Dikur,Roman Abramovic mbante nje fanelle ngjyre blu,me numrin 10.Emri i shkruar ishte ai i Rolandinhos qe qendronte para tij ne 2004,ne nje suite te nje hoteli ne Paris.
Ishte viti kur rusi miliarder kishte bere te mundur te merrte firmen e Mourinhos ne bankinen e Chelsea.
Rolandinho e mbajti ne dore fanellen,buzeqeshi.
Ambramovic i kerkoi ta vishte,te benin nje fotografi.I afroi nje shume prej 50.000.000$ tek Barcelona dhe nje rroge sa mendonte vete ai.
Braziliani,shqiptoi nje obrigado,dhe i tha se ishte i lumtur ne Barcelone,duke mbajtur njekohesisht fanellen blu me numrin 10.
Per Rolandinhon ishte dicka e vecante ti dhuronin nje fanelle.
Pse jo kur eshte kthyer ne mode ti kerkojne fanellen,qe ne pjesen e pare se mos trajneri i nderron.
Ferreira i Chelsea hapi rrugen vjet,kete vit Simao i Benfica dhe Serginho i Milanit u shtuan ne listen e fanatikeve te fanelles se Brazilianit.
2-vjet me vone dhe Rolandinho gjendet serisht ne Paris,per te dhene gjithcka e fituar nje trofe,qe nuk duhet ti mungoje asnje lojtari te madh,ne ditet e futbollit te sotem.
Dikur Champions League apo Kupa e kampioneve sic quhej dikur nuk linte ndonje mbrese te vecante tek latino-amerikanet.
Per Maradonen ne vitet qe luajti nuk munt te quhet nje humbje ,trofeu qe mungon ne muzeun e tij.
Pele sma ha mendja se kishte ndonje ide per Kupen e Libertadores europiane.
Por Rolandinho eshte futbollist i sotmes,dhe fitimi i Champion League,eshte i rendesie te vecante.
Luan ne nje ekip te madh,ku dhuron nje futboll qe i heqin kapelen gjithe tifozet e vertete te futbollit,pavarsisht nga ngjyrat qe adhurojne.
Degjohet pak si cmenduri futbollistike te kene dy Champions ekipe si Nottingham Forest dhe Porto,dhe Barcelona vetem nje sa Steaua e Bukureshtit,Celtic,Aston Villa,apo Crvena Zvezda.
Perballe Barces ne "Stade de France" ndodhet nje ekip ku luan nje mini futboll,nje mini kopje Barcelone................Arsenali,ndoshta pa shkelqimin e e saj.
Te dyja ekipet luajne me sulmues ku levizin jashte zone,me sulmues krahu,ku shpesh behen sulmues te fshehur,me dy mesfushore shkaterrues,por qe dine te nxjerrin dhe pasime goli,dhe per me teper qe te dyja kane nga nje super star,qe ne dite te tyre fitojne te vetem ,me dy-tre veprime magjike nje ndeshje te tere.
Rolandinho-Henry dy lojtaret me spektakolare ne bote ne keto caste,i pari thjesht magjik me tere kuptimin e fjales,i dyti gjen nje mije menyra per ta futur topin ne rrjete.
Ne finale pra dy ekipet qe e meritonin ,dy ekipe qe dhurojne spektakel.
Nga njera ane Barcelona,qe kurre nuk mbajti dot mbi shpatulla titullin "favori",nga ana tjeter Arsenali qe nuk ka pesuar gol qe nga shtatori i vitit te kaluar.
Dhe qe te degjoje edhe Tenori,lol,mbrojtja ne finale te tilla eshte kyci i suksesit.
PS DM,kur nderron firmen poshte emrit,mos e bej nen ndikimin e alkolit......................lol
Krijoni Kontakt