes të cilëve 8473 katolikë dhe 17.277 myslimanë dhe 75 ortodoksë. Në të vërtetë, Armao thotë se edhe në kohën e Coronellit, Shkodra ka qenë një vend me një popullsi kryesisht myslimane, ndryshe nga zonat e tjera përreth, madje sipas tij, numri i katolikëve është shtuar më vonë. Si në kohën e Armaos, por edhe të Coronellit, Shkodra njihej si pikënisja e disa rrugëve kryesore, njëra përgjatë bregut të djathtë të Bunës, ndërsa tjetra drejt Lezhës dhe përgjatë Drinit.

    Coronelli
    Ati i kozmografisë
    Atë Vinçenzo Coronelli njihet si një prej hartografëve më të mëdhenj italianë, krijues i qindra vëllimeve dhe hartave, që jetoi në kapërcyellin e shek. XVI-XVII. Ai lindi në ravena dhe vdiq në moshën 68 vjeç. Ishte shumë i ri kur veshi rrobën e françeskanëve. Nuk dihet kur filloi të interesohej për kozmografinë, por dihet që në vitin 1688 bëhet kozmograf i Serenissimas dhe krijon Akademinë e Argonautëve.

    Ajo që vë re Armao gjatë hulumtimit të tij në terren dhe konsultimeve me famullitarët e kohës është fakti i shtimit të numrit të popullsisë myslimane, krahasuar me kohën e Coronellit
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Kështu shkruan Armao në përshkrimin që i bën qytetit malor.
    Bahet fjale per Shkodren. Te huejt Coronelli e Armao kane dite ma shume per Shkodren se sa autori i shkrimit (apo autorja) shqiptar, por mjaft injorant.

Tema të Ngjashme

  1. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2024, 02:46
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Koreja e Veriut është vendi me i cuditshem në ..
    Nga Brari në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-12-2006, 14:23
  4. Bushi po perpiqet te krijoje supershtetin e Amerikes se Veriut?
    Nga Darius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 20:01
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •