Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Telefonata që shpëtoi 40-vjeçarin. Kapet vrasesi me pagese.

    SHKODER/ Arrestohet i dyshuar si vrasës me pagesë, Akil Cemi, në kërkim dy bashkëpunëtorët

    Telefonata që shpëtoi 40-vjeçarin

    Zef PALI

    SHKODER - "Dikush kërkon të të vrasë. Mos kalo nga Xhabije. Je në shënjestër të një prite". Këtë telefonatë ka marrë një 40-vjeçar nga Shkodra në paraditen e të premtes. I tmerruar nga mënyra e telefonimit dhe nga shpejtësia e fjalëve bombë, 40-vjeçari, identiteti i të cilit është mbajtur sekret nga blutë e Shkodrës, ka telefonuar në polici, duke kërkuar ndihmë. Burime pranë policisë së qytetit verior bënë të ditur se brenda pak minutash, është bërë i mundur parandalimi i kësaj vrasje. Por, jo vetëm kaq pasi uniformat blu kanë arrestuar edhe njërin prej tre autorëve, Akil Cemi. Të njëjtat burime pohojnë se është sekuestruar makina e këtij të fundit, e tip Golf, me targa gjermane. Ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorët e Cemit.
    Aksioni
    Sapo kanë marrë telefonatën, blutë e Shkodrës kanë organizuar një operacion blic dhe kanë arritur të identifikojnë makinën e dyshimtë, të ndalur në rrëzë të një trotuari në lagjen "Xhabije", jo shumë larg vendit të quajtur "Pesëkatëshi me urë". Bëhej fjalë për një Golf të zi me targa gjermane H670P. Ndërsa agjentë civilë kanë mundur të shohin nga larg ekzistencën e tre personave në makinë. Kjo e fundit ka qenë me dy dyer, dhe teksa makinat e policisë janë afruar, kanë mundur të dalin dhe të largohen vetëm dy personat që kanë qenë në vendet e para të makinës. Kjo e fundit më pas është kontrolluar nga policia, e cila ka gjetur maska, kallashnikov, kapele dhe doreza, të cilat janë marrë me cilësinë e provës materiale. Sipas të njëjtave burime, këto mjete do u shërbenin autorëve të krimit të planifikuar për të fshehur gjurmët. Burimet pohojnë se kjo vrasje është cilësuar si me pagesë. Madje për të vërtetuar këtë të fundit i arrestuari ka pohuar përpara agjentëve të policisë se nuk kishte lidhje me personin e shënjestrës dhe se nuk e njihte. "Mua më kanë thënë vetëm që ta vrisja dhe, kaq asgjë më shumë", ka pohuar 32-vjeçari i arrestuar. Ndërkohë që megjithëse nuk bëhet fare i ditur identiteti i njeriut që ka qenë në shënjestër, burimet nga policia kanë bërë të ditur se është fjala për një njëri, i cili ka një pozitë të rëndësishme në shoqëri, duke mos përjashtuar që ky i fundit mund të jetë biznesmen.
    Hetimi
    Hakmarrja si dhe konkurrenca në biznes, janë dy pistat kryesore të policisë së Shkodrës për vrasjen e përgatitur, e cila dështoi. Burime nga policia e qytetit verior bën të ditur se tre autorët, të cilët ishin përgatitur për të vrarë 40-vjeçarin, ishin persona të paguar. Kjo del pas dëshmisë së dhënë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore të të arrestuarit Cemi. Ndërkohë po punohet për arrestimin e dy bashkëpunëtorëve të tjerë.
    Zbulimi
    Ende mbetet enigmë lajmërimi që i është bërë personit që mund të ishte vrarë në pasditen e djeshme në Shkodër. Burime nga policia pohojnë se nuk dihet se kush mund të ketë bërë atë telefonatë. "Kemi pasur disa sinjale që shtynin të dyshonim në diçka. Kishim nën kontroll të gjithë lagjen "Xhabije" dhe vëzhguam në mënyrë të veçantë lëvizjen e automjeteve në këtë zonë", është shprehur për gazetën një nga burimet e policisë.

    Prokuroria hap dosjet e vrasjeve me pagesë

    Prokuroria e krimeve të rënda hap dosjet e vjetra të cilat deri para pak kohësh nuk ishin autorë. Pluhuri disa vjeçar i këtyre çësjteve tashmë është fshirë nga emri ia autorit, i cili është identifikuar nga prokuroria e krimeve të rënda. Edhe pse organit të akuzës i është dashur shumë kohë për të zbardhur enigmën e disa vrasjeve, tashmë mund të thuhet se disa prej tyre kanë marrë rrugën e zbardhjes. Nuk janë një ose dy vrasje, por 14 të tilla që në titullin e dosjes kanë vetëm emrin e viktimës dhe autori cilësohet si killer me pagesë, të cilët kanë futur në xhepin e tyre miliona lekë. Gjithashtu organi i akuzës ka cilësuar si vrasës me pagesë 17 persona. E para vrasje daton në vitin 1997, ku në Fushë-Krujë është qëlluar për vdekje kambisti Ylli Miftari. Burimet nga Prokuroria e Përgjithshme pohojnë se për këtë krim u akuzua banda e Laprakës e përbërë nga Ardian Rama, Ilir Memia dhe Julian Agolli. Madje, ky i fundit përveçse është cilësuar si vrasës me pagesë, ka qenë vetë viktimë e këtij krimi. Gjithashtu, sipas prokurorisë, vrasje të tjera të bujshme që janë cilësuar si me pagesë janë ato të disa biznesmenëve në të gjithë vendin.

    Vrases te cilesuar si me pagese

    1. Naim Zyberi, dyshohet se ka kryer disa vrasje me pagesë në Tiranë, i njohur në vitet 1991-1997
    2. Elidon Kotorri, dyshohet se ka kryer rreth 5 vrasje me pagesë në Tiranë, i akuzuar nga policia, 1999-2000
    3. Altin Dardha, dyshohet se ka bërë mbi 60 vrasje me pagesë, i njohur në vitet 1994-1998
    4. Dritan Zhuka, dyshohet se ka kryer rreth 10 vrasje me pagese në Berat, Fier, Vlorë, në vitet 1996-2001
    5. Elton Tato, dyshohet se ka kryer rreth 18 vrasje me pagese, kryesisht në Vlorë, i njohur në vitet 1997-2002
    6. Gazmend Brraka, dyshohet se ka kryer disa vrasje me pagesë në Vlorë, Durrës, në vitet 1997-1999
    7. Dritan Vila, mbi 4 vrasje me pagesë në vitet 1998-2002, në Lushnjë
    8. Valmir Hoxha, dyshohet se ka kryer disa vrasje me pagesë
    9. Julian Agolli, dyshohet se ka vrarë në vitin 1997
    10. Ilir Memia, dyshohet se ka vrarë në vitin 1997
    11. Ardian Rama, dyshohet se ka vrarë në vitin 1997
    12. Dritan (Gramoz) Rexhepi, dyshohet se ka vrarë në vitin 1999
    13. Elvin Hoxhosmani, dyshohet së ka vrarë
    në vitin 1998
    14. Selman Heti, dyshohet se ka vrarë në vitin 1998
    15. Spartak Kalthi, dyshohet se ka vrarë në vitin 1999
    16. Alban Neli, dyshohet se ka vrarë në vitin 1999

    Viktimat e cilesuar si vrasje me pagese

    1. Ylli Miftari është vrarë në vitin 1997
    2. Arben Keqi është vrarë në vitin 1999
    3. Durim Kasmi është vrarë vitin 1999
    4. Sali Tivari është vrarë në vitin 2003
    5. Florian Vila është vrarë në vitin 2003
    6. Fatmir Rama është vrarë në vitin 2003
    7. Ledio Bejleri është vrarë në vitin 2003
    8. Arben Pojani është vrarë në vitin 2003
    9. Rafael Riza është vrarë në vitin 2004
    10. Sokol Jahollari është vrarë në vitin 2004
    11. Vajdin Lame është vrarë në vitin 2005
    12. Klajdi Jaho është vrarë në vitin 2005
    13. Julian Agolli është vrarë në vitin 2005
    14. Edmond Malollari është vrarë në vitin 2005

    Te dhena

    ¨ Një telefonat anonime lajmëron 40-vjeçarin nga Shkodra të mos kalonte në rrugë, se do ta vrisnin
    ¨ 40-vjeçari lajmëron policinë
    ¨ Agjentë civilë rrethojnë zonën dhe identifikojnë makinën që priste 40-vjeçarin
    ¨ Policia i afrohet automjetit, nga ku largohen dy persona dhe policia arreston të tretin
    ¨ Policia gjen në makinë maska, kallashnikovë, kapele dhe doreza
    ¨ I arrestuari pohon se nuk ka lidhje me shënjestrën
    ¨ Policia dyshon se autorët ishin të paguar për të kryer vrasjen
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema të Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Vrasesit me pagese
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 03-07-2013, 07:44
  3. Dua universitet me pagesë?
    Nga Letersia 76 në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 01:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •