Daniele Farlati
* Wikipedia *
Daniele Farlati ishte historian dhe bashkėautor i veprės madhore Illyricum Sacrum, njė nga burimet mė tė rėndėsishme pėr historinė e Shqipėrisė dhe trojeve shqiptare. Lindi mė 22 shkurt 1690, nė San Daniele del Friuli, (njė komunė nė provincėn Udine), Itali- Vdiq me 25 prill 1773. Mendohet se vdiq nė Venedik, Itali.
Pėrfundoi studimet pėr teologji nė Gorz. (Gorz ėshtė sot njė qytet i vogėl nė Itali nė kufirin me Slloveninė. Sllovenėt e quajnė qytetin Gorizia). Mbas pėrfundimit tė studimeve u pranua nė Urdhėrin e Jezuitėve nė Bolonja nė 1707. Punoi pėr 5 vjet si mėsues i letėrsisė klasike nė Kolegjin e Jezuitėve nė Padova. Iu rikthye studimeve teologjike nė Romė dhe nė vitin 1722 u dorėzua prift. Nė po kėtė vit u kthye pėrsėri nė Padova pėr tė ndihmuar At Filippo Riceputi nė kėrkimet e tia historike. Riceputi synonte tė shkruante historinė e fesė dhe tė kishės katolike nė Iliri dhe kishte skicuar nė vitin 1720 vijat e pėrgjithshme tė studimit. Riceputi dhe Farlati punuan sė bashku pėr 20 vjet duke grumbulluar ēdo dokument tė ruajtur nė arkivat e kishės katolike. Rezultati i kėsaj pune kėrkimore ishte grumbullimi i 300 vėllimeve (me shkrim dore) me dokumenta. Riceputi vdiq nė vitin 1742(?) gjatė pėrfundimit tė hartimit tė 2 pjesėve mė voluminoze tė studimit, Illyricum Sacrum: Katalogu i martirėve dhe shenjtorėve tė krishtėrimit nė Iliri, dhe jeta e Shėn Pjetėr Orseolos (St. Peter Urseolus).
Mbas vdekjes sė Riceputit, Farlati zgjodhi si bashkėautor At Jacopo Coleti. Sė bashku ata pėrgatitėn pėr botim Volumin I, i cili u botua nė Venecie nė 1751. Volumi I pėrmbante historinė e krishtėrimit pėr dioqezėn e Salonės deri nė shekullin e 4-tė. (Salona ėshtė sot njė qėndėr arkeologjike 5 km larg qytetit tė Splitit, Kroaci). Nė vitet pasardhėse u botuan edhe volumet II, III, IV. Volumi V u botua pas vdekjes sė Farlatit nė vitin 1775. Coleti vahzdoi botimin e volumeve VI, VII dhe VIII. Volumi i fundit u botua nė vitin 1818.
Krijoni Kontakt