Liturgjia e Fjalės sė Zotit e dielės sė 3-tė tė kohės sė Pashkėve B
( Veprat e Apostujve 3,13-15.17-19; Psalmi 4 ;1 Gjoni 2,1-5a; Luka 24,35-48)
Ja pėrsėri nė takimin tonė javor tė shtunės me Fjalėn e Zotit tė Liturgjisė hyjnore tė dielės sė 3-tė tė kohės sė Pashkėve.
Nėse, tė dielėn e kaluar, tema qendėrore ishte feja si takim me tė Ngjallurin qė e mbush jetėn me tė vėrtetėn e nga i cili takim rrjedhė dėshmia dhe misioni, e diela e tretė e Pashkėve nėnvizon faktin se si kthimi nė rrugėn e Zotit dhe tek Zoti, ėshtė sjellja e pėrcaktimi qė i kėrkohet njeriut pėr tia mbėrrijė tė vėrtetės sė jetės sė vet, tė vėrtetės qė ėshtė Krishti Zot. Pra, leximet biblike tė liturgjisė sė dielės sė tretė vazhdojnė tė na flasin mbi frytet e Ngjalljes sė Jezu Krishtit: paqja me ju pse po trembeni?..unė jam! Vetė! Mė prekni e vėrtetojeni! predikoheni Lajmin e Mirė tė popujve dhe faljen e mėkateve thotė Jezusi nė pjesėn e Ungjillit tė kėsaj sė diele.
Pjetri ( leximi i parė) e merr fjalėn pėr shpallur se si Hyji e ka lavdėruar tė Birin e vet, Jezusin duke e ngjallur prej sė vdekuri. Shėrimi i tė paralizuari i pohon fjalėt e tija derisa ai ata qė e dėgjonin i thėrret tė kthehen e tė besojnė nė Zotin e kryqėzuar.
Zoti, i ngjallur prej sė vdekuri, ėshtė dritė qė ndriēon ēdo errėsirė ( psalmi), ēdo hije tė njerėzimit e tė ēdo besimtari. Me psalmistin, tė kėrkojmė qė ekzistenca jonė tė jetė e ndritur nga agimi i ngjalljes sė Krishtit.
Dėftimet e vazhdueshme si dėshmi e pohim i pranisė tė tė Ngjallurit nė mesin e tė vetėve, janė argumenti qė na paraqet pjesa e ungjillit. Apostujve, tė shndėrruar nė dėshmitarė tė Tij, Jezusi ua beson detyrėn e kumtimit tė ngjalljes sė tij tė gjithėve popujve.
Krijoni Kontakt