
Postuar mė parė nga
i humburi
A de Lamartin
Historia e ksaj poezie e ka zanafillėn mbas vdekjes sė nji zonje me tė cillėn Lamartin ishte lidhun fort sentimentalisht e nėn frymėzim tė saj kishte shkrue ma parė nji poezi tė famshme Le Lac (Liqeni) shumė ma e njoftun se kjo e se pjesa tjetėr e veprės sė tij, e gjitha kjo vepėr tepėr subtile e artistike, e cilla pėrshkohet e tana nga nji linjė e pėrshpirtshme fetare, edukatė qė e mori nė zemėr sė pari nga e ama e ma vonė nga msuesit e tij.
Lamartin ishte nji katolik fervent, le ti pėrdorim nganjihere fjalėt e hueja jo vetėm pėr konsum politik, dhe nėse e shkroi kte poezi, Le desespoir e shkroi nė moshė tė re, nė nji moment krize tė mbrendshme tepėr tė fortė, dhe sapo e pėrfundoi menjiherė deshi ta digjte, si i shkruen nji miku tė vet, por e mbajti si shenjė se sa shumė mund tė rrėshqase njeriu, sa i rrezikuem asht ai qė vehet nė sprovė,e qė rrebelohet e kėrkon tė sfidojė a kundershtojė Destinin, apo ma mirė thanė Kader-in.
E botoi por duke i shtue, si kundėrpeshė e skuzė, nji tjetėr pjesė
La Providence a lHomme, sado qe jo aq e fuqishme sa Le desespoir, dhe nė kte linje jan ma vonė Meditations, La Priere dhe La Foi.
Shpirtnat tė naltė, aq ma tepėr nė kuptimin fetar, mund tė kenė ndojherė edhe ramje te rrezikshme por nė se janė me tė vertetė tė naltė prej punės o devocjonit te tyne e edhe e kan pėrfitue Mėshiren e tMadhit ZOT, ngrihen pėrsėri nalt.
E gjithė vepra e Lamartinit, ktij aristokrati nga prejardhja e fisniku nga shpirti vet, ka tre kollona:
besimi fetar me disa faza, suksesive dhe evolutive nė vite, deri nė nji masė tė tillė sa pas udhtimit nė Orjent pati nji influencė tė tillė nga Islami qė, megjithse nuk konfirmohet nga ndoj burim direkt tė jete ba musliman, deklaron nė nji rast se
Islamizmi asht nji kristianizėm i purifikuem
(Vigny,Journal dun poete,anne 1838)
Mbas udhtimit nė Orjent, nė veprėn e tij herė herė ndihet nji ndėrthurje e fatalizmit musliman (nėnshtrim vetėm ndaj vullnetit e dėshirės sė tė Madhit Zot! absolutisht) dhe mėshirės budiste( i njejti subjekt njerėz kafshė bimė ) si rrjedhojė e kontaktit qė pati me kte filosofi.
natyra e pėrshkrueme nė mynyrė shumė tė bukur, sidomos vende tė fėmijris e rinisė duke e pasqyrue peizazhin te pasunuem her pas here simbas imagjinatės se tij
ana sentimentale njerzore, un-i i tij, shprehės i vetvetes si pasqyrė ndjenjash intelektuale tė planit sentimental njerzor nė nji mynyrė subtile e tė fuqishme.
Tė tre kto elementa ēfaqen jo vetem nė artin e tij poetik por edhe nė jetėn politike mbasi e zgjodhėn deputet pa dijen e tij, gja qė e mori vesh ndėrsa kthehej nga Orjenti.
Fe, atdhe, familje!
Devizė e njerzve tė mdhej qė edhe e pa deklarueme nė mynyrė explicite e formale, asht jeta e vepra e tyne.
Zot-i, bota, njeriu!
Vulė qė nė mynyr inkoshjente ēdo njeri, deri ke ma tė prapambetunit, e ka nė zemėr e sa e ndjen sė pari, nė se e kupton mbasandaj, e sidomos si pasojė vepron diēka tė njoftun si tė mirė, ban qė ai tė ngjisė ndoj shkallė nga ato ku ngjiten njerzit e mdhaj.
Kjo poezi e fortė, me tone ma se tė errta por me vargje shumė te bukura sado qė fort tė hidhnueme, asht konsiderue nga disa si rrėshqitje e poetit, nga tjerė si e pa dėshirueme pėr lexim e komentim, e nė pėrgjithėsi si e lanė nė harresė, ka vlerėn pėr tė cillėn vetė poeti nuk e asgjesoi.
A de Lamartin
Le Desespoir
Lorsque du Createur la parole feconde
Dans une heure fatale eut enfante le monde
Des germes du caos
De son oeuvre imparfaite Il detourna sa Face
Et, d'un pied dedaigneux le lanca dans l'espace
Rentra dans son repos
Dėshprimi
At-here kur Zot-i fjalėn frymzoi
Nė nji orė tė errėt pati fėmijėn botė
Farėn e rrėmujės
E hoqi shikimin nga vepra e Tij e pa arrirė
E me nji shkelm e pėrbuzje e fluturoi n'hapsinė
E gjeti qetsinė
''Hik'' tha Ai ''tė braktis nė mjerimin tand
O shum e ulėt para meje pėr t'u urrejt o pėr t'u dasht
Ti s'je gja''
''Rrotullohu simbas qefit nė shkretin e boshllėk
E gjithmon larg prej meje fatalitetin paē pėr mik
E fatkeqsin pėr mbret''
Kshtu tha. E si skifteri qė lėshohet mbi tė tijin gjah
Fatkeqsia n'kto fjal lshon nji t' fort urra
Si rrėnkim tė pafund
E pėrfshin universin nė mizorin shtėrngim
Pėrqafon pėrgjithmonė me tėrbim pa mbarim
Tė pėrjetshmin ushqim
E keqja, qė at-here...,mbretroi perandorinė
Prej at-here...me kafshė, me bimė, me tokėn e njerinė
Nga vuejtja u pėrfshinė
Dhe toka dhe qjelli dhe shpirti dhe shkambi
Rrėnkon!Dhe zani natyrės sė tanė gjėmon
Nė t'keqen e vet
Ngreni pra shikimin nė globin qjellor
Kėrkoni Zot-n e veprės, ngushllues natyror
At t'madhin Lehtėsor
Fatkqij! Mirsia e veprės Tij s'egziston
Ju kėrkoni pėrkrahės? Universi pa vonue ju tregon
Atė qė pėr jetė ju kastigon
Me ēfar emėn me tė thirr o fatale Fuqi
Qė tė thon Destin, paracaktim, natyr o fat i zi?
Ligj i pa kuptim
Tė lumtun a bllasfemues prej teje t'nėnshtruem
Tė mposhtun a rrebela, t'friksum a t'dashunum
Gjithmon...je gjithmon ti
Fatkqij! Ashtu si ju kėrkoj dhe un shpėtim
E shpirti e pi me etje e tėrbim
Pijen helmuse dhuru nga Ai
Atė qė na nxit hapat nė greminėn
Ku festimet e lulet e presin viktimėn
Qė i blatohet fatkeqsis
Po tė paktėn rastėsisht le ta dhjetoje njerzinė
Ose dora jote le t'bjerė mbi gjith njerzinė
Me pesh tė barabartė?!
Por jo!...se shekujt kan pa shpirtna madhorė
Bukurinė gjeninė o virtute hyjnore
Viktima t'Perėndis
Si dikur kur hyjnitė kėrkojshin therrorė
me tufa, t'pafajshmish qė t'ishin dėshmorė
tė gjakut, nė tempuj mizorė
O njiqind dema tė zgjedhun qė formojshin kasaphanėn
Apo qengjin pa njoll apo pėllumbeshėn e bardhė
Qė digjeshin n'alltar
O Zot i plotfuqishėm, themeltar i ēdo gjaje
Universi pėr ty egzistonte para se t'a baje
O Zot nė gjithėsi
Ti mundeshe po t'doje, pėr tanden dėshirė
T'krijojshe pėr bijt tuj botėn ma tė mirė
Nė pėrjetsi
Pa harxhu aspak, mbi gjithė kte tokė
Ti mundeshe tė derdhshe me duer plot
Lumtuni
Hapsina, pushteti, koha...gja s'tė kushton
Ah...mendja po me hikėn pėr kte s'ke si dyshon
Por jo Ti nuk ke dash
Ēfar faji kemi ba me e meritue qenjen?
I pa ndjeshmi hiē a ta ka kėrkue lemjen
Apo e ka pranue?
Mos jemi ne rastėsisht, nji vepėr kryekėcyemje?
Apo o Zot i rrebt tė duhen ty pėrmbysje?
Pėr tanden kėnaqsi?
Ngjitu pra drejt qjellit temjan qė Ai don
Pshertima, qarje, ankime, za qė rrėnkon
Muzik hyjnore
Thirrje gjaku, rrėnkime t'thella
Ngjiti pra drejt qjellit, drejt kubeve t'errta
T'pallatit t'nalt
Tokė ngre zanin, qjej pėrgjigji, gremina
vende t'errta ku mortja hedh viktima
Nji pshertimė
Qarje t'pėrjetshme t'dėnojn o natyrė
Qė dhimbjen e plotsove nė ēdo kreatyr
Me za qė rrėnkon
Nga dita kur natyra prej hiēit formue
T'rrėshqiti nga dora si vepėr pa mbarue
Ē'tjetėr ke pa?
Veē goditjen e t'keqes materjes t'u i ra
E mishin vajtues, medet! prej ndjenjės t'u nda
Xheloze e hiēit
Uj edhe zjarr nė luft tė pa preme
E koha qė i vyshk t'gjitha mbi gjithēka e ndeme
Me duert me blozė
Duke prit, ul nė prak, veprat Tuja pa kuptim
Vdekjen mbytse qe kėrcnon, qysh te fmija qė sa lind
Qenjen njerzore
Virtutin qė bie nėn guximin e pa ftyr
Mashtrimin e pa nder e padrejtsin e ndyt
Lirin zhelamane
Qė zotve toksor u blatohet n'sakrificė
Dhe forcėn qė e vendos ajo kudo drejtsinė
Nė mbretnin e pa fund
Numuri pa Zot qė e fiton luftimin
Nji Katon i lirė akoma qė e kėrkon mbarimin
Pėrmbi besėn e Platonit
Nji Brut qė duke vdek mbi virtutin qė don
E dyshon nė t'fundit ēast ate qė adhuron
E thotė ''Nji fjalė goje''
Fati qė gjithmon u fitue veē nga nji krim
Dhe mashtrimi ma i poshtėr i bam legjitim
Lavdi e lyeme n'gjak
Fmijt marrin pjesėn n'trashėgim tė prindve
Dhe shekulli qė vdes i len thesn e mjerimeve
Shekullit t'ri
Eh, ēfar?Kaq vuejtje, kaq krime, kaq dėnime?
Prap s'u ngopėn kto alltar me kaq shum sakrifikime?
Kto faltore Perendie?
Ky djell plak fatkeqsit e ksaj toke a i shikon?
S'do ta lindi ai nji ditė, vetem nji, qė s'ndriēon?
Ankthin e tė gjallve?
Trashėgimtar tė vdekjes, o bartėsa tė mundimit
Jo jo, mos shpresoni qė t'i vihet fre tėrbimit
E keqja nuk flen
Deri nė ēastin kufi kur vdekja krahėmadhe
E pėrfshin pėrgjithmonė nė tė perjetshmen paqe
Dhimbjen e pėrjetshme!
Perkthim dhe koment
E.Kaceli
Krijoni Kontakt