Epidemia negative e Telenovelave
nga Edlira GJONI - Panorama
Hola! Comņ estas seńora?, ėshtė fraza mė ledhatuese dhe mė e shpeshtė nė telenovelat dembele qė mbushin oraret e ekraneve tanė. Pėrshėndetja ėshtė e ėmbėl, personale, e vėmendshme dhe tėrheqėse. Eshtė gjithēka qė femra shqiptare nuk ka dėgjuar pothuajse kurrė nga bashkėshorti i orientuar jashtė dyerve tė shtėpisė pėr xhentilesė.
Dhe ndėrkohė qė meshkujt vazhdojnė tė pretendojnė tė jenė burra nė shtėpi, duke pėrjashtuar gjuhėn e butė, afrimitetin, pėrkėdheljen, mirėkuptimin dhe varietetin, femrat shqiptare po humbasin gjithmonė e mė tepėr nė botėn e telenovelave. Aty shtėpiaket e dėshpėruara gjejnė atė qė ėndėrrojnė me vete dhe ndajnė me fqinjėn tinzare.
Bisedat mes tyre nisin plot zjarr nė formė komenti mė serioz, sesa gjendja financiare e shtėpisė; se si Maria la burrin dhe tė dashurin, si Marsela po ndahet nga Armando, si Zhadia gjithė zgjuarsi i krijoi vetes shansin e paparė tė zgjidhte mes tre meshkujsh....dhe se si jeta e tyre ėshtė pa kuptim brenda pluhurave dhe hekurosjes, teksa bota jashtė zien nga meshkuj qė janė mė joshės, sesa bashkėshortėt e tyre.
Nuk ekziston njė pėrqindje zyrtare e tradhtive bashkėshortore nė Shqipėri, por shumėkujt mund ti ketė rėnė rasti tė njohė apo dėgjojė pėr dikė qė ka ndjekur shembujt martesorė tė personazheve tė trilluar.
Pėrse?
Pyesni gratė dhe telenovelat qė ato ndjekin. Pėrputhje fatale mes tė dyjave.
Telenovelat e ekraneve shqiptarė, blerė nė tregje tė lirė amerikano-jugorė, janė po kaq tė lira e tė pavlera edhe nė moralin e munguar qė pėrcjellin.
Duke qenė se buxheti pėr realizimin e tyre ėshtė minimal, ėshtė e pritshme tė mendohet se pėr vlerat dhe idealizmat pėrcjellėse mendon pakkush brenda tyre.
Ideja e pėrgjithshme e tyre ėshtė kapja e njė audience sa mė tė gjerė, duke i servirur histori intrigante lehtėsisht tė imagjinueshme, qė kanė njė zhvillim dhe fund tėrėsisht tė papėrgjegjshėm... dhe tė parėndėsishėm pėr prodhuesit, teksa synimi i vetėm ėshtė shitja e telenovelės, jo e vlerave edukuese tė saj.
Pikėrisht kėto vlera tė pavėrteta dhe tė panevojshme nė shoqėrinė tonė nė krizė, i hedhin benzinė zjarrit qė pėrvėlon nė mendjet e paqarta. Mungesa e stabilitetit financiar dhe rutina e pėrditshme ku e ardhmja nuk ka vend, ndikojnė shumė nė vendimin e nxituar qė merret pėr ti kushtuar njė pjesė tė mirė tė kohės ditore telenovelave.
Raporti mes tyre dhe audiencės nė Shqipėri ėshtė bėrė i vėshtirė tė shpjegohet. A ėshtė femra shqiptare njė kėrkuese kėmbėngulėse e kėtij lloji tė veēantė ekranizimi, apo thjesht telenovelat janė malli mė i lirė qė mund tė serviret nė televizionet transmetues vetėm tė imazheve tė blera?
Kur Ēurēill thoshte: Ēdo popull meriton qeverinė qė ka, godiste me sarkazėm tė ithėt angleze tė dy palėt. Por, a ėshtė rasti tė themi Audienca shqiptare meriton tė shohė vetėm pėrralla tė dala boje, qė vijnė nga shoqėri akoma mė tė paqėndrueshme se kjo e jona? Nuk duket tė jetė njė pėrkim i rastit tėrheqja e tė dy kaheve. Shtėpiaket shohin telenovelat sepse kėto ka televizori (sipas tyre), kurse televizionet kanė blerė (sikur tiu ketė rėnė epidemia) tė gjitha mall tė lirė nė vlera, sepse kėto preferon audienca.
Ku bazohet ky pėrfundim? Ērėndėsi mund tė ketė kjo, pėrderisa vazhdon tė blihet edhe koha e lirė e pasdites qė financohet nga pėrparėsitė teknologjike, njėjtėsisht nė prodhim zero vlerash me ekrane lokale dhe mė gjerė, qė tė ndryshėm kanė vetėm titujt, por kurrsesi gjuhėn, prejardhjen, pėrmbajtjen apo hiēėsinė e telefilmave tė tyre.
Lehtėsia mendore, kohore dhe penduese me tė cilėn kapėrcejnė njėra pas tjetrės historitė e jetės sė tyre personazhet artistikė, qė hyjnė fare pa ftuar ēdo ditė nė shtėpitė shqiptare, kanė arritur madje tė bėhen kult me tė cilėt mburren prurėsit e kėsaj rryme tė turbullt. Nė njė shtet perėndimor, organe qeveritare ndėrhynė nė ligjin pėr transmetimin e telenovelave, sepse u vu re qė shumica e tyre filmoheshin nė pub dhe aktorėt pėrgjithėsisht pinin birrė gjatė shumicės sė sekuencave. Sipas rregullatorėve televizivė dhe mbrojtjes sė audiencės, kjo pėrcillte tek shikuesit imazhin e gabuar tė njė jete tė paqenė dembele, qė mund tė kalohej kollaj pėrditė brenda klubeve. Kėrkesa e zyrtarėve u kėrkonte producentėve tė filmit qė tė bėnin mė shumė xhirime edhe nė ambiente pune, ku tė flitej nė mėnyrė produktive pėr vlerėn e vėrtetė tė saj. Nė kėtė mėnyrė, audienca, kryesisht e tė rinjve, nuk do tė krijonte idenė e gabuar se paratė vijnė vetė nė shtėpi, edhe nėse rrihet gjithė ditėn nė pub, siē bėjnė personazhet e telefilmave.
Eshtė absurde tė pretendosh qė dikush nga Shqipėria tė bėjė njė kėrkesė tė ngjashme nė kontinentin a trazuar latino-amerikan, qė me kaq zemėrgjerėsi tejmbush tregun tonė. Por, nuk ėshtė e pamundur tė reduktohet mbėshtetja e mbushjes sė orarit me tė tilla pseudo-prodhime, qė janė korrektė si orė zvicerane bash nė ēdo ekran.
Asnjė! Asnjė televizion i vetėm me programacion tė (pa) orientuar nuk i ka shpėtuar epidemisė sė tyre. A sjell kjo risi, edukim, vlerė, shembull apo pikė referimi pėr shikuesin shqiptar, qė ende ėshtė i paformuar dhe i pandėrgjegjshėm nė shije? Vėshtirė ta pranosh si tė tillė efektin e pasditeve tė mbingopura me telefilma, qė ēojnė nė njė darkė pėrbuzėse edhe pėr pėrshėndetjen, nė ambicie dhe ėndrra pėr xhamat e artė, nė net pendimi me bindjen e pabazė tė zhvlerėsimit dhe nė paraditet heretike tė kafeneve; aty ku mė tinzar se vėshtrimi, ėshtė vetė mendimi qyqan qė vjen i pėrkthyer angari nga Amerika e lodhur Jugore dhe ka vend pėr zbatim vetėm nė shėmbėllimet qė brumosen aty.
Shqipėria ėshtė treg i papėrfillshėm pėr prodhuesit e mėdhenj, por edhe telenovelat qė shihen kėtu zbohen qė nė ide nė vendet ku tradhtia nuk grimohet nė kuzhinė dhe zgjuarsia zvarritet nė krahė tė zėnė.
Nė tė gjitha mėnyrat, shikuesi shqiptar po ushqehet me vlera boshe, pėr tė cilat nuk ka mė vend as me prenotim. Ecejaket e lidhjeve tė paqėndrueshme familjare, luhatja nė pėrkushtim, ėndrra me sy hapur pėr pasurim kėmbėkryq dhe veēanėrisht grimi i shpėrdorur si pėr tė kthyer borxhin, mbysin rrugėt dhe skutat kėtu ku vlera ėshtė kriptogrami mė i pakuptimtė.
Telefilmat e kanė kultivuar vėshtirėsinė dhe kotėsinė e tyre (vlerave), pėr sa kohė vendi qė zėnė nė to ėshtė shumė larg perceptimit dhe qėllimit krijues.
Megjithatė, por fat tė keq, hasta luego, seńora!, pėrkėdhel mė shumė se e vėrteta e asgjėsė qė pėrcjell.
Krijoni Kontakt