Barcelona vs Arsenal
Parisi, shtëpia e futbollit botëror. Vendi ku u themelua edhe FIFA më 1904, organizata më e lartë botërore e futbollit. Vendi i romancës, kulturës, artit. Vendi ku më 17 Maj 2006, ora 20:45 min, do të jetë arenë gladiatorësh, arenë emocionesh, Ronaldinho vs Henry, magjia vs shpejtësia.
Finalja e parë e një kupe evropiane u luajt në Paris më 1956. Stadiumi në periferi të Parisit, Stade de France, do të organizonë finalen e Kupës së Kampionëve për të dytën herë, më 17 Maj 2006.
Barcelona vs Arsnal, sfidë gjigantësh, më shumë se një finale e madhe, një betejë për marrje pushteti në futboll, një luftë e pa epur mes magjisë spanjolle dhe shkathtësisë angleze. Ekipi më sulmues në Botë, Barcelona, kundër ekipit me mbrojtjen më të fortë në planet, ekipi i cili vjen në finale pas 10-të takimesh pa pranuar gol, Arsenalit.
Asnjëra nga ekipet e kualifikuara për finalen e këtij viti, nuk kanë eksperienca të shumta finalesh. Pra, është një sfidë plus për to, të tregohen sa më të fortë, në kohë të duhur, 17 Maj 2006, dhe në vend të duhur, Stade de France, Paris. Çdo gjë është 50/50 në këtë takim. Nuk ka të favorizuar, secili kërkon rastin për t'u stolisur me trofeun më prestigjioz të futbollit evropian.
-
Krijoni Kontakt