Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Jovanoviç: Serbia të njohë Kosovën

    Jovanoviç: Serbia të njohë Kosovën


    Ish zëvëndëskryeministri dhe lideri aktual i opozitës, Çedomir Jovanoviç i ka kërkuar Serbisë të njohë pavarësinë e Kosovës. "Ky është një rast ta heqim barrën e historisë dhe të krijojmë një Serbi qytetare. Serbia nuk mundet më ta qeverisë Kosovën"- shprehet Jovanovic, në një intervistë për të perditëshmen "Danas". Ish zëvendësi i kryeministrit të vrarë Zoran Djindjiç, aktualisht kryetar i Partisë Liberal-Demokrate, propozon një kontratë kushtetuese mes Serbisë dhe Kosovës e cila do ti njohë kësaj të fundit sovranitetin, ndërsa minoriteti serb në Kosovë do të duhet të ketë veton për çdo ndryshim në kushtetutë.
    "Serbët e Kosovës duhet të kenë gjithashtu dhe një zë në arsim, drejtësi dhe polici si dhe një numër të garantuar përfaqësuesish në parlament. Deri në permbushjen e këtyre kërkesave Kosova duhet të ketë një pavarësi të kushtëzuar" thotë për "Danas" kryetari i Partisë Liberal Demokrate.
    Për qeveritarët aktuale në Beograd, ai shprehet se ende ata janë nën kurthin e nacionalizmit të "Serbisë së Madhe" dhe i akuzon se nëpërmjet "patrotizmit falls" po pengojnë zhvillimin e Serbisë. Ndërkaq negociatat e Vienes, lideri opozitar serb i quan "farsë politike", që paraqesin dialog mes të shurdhërve. (Radio Europa e Lirë)
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 09-04-2006 më 04:28
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Mbi te gjitha Dashuria Maska e xixe xixellonja
    Anëtarësuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    Amerik - Miami
    Postime
    404

    ...Pershendetje...

    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Jovanoviç: Serbia të njohë Kosovën


    Ish zëvëndëskryeministri dhe lideri aktual i opozitës, Çedomir Jovanoviç i ka kërkuar Serbisë të njohë pavarësinë e Kosovës. "Ky është një rast ta heqim barrën e historisë dhe të krijojmë një Serbi qytetare. Serbia nuk mundet më ta qeverisë Kosovën"- shprehet Jovanovic, në një intervistë për të perditëshmen "Danas". Ish zëvendësi i kryeministrit të vrarë Zoran Djindjiç, aktualisht kryetar i Partisë Liberal-Demokrate, propozon një kontratë kushtetuese mes Serbisë dhe Kosovës e cila do ti njohë kësaj të fundit sovranitetin, ndërsa minoriteti serb në Kosovë do të duhet të ketë veton për çdo ndryshim në kushtetutë.
    "Serbët e Kosovës duhet të kenë gjithashtu dhe një zë në arsim, drejtësi dhe polici si dhe një numër të garantuar përfaqësuesish në parlament. Deri në permbushjen e këtyre kërkesave Kosova duhet të ketë një pavarësi të kushtëzuar" thotë për "Danas" kryetari i Partisë Liberal Demokrate.
    Për qeveritarët aktuale në Beograd, ai shprehet se ende ata janë nën kurthin e nacionalizmit të "Serbisë së Madhe" dhe i akuzon se nëpërmjet "patrotizmit falls" po pengojnë zhvillimin e Serbisë. Ndërkaq negociatat e Vienes, lideri opozitar serb i quan "farsë politike", që paraqesin dialog mes të shurdhërve. (Radio Europa e Lirë)
    ........................................
    .....mua me duket se dasht e pa dasht dikur do te jen te detyruar ta njofin pavarsin e Kosoves, por mir qe e ka cekur ket Javonoviqi e shef se u iki prej duarsh Kosova dhe tash do mundohen te veprojn sado pak per te miren e Serbve qe do te jetojn ne Kosov se sa per ne Shqiptaret na kishim mbytur te gjithve po ta kishin mundesin...
    ...siq me kan treguar ne disa vende te Kosoves jan kthyer serbet, por jetojn me frik te madhe, siq po shifet policia e tyre punon vetem ti ruajn, sa her te dalin nga pragu i deres...per fat te mir ne Pej ende nuk jan kthyer...çka mendoni ju apo kan frik prej neve Pejanve me shum.... ....nuk e kam ditur qe jemi kaq te rrezikshem....por vet mendoj qe arsyeja eshte qe ata vet na e lan afatin ne 4 or ta leshojm Pejen, dhe mbasandej kur na i vjedhen te gjitha ja qiten flaken...besoj qe ju vjen me shum turp se sa frik qe te kthehen....

    Çdo te mir dhe Zoti e ruaj Kosoven time, Ju duaa...a.... dhe ju deshiroj fat dhe lumturi ne çdo aspekt...
    "Dashuria e vertetë dhe e sinqertë nuk shuhët kurrë"

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Një test elementar mendor, test që do të duhej ta kalonim të gjithë: a kemi vetëdije nacionale e politike që nuk kem në gjendje ta zgjidhim vetë çështjen e Mitrovicës.

    Së pari, një zgjidhje që do të rezultonte në çfardo koncepti, do të duhej të raspektonte interesin e shumicës së qytetarve të këti qyteti... kjo nuk u bë, dhe as që i shkoi dikujt në mend se kaq shpejtë do të jemi para një akti të kryem, jemi thjeshtë, tashmë para aktit të imponuar, para zgjidhjës së „butë“ për Mitrovicën, e mbase duhet pranuar si një zgjidhëje e sygjeruar, e të huajve, që këtu më tepër kanë ardhur si „këshilltar“ të mbarvajtjes në zgjidhëjen e krizës përfundimtare të Kosovës.
    Ndarjen e këti qyteti, nuk e kemi pritur me aq neveritje politike që në fak gjithkund dhe gjithkah, do të pritej me gjurullti. Kjo nuk ndodhi as në brendin e këti qyteti sepse politika aktuale dhe më mirë ti themi ditore e mpaku me një iralitet kozmopolit.

    Po kaq kozmopolit u bënë edhe qytetaret e mi të Mitrovicës, të cilët u pajtuan më këtë iralitet politik. Kësaj radhe si për çudi, mungoi edhe reagimi i atyre që e simbolizojnë emrin e këti qyteti. Përa qyteti i Minatorëve, u nda edhe me mos reagim të këtyre njerzëve të nëntokës, që kur Kosovës i rrezikohej autonomia politike ata u ngritën në këmbë, dhe tronditën madje edhe Jugosllavinë. Kjo tronditje mungoi, kur këti qyteti iu morrë autonomia administrative e treitoriale. Ndarja në etnicitet, ndarja politike, ndarja komunale, etj... janë pamfleti më i përfolur i ditëve të mëpasme. Qyteti im u dorzua, u dorzua edhe politika e krekosjeve se nuk ka ndarje të Mitrovicës dhe i gjithë ay „Herozmi i këngëve“ qe prej SH.Fejzës e deri te shkrimi im.

    Bekim Rexhepi

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Për xixe xixellonjën,

    Xixëllonja pro-sllave apo injorante e mjerane?

    Se serbët na paskan dhe na ditkan se ç`është turpi, këtë tezë për të parën herë e kam lexuar dhe dëgjuar nga xixellonja e mjerë dhe neive.
    Ka shum çka të thuhet e shkruhet për "turpin"sllavo-serb ,por po e kursej xixellonjen meqenëse mendoi dhe shpresoi se xixellonja nuk është duke bërë justifikim ndaj politikave shovene serbe.Mendoi se këte që ka shkruar e ka thënë thjesht nga injoranca dhe naiviteti.Do t`i shofim postimet e saja në vijim por kam një dozë rezervë se e njejta nuk është megjithatë edhe aq naive e injorante.

    Fundi i fundit le të mbetet në ndërgjegjëjen e saj.

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    O Sabri, nuk jane krejt senet bardhe e zi, o bal. Xixa e dha mendimin e vet edhe mos ma nguc Xixen se e kam shoqe te mire.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 25-04-2006 më 21:56
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    Mbi te gjitha Dashuria Maska e xixe xixellonja
    Anëtarësuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    Amerik - Miami
    Postime
    404

    Wink Pershendetje

    Citim Postuar më parë nga dodoni
    O Sabri, nuk jane krejt senet bardhe e zi, o bal. Xixa e dha mendimin e vet edhe mos ma nguc Xixen se e kam shoqe te mire.
    ...........................................
    ...dodoni te falenderoj qe me dale pak zot qe ky sabriu gati me kapi per fyti... ... ...
    ... sabri e ki me te drejt ata ftyr nuk kan...por e kan te zez apo te zhytur...e per ket i kapin te dridhmet qe ata qe jan kethyer i kan rojtart policin e vet qe ti ruajn edhe kur te shkojn me ble buken...siq po shifet te gjith duhet te behen milica se perndryshe si do te dalin jasht pragut te deres... ...
    .........kalofeshi mir dhe kujdes ken po e zateteni rruges.......
    "Dashuria e vertetë dhe e sinqertë nuk shuhët kurrë"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anëtarësuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Zeroja e sovranitetit Serb në Kosovë

    Shikuar ne retrospektiven historike, Kosova kurrnjehere nuk ka qene territor legjitim i Serbise, por vetem nje placke koloniale, e grabitur me dhune dhe me gjenocid ne saje te ndihmes se Fuqive te Medha te Evropes (Kongresi i Berlinit, 1878; Konferenca e Ambasadoreve te Londres, 1912 1913).

    Prof.dr. Mehdi Hyseni


    Si rrjedhim, minoriteti i sotem serb nuk mund te kete te njejtin status juridik kushtetues si element shtetformues me kombin shqiptar ngase ne Kosove eshte ngulitur vetem si migracion kolonial ne saje te terrorit gjenocidal te politikes dhe te praktikes pushtuese te Serbise mbi Kosoven dhe mbi territoret e tjera indigjene te Shqiperise Etnike qe nga vjeshta e vitit 1912.Prandaj, eshte plotesisht e logjikshme dhe e justifikueshme qe, as historikisht, as juridikisht Serbia nuk gezon kurrfare te drejte morale, historike ose ligjore nderkombetare qe te kerkoje ndonje "miligram" sovraniteti mbi Kosoven, as mbi territoret e tjera te Shqiperise Etnike. Kete fakt dhe argument te pamohueshem me baze historike dhe juridike, duhet ta kete mbajtur parasysh edhe Cedomir Jovanoviq, edhe politika, edhe drejtesia, edhe shkenca, si dhe gjithe shoqeria serbe, se nuk mund te tejkalohet, as te anulohet ne dobi te sovranitetit kolonial te Serbise, pavaresisht nga orekset e zgjerimit te saj ne kurriz te Kosoves, si dhe te territoreve te tjera te Shqiperise Etnike.

    Qe ne fillim, duhet te them se vetem pjeserisht pajtohem me kete gjysme paragrafi konstatues te Cedomir Jovanoviqit, kur thote:
    "Vojislav Koshtunica dhe Boris Tadici duhet ta nderpresin politiken e tyre mashtruese ndaj opinionit" (Danas, 8 9.04.2006). Pse pajtohem vetem pjeserisht, sepse deklaruesi i tij, Cedomir Jovanovic mire e ka filluar opinionin e tij, objektiv lidhur me pikepamjet dhe me qendrimet e gabuara te Vojislav Koshtunices (kryeminister) dhe te Boris Tadicit (kryetar) te Republikes se Serbise, qe jane ne funksion te mashtrimit te opinionit publik perkitazi me statusin e Kosoves.

    Mirepo, edhe nuk e ka perfunduar ate ne teresi. Kete konstatim te Cedomir Jovanovicit, do te mund ta pranoja dhe ta justifikoja, vetem atehere, pasi ai (si liberal demokrat i vertete), ta kete pohuar teresisht, me kete permbajtje dhe me forme me te zgjeruar: Parapelqehet dhe eshte e domosdoshme qe si Boris Tadici, si Vojislav Koshtunica, si Parlamenti dhe Qeveria e Serbise, si Kisha Ortodokse Serbe, si Akademia e Shkencave dhe e Arteve te Serbise, ashtu edhe te gjitha subjektet politike pozite dhe opozite, etj., te braktisin politiken e deritanishme kolonialiste te paranojes kolektive serbe, duke e mashtruar popullon serb dhe minoritetin kolonial serb ne Kosove, se "Kosova eshte serbe dhe duhet te mbetet nen Serbi".

    Kete te vertete historike mbi Kosoven, perkatesisht mbi Shqiperine Etnike ne Ballkan, pikesepari, do te duhej ta kete ditur dhe, marre ne konsiderate si qeveria e parlamenti i Serbise me krye ne Vojislav Koshtunicen dhe me Boris Tadicin, Kisha Ortodokse Serbe (ne vecanti "ekspozitura politike" e saj ne Kosove me ne krye, Artemije Radosavlevicin dhe Sava Janjicin, tandem politik ky, me i rafinuar dhe me ekstrem antishqiptar, antievropian dhe antiamerikan), ashtu edhe Cedomir Jovanovic, kryetar i Partise Liberale Demokratike (PLD) te Serbise, i cili ne rolin e "avokatit" te zgjidhjes se problemit kolonial te Kosoves, permes nje interviste te tij kontradiktore, dhene gazetes se perditshme serbe "Danas" te Beogradit, te botuar me 8 9 prill 2006, ne stilin politiko propagandistik te Vuk Drashkovicit (minister i Jashtem i Unionit te Serbise dhe Malit te Zi), ka deklaruar se Serbia, duhet ta kete njohur pavaresine e Kosoves. Moralisht, politikisht dhe ligjerisht, kjo deklarate e kryeliderit te PLD se serbe, Cedomir Jovanovic, do te ishte e pranueshme, sikur te mos e kishte ngaterruar me "kerkesa plotesuese" te tjera politiko juridike dhe kushtetuese ne favor te njohjes se te drejtes se shtetesise se minoritetit serb (8 per qind) si element konstituiv shtetformues te Kosoves.

    Pra, shikuar gjithanshmerisht, kjo teze shtese e paragrafeve te intervistes se theksuar te Cedomir Jovanovicit, eshte ne kolizion flagrant me pavaresine e Kosoves, sepse per pakicen serbe kerkon participim te barabarte ligjor dhe kushtetues te shtetesise sovrane te Kosoves. Mirepo, pavaresisht nga "lista e deshirave" politike dhe propagandistike te ketij liberali serb, kjo "formule kompromisi" politik me palen e demtuar shqiptare, eshte e papranueshme, sepse minoriteti serb (8 per qind) nuk e gezon as te drejten historike, as kombetare e as te drejten nderkombetare, qe se bashku me shumicen derrmuese shqiptare (mbi 90 per qind) te jete komb shtetformues i Kosoves.

    Serbia ka humbur sovranitetin e saj kolonial mbi Kosoven (me 12.06.1989) Para se t'i pasqyrojme shkaqet relevante pse Serbia e ka "djegur" sovranitetin e saj ne Kosove, parapelqehet qe, institutin e sovranitetit si kategori juridike, ta pasqyrojme sipas kuptimit te se drejtes nderkombetare. Perkufizimi: nocioni sovranitet perkufizohet si pushtet suprem i shtetit mbi territorin e tij, qe perjashton te njejtin atribut juridik te shteteve te tjera mbi territorin e tij, duke mos iu nenshtruar dhe, duke mos qene i varur nga kurrfare pushteti tjeter me te larte brenda kufijve te tij sovrane.

    Mirepo, konkretisht, kur eshte fjala per sovranitetin kolonial serb ne Kosove (me gjithe klauzolen e Rezolutes se OKB se 1244, se "Kosova eshte pjese territoriale e Serbise"), ai, tanime, si i tille eshte inekzistent ngase Kosova qe prej shtate vjetesh (prej 12 qershorit te vitit 1999) qeveriset nga OKB ja dhe qeveria shqiptare. Ne nje aspekt, kete konstatim tonin e provon edhe ky pohim i Cedomir Jovanovicit: "Serbia tanime nuk mund dhe, nuk duhet ta qeverise e as ta mbroje dhe ta deshmoje sovranitetin e saj ne Kosove, sepse, se pari, nen sundimin e Sllobodan Milloshevicit, e ka asgjesuar bashkesine politike te Kosoves dhe te Serbise, e cila ka qene e garantuar nga autonomia kushtetuese dhe, mepastaj, nepermjet konflikteve te armatosura e ka humbur edhe kontrollin e sigurise mbi territorin. Njohja e Kosoves nga ana e Serbise, garanton poziten me te favorshme juridiko kushtetuese te serbeve ne Kosove". (Danas, 8 9.IV.2006).

    Pra, ne kete pikeveshtrim, respektimi i sovranitetit te shteteve eshte nje nga normat me kryesore te se drejtes nderkombetare. Kjo nuk eshte e kontestueshme per juristet e se drejtes nderkombetare, as per njohesit objektive te kesaj disipline shkencore. Mirepo, eshte e diskutueshme vete permbajtja juridike e nocionit te sovranitetit, sepse me t'u krijuar rendi i ri boteror(1989), permbajtja e tij eshte transformuar krahas zhvillimit te marredhenieve politike nderkombetare.

    Duke perjashtuar sovranitetin kolonial jashteligjor te Serbise mbi Kosoven, nocioni i sovranitetit ne kuptimin pozitiv te se drejtes nderkombetare ka pesuar evoluim drastik, duke e humbur efektivitetin e tij juridik, si rrjedhoje e ndervaresise se tij ndaj proceseve integruese dhe autoritetit te bashkesise nderkombetare, me fokusim te vecante ne respektimin dhe ne mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te njeriut si vlera individuale dhe kolektive. Kete brishtesi dhe irelevance te sovranitetit e provon edhe lidhja e traktateve nderkombetare, si dhe reforma e praktikes se Kombeve te Bashkuara, sipas se cilave shtetet, ne momente te caktuara, edhe mund te braktisin disa nga te drejtat e tyre sovrane ne kohe afatshkurter apo afatgjate.

    Kjo do te thote se, si ne kuptimin doktrinar, ashtu edhe ne ate praktik, nocioni i sovranitetit absult te shteteve eshte reduktuar ne favor te drejtave te njeriut si pjese perberese te marredhenieve nderkombetare.
    Sipas tezes kontradiktore te Cedomir Jovanovicit, "celesat kryesore" per arritjen e kompromisit politik serbo shqiptar jane keta: "Nen nje, njohja serbe e pavaresise se Kosoves dhe, nen dy, njohja shqiptare e statusit te bashkesise serbe si komb konstituiv brenda Kosoves".(Po aty, 8 9.04.2006).

    Pika e pare e ketij paragrafi eshte e pranueshme, mirepo, pika e dyte eshte e papranueshme, sepse sic thekusam me lart, pakica serbe (8 per qind) mbi asnje baze (qofte historike, qofte kushtetuese apo qofte juridike nderkombetare etj.) nuk gezon te drejten qe te jete element konstituiv i formimit te shtetit te ardhshem shqiptar te Kosoves, ngase ka statusin e minoritetit me koke dhe me bisht ne Serbi, e jo, kursesi te kombit, sikurse qe eshte rasti konkret i shqiptareve mbi 90 per qind, si pjese e pandashme e integritetit territorial, kombetar dhe shteteror te Shqiperise Etnike. Ky propozim kontradiktor per nga permbajtja juridiko kushtetuese dhe historike, nuk mund te pranohet nga pala shqiptare, sepse realizimi i tij permes ndonje "marreveshjeje kushtetuese midis Serbise dhe Kosoves", ashtu sic na sugjeron "kallauzi i pavaresise", Cedomir Jovanovic (me profesion dramaturg i specializuar), nje kompromis i tille do te ishte ne funksion te mohimit te pavaresise se plote te shqiptareve brenda territorit te vet dhe ne dobi te pavaresise se pakices serbe (8 per qind) ne territorin autokton shqiptar.

    Pse nje kombinim i ketille vulgar antihistorik, antikushtetues dhe antijuridik nderkombetar nuk mund te jetesohet ne teorine as ne praktiken e politikes shqiptare, e ve ne dukje, edhe kjo fraze politiko propagandistike e konkluzionit te tij: "Kjo do te ishte zgjidhja, e formuluar ne marreveshjen kushtetuese te Serbise dhe te Kosoves, permes se ciles Serbia do te kalonte sovranitetin e saj mbi Kosoven si kompensim i disa zgjidhjeve te caktuara kushtetuese ne Kosove". Cfare absurditeti i ketij paragrafi konkludues i se njejtes teze manipuluese te Cedomir Jovanovicit?! (A) Se pari, e sugjeron Serbine qe ta njohe pavaresine e Kosoves, sepse ajo e ka humbur dhe nuk mund ta mbroje me sovranitetin ne Kosove, kurse (B) Se dyti, "duke harruar" se cfare ka deklrauar paraprakisht, keshillon palen shqiptare qe, minoritetit serb (8 per qind) t'ia njohe te drejten si element konstituiv shtetformues te Kosoves.

    Ne te vertete, kjo teze kontradiktore juridike kushtetuese nuk mund te quhet kurrfare celesi pozitiv, qe do te kontribuonte ne zgjidhjen e ceshtjes se statusit te ardhshem te Kosoves, sepse, ne esence, ne formen me perfide politiko juridike dhe propagandistike, apelon Serbine qe te riktheje dhe te mbroje sovranitetin e saj te dikurshem kolonial ne Kosove.

    Pra, pavaresisht nga kontradikta dhe deshira e shkrete e Cedomir Jovanovicit, qe Serbia permes ndonje marreveshjeje kushtetuese dypaleshe serbo shqiptare, te rikthente sovranitetin kolonial te Serbise mbi Kosoven, ky nuk mund te jete kurrfare "celesi juridik" per zgjidhjen paqesore te problemit kolonial te Kosoves. Perkundrazi, ky eshte nje "kallauz" i vjeter 100 vjecar qe perben thelbin e sovranitetit kolonial te Serbise mbi Kosoven, qe, gjithashtu, ipso facto, eshte ne funksion te mohimit te se drejtes se vetevendosjes dhe te pavaresise se Kosoves./ 26 04 2006/V.H.
    --------------------------------------------------------------------------------

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Si e shifni edhe ju, ky jovanoviçi kerkone qe ta japin te te miren qe te marrin te kendshmen...
    do thot qe serbet edhe pse me pakice kan te drejte vetos(kundershtimi) per çfardo hapi te perparimit te kosoves...sa qesharake pra edhe kjo....kerkese e tije...

    Do te thot te mbesim nen meshiren e nje grushti te vogel serbe, si t'iu pelqeje atyre(pakices) do e vuaje tere populli shqiptare, ku keni pare nje pamvarsi te tille zoti Jovanoviç ?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    serbia mos cenoje me kufinjte e kosoves

    Serbia Duhet Te Njohi Kufinjte E Kosoves Si Jane Dhe Pakica Serbe Ne Kosove Do Te Trajtohet Si Minoritet Si Jane Pakica Greke Ne Shqiperi.
    Kosova Eshte Pjese E Shqiperise Dhe Si Nje E Tille Duhet Te Bashkohet Me Shqiperine .

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema të Ngjashme

  1. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  2. Serbia e tandemit Tadiq-Koshtunica...
    Nga Sabriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-03-2007, 13:26
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Forcat ushtarake serbe mobilizohen përgjatë vijës administrative me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11
  5. Expert Argues Why Serbia Would Be Better Off Without Kosovo
    Nga Leila në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 04:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •