Close

Rezultati i Sondazhit: Kush fiton Ligen e Kampioneve kete vit?

Votues
52. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Barcelona

    34 65.38%
  • Arsenal

    18 34.62%
Faqja 14 prej 14 FillimFillim ... 4121314
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 136 prej 136
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e Santana
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Vendndodhja
    Te-parku... Grupi: Tetova Clan
    Postime
    76
    Ashtu pra cashtu folni e jo si ket te tjeret jo me fat jo pa fat se ju vjen inati se ekipet tuaja kan mbet me gishtat ne goje edhe mua me erdhi keq per Arsenalin qe edhe meritoi deri ne finale sepse i rezoi ekipe gjigante Realin, Juven.. por ne finale skishte cfare te kerkoje pervecse medalje hahah

  2. #132
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    Citim Postuar më parë nga Ilove_INTER
    Pershendetje....Isha pak i nervozuar ( edhe pse nuk e shikoja me shuem emocion kete ndeshje) kur arbitri lirisht mund te them qe GABOJ ... per ate te kuqe .. edhe une mendoj si Anri qe me mire te jesh 0 me 1 sesa nje lojtar me pak ... pastaj kjo eshte finale leje me mire golin dhe te zhvillohet nje loje e bukur siq ja kishte nisur... pastaj edhe nja dy te verdha ( sidomos aj per Anrin) ishte skandal... nejse...
    Per golin e Cambell po ju them nje gje.. mrame me shok si u be faulli per Arsenalin i thash "po vie era gol" do shenoje tani... dhe kur shenoje heheh te gjithe me shikuan habit'shem....
    tung
    Edhe une mund te theme lirisht ti se gabim e ke se referi hiq nuk gaboi, por me vend ja dha te kuqin,(te kishte vazhduar dhe mos ishte shenuar goli, si do ishin punet???),...kartoni i verdhe per Henrin ishte nje gabim i referit por nga aksioni u pa shume i rezikshem por nuk kishe te beje me ndonje nderhirje aq te ashper,...por nese ti e quajn skandale kete karton pse nuk thuash qe fauli qe u be nga edhe i cili u shenua goli, nuk ishte faul(Puyol nuk pati kontakt me Ebuen)...
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  3. #133
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Spanjollët në delir për suksesin e dyfishtë në Kupat e Europës me Barcelonën dhe Seviljen 19-05-2006

    Shtypi iberik: Spanjë-Europë 2-0


    Spanja ka festur një sukses të dyfishtë në Kupat e Europës të këtij edicioni. Pasi Sevilja fitoi UEFA-n, Barcelona mori Championsin në fund të finales ndaj Arsenalit. "Spanjë-Europë 2-0", titullohej e përditshmja spanjolle "AS", të nesërmen e suksesit të katalanasve në finalen e Parisit. Suksesi i Barcelonës e ka bërë futbollin spanjoll të krenohet dhe me diçka tjetër. Vendi iberik mban rekordin me 11 Champions të fituar (nëntë nga Reali dhe dy nga Barça). Për të vërtetuar rëndësinë që spanjollët i japin kësaj veprimtarie, mjafton të kujtojmë që dje në Paris ishin krerët e këtij vendi, Mbreti Huan Karlos I dhe kryeministri Rodrigez Zapatero. Teorikisht, në këtë moment i gjithë sporti spanjoll po kalon një periudhë të artë. Rafael Nadal është tenisti i momentit, ndërsa Dani Pedrosa dhe Fernando Alonso fituan garat respektive në Moto GP dhe Formula 1. Megjithatë, suksesi i Barcelonës në Champions ka pasur një jehonë të jashtëzakonshme në median e shkruar dhe televizive. Gjithsesi, disa komentatorë kanë kritikuar zgjedhjet e Rajkardit. Lënia e Etosë në krah dhe aktivizimi i Van Bomelit në vendin e Injestës nuk u pëlqeu shumë specialistëve. "El Pais" komentonte kështu: "Jemi të sigurt se Rajkardi do të dijë t'i shpjegojë vendimet e tij, të pakuptueshme për tifozët dhe vetë skuadrën. Dalja me karton të kuq e Lehmanit "përgjysmoi" shanset e Arsenalit. E rëndësishme është që Barcelona fitoi në një ndeshje ku mund ta humbte lehtësisht!" Nga ana tjetër, "AS" bën një arsyetim ndryshe: "Rajkardi gaboi në fillim, por diti të korrigjohet me zëvendësimet. Larsoni dhe Beleti ishin dy gjetje." Suedezi dha pasimet vendimtare në të dy golat e katalanasve, ndërsa anësori brazilian shënoi golin e fitores. Pritej dueli Henri-Ronaldinjo, por në fund të ndeshjes shtypi spanjoll nuk ka harruar atë që vendosi ndeshjen, Beletin. "Mundo Deportivo" shkruante: "Barcelona u shpall kampione e Europës pas një kthese klasike, e cila u kompletua nga një hero i papritur: Beleti." Ky ishte goli i parë i brazilianit për Barcelonën.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #134
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Eto: Kampionë me meritë

    Sulmuesi kamerunas, Samuel Eto, është shprehur i lumtur, pasi skuadra e tij ka fituar Ligën e Kampioneve pas finales ndaj Arsenalit në Paris. Autori i golit të barazimit në këtë takim u shpreh: "Eshtë një fitore e rëndësishme për të gjithë Spanjën. Nuk kam fjalë për të përshkruar gëzimin tim. Zoti është i madh dhe na ndihmoi edhe në këtë ndeshje." Më pas Eto vazhdon: "Nuk e di ç'do të kishte ndodhur 11 kundër 11, por di vetëm që tani jemi me meritë kampionët e Europës." 25-vjeçari i Barcelonës ua kushton suksesin: "Djemve të mi që kanë vuajtur duke e ndjekur ndeshjen në stadium.

    Tani i gjithë populli katalanas është në festë. Një festë plotësisht e merituar. Jemi skuadra më e fortë." Ndërkohë, autori i golit që i dha Barcelonës titullin e dytë kampion Europe në historinë e saj, braziliani Beleti, tha: "U shpërblyen sakrificat e skuadrës gjatë këtij sezoni. Ishte një çmim për futbollin që luaj. Pas titullit kampion me Brazilin, nuk e mendoja se do të provoja emocione të tilla." Ndërkohë, Henrik Larson, i cili luajti ndeshjen e tij të fundit me Barçën, tha: "Ishte lamtumira më e mirë e mundshme. Dalja me karton të kuq e Lehmanit na ndihmoi. Arsenali pati shanset e tij, por skuadra jonë mbetet e magjishme. Jam shumë i emocionuar. Në dy vjet kam fituar dy tituj në Spanjë dhe një në Europë. Maksimumi që mund të kërkoja në hapat e fundit të karrierës."

    Gjyqtari Hauge "pranon" gabimin
    Gjyqtari i finales së Ligës së Kampioneve, Terje Hauge, pranoi se mund të kishte qenë më i saktë në vendimin e tij për të nxjerrë me kartonin e kuq portierin e Arsenalit, Jens Lehman. Norvegjezi anuloi golin e shënuar nga Zhyli dhe akordoi faull në hyrje të zonës për ndërhyrjen e Lehmanit ndaj Etosë, duke nxjerrë portierin gjerman me kartonin e kuq. Të dyja skuadrat protestuan gjatë për këtë vendim, ndërsa pas ndeshjes Hauge tha: "Ishte një situatë disi kaotike. Në momentin e parë që pashë fuallin e Lehmanit, ndalova lojën, ndoshta duhej të isha treguar më i matur, por nuk ka asnjë gabim teknik."
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #135
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Venger: Gjyqtari gaboi kur s'duhej

    Vengeri mendon se Samuel Eto ka qenë në pozicion të parregullt në momentin e shënimit të golit të barazimit. Gjithashtu ai ka deklaruar se është shumë i dëshpëruar nga mënyra se si skuadra e tij e humbi atë ndeshje. Barça shënoi dy gola në 14 minutat e fundit të ndeshjes dhe Vengeri tha: "Gjyqtari bëri një gabim shumë të rëndë në momentet më vendimtare, goli i barazimit ishte pozicion jashtë loje. Është e vështirë ta pranosh humbjen, sepse ne zhvilluam një ndeshje fantastike, ashtu siç kemi luajtur për të gjithë sezonin. Por në fund të fundit, njerëzit mbajnë mend skuadrën që fiton". Arsenali mbeti me 10 lojtarë pas dënimit të Jens Lehmanit, i cili shkaktoi një faull në hyrje të zonës ndaj Samuel Etosë.

    Por ata nuk u ndikuan nga kjo, madje shënuan edhe golin e avantazhit me anë të një goditjeje me kokë nga Sol Kembëll. Mendoja se do t'ia dilnim mbanë dhe se me kalimin e kohës nervozizmi do të ndikonte te kundërshtarët", - tha Vengeri. Ata nuk ishin shumë të rrezikshëm. Kisha shumë besim, sepse e dija që mund të mbroheshim fare kollaj nga ato lloj pasimesh. Lodhja ishte faktor në fushë, por ata nuk na mbyllën në mbrojtje dhe nuk na detyruan të mbrohemi nga sulmet e tyre. Ishim shumë te qetë. Ishte një ndeshje ku nevojitej përqendrim". Vengeri ka shprehur besim te skuadra e tij plot me lojtarë të rinj të talentuar. "Ne do të rikthehemi, sigurisht, - tha Vengeri. - Mendoj se skuadra është rritur shumë gjatë këtij sezoni. Ne kemi shumë lojtarë të rinj të talentuar në skuadër dhe më duhet t'i falënderoj, sepse kanë qenë të mrekullueshëm. Që në këto momente jemi të fortë për sezonin e ardhshëm.

    Shtypi anglez
    Anglia: Finalja e ëndrrave, për t'u harruar


    "Kaq të zotë, kaq pranë" ishte titulli kryesor i "Daily Ekspres", ndërsa faqja e parë e "The Guardian" shkruante: "Më në fund Arsenali bie". Me titullin "Të humbur në Francë" hapej shkrimi në "Daily Telegraph" pas ndeshjes në Paris, ku Jens Lehman u dënua me karton të kuq që në minutan e 18-të. "Arsenali del zemërthyer nga fusha," titullohej reportazhi i "Daily Star", ngjitur një fotografi ku largohen nga fusha me një pamje të dëshpëruar Jens Lehman dhe Tierri Henri. Arenali kaloi në avantazh falë mbrojtësit Sol Kembëll pas 37 minutash, por golat e Samuel Etosë dhe Juliano Beletit në 14 minutat e fundit u prishën festën anglezëve.

    Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, nuk ka qenë dakord me gjyqtarin e ndeshjes, sepse, sipas tij, goli i barazimit i Samuel Etosë ishte i parregullt. "The Telegraph" shkruante: "Finalja e ëndrrave, për t'u harruar nga Arsenali. Në fishkëllimën e fundit, lojtarët qëndronin në fushë shumë mosbesues, me fanellat e qullura nga shiu dhe nga djersa e derdhur për këtë ndeshje". "E pamundur të mbaje në vetvete ndryshimin në humor, nga gëzimi në hidhërim," - shtonte gazeta. "The Mirror": "Arsenali humbet lavdinë pas finales të stërmbushur me tension". "Thyerje zemre" - lexohej në faqen hapëse të "Daily Mail", e cila shtonte: "Të pamundurit, fare pak minuta larg transformimit në të përjetshëm. Por me sa duket, ata nuk kishin marrë parasysh shpirtin luftarak të sulmit më të mirë në Europë".
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #136
    ◄█ Lionel Messi █► Maska e AIRON^BOY
    Anëtarësuar
    13-12-2002
    Vendndodhja
    ♥ Camp Nou ♥
    Postime
    2,012
    Citim Postuar më parë nga kacaku basket
    Urime tifozeve te zhnderruar ne blaugrana per fitoren e Champions.
    Mbajeni nje vit ne shtepi dhe ktheni kupen vitin tjeter se borxh e keni.

    GOlI par i Eto ishte jashte loje.
    Goli dyte i Belletti hallall kur gjen portier ordiner qe e fut vete.

    Barcellona kete vit ska merituar asnjegje.Ska sunduar mbi asnje ekip, thjesht i ka hecur fati te shenoje nje gol dhe pastaj ruajne rezultatin.

    Kupen e meritoi Arsenal per ate qe u pa ne Finale.Do kene nai Moggi dhe ato te Barcelones???


    Kalofshi mire.
    Sa per "borxhin" ngulime mir ne mendje se dhe vitin tjeter kampione e Europes do shpallet serisht Barcelona.
    Ti per Milanin mos fol , kur nuk arrite te fitoje kupen ne Stamboll harroje tani, se te pakten per nja 10 vite se shef me me sy Milani.

    Sa per Moggi e Barcelones, thjesht dua te kujtoj se ne vitin 2003 kur Milani u shpall kampione Europe, ne ndeshjet e paraeliminatoreve per siguruar nje vend ne grup Milani ate vit ka luajtur me Liberecin e Cekis. Ne ndeshjen e pare ne Milano kishite fituar Milani me rezultat 1-0 dhe ne Ceki Milani humbi 2-1. Ne ate ndeshje albitri i ka perfunduar ndeshjen kater minuta para kohes qe i takonte, vetem nje min shtes la ku te pakten ne ate ndeshje duhet te ishin 4 minuta shtes. Se pa qe ne minutat e fundit Libereci e kishte mbyllur ne port Milanin qe fal nje shtylle ne fund shpetoi.... Se do kishte fituar U.e.f.a-n ate vite e jo champions.

    Dua ta mbyll qe vec kesaj radhe Barcelona te pakten shpallet dhe dy here te tjera kampione Europe.
    ◄█ Barcelona e MADHE █►

Faqja 14 prej 14 FillimFillim ... 4121314

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Turqia dhe BE
    Nga Lioness në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 194
    Postimi i Fundit: 04-07-2008, 19:55
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-02-2008, 19:21
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 18:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •