Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 38 prej 38
  1. #31
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Citim Postuar më parë nga thekthi
    E Sakt edhe ne disa gjuh tjera eshte pervec se turiqsht

    Origjinali i kenges eshte ne turqisht
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  2. #32
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    COPY, PASTE

    Këngëtarët shqiptarë vazhdojnë që me të madhe "të huazojnë" këngë nga kolegët e tyre nga shtetet fqinje. Që të gjithë "huazuesve" puna deri tani po u ecën relativisht mirë.

    EJUP BYTYQI SHEF I ZYRËS LIGJORE, MKRSÇJ:
    Ligji për të drejtat e autorit është aprovuar, dhe është shpallur nga Përfaqësuesi Special. Vjedhjet e këngëve janë shumë të shprehura kohëve të fundit, por me këtë ligj parandalohet kjo gjë dhe jepet mundësia e pakësimit dhe evitimit të kësaj dukurie. Ligji ende nuk ka filluar të zbatohet, kurse tani ka filluar përgatitja e akteve nënligjore për zbatimin e të drejtave të autorit.

    XHEVDET GASHI - KOMPOZITOR:
    Pohon se në Kosovë nuk mungojnë kompozitorët e mirë, megjithëse thotë se mungojnë kompozitor të rinj të zhanreve të ndryshme. "Edhe kompozitorët kosovarë dinë të bëjnë muzikë të mirë, por këtu e kemi një tjetër problem: në tregun kosovar janë prezent edhe kompozitorët e huaj. Andaj jo gjithmonë duhet
    të akuzuar kompozitorët kosovarë për vjedhje të këngëve të huaja..
    Sa i përket vjedhjes së këngëve, që këngëtarët tanë po e praktikojnë shumë kohëve të fundit, unë do të thosha se nuk kanë faj vetëm këngëtarët, por edhe publiku, pra ai që e blen atë këngë, sepse po të mos ishte publiku ai që e blen atë
    këngë, as këngëtari me siguri që nuk do ta vidhte".

    GENTA ISMAJLI
    Me sa e di unë, në dy albumet e mia të fundit nuk ka këngë të vjedhura, unë e
    mohoj kategorikisht këtë gënjeshtër. Kanë qenë dy këngë në albumin tim të parë që janë "të huazuara", por në fund të atij albumi unë e kam cekur që këngët janë të huaja. Në repertorin tim s'ka më këngë të vjedhura.

    Adelina Rafuna
    adelina.rafuna@gazetaexpress.com

    Prishtinë,13 dhjetor — Vjedhja, apo huazimi (sikur dikush parapëlqen ta quaj) i këngëve duket se është ndër produktet e rralla kosovare që shënon rritje të vazhdueshme. Një pjesë e madhe e këngëtarëve tanë që i shohim nëpër televizionet tona, karrierën e tyre muzikore e kanë filluar me këngë të vjedhura, kryesisht nga këngëtarët e shteteve fqinje.
    Megjithëse ka edhe asi që karrierën vazhdojnë ta ndërtojnë duke e bërë të njëjtën gjë. Vitin e kaluar në RTK filloi me emetim, atëbotë një emision i ri muzikor, 'Top-RTK'. Edhe pse gjykuar nga emri menduam se të paktën brenda tij nuk do të zinin vend këngët "e huazuara", doli se e kishim gabim, ngase edhe ai,
    sikurse edhe emisionet e ngjashme të kanaleve tjera televizive, veç tjerash, vazhdojnë të emetojnë edhe këngë dhe klipe të vjedhura.
    Për çdo javë në 'Top-RTK' emetohen të paktën nga 3-4 këngë të vjedhura, kështu që, gjatë një viti sa ekziston, në të janë emetuar gjithsej 42 këngë të vjedhura -
    kryesisht nga këngëtarë bullgarë, turq dhe serbë. Informatë kjo që, nëse merret parasysh numri i përgjithshëm vjetor i këngëve të kompozuara, gjithsesi se është
    shqetësues. Listës së gjatë të 'huazuesve' të notave u prijnë emra të njohur
    të skenës muzikore gjithëshqiptare si Rovena Stefa, Genta Ismajli, Tingulli i 3nt, Sinan Vllasaliu, Adrian Gaxha, Shpat Kasapi, Labinot Tahiri (Labi), Ramadan
    Krasniqi (Dani), Bleona Qereti, Gresa Behluli, Leonora Jakupi, e shumë të tjerë. Pra, çuditërisht, ata që do të duhej ta bartnin mbi supe peshën e origjinalitetit!
    Sidoqoftë, dhe megjithëse rrallë ndonjëri e pranon këtë gjë, pjesa më e madhe e tyre janë afirmuar te publiku me këngë dhe hite të vjedhura nga këngëtarët
    e huaj. "Të gjitha këngët e vjedhura të cilat ne i emetojmë janë zbuluar me ndihmën e shikuesve, të cilët na dërgojnë informata rreth gjetjes së këngëve origjinale", tregojnë Erleta Hoti dhe Fitore Rexhepi, dy prezantueset në Top- RTK.
    Ta zëmë, këngëtarja Rovena Stefa, përndryshe shumë e njohur në Kosovë, në gjithë krijimtarinë e saj artistike duket se ka vetëm dy këngë të veta, për të gjitha tjerat Stefës dhe "kompozitorëve" të saj i është dashur vetëm që të kenë vesh të mprehët, por edhe që me kujdes të përcjellin të rejat e këngëtarëve Ibrahim Tatlises dhe Gylber Ergen. Pos Stefës, as Tingulli i 3nt duket se nuk është pa gjynahe, ngase edhe ata i kanë diku pesë a gjashtë këngë "të huazuara".
    Këngë këto që në Kosovë për një kohë të gjatë kanë në mesin e tophiteve - siç janë për shembull 'Llokum me arra' (e Snoop feat DJ Clue: '**** Bad Bitchez, part2'). Ose, kënga "e Genta Ismajlit" 'Unë të dua' - e Jovana 'Meni suze'. Ose, ajo "e Leonora Jakupit" 'Ti nuk ekziston'- përndryshe e Daniel Djokic 'Ne mogu od nje' (serbi këngën e ka edituar në vitin 2001). Ose, "kenga e Labinot Tahirit" 'S'ka rëndësi a jam i pari'- e huazuar nga Preslava 'Shte proludeq', etj, etj. Dikur, e ëma, Shkurte Fejza, kopjonte tinguj (në mos gabohem, nga Andreas Wollenwieder), kështu që as vajza e saj Gresa Behluli sot nuk i shmanget po
    këtij rituali, duke "huazuar" notat në hitin e saj të fundit 'Akull e zjarr'. Megjithëse, Gresa për këtë gjë nuk iu qas Zvicrës së largët, por Turqisë dhe këngëtarit, Izel ('Sayin herseyi bilen'). Kohëve të fundit nëpër kryeqytet qarkullonin fjalë se edhe Nora Istrefi i posedon disa këngë "të huazuara", por se ato nuk emetohen në 'Top-RTK' për arsye se nëna e saj, Suzana Tahirsulaj, punon në radiotelevizionin publik të Kosovës. Fitore Rexhepi, megjithatë, i mohon pohimet e ngjashme. "Ne nuk bëjmë dallime mes këngëtarëve, kështu që edhe Norën e kemi transmetuar një herë. Këngën të cilën e ka kënduar me Getoar Selimin 'Nuk dua'.
    Ne nuk e dimë që ka edhe ndonjë tjetër, por nëse dikush din për ndonjë këngë që Nora e ka huazuar, le të na dërgoj informacion të mjaftueshëm dhe ne do
    ta transmetojmë edhe atë këngë", thekson me shumë vendosmëri Fitorja.
    Express u mundua të gjente ndonjë informacion shtesë edhe për Norën. Doli që Nora Istrefi të paktën e kishte cekur burimin prej nga e kishte "huazuar" dhe të
    përkthyer. Kjo mbase për shkak se kënga origjinale 'You my number one', e grekes Elena Paparizou, edhe nuk do të mund të kalonte aq kollaj pa u vërejtur, në mos për asgjë tjetër, ngase atë e kishte dëgjuar gjysma e Kosovës në 'Eurovision'. Përndryshe, këngët të cilat zbulohen se janë vjedhur, sipas Erleta
    Hotit, më nuk kanë vend më në emisionin 'Top-RTK'. Megjithëse të njëjta vazhdojnë të emetohen nëpër emisionet tjera të RTK.
    "Po, televizioni ynë i transmeton, pasi që ende nuk ka ndonjë ligj i cili do t'i ndalonte këto këngë. E, përderisa nuk ka ligj, edhe RTK vazhdon t'i emetoj edhe këngët që ndoshta nuk do të duhej emetuar", thekson Erleta Hoti.
    Express provoi të kontaktonte edhe me producentin e programeve argëtuese në RTK, Antonio Gashin, por një gjë e tillë dje ishte e pamundur. Ndërkohë, redaktorja e muzikës në RTK, Minire Fetahu, pohoi se njëherë për njëherë lidhur me këtë gjë nuk guxon të flas asgjë.

    42 këngët "e huazuara"

    Genta Ismajli 'S'mund të them' -
    Anxhela Peristeri 'Përsëri do të lutem' (të dy këngët janë të njëjta dhe s'dihet kush prej kujt e ka marrë -mbase të dyjat nga ndonjë person i tretë)
    Adrian Gaxha - Shqipes'
    Nino D'angelo - Mari
    Genta Ismajli - Për ty jam e vdekur
    Kamelia - Kato jiva rana
    Rovena Stefa - Ëmbëlsira
    Gulben Ergen - Ucacaksin
    Ardian Rrusta - Jam ai lypës jam ai mbret
    Nguyen Phi Hung - Tinh Don Coi
    Rovena Stefa - Llokum
    Ibrahim Tatlises 'Barismam
    Soni - Unë për ty nuk qava
    Christina Aguilera - Fighter
    Genta Ismajli - Mos më shiko
    Nancy Aram - Yay
    Gresa Behluli - Zjarr e akull
    Izel - Sayin herseyi bilen
    Valton Krasniqi - Mos më provoko
    Shefqet - Alo, alo
    Leonora Poloska - Të dua
    Camile Velasko - Hanging on
    Myrvete Shabani - Ishte aksident
    Danijela - Ti i samo ti
    NR - Bujakash
    Krs & Dj premier - Mc's act like they dont know
    Labinot Tahiri - S'ka rëndësi a jam i pari
    Preslava - Shte proludeq
    Labinot Tahiri - Çike, çike
    Xanthiotis Giorgos - Chiculata
    Genta Ismajli - Unë të dua
    Jovana - Meni suze
    Rovena Stefa - Dasma
    Gylben Ergen - Kandiramazsin beni
    Tingulli 3nt - Bitches, bitches
    Ghetto Twins - Murder, murder
    X-WNC - Reperi i vogel
    Julien Scutheis - Wasani
    Tingulli 3nt - Kishe une bukuroshe
    Jay Z - I just wanna love you
    Sinan Hoxha - Më fal
    Aziz - Ledena Kraljica
    Erion Korini e Gresa Koci - Kush ka faj
    Azis e Desislava - Znam che boli
    Leonora Jakupi - Ti nuk ekziston
    Daniel Djokic - Ne mogu od nje (serbi e editoi këngën në vitin 2001)
    Tingulli 3nt - Llokum me ara
    Snoop feat DJ Clue - **** bad bitchez
    Rozana Radi - Fol zemër fol
    Mile Kitic - Zasto bas ti
    NR & Goldsnakes - Erdh koha për hip hop
    Grup Samo sex - Srbina spasava
    Ice Boy - Kataklizma
    Trina & Luda Cris - B.R.Back (me këtë këngë Ice Boy konkurroi në Top Fest)
    Mr. Elvis - Për vajzat shqiptare
    Iam Chez - Le mac (me këtë këngë edhe Mr. Elvis konkurroi në Top Fest)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bl3ri : 15-12-2006 më 05:18
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  3. #33
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sipas pervojes time ne muzik kenget e vjedhura prej gjuheve tjera ne Shqip jan te shumta ja edhe disa kenge pshentiana Ismaili Albumin e Pare te perbere me 9kenge me emrin MOS ME SHIKO i ka pasur te gjitha kenget e vjetra edhe ate saqe e mbaje mend ka vjedhur kenge nga nje grup vajzash nga gjuha Serbe me duket ka edhe shume kengetar tjere qe kane vjedhe kenge Adelina Meda....! Ju flm per mirekuptimin

  4. #34
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Per Meden ndoshta ka kenge te vjedhura, ( them ndoshta sepse nuk e di sakt ) kurse per Adelinen nuk e besoj qe ka kenge te vjedhura sepse derisa per Adelinen flitet edhe kur livrit kemben e lene te vjedh kenge
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  5. #35
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Pothuajse te gjitha hitet shqiptare te viteve te fundit i kam degjuar ne bullgarisht tek Tv planet.Se fundi kam degjuar "Nje mije e nje djem" te Anxhela Peristerit dhe "Ndjej " te Julkes.

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-10-2006
    Postime
    9

    AZIS, bullgari qe imitojne kengetaret shqiptare

    Uragani Azis.

    Nga Olti CURRI


    Zakonisht uraganët mbajnë emra femrash, por Azis tashmë është ikona e njerëzve të biznesit muzikor ballkanik, që lëviz mes imazhit të dy sekseve pa dashur vullnetarisht të ndalet brenda kornizave tradicionale.Për këtë ka zgjedhur si armën e tij lookun.Veshje që edhe gratë do të ndjeheshin në siklet ti mbanin, truk i fortë me ngjyra të ndezura, mjeker e oksigjenuar.Kjo është formula për të qenë në gojën e të gjithëve, që nga njerëzit më të thjeshtë e deri tek politikanët më të lartë.Por Azis është ai, i paimitueshmi, ylli i muzikës chalga “çalga”, një përzjerje mes folkut, pop-it dhe dance.
    Vërtetë gjuhën nuk e kuptojmë, por nëse rastis të dëgjojmë ndonjë këngë të Azisit, menjëherë do të kujtohemi se më parë ato tinguj i njohim dhe i kemi dëgjuar si këngë Hit(të kopjuara) të disa këngëtarëve shqiptarë.


    Azis Story

    Tregu muzikor ballkanik e njeh si Azis, por emri i vertetë i tij është Vasil Trojanov Bojanov. Lindur në qytetin bullgar Silven në 7 mars të vitit 1878, ai ka dëgjuar në fëmijëri të thërritet Vasko, e vite më pas në art preferon të quhet Azis.
    Derisa mbush 10 vjeç, ai jeton në Sofje me mamanë e tij që rrjedh nga fisi Karkadashi …jane ciganët më të pasur në Bullgari dhe kanë si qëllim kryesor të jetës argëtimin.
    Asnjeri nuk mund të imagjinonte figurën komlekse që ai do të sjellë në skenë, por dikush duhet të kishte parashikuar diçka, nisur nga fakti se kur ishte i vogël Azis preferonte si lodrat më të dashura, kukullat.
    Dalja e parë e tij para një publiku ka qenë në moshën 13 vjeçare me ansamblin “Romi”.
    Në moshën e adoleshencës, Azis provon edhe emigracionin.Arrin që duke shëtitur qentë e të pasurve në Gjermani të fitojë 12 marka në orë.Mëson në mënyrë perfekte gjuhën gjermane dhe kupton se ka nevojë të jetojë ndryshe.
    Azis me zgjuarsi e nuhat se rruga për tek publiku, suksesi dhe pasuria, kalon nga muzika, dashurinë për të cilën ai e ka të injektuar në ADN.
    Albumi i tij i parë titullohet “Loti”, një sukses i padiskutueshëm, ku një pikë e fortë ishte edhe marketingu.I bindur se provokimet krijojnë probleme por edhe shpërblejnë, Azis zgjedh si për posterin e albumit një foto ku shfaqej më pantallona të ulura poshtë, ndërsa i dukeshin të pasmet e mbushura me silikon.
    Kohë më vonë ai do ta quante këtë, album bozë…dhe më pas do të vijojë me punë të mirëfillta si albumi me titull “Dhe burrat qajnë”...dhe më vonë me albumin “Të dua ty”....e kështu me radhë nisin rrugën dhjetra albume që do ta bëjnë atë një nga këngëtarët më prodhimtarë.


    Fenomeni Azis

    Çfarë do të bëj në parlament?Do të këndoj.

    Nëse do t’i mungonte guximi, nuk do të ishte Azisi.Deklaron se do të hedhë kandidaturën për të qenë pjesë e parlamentit.Në 2005 bëhet pjesë e lëvizjes “Euro Roma”, udhëhequr nga Tzevetelin Kanchev (Don Tzezi), por nuk arrin të zgjidhet me gjithë bindjen në fitore.
    Nuk është i vetëm në ambicjen e tij drejt pushtetit, përkrah i renditen kolegë të tjerë si Boni, “perla e muzikës rom” Sofi Marinava, si dhe modejla Juliana Kancheva, e njohur për fotot e saj në kopertinën e revistës Playboy.

    Kërkon më çdo kusht të shprehë atë që ka brenda vetes.Jo vetëm show, por edhe letërsi.
    Azis vendos të rrëfejë këtë eksperiencë, por edhe të tjera dhe në vitin 2006 shkruan një libër.E titullon thjesht “Unë Azisi” dhe historitë që lexohen atje preferon t’ia rrëfejë mikeshës së tij, aktores dhe këngëtares Vania Shtereva e cila e ndihmon që ta shkruaj këtë libër.

    Azis. “Markë e regjistruar”

    Veshjet, aksesorët, makinat deri tek celularët që i shikohen në videoklipe, shndërrohen në objekte kulti, mjaft të jenë përdorur nga Azis. Kjo i sjell atij fitime kolosale, pasi firma të mëdha i gjunjëzohen që ai të reklamojë produktet e tyre.I paguar para pesë vitesh me 2 mijë euro për një orë performancë, aktualisht Azisi është kthyer në një industri më vehte.Pas gati një dekade karrierë, ai gëzon privilegjet e një princi dhe jeton i zhytur në luksin që do tia kishin zili edhe yjet e show-bizit amerikan.

    Nuk i mjafton të jetë “Yll” vetëm në skenë


    Në mars të vitit 2005, një asteroid i kostelacionit të Demit, zbulohet nga disa astronomë bullgarë.Ata vendosin qe ky trup qiellor të mbajë emrin e këngëtarit më të njohur në vendin e tyre, Azis.

    Azisi ky i famshëm, i panjohur në Shqipëri.

    Mjkaft të këndonte një varg nga disa prej këngëve të tij dhe publiku ynë do të bindej se e njeh mirë.Këngëtarë të shumtë
    Shqiptarë, kanë siguruar suksesin duke marrë, përkthyer e kënduar Hit-e të artistit bullgar.Rasti më i fundit është ai mës një kantaurori që pretendon se një koleg i ka vjedhur këngën, që në të vërtetë nuk është e asnjerit.Ajo këngë është e njohur në Bullgari nga interpretimi i Azisit.

    Azisi skandaloz?

    Azis nuk ka dashur kurrë që publikisht të flasë për jetën e tij private.Megjithëse në videot muzikore ai zakonisht vishet si femër dhe në publik del përherë i trukuar dhe me mjekrën e oksigjenuar, shihet qartë se ai zbavitet duke i përzjerë dy sekset në një dhe duket se kjo ia ka dhuruar dashurinë e mijra fansave.Pa deklaruar asnjehërë përkatësinë seksuale duke justifikuar paraqitjet eksentrike si mënyrë për të bërë art, pothuajse padashje Azis është bërë flamurtar i atyre që përjetojnë presionin e opinionit mbi faktin se janë ndryshe.
    Pa dyshim themi se Azis eshte një show-man edhe me gjithë talentin dhe zërin e veçantë, ai nuk pretendon të bëjë art por të ofrojë spektakël.
    Në tetor të vitit 2004, policë dhe punonjës të rendit u përpoqën të hiqnin nga monumenti i Vasil Levskit (hero kombëtar bullgar) një manifest gjigand ku Azis tregonte këmbët e tij të zhveshura dhe depiluara.
    Skandal ,thirrën me të madhe njerëz të politikës, artit dhe akademikë bullgarë, të cilët e konsideruan këtë poster si “plehrë”.
    Por krejt të kundërt menduan të rinjtë bullgarë të cilët me etjen e tyre për simbole të veçanta e kthyen Azisin në një mit të gjallë.


    Chalga, turbo-folk, apo tallva.
    Edhe sa kohë do të dëgjojmë muzikë pa emër?


    Ashtu si në vende të tjera ballkanike, përfshi këtu edhe Shqipërinë, kolegët e Azisit dhe sidomos intelektualët bullgarë kanë kritikuar gjithmonë këto lloj rrymash muzikore.
    Azisi tashmë është mbreti (por nuk do ti mbetej qejfi ta quanim edhe mbretëreshë) i muzikës chalga (çalga) siç quhet në Bullgari rryma që ai këndon.Kjo muzikë ka lulëzuar këto vitet e fundit jo vetëm në vendlindjen e këtij këngëtari por edhe në gjithë rajonin.Chalga bullgare mund të krahasohet me rrymën turbo-folk të dëgjuar në Serbi, Maqedoni dhe vitet e fundit edhe në Shqipëri ku specialistet sqarojnë se muzika bazohet në traditën e këngëve rome. Gjatë viteve '90 kjo lloj muzike karakterizohej nga tekste banale që i thurnin lavde, të ashtuquajturve “pasanikë të rinj”ose njerëz që bënë para në mënyrë të shpejtë, me anë të trafiqeve të paligjshme dhe aktivitete kriminale. Tekstet e këngëve që i përkasin këtyre rrymave, kufizohen në një fjalor prej 50 fjalësh ku pjesa më e madhe janë shprehje pornografike.Në këto këngë flitet vetëm për seks, para dhe luks.Një shembull?Kënga e Azsit me titull “E zhveshur” ku ai thotë “ më lër të të prek aty poshtë kështu siç je e zhveshur, do të habitesh nga ritmi ynë”.Madje historia e kësaj rryme ka edhe kulmin me këngën e Salvi Rifonov që thotë “Shtatë, tetë ta heq ta fus”.Aktualisht muzika chalga(turbo-folk) në vendet ballkanike është shndërruar në një industri të mirëfilltë.Vetëm në Bullgari numërohen 70 albume dhe 20 videoklipe të prodhuara brenda një viti.




    Azis dhe koleget e fryra me silikon.


    Në tregun ballkanik janë rreth 20 këngëtare që këndojnë chalga apo turbo-folk.
    “Kjo është një lloj muzike që dëgjohet me sy”, thotë Mitko Dimitrov, pronar i Pioner, një nga shtëpitë diskografike më të rëndësishme që prodhon këtë rrymë muzikore.
    Në këtë pikë, rruga e suksesit për femrat e muzikës chalga bashkohet me paraqitjet skenike të Azisit.Ashtu si ai edhe koleget këngëtare duhet të kalojnë më parë nga stilistët, poetët, kompozitorët dhe mbi të gjitha nga kirurgët plastikë.Yjet e pop-folkut, chalgës apo turbo-folkut mbajnë emra tërësisht ndjellës dhe mbi skenë prezantohen të zhveshura me trupa elegantë që përkëdhelen nga tufa flokësh të shtuar me extension(flokë artificialë).
    Mënyra për të mbuluar këto shpenzime të mëdha për këta këngëtarë mbetet puna që ata bëjnë në klube apo restorante ku luhet chalga.Performaca e tyre paguhet me 250 euro në orë, e deri në 2000 euro, për ata që duan të shijojnë praninë e Azisit.
    Një mbështetës i fuqishëm i kësaj manie është edhe stacioni televiziv Planeta, i cili nuk shihet vetëm nga bullgarët por edhe në Maqedoni, Serbi, Turqi, Greqi dhe në Shqipëri.

  7. #37
    po eshte e vertet e tgjitha kto azisi esht yll i muzikes po mund te them edhe i ballkanit,po kam kolege e shok qe mkan pa dhe i kan ndi kengt e azisit qa i kum pas,krejt mkan than edhe ti qka po degjon,por prap kam vazhdu me i degju krejt cd gati i kam bullgarisht edhe serbisht shqip shum rrall denjo
    e kam dit se shqiptar kur skan me e njoh azisin po ja qi dul njoni qe e njeh mir,e tash edhe maqedoni gati gjdo restorant degjohet kenga bullgare normal qe edhe azisi.shkurt jam fans i azisit...

  8. #38
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anëtarësuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    Fenomeni i vjedhjeve te kengve ne shqiperi,tashme eshte ber si i modes:

    Ne shqiptaret ecim me ate fjalen e urt popullore "Shih rrushi-rrushin dhe piqet"

    Elita 5 me kengen "E urrej shiun" me te cilen bene aq buje.E kan vjedhur nga grupi TALISMAN - SINGUR.

    Texti:

    "Talisman - Singur"

    O VAD TREMURAND CU OCHII INCHISI
    CU POZE IN JUR,GENUNCHII STRANSI
    SLABITA SI TRISTA,CU CEARCANE-ADANCI...

    SI VREA SA-I PROMIT CA N-O SA UIT
    IMAGINI SI LOCURI DIN TRECUT
    SI VISELE-N CARE NOI AM CREZUT...

    REFREN:
    __________________________________
    SUNT NOPTI INTREGI CAND PLANG
    SI-ADORM CU TINE-N GAND...
    PLECATA ESTI,PE VECI,
    DEPARTE-N UMBRE RECI...

    SINGUR,ATAT DE SINGUR
    SUNT DURERI PE CARE NU MAI POT SA LE-NDUR
    LACRIMI..NOPTI IN LACRIMI...
    SI-N INIMA MEA..DOAR LACRIMI
    __________________________________

    SI STA IN GENUNCHI LA PIEPT TINAND
    O VECHE SCRISOARE SI PLANGAND
    IMI SPUNE PRIN LACRIMI
    CE MULT I-A PLACUT...

    MA ROAGA SA JUR CA N-AM MINTIT
    IN TOT CE I-AM SCRIS SI MI-A SOPTIT
    CA PLEACA CU GANDUL
    CA NOI NE-AM IUBIT...

    REFREN X3

    REVAD OCHII TAI CUM S-AU STINS
    CUM TAMPLELE RECI LE-AM CURPINS
    DESTINUL PE NOI...NE-A INVINS...

    Feel the pump √

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Illiristika - Nezir Myrta
    Nga Henri në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 17:47
  2. Armiqte e gjuhes shqipe dhe triumfi i saj.
    Nga detiad në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 04-06-2009, 08:53
  3. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. Windows XP në gjuhën shqipe!
    Nga edspace në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 24-07-2008, 20:27
  5. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •