nga Fletore shqiptare*
Nese do ta perkufizosh shqiptarin politik, perfytyroje ate me kame nder dhembe. Greku politik, nga ana tjeter, eshte duke nxjerre koken nga pas nje falange te prire nga perfaqesuesi i Kishes, kryqi i flamurit bardheblu dhe Dhjata e Vjeter e Keqkuptimeve. Shqiptaret qe shkuan ne tetevjecare gjate viteve 80-te, ndoshta mbajne mend nje tregim te Naum Priftit prej te cilit me gjase kujtojne vetem fjalen "psomi". Greqisht per "buke". Tregimi ne fjale fliste, pak a shume, per greket qe kalonin kufirin shqiptar ne kohen e luftes civile ne vendin fqinj. Duart e zgjatura per buke shoqeroheshin, si ne te gjitha tregimet e pasluftes, nga miresia dhe bujaria shqiptare. Ramiz Alia do t'i bashkohej ketij folklori te rrejshem me librin e tij "Dy popuj miq", shkruar po ne vitet 80-te. Libri i udheheqesit komunist shqiptar, pervecse eshte i palexueshem, ashtu si krejt librat shkruar nga funksionaret komuniste te Lindjes, ndertohej pa marre parasysh nje absurd politik. Ligjin e luftes me Shqiperine, ende ne fuqi ne Athine, asokohe. Per te ardhur tek vitet 90-te, kur Shqiperia u hap dhe te dy vendet fqinje, per kaq kohe qe nga Lufta e Dyte Boterore, u pane sy me sy. Per t'ia nisur edhe me ballkanshem nje tjeter episodi "te fqinjesise se mire".
Prifti i ushtrise se vdekur
Ky vit qe lame pas ka qene nje nga me te ngjeshurit ne marrdheniet shqiptaro-greke qe pas renies se komunizmit. Fundprilli i 2006-es solli nje incident i cili mund t'i shtohet kapitujve te romanit te Kadarese "Gjenerali i ushtrise se vdekur". Ne fshatin Kosine te Permetit, sipas raportimeve te shtypit te perditshem shqiptar, shoqata e ish-ushtarakeve minoritare nisi hapjen e varreve te cilat sipas tyre i perkisnin ushtareve greke te vrare prej italianeve gjate luftimeve te L2B . Nje kontrate e nenshkruar ne gjuhen greke u firmos nga pese punetore shqiptare dhe zhvarrimet pasuan. Ne shoqaten e mesiperpermendur bejne pjese ish-oficere te ushtrise gjate regjimit komunist, ish-punonjes te Sigurimit te Shtetit dhe ish-efektiva te policise. Shoqata ka publikuar nje raport ne te cilin numri i ushtareve greke te vrare gjate L2B eshte shume here me i larte se shifra zyrtare. Pjestare te kesaj shoqate, persona te afert me priftin ortodoks te Permetit Vasil Thomollari, si dhe punetore te paguar prej tyre, kane marre pjese ne hapjen e disa varreve ne fshatrat e zones. Eshtrat jane paketuar ne qese plastike me idene e rivarrimit ne manastirin e Shen Kollit. Shoqata metonte se ne kete varreze do te vendosen eshtrat e 630 ushtareve greke te vrare ne Luften e Dyte Boterore. Nese je duke kerkuar edhe per nje motiv te dyte qe e ben edhe me bizare kete histori per kete te sherben fakti se gazetari dhe kameramani i televizionit lokal AOS TV te cilet transmetuan kroniken per zhvarrimet ne fshatin Kosine u çkisheruan nga prifti Thomollari. Po sipas raporteve te shtypit te perditshem shqiptar, ne mauzoleun e Grykes se Kelcyres bashke me eshtrat e ushtareve greke ishte planifikuar edhe vendosja e eshtrave te zhvarrosura ne fshatrat e Permetit. Sipas banoreve te zones, ne afersi te Grykes se Kelcyres kane qene vetem 36 varre te ushtareve greke te vrare ne betejen e malit te Golikut nga trupat e batalionit Italian, "Ujqit e Toskanes". Ish-shefi i policise se Tepelenes gjate viteve 1992-1996, Demir Zeka, i tha te perditshmes "Gazeta Shqiptare" se “varret e 36 ushtareve greke kane qene ne Sajmol, nje vendbanim i lashte ilir. Ushtria italiane varrosi bashke me 2000 ushtaret e saj te vrare ne betejen e malit te Golikut dhe 36 ushtare greke. Asnje nga varret e tyre nuk ka patur emer. Eshtrat e tyre jane zhvarrosur disa muaj me pare dhe jane çuar me arka te vogla druri ne kishen e Kelcyres, ne pritje per tu vendosur ne Manastirin e Shen Kollit”. Nje prej varrmihesve ka pranuar se per cdo varr te hapur eshte paguar 40 mije leke te vjetra. I njejti burim ka pranuar per "Gazeten" se per zhvarrimet kane ndihmuar edhe te afermit e priftit Vasil Thomollari bashke me persona te ardhur nga Gjirokastra. Keta individe u kane kerkuar punetoreve te mos flisnin rreth asaj qe po benin. Fshataret qe jane paguar per te kryer zhvarrimet, kane deklaruar se eshtrat e zhvarrosura kane qene te disa varreve mbi 100 vjeçare, madje ka patur dhe eshtra grash dhe femijesh. Banoret e fshatit Kosine pretendojne se varret e hapura u perkasin parardhesve te tyre dhe nuk kane asnje lidhje me ushtaret e vrare ne luften Italo-Greke.
Endrra per nje pasaporte
Ne aeroportet e botes, pasaporta shqiptare syprina vishnje mbi te cilen eshte stampuar nje zhgabe e verdhe, nuk eshte nder me te pelqyerat. Heraldika e shteteve zhvendosur mbi keto dokumente njepellembeshe tregon status, ashtu sic nje kostum Zegna, nje makine Bentley, a pushimet ne Saint Tropez. Kjo, ne anen vanitoze te gjerave. Levizja e lire e mundesuar vetem nese ke nje pasaporte amerikane, te ndonje vendi te BE-se, shto ketu Kanadane dhe Australine, eshte ne thelb te gjithe perpjekjeve te deshperuara te shqiptareve per ate dokument te vogel ne kapakun e te cilit ndodhet vula e nje shteti te fuqishem. Ata qe vendosen te ikin buzeqeshin me pikellimin e atyre qe kembengulshem mbeten ne Shqiperi. Keta te fundit ua kane hequr vijen ikanakeve dhe presin diten kur Shqiperia te jete pjese e Evropes. Po a mund te vije Europa permes Greqise? Sigurisht qe nje nga rruget kalon permes Athines. Ky, gjithashtu, do te jete kalimi per te cilin Shqiperia politike duhet te paguaje cmimin me te larte. Shenjat jane te gjitha ketu. Greket me nje politike dinake po perpiqen te blejne jo vetem te shkuaren, por edhe te ardhmen e Shqiperise. Shumekush e ka injoruar zhurmen e paane te shtypit mbi varret e hapura ne Jug te Shqiperise, duke harruar se greket, ashtu si serbet, e konsiderojne si toke te tyren cdo pellembe ku gjenden varret e tyre. Ky kalkulim morbid, qe po t'i shtosh ate serb te lavdizimit te humbjes, duhet pare me dashamiresine qe shihen te gjitha elementet e eposeve te popujve te ndryshem, por duhet kundershtuar si metim politik. Keshtu pra, greket duke i mbjelle te vdekurit e tyre ne Jug te Shqiperise, i shtojne edhe nje vjege pretendimit te tyre te perhershem mbi Epirin tone. Pervec mistifikimit qe vorranat zakonisht bartin, perllogaritja greke shkon edhe me tej. Me nje Shqiperi europiane, kufijte e se ciles jane te hapur, greket do ta kene me te lehte pervetesimin 'de facto' te Jugut. Nese ata kane njezet mije, a me shume greke, ne qytetet kufitare, shtoji kesaj kishat dhe varrezat te cilat zakonisht pasohen nga nje kujtese historike, e me tej, njerez qe hyjne e dalin lirshem permes kufijve inekzistente; ja ku e ke Vorio Epirin e tyre. Pajisja me nenshtesei (kombesi) greke te qytetareve shqiptare, perben keshtu, blerjen e se ardhmes se Shqiperise.
Edhe njehere per shqiptarin politik
E majta shqiptare, qe ka ditur te jete edhe antishqiptare ne momente kyce te historise sone, ka mbajtur nje qendrim i cili nuk ka mundur t'i shmanget frymezimit lindor te politikes greke a serbe. Si ilustrim i kesaj sherben deklarata e Fatos Nanos pas nje takimi me Milosheviqin sipas se ciles "Ballkani i perket ballkanasve". Kjo eshte nje teze e vjeter greko-serbe e kuptueshme nese kihet parasysh se keto dy kombesi kane qene mbisunduese ne Ballkan ne pjesen me te madhe te ekzistences se kesaj siujdhese. Shfronesimi i tyre nga roli parak ne Ballkan ka ndodhur vetem kur fuqi te huaja kane mberritur me ushtrite e tyre pushtuese. Le te mos bejme shaka; Ballkani ka qene dhe do te mbetet nje zone influence e fuqive te medha te Perendimit dhe Lindjes. Duke qene se si greket, ashtu dhe serbet, i kane ngritur strukturat e tyre politike mbi frymezime fetare, dhe duke e ditur se Ortodoksia i perket ritit lindor, rrjedhimisht keto dy kombe anojne nga Perandoria e Lindjes. Shembujt per kete na vijne nga Mesjeta e larget misheruar ne "preferojme callmen e Sulltanit para mitres se Papes", apo fundvitet 90-te kur manifestimet dhe parullat kundraNato qene po aq popullore sa dhe uzoja. Pozicionimi i shqiptareve eshte pashterrshem perendimor. Shembujt jane me te shumte se sa nevoja per ta. Ky rreshtim i botes shqiptare ka sjelle edhe reagimin patetik te serbeve dhe grekeve, te cilet, sigurisht, e bejne kete zhurme duke uruar te kunderten; qe simpatite e shqiptareve te ishin ne fakt proislamike. Terreni i perftuar nga nje shmangie e mundshme e shqiptareve drejt forcave te huaja per Europen do t'i ndihmonte greket per ta forcuar pozicionin e tyre si, kinse, mbrojtes te Krishterimit dhe vlerave perendimore ne gadishull. Emocionet dhe simpatite e shumices se shqiptareve, fatkeqesisht, jane shfytezuar per perfitime politike dhe jo per nje program kombetar. Bash per kete arsye shqiptari politik vazhdon ta kete kamen nder dhembe; klasa udheheqese nuk i ka gjetur, apo nuk ka dashur t'i gjeje, mjetet politike per ta armatosur ne pershtatje me shekullin e 21-te.
Raporti i ri
Rreth dy vjet me pare, nje nder gazetat me te medha greke, "Elefterotipia" botoi nje raport me te dhena bazuar ne nje komunikate te Ministrise se Brendshme greke, sipas se ciles shqiptaret renditeshin te fundit ne spiralen e kriminalitetit ne vendin fqinj. Shtypi shqiptar me injorance te thelle e anashkaloi lajmin me te madh te vitit. Pozitat mbrojtese ne te cilat elitat shqiptare i ndertojne raportet me Greqine, perbejne ndoshta pengesen kryesore e cila duhet menjanuar. Kur nje grup tifozesh shqiptare shpalosen tek 20-et e Qemal Stafes nje banderole e cila lexonte "Shqiperia eshte nje nga Vermoshi deri ne Preveze", policia urdheroi uljen e saj pasi "po nxehen greket". Shqiptaret, e kam fjalen per autoritetet, nuk u nxehen kur greket u kacavoren deri ne maje te qiellit per te perdhosur flamurin shqiptar ne nje ndeshje mes "Shpresave" te dy vendeve. As kur pas fitores se kombetares shqiptare me 4 shtator, i riu Gramoz Palushi u ther deri ne vdekje gjate entuziazmit mbi rezultatin e nje ndeshjeje futbolli. Emigrantet shqiptare ne Greqi jane marre neper kembe sa here qe autoriteteve greke nuk u ka pelqyer dicka ne levizjet e Tiranes politike. Udheheqesit shqiptare kane gabuar sa here kane nderruar kurs; a do ishte me mire qe keqtrajtimi i shqiptareve atje t'i servirej botes si shkelje e te drejtave te njeriut? Arsyeja tjeter e ngurrimit te klases qe ka qene ne pushtet ka qene humbja e mijra votave ne zgjedhjet e radhes. Kjo, sepse te debuarit do ta shfrynin zemerimin ne kutite e votimit duke fajesuar partine qe kishte pushtetin ne kohen kur ndodhi "fshesa". Ja edhe nje pyetje tjeter; kur do pushoje klasa politike e Tiranes te marre neper kembet banoret e Shqiperise ne favor te banoreve te vendeve te tjera, madje edhe kur keta jane shqiptare?
Ne vend te mbylljes
Kjo perpjekje me shkrim nuk pati per qellim skicimin e te vertetave perfundimtare mbi raportet shqiptaro-greke. Nje kronike te asaj qe ka ndodhur me nje pjese te pse-ve si dhe mundesite per nje rruge te trete, po. Pa prekur nje tjeter subjekt i cili do te kerkonte me shume hulumtime dhe boje; ate te rolit te Janullatosit si patriark i Kishes Autoqefale Shqiptare. Europa, ne fund te fundit, nuk do na i hape dyert nese ne kemi vendosur te sillemi perunjesisht mire me greket. Institucionet e forta, ndarja e pushteteve, nje ekonomi tregu stabile dhe respektimi i te drejtave te njeriut jane faktoret qe do e cojne Shqiperine ne Europe. Te drejtat e njeriut? Edhe kur gazetaret e saj ckisherohen nga nje prift me frymezim grek pasi ai ka vendosur te vjedhe eshtrat e shqiptareve?
*Artikulli nuk shpreh, medoemos, opinionin e gjithe bashkepunetoreve te revistes.
Peticion
Drejtuar Presidentit, Kryeministrit dhe Kuvendit për reagim ndaj shovinizmit grek.
Presidentit të Republikës së Shqipërisë Z. Alfred Moisiu,
Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Z. Sali Berisha,
Deputetëve të Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë
Para pak kohësh qeveria greke ka marrë vendimin për dhënien e nënshtetësisë greke të gjithë shqiptarve që pajisur ose që do të pajisen me kartën e homogjenisë. Vitet e fundit, nën presionin e vazhdueshëm grek, një pjesë e mirë e emigrantëve shqiptarë në Greqi ndryshuan emrat dhe fenë e tyre për të mundur të qëndrojnë e punojnë atje. Sot duke reklamuar fundin e kalvarit të tyre shumëvjeçar, shteti grek u kërkon të ndërrojnë edhe kombësinë. Nesër këta shqiptarë e pasardhësit e tyre nuk do të konsiderohen më si të tillë, por si grekë, duke qenë se në pasaportat greke preçizohet kombësia. Ne ju kërkojmë të keni parasysh se:
rritja e shumëfishtë dhe artificiale e minoritetit grek në Shqipërinë e Jugut.
ndërtimi i varreve te ushtarëve grekë në katër pikat e kufirit të të ashtuquajturit prej tyre, Vorio Epir, të mbushura me eshtrat e bijve të Ilirisë.
hapja dhe ndërtimi i shkollave ne gjuhën greke në fshatra shqiptare ku shteti ynë nuk është i zoti të mbajë në këmbë shkollat shqipe.
greqizimi i Kishës Autoqefale Shqiptare.
nuk tregojnë gjë tjetër, përveçse tendencën e shtetit grek për ta bërë realitet ëndrrën e vjetër të qarqeve ekstremiste greke, «greqizimin e Epirit të Veriut». Duke marrë parasysh që një politikë e tillë mbi kombin tonë, ne rastin me ekstrem mund të na kushtojë një humbje të re të territoreve të Shqipërisë ne kerkojmë që qeveria shqiptare :
Të ndalojë një fenomen të tillë, me anë të një ligji sipas të cilit çdo qytetar shqiptar duhet ta vërtetojë pranë organeve shqiptare që i përket një kombësie tjetër.
Te sensibilizojë mbarë opinionin kombëtar për diferencën midis dyshtetësisë/nënshtetësisë dhe ndërrimit të kombësisë, në mënyrë që askush të mos mendojë se do mund të quhet Shqiptar (me kombësi) nqs merr kartën e homogjenisë.
Të kërkojë me ngulm që qeveria greke të respektojë të drejtat e emigrantëve dhe ajo pjesë e tyre që ka plotësuar vitet e qëndrimit, të marrë dyshtetësinë pa ndryshuar emrat e kombësinë.
Të denoncojë politikën greke pranë autoriteteve ndërkombëtare.
Faleminderit të gjithë nënshkruesve të këtij peticioni për kohën që do i kushtojnë çështjes shqiptare.
http://peticioni.org
/
Krijoni Kontakt