Njė luftė tjetėr ka kohė qė ka pėrfshirė mbarė botėn. Nė internet lufta ndėrmjet religjioneve, viteve tė fundit, ėshtė shtuar shumė. Kjo betejė ka pėrfshirė edhe shqiptarėt. Kush nuk beson, le tė klikojė, thjesht, me emrat katolikė apo myslimanė.
Jeton Musliu
Prishtinė 24 mars Mė shumė se lufta nė Irak, apo nė Afganistan, njė luftė tjetėr tashmė ka shpėrthyer nė mbarė botėn.
Mė tepėr se kaq, njė front tjetėr i luftės qė bėhet nė kėtė fillim shekulli, tashmė zhvillohet nė njė fushėbetejė tjetėr, nė tė cilėn hapėsira ėshtė pothuajse e pakufi. E kjo arenė luftimesh psikologjike ėshtė interneti.
Fuqia marramendėse e internetit, viteve tė fundit, nuk shėrben vetėm pėr tė mėsuar apo pėr tė marrė literaturė tė nevojshme.
Kjo industri tashmė ėshtė kthyer nė mjetin mė tė fuqishėm tė propagandės nga grupe tė ndryshme militante fetare.
Njerėzit qė hapin faqe interneti, tregojnė se nuk ėshtė shumė vėshtirė tė dizajnohet njė adresė virtuale nė tė cilėn gjithkush do tė mund tė publikonte ēka ti tekej.
Pėrveē faqeve me pėrmbajtje pornografike, viteve tė fundit, vėrehet njė shtim shumė i madh i faqeve tė cilat nė vetvete kanė urrejtje ndėr fetare. Mjafton njė klikim dhe nė monitorin e kompjuterit shfaqen dhjetėra faqe me pėrmbajtje tė ndryshme fetare, tė cilat, nė shumė raste, janė luftėnxitėse.
Derisa nė internet mund tė gjenden shumė faqe me pėrmbajtje tė mėsimeve nga besime tė ndryshme religjioze, mė shumė se kaq mund tė gjenden edhe biseda tė ashpra qė zhvillohen nga shumė persona qė iu takojnė besimeve tė ndryshme.
Pėrveē kėsaj, ka faqe interneti nė tė cilat mund tė gjinden informacione tė bollshme mbi luftėn dhe vrasjet nė Irak apo vende tė tjera arabe, e tė cilat pėrkufizohen si tė shenjta qė kryhen nga muxhahedinėt.
Nė tė njėjtėn kohė, vetėm me njė klikim mund tė gjinden edhe shumė faqe tė tjera tė cilat lavdėrojnė besimin e krishterė dhe gjithēka qė ka lidhje me kėtė religjion.
Nė kėto faqe interneti, pėrveē lavdėrimeve mund tė gjenden edhe fyerje drejtuar myslimanėve, pėrfshirė karikaturat e botuara ndaj profetit Muhamed. Ndėrkohė, faqet e internetit tė myslimanėve kėtyre karikaturave iu pėrgjigjen me publikimin e Jezu Krishtit i cili nė vend tė kryqėzimit, mbulon pjesėt e turpshme tė trupit apo thirrjen e tyre drejtuar mbarė myslimanėve nė botė qė tė mos konsumojnė produkte daneze. (v.i. http://www.ankebut.com/ )
Por nė faqet e internetit tė cilat iu dedikohen myslimanėve nuk tregohet vetėm trimėria e muxhahedinėve nė luftėn nė Irak tė cilėn e quajnė tė shenjtė, pasi rėndėsi tė madhe i kushtohet edhe luftės nė Ēeēeni. Kjo republikė kaukaze, ka disa vjet qė lufton pėr pavarėsi, ndonėse Moska zyrtare vazhdon tė shtypė me dhunė guerilėt e kėtij vendi.
Nė tė gjitha kėto faqe, vetėvrasėsit me bomba, atentatorėt apo persona qė njihen nga njė pjesė e botės si terroristė, pėrfshirė Usama Bin Laden e tė tjerė, nė kėto adresa interneti lartėsohen si luftėtarė tė shenjtė. (v.i. http://www.nenhijeneshpates.net/ http://forumi.kurandhesunet.net/ )
Ka faqe nė tė cilat jepen shumė informacione, pėrfshirė edhe deklarata tė organizatės Al Qaeeda, drejtuese e sė cilės ėshtė personi mė i kėrkuar nė botė, Usama Bin Laden. Sigurisht, pjesa mė e madhe e kėtyre faqeve janė nė gjuhėt e huaja, duke mos munguar edhe ato nė gjuhėn shqipe pėr publikun shqiptar. Por nė faqet nė gjuhėn letrare shqipe, pėrveē qė janė tė shqipėruara, asnjėherė nuk pėrmendet emri i autorit qė ka bėrė shqipėrimin apo ndonjė adresė kontakti me ta. Nė raste tė veēanta, nė fund tė
shkrimit, edhe mund tė shihet emri i autorit, por identiteti i personit qė e ka pėrkthyer ose shkruar tekstin ėshtė emėr arab. Madje, nė shumė prej kėtyre faqeve nuk mungojnė edhe videoincizimet, pėrfshirė edhe deklaratat e Usama Bin Ladenit, apo thirrje tė ndryshme pėr luftė, e cila iu drejtohet besimtarėve islamė, kundėr, siē thuhet, kryqėzatave. Ndonėse pėrfaqėsues tė besimeve tė ndryshme fetare gjithmonė e pėrsėrisin se vrasja e grave, fėmijėve apo vendosja e bombave nė vende publike, duke vrarė civilė, nuk ka tė bėjė asgjė me fenė. Fjalėt me tė cilat pėrshkruhen atentatorėt nė kėto faqe interneti janė shumė tė mėdha.
Zyrtarė tė policisė e pranojnė se ėshtė vėshtirė tė bėjnė ndalimin e kėtyre faqeve tė internetit tė cilat publikojnė artikuj tė ndryshėm me pėrmbajtje luftėnxitėse.
Sabrie Kamberi, zėdhėnėse e Shėrbimit Policor tė Kosovės, thotė se pėr njė rast tė dyshimtė nuk hezitojnė tė bashkėpunojnė edhe me kompanitė tė cilat shpėrndajnė internetin. Nėse bashkėpunimi me kėto kompani na ndihmon nė zbulimin rastit, atėherė ne nuk hezitojmė tė bashkėpunojmė, por deri mė tash nuk di tė ketė pasur rast pėr njė ndjekje tė tillė, sqaron kjo zėdhėnėse.
IPKO net ėshtė njė nga kompanitė e fuqishme kosovare e cila merret me shpėrndarjen e internetit nė Kosovė.
Njėri nga zyrtarėt e saj, thotė se ėshtė shumė e vėshtirė tė ndiqet njė person i cili vendos tė publikojė shkrime qė kanė pėr qėllim nxitjen e urrejtjes.
Ēdo klient ka adresėn e tij (IP), kur regjistrohet pėr tė marrė internet, por ka shumė programe tė tjera qė janė falas, tė cilat mundėsojnė fshehjen e kėsaj adrese, tregon ky zyrtar pėr Express. Sipas tij, edhe policia e ka shumė tė vėshtirė tė furnizohet me informacione tė tilla pėr shkak tė fshehjes sė adresės nga klienti.
Shkumbin Brestovci, ėshtė drejtor gjeneral i kompanisė Rrota, e cila merret me dizajnin dhe programimin e website-ave. Ai beson se nėse policia do tė bashkėpunonte ngushtė me njė kompani, e cila do tė ofronte shėrbime interneti, atėherė edhe do tė mund tė kapej ndonjė person.
Nėse pėrcjellėt njė person, atėherė edhe do tė mund tė kapej, por vetėm nga monitorimi i rrjetės ėshtė shumė vėshtirė tė gjendet, sepse ka trafik jashtėzakonisht tė madh nė internet, sqaron ky programer pėr Express.
Nė tėrė kėtė zhvillim tė madh teknologjik, lufta ndėrmjet njerėzve qė propagandojnė religjionet e tyre vazhdon, ndonėse pre e tyre mund tė bien, sidomos, personat e moshės sė re.
Krijoni Kontakt