Sinqerisht nuk e di pse u rregjistrova ne kete forum, ndoshta pak nostalgji per te shkruar shqip, ndoshta deshire per te lexuar kete gjuhe.
Me quajne Elton, pothuajse 20 vjeç tashme, me origjine nga Permeti. Qytet i vogel, me nje nofke teper te bukur: "Qyteti i luleve". Dhjete vjete me pare u largova nga ai grumbull pallatesh ne rreze te malit, per te rifilluar nje jete te re ketu ne Itali, saktesishte ne Breshje.
Ketu pallatet jane me shume, por lulet jane te rralla. Mbreti i qytetit eshte asfalti, ngjyra gri dhe nje mjegull qe shpesh here ngjall mankth.
Italianet thone qe eshte mekat te peshtysh ne pjaten ku ha, dhe per kete kane te drejte. Jam mirnjohes kesaj jete qe me ka hapur horizontin mendor dhe natyrisht ka rritur edhe mireqenjen. Dikush me thote qe eshte tashme shtepia ime, por une e nderpres duke kerkuar ti shpjegoj qe shtepia ime eshte diku tjeter.
Me pyesin edhe si mund ta mohoj faktin qe lidhjet me vendlindjen jane te rralluara, qe kane kaluar dhjete vite, qe jam shkolluar ketu. Eshte e veshtire te pershkruash nje ndjenje, nje gjendje shpirterore, nje force te çuditeshme dhe jo-racionale e cila te lidh, te shtrengon shpirtin, dhe te bluan nga brenda. Kam mendimin qe vendi ku ke hedhur hapat e para, ku ke rene pertok dhe kur ate toke e ke mallkuar, te le ne vetvete rrenja te thella. Dhe ndoshta nga keto rrenje lind deshira per te shkruar shqip, per tu rregjistruar ne kete forum, per te shpresuar qe ne nje te ardhme te larget, "qyteti i luleve" mund te behet perseri shtepia ime.
Ju pershendes te gjitheve,
Elton
Krijoni Kontakt