Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1
    Sapo mberrina! Maska e _Mina_
    Anėtarėsuar
    16-08-2006
    Vendndodhja
    En zemren tende:)
    Postime
    8

    Unhappy Martesat e shtyra nga familja

    Po ja filloj me temen menjehere....
    E kan nje shoqe timen,ajo asht e martueme tash nje 6 muej,asht 18 vjecare,prinderit e kan martu em dhun,por e don nje djal tjeter,asht e martuar larg vendis saj,ne Gjermani,dhe perdit flet me at djaloshin ne internet dhe telefon....I kam than shum her qe te mos flas me me te,sepse ajo tash asht e martuar,por sapo ia filloj te flas te ndahet nga ai,ajo qan,dhe me thot se pa te ska jete per te!
    Un nuk e di se si t'i ndihmoj,me e len burrin nuk mundet sepse prinderit e saj jane shum te veshtir...Nuk e di....Ai djali e don ket shoqen time pafund,por prinderit e saj nuk e kan pas ne qef ket djalosh...E shoqja ime tash esht larg dashuris se saj te vrtet,edhe eshte roberuar me nje burr qe nuk e don,paramendoni se si asht me flejt me diken ci nuk e don,ti thuash "te dua" por ne fakt po rren......Nuk e di cka te bej,me dhimbet shoqja ime sepse e kam shoqe te ngusht,ka pas shum probleme ne jet...dhe me te vrtet kisha pas qef t'i ndihmoj!
    JU LUTEM nese kini ndonji keshill,cfardo keshille me tregoni dhe t'i ndihmojme te jete e kenaqur,sepse esht vetem nje jet,dhe nuk dua qe shoqja ime t'a kaloj jeten me lot!
    "Love Means Never Having To Say You're Sorry."

  2. #2
    Wćy ųf tħé Šąwņ Maska e _Elena_
    Anėtarėsuar
    06-02-2006
    Postime
    975
    Me vjen shume keq per shoqen jote.
    Me vjen keq per ate cunin qe eshte e martuar sepse ndoshta nuk e meriton nje gje te till.
    Prinderit tane gjithmone mundohen per te miren e femijes por ne kete rast prinderit e asaj goce kan bere nje gabime shume te madhe.
    Nuk mund te martosh gocen pa deshiren e saj.
    A e pyeten ne qoftese eshte dakort? a e pyeten cfare do zemra e saj? a e pyeten nq eshte e lumtur? JO
    Mendimi im personal eshte qe ajo shoqja jote duhet te hap zemren dhe te shprehe ndjenjat e saj, ishalla nuk ka bere femije akoma (sepse cdo gje do ishte me e veshtire)
    Nje jete kemi pse te mos ta shijojme dhe ta gezojme ashtu si duam?
    Kshu qe per mendimin time shoqja jote duhet te ndjek ndjenjat e zemres e saj qe te jet e lumtur, sepse nq ajo nuk e ben kete gje ka per te vuajtur gjithe jeten dhe ka per te mbajt ne shpirte nje ndjenj qe do ta rrendoj kudo qe te jet.
    Sa per prinderit e saj...ata e shijuan dhe e gezuan jeten e tyre, kshu qe dhe goca e tyre te bej te njejten gje.
    O Zot ajo eshte 18 vjece ne nje moshe shume te bukure, ska pse te jetoje me nje person qe nuk e do

    I uroj fat dhe ishalla qofte e lumtur me ate qe i do zemra asaj
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _Elena_ : 22-08-2006 mė 00:06

  3. #3
    ŲŠЮ§ ® Maska e White_Wolf
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Vendndodhja
    ŦǾЯÖйЂŌ ®
    Postime
    59
    Shoqja ka dy zgjidhje.Te leje burrin dhe te vazhdoj jeten me djaloshin ose te kunderten.Nuk ka keshilla te tjera per kete gje,thjesht duhet te mendoj pasojat per veten e saj.
    Une do te thosha qe te ndjeki cfare i thote zemra e saj.Eshte gjeja me e mire kur njeriu vepron sipas zemres.Ne te tilla raste zemra duhet te punoje me shume se truri.
    Shpresoj qe shoqja juaj te arrije sa me shpejte ate qe do.
    A GOOD FRIEND IS LIKE A PC:Enters Your Life,Saves You In His Heart,Formats Your Problems & Never Deletes You.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2006
    Postime
    61
    Asaj Zoti ia ruajte mendet dhe i jap force dhe kurajo qe te dal prej kesaj situate te ndjere me respekt.......

  5. #5
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    E pashe kete teme dhe mendova edhe une te shkruj dicka.
    Ky eshte nje problem qe rendomt ndodh ne shqiperi. Ktu, ne kete situate per mu jane fajtore te gjithe, dhe pasojat padyshim qe po i vuajn dhe do ti vuajn te gjithe.
    Se pari. Fajtore eshte djali qe eshte martuar me te pasi edhe ai nese duhet te ishte interresuar cilen vajze po merr.
    Se dyti. Eshte fajtore vajza, sepse sado qe te duash nje njeri ti duhet ti nenshtrohesh fatit, ashtu si i nenshtrohemi kur ne vdes ndonje njeri i dashur.
    Se triti. Qe per mu eshte fajtori kryesore, eshte i dashuri i vajzes, i cili per mua, eshte ai qe ka situaten ne dore.
    Une nuk mendoj se ajo vajza e ka ne dore shume, sepse ne te gjith i dime ndjenjat e femrave, po une them se ku djale mund dhe duhet ta lere te qete vajzen sado qe ajo te kerkoje nje lidhje.(Prindervu nuk po u ve shum faj sepse jam 100% i sigurte se ata kan pasur njetin e mire per vajzen e tyre , ashtu sic ka cda prind)
    Tani cila eshte zgjidhja:
    Nese ju e njihni kete te dashurin, duhet te mundoheni ti beni presjon, qe te lergohet sa me shpejt, ne te kundert une kam frike se ky qift do te kete pasoja shume te renda.
    Une po shtroj nje pyetje tjeter.
    Si eshte me mire, te shkaterrohet nje lidhje dashurie, apo te shkaterrohet nje familje?

    Bye. Ja kalofshi sa me mire
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DEN_Bossi : 22-08-2006 mė 07:22

  6. #6
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anėtarėsuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Une do thoja qe ajo shoqja e martuar me deshire apo me dhune te ndjeke zgjidhjen qe ia thot mendja e saj se sa per Zemren kjo s`ka rendesi fare.Me Zemer nuk fitohet shkolla, buka, veshmbathja, pasuria, mireqenia, benzi, celulari, telefoni, interneti,veshjet dhe kostumet me te reja...por me mendje.Po t`kishte patur ajo mendje do gjente vet menyren te martohej me ate qe e do.Kur s`e kishte atehere mungesen e mendjes se saj ia plotesuan prinderit,te cilet sigurisht edhe ata jane martuar me mendje nga prinderit e tyre e jo me zemer.
    Martesa e zemres eshte e mire,kjo s`ka dyshim por ajo zgjate vetem nje qast,nje muaj te mjaltit dhe pastaj...addios.Sapo fillon ēifti i martuar me zemer te bije ne toke e te shohe qe jeta nuk eshte ēokollade por lufte me obligimet e tokes,e shohin se mendja u dashka te pyetet e jo zemra apo epshi i rastit apo ai stinor.Shiqoni dhe analizoni martesat e mbreterve dhe te princerve...ē`mendoni,martohen ata mesvedi me zemer?

  7. #7
    Thash edhe une te them dicka per kete teme.

    Situata eshte e veshtire siq po duket dhe fajtore ka plot. Nese do te kishim pasur mundesi te ndryshojme te kaluaren atehere do te duhej bashkuar keta qe jane dashuruar pavaresisht deshires se prinderve, pastaj do te fitonin apo humbnin ata do ti mbanin vete pasojat jo familja.

    Mirepo meqe cka eshte bere nuk ndryshohet atehere duhet shikuar perpara. Ne fakt nuk jam shume i sigurte se krejt me force munde te martohet nje vajze dhe bile te shkoj ne gjermani. Sigurisht edhe ajo ka pasur dyshimet e veta mirepo ketu nuk do te spekuloj.

    Ajo qe duhet tani te behet eshte ajo vajza ti therras mendjes dhe te analizoje disa gjera.

    Se pari a eshte e sigurte se eshte aq i keq ai djali ne gjermani sa te mos kalohet jeta me te apo sillet ai keq me te etj.

    Se dyti a eshte e sigurte se dashuria me djalin e meparshem nuk ka pesuar ndryshim??? Sepse duke supozuar se po flas per shqiptar nuk besoj qe ky djali te martohet me vajzen pasi ajo eshte martuar per dikend tjeter. Mua me perngjan shume qe ky djali qe mbeti pa vajzen deshiron te joshe ate vajze sa per ta ndare nga ai tjetri dhe pastaj i thote loja 1 me 1. Por per te tilla lojera nuk duhet shkaterruar jeta. Dhe nese ndodh vertet qe ajo vajze te humbas te dy djemte atehere vertete nje njolle e madhe munde te ishte ne figuren e saj dhe jeta e saj nuk do te ishte e lehte pastaj te rregullohet.

    Krejt ne fund po them qe vajza e ka situaten ne dore nese i ka mendt ne koke, dhe me kete rast duhet te ceki se sigurisht situata e saj perfshire merzitjen sapo ka arritur ne gjermani dhe enderrat per jete pa brenga dhe sigurisht humbja ne vend te huaj ia kane trullosur mendjen mjaft shume sa te mos verej gjerat siq jane por enderron siq duhet te ishin.

    I deshiroj te kete jete pa brenga kesaj vajze dhe shpresoj te gjeje zgjidhjen e duhur, por zgjidhjen i propozoj ta beje duke u mbeshtetur ne rrethana reale dhe jo ne zgjidhje filmash e romanesh sepse " Jeta eshte kjo qe eshte dhe ajo qe do te duhej te ishte".

  8. #8
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Mina kjo ngjarje te ben te ndihesh keq.Nuk arrij te kuptoj se cfare qenie eshte per prinderit e saj kjo femer?Pa e pyetur aspak, pa dashur te dine per ndjenjat dhe moshen e saj e degdisin ne Gjermani?.Te mos ngeli ne dere e te mos na beje me llafe.Martohet njehere e mire e me mendje te qete.Mirepo dardha e ka bishtin mbrapa sepse me dhune mund qe ta martosh vajzen e shkrete por qe te doje burrin qe i ke dhene, se detyron dot, edhe sikur te kercenosh me bombat atomike te Uncle Samit.

    Shoqes tende nuk mund ti keshilloj asgje tjeter, vetem: mos te sillet me femijet e vet ashtu sikur u sollen prindet me te.

    Sa femra kane rene pre e ketij mentaliteti dhe jane detyruar te terheqin zvarre varganin e viteve me nje njeri qe s'kane dashur tja shohin surratin.

    Vajza e shkrete ndodhet ne nje pozite jashtezakonisht te tmerrshme kur nuk vleresohet prej njerezeve te saj .Shoqja jote nese len burrin me te shtepise zor se mundet te beje kompromise.

    Pastaj ky djali qe fliska ne int dhe tel me ate a e don aq shume sa qe ta martoje dhe te kujdeset per te duke lene ne harrese te kaluaren e saj?

    Cfare beri ky qe per kete vajze?A e kerkoi doren e saj tek prinderit?Cfare beri qe te pengoje fejesen e saj te dhunshme?

    Apo priti si puna e pertacit qe ti bije dardha e i ra kungulli ne koke?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FLORIRI : 22-08-2006 mė 07:57
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    shum keq e paska punen ajo shoqa jote, po kshu esht kur ke prinder tru thar.
    nuk durohet po ca ti besh, ku teter mund te shkoj ajo goca ska ca te bej

  10. #10
    E Lumtur Maska e EDA_19
    Anėtarėsuar
    16-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Zemren e Tonit
    Postime
    32
    Me vjen shum keq per shoqen tuaj por per mendimin tim ajo ti thot burrit se si me te vertet ndihet per te dhe ti thot per ate djaloshin dhe besoj se cdo gje do behet me mire.
    Jeta eshte ferr dhe ska njeri qe nuk futet ne te

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  2. Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  3. Familja Boletini
    Nga CEZARND nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 21:31
  4. Shoqėria, dashuria, dhe familja
    Nga Arbushi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 22:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •