Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Parësore është zgjidhja e Statusit të Kosovës të jetë i favorshëm për shqiptarët e pastaj gjithëcka do të jetë më mirë se sa më parë, më lehtë se më parë dhe më lehtë e më mirë në të ardhmen. Nëse Kosova do të jetë shtet, pra shteti i dytë shqiptarë, shqiptarët, kudo që të jenë, do të jenë sërish një komb, një komb i vetun, por tani në dy shtete, e përrfaqësuesit e këtyre dy shteteve, do të mund të takohen sa herë të duan, të flasin sa herë të duan për marrëdhënje ekonomike, politike, kulturore e mbase, një ditë, edhe për heqjen e kufinjve mes dy shteteve!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    vleresoj shume mendimin e DardanG
    kemi vite me rradhe qe e presim ate dite qe te vije .

  3. #13
    skorpions djali pvet.
    Por Une Po E Shtroj Si Pyetje Kush Mund Te Jete E Ardhmja E Shqiperise Mbas Statusit Te Kosoves .......... A Do Jemi Nje Komb ?
    Nuk eshte e lehte per te bere parashikime, se se pari, nuk vendosim ende per veten tone (jane te tjeret qe vendosin, biles edhe politikanet ne te dy anet e kufirit syrin e veshin e mbajne tek nderkombetaret - per tu dukur - jo per Shqiptarizme - por per interesat e tyre personale).

    Nga ana tjeter, e ardhmja e Shqiptareve duhet pare brenda procesit integrues europian. Pra eshte ne interesin e vete Shqiptareve gjithandej qe shtetet fqinje, deri edhe Serbia te jene te ingranuara ne procesin e integrimit ne BE.

    Asaj pyetjes se dyte nuk mund ti pergjigjem, sepse mendoj qe eshte shtruar jo drejt. Ne jemi nje komb, e me daljen e Kosoves shtet me vete prap do te mbetemi nje komb - varet nga shqiptaret se si do ti bashkerendisin proceset integruese kombetare me ato europiane.

    Ajo nuk mund te zgjidhet nga politika e dites, ajo korente - duhet nje mendim i pjekur e veshtrim i zgjuar e largpames.

    Per shembull, do te thoja qe si fillim mund te nisin pune e studime euro-atlantike te perbashketa ne fusha te ndryshme te zhvillimit ekonomik, shoqeror, politik, demografik etj; grupe te perbashketa konsultative, keshillimore, etj

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    edhe une ashtu them
    a do jemi nje shtet duhej thene me mire se nje komb kemi qene gjithmon.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  5. #15
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    “Jo Beogradi por bashkësia ndërkombëtare duhet të gjejë një rrugëdalje për të zgjidhur problemin e së ardhmes së Kosovës” – u shpreh kryeministri serb Vojislav Koshtunica, në një intervistë dhënë gazetës serbe “Politika”.

    Po ashtu në Kosovë Avni Kosumi, punonjës i policisë u vra me armë zjarri ndërsa kthehej nga detyra së bashku me tre kolegë të tjerë. Ngjarja ndodhi ndërmjet fshatravae Babin Most dhe Stanovc.


    Kosova: 'Nje hap para, dy hapa prapa..'

  6. #16
    Hej, sgorpions gingu, a s'po ma fut ene mu nji furçe ashtu si dardonit?

  7. #17
    Korrieri, E Premte, 05 Janar 2007

    Ndal kundershtareve te Kosoves se re
    Nga Joseph BIDEN

    Vitet e mosveprimit dhe debateve te tejzgjatura mbi statusin e ardhshem te Kosoves mundet qe me se fundi te arrijne drejt nje perfundimi. Ne muajt e ardhshem, diplomacia e shkathet per te siguruar pavaresine e Kosoves mundet te prodhoje nje fitore per demokracine myslimane, nje te ardhme me te mire per Evropen Juglindore dhe sanksionimin per perdorimin e mencur te fuqise amerikane.

    Por perpara me mundesine per triumf ne Kosove, ka nje rrezik ne rritje qe Serbia dhe Rusia do te komplotojne per te kapur disfaten ne daret e fitores. Ekstremistet ne Beograd dhe Moske jane - per arsye shume te ndryshme - duke shpresuar qe te perdorin veton e Rusise ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se per te anuluar kerkesen e Kosoves per pavaresi. Neqoftese ata do te kene sukses, Ballkani do te dale si nje tjeter burim lajmesh te keqija, ne nje bote e cila eshte mbushur tashme me kriza.

    Gjate shtate viteve qekur NATO i dha fund mbreterimit te terrorit te Sllobodan Milloshevicit ne Kosove, nje administrate e OKB-se ne pjesen me te madhe ia ka dale mbane te sjelle stabilitet per krahinen. Megjithate, banoret e Kosoves me te drejte jane te lodhur nga nje status-kuo te mbizoteruar nga paqartesia dhe mungesat ekonomike. Gershetimi i ketyre dy problemeve do te vazhdoje per aq kohe sa debati mbi statusin e ardhshem te krahines te mbetet i pazgjidhur. Statusi i saj i papercaktuar eshte duke e cuar edhe Serbine drejt nje stanjacioni.

    Politikanet nacionaliste ne Beograd kane zgjedhur luften kunder pavaresise se Kosoves per te terhequr vemendjen e publikut nga deshtimet e tyre dhe nga bllokimi i kerkeses se Serbise per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Veprimet e Vojisllav Koshtunices, kryeministrit te Serbise, kane qene vecanerisht zhgenjyese. Pervec refuzimit te kerkesave te nderkombetareve per arrestimin e krimineleve te luftes Radko Mlladic dhe Radovan Karaxhic, z.Koshtunica ka refuzuar cdo perpjekje per te arritur nje kompromis mbi Kosoven. Autoriteti moral i Serbise mbi kete ceshtje ra ne nje nivel akoma edhe me te ulet ne tetor kur 1,5 milion shqiptareve etnike iu mohua e drejta per te votuar ne nje referendum kushtetues, teper te diskutueshem, qe e deklaronte Kosoven si nje pjese integrale te Serbise.

    Per fatin e tyre te mire, banoret e Serbise jane treguar me realiste lidhur me Kosoven sesa udheheqesit e tyre te zgjedhur. Sondazhet e opinionit publik tregojne se shume serbe parashikojne qe krahina do te fitoje pavaresine. Nderkohe, shqiptaret etnike ne Kosove, ne shumicen derrmuese te tyre mendojne per te shkeputur lidhjet me Serbine. Me qytetaret ne te dy krahet e kesaj ceshtjeje, te gatshem per te perfunduar debatin dhe per te ecur perpara drejt sfidave shume me konstruktive, udheheqesit te cilet bllokojne nje zgjidhje do ta bejne kete me pergjegjesine e tyre.

    Historikisht, telashi ne Ballkan ka qene pothuajse gjithmone rezultat i shpresave te gabuara. Ne teresi, qytetaret e Evropes Juglindore jane te pergatitur menderisht per nje Kosove te pavarur. Nese Beogradi do te shtyje nje marreveshje, ai do te rihape ceshtjen e pavaresise se Kosoves, nga e cila shume serbe kane hequr dore dhe do te nxise irritime te metejshme midis shqiptareve etnike ne rajon. Rezultati mund te jete nje rikthim i dhunes se turmave qe tronditi Kosoven ne mars 2004.

    Nje perpjekje ruse per te penguar nje marreveshje mbi Kosoven do te jete ne harmoni me prirjen e Kremlinit per kujdesjen ndaj qeverive te dobeta, servile, ne ish-shtetet komuniste. Moska mesa duket ka arritur ne perfundimin se regjimet e varferuara dhe te paqendrueshme jane objektiva me te lehta per t’i manipuluar sesa vendet e pavarura dhe te begata. Ajo ka perdorur gjeresisht dhe publikisht diplomacine e saj te naftes dhe gazit per te minuar ndertimin e demokracive te Evropes Lindore.

    Me pak vemendje i eshte kushtuar perpjekjeve te heshtura te Kremlinit per te acaruar konfliktet territoriale ne Gjeorgji, Moldavi dhe Azerbajxhan. Serbia mund te behet viktima e fundit e kesaj strategjie.

    Kosova nuk eshte e gatshme per pavaresine e plote. Edhe pas pavaresise, NATO dhe komuniteti nderkombetar duhet te ofrojne garanci sigurie per minoritetet e Kosoves, ne forcimin e ekonomise dhe institucioneve te saj. Por ka ardhur koha qe te pranohet pavaresia e krahines. Sa me gjate qe te vazhdoje debati mbi statusin, aq me shume Kosova dhe Serbia do te mbeten prapa perparimit te shpejte te ish-republikave jugosllave, te tilla si Kroacia dhe Sllovenia.

    Suksesi ne Kosove, nese do te realizohet, do te kete implikime pertej Ballkanit. Nje afrim me i pergjegjshem rus ndaj kesaj ceshtjeje mund te tregoje angazhimin e Kremlinit ndaj rendit boteror ne nje kohe kur kredibiliteti i tij eshte bere cope-cope. Banoret e Kosoves – tashme me pro-amerikanet ne boten islamike – do te ofrojne nje shembull aq te nevojshem te nje partneriteti te suksesshem amerikano-mysliman.

    Stabiliteti ne Evropen juglindore do te jete nje copez e mirepritur lajmesh te mira dhe ofron shpresa ne nje sezon te sfidave te pamata ne politiken e jashtme.

    (Autori eshte senator dhe kryetar i Komisionit te Politikes se Jashtme te Senatit Amerikan)

    “THE FINANCIAL TIMES”

  8. #18
    {Familjaret} Maska e k@stro
    Anëtarësuar
    03-01-2007
    Vendndodhja
    [H][P][D] Elbasan
    Postime
    6
    urime per shkrimin vertet interesant
    HAKMARRJA_PER_DREJTESI

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23
  3. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  4. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •