Barcelonaaaaaaaaaaaaaaaaa e fitoiiiiiiiiiiii. Opaaaaaaaaaaa jeni njesha.
Elda
Barcelonaaaaaaaaaaaaaaaaa e fitoiiiiiiiiiiii. Opaaaaaaaaaaa jeni njesha.
Elda
Ballina e të perditshmes sportive spanjolle MARCA...
![]()
My silence doesn't mean I am gone!
Disa foto.........
-
-
![]()
My silence doesn't mean I am gone!
Foto nga festimet......
-
-
![]()
My silence doesn't mean I am gone!
Edhe ca tjera....
-
-
![]()
My silence doesn't mean I am gone!
Më në fund, skuadra katalanase ka plotësuar objektivin e saj, duke marrë dhe trofeun që kishte ëndërruar
Barcelona, misioni u përmbush...
Më në fund Barcelona konfirmohet zyrtarisht si një ndër skuadrat kryesore të elitës së futbollit europian. Katalanasit arritën të mundnin 2 1, në finalen e Ligës së Kampioneve, Arsenalin.
Këto vitet e fundit skuadra e Barcelonës ka arritur të dalë katër herë në finale, megjithatë fitorja e tyre e fundit ka qenë ajo e vitit 1992, ku kanë mundur në finale Sampdorian me kohë shtesë. Në atë vit, Johan Krojf u kurorëzua si një nga trajnerët më të suksesshëm. Kishte arritur të fitonte katër tituj kampionë radhazi në kampionat dhe më pas Ligën e Kampioneve. Në finalen e dy viteve më pas, Barcelona u përball me Milanin në finalen që u zhvillua në Athinë. Por gjithçka ishte e pamundur në atë kohë, pasi Milani i drejtuar nga Fabio Kapelo ishte i pathyeshëm. Kuqezinjtë e Italisë fituan me rezultatin e thellë 4 0.
Që nga ajo kohë nuk mundën më të fitojnë asgjë. Por ka qenë kjo skuadër e drejtuar nga Frenk Rajkard dhe e mbështetur nga presidenti Joan Laporta, e cila për dy vjet radhazi ka pushtuar kampionatin spanjoll dhe së fundi në këtë sezon edhe Ligën e Kampioneve.
Megjithatë, për shumë arsye politike, sociale dhe institucionale, Barcelona dhe Reali i Madridit do të vazhdojnë të mbeten dy skuadrat më të mëdha të Spanjës. Titujt kampionë që kanë fituar në veprimtaritë europiane tregojnë qartë për fortësinë e tyre.
Një vit më parë, skuadra katalanase u eliminua nga Liga e Kampioneve nga Çelsi, por në këtë sezon nuk ndodhi më e njëjta gjë në përballjen e tyre. Rajkardi, me sa duket, e kishte studiuar mjaft mirë lojën e skuadrës së Mourinjos dhe në të dyja ndeshjet arriti të bindë duke u kualifikuar. Në "Stemford Bridxh" të Anglisë, Barça arriti të fitojë me rezultatin 2 1 falë Etosë dhe Ronaldinjos, ndërkohë që ndeshjen e kthimit në "Kamp Nou" rezultati nuk i kaloi shifrat e barabarta 1 1. Një tjetër fitore shumë e rëndësishme e tyre ka qenë ajo kundër Benfikës së Roland Kumanit 2 0. Ndërkohë, në ndeshjen gjysmëfinale përballë Milanit, Ludovik Zhyli arriti të shënojë një gol të artë, i cili e kualifikoi Barcelonën për në finale.
Në të gjitha këto suksese të njëpasnjëshme, pa dyshim kanë qenë si protagonistë kryesorë emra si Samuel Eto, Ronaldinjo, Henrik Larson apo Lionel Mesi. Askush nga kjo skuadër nuk mund të lihet pa përmendur, pasi të gjithë së bashku kanë treguar se janë lojtarë me një kulturë të lindur për futboll. Të gjithë së bashku kanë përmbushur në këtë sezon misionin e tyre, për të mbushur raftin me të vetmin trofe, i cili mungonte...
Barcelona - Arsenal 2-1
Shënues: S.Eto 76', Beleti 80' / S.Kembëll 37'
Barcelona: 1 V.Valdes, 23 Oleguer (2 J.Beleti 71'), 4 R.Markez,
5 K.Pujol, 12 Xh.Van Bronkhorst, 20 Deko, 15 Edmilson, (24 Andres Iniesta 46'), 17 M.Van Bomel (7 H.Larson 61'), 8 L.Zhyli, 9 S.Eto, 10 Ronaldinjo. Tr: F.Rajkard
Arsenal: 1 J.Lehman, 27 E.Eboue, 28 K.Ture, 23 S.Kembëll, 3 A.Kole, 7 R.Pires (24 M.Almunia 20'), 19 Xhilberto, 8 F.Ljungberg, 15 F.Fabregas (16 M.Flamini 75'), 13 A.Hleb (9 H.A.Rejes 85'), 14 T.Henri Tr: A.Venger
Gjyqtar: Terje Hauge (Norvegji)
Kartonë të verdhë: Eboue, Henri, Oleguer, Larson
Karton i kuq: Lehman
Statistikat
Barcelona Arsenal
2 gola 2
2 kartonë të verdhë 2
0 karton i kuq 1
9 goditje 5
20 fualle të shkaktuara 16
3 goditje nga këndi 4
1 pozicion jashtë loje 1
37'55" qarkullimi i topit 21'24"
My silence doesn't mean I am gone!
Henri: Jemi krenarë për lojën, por gjyqtari...
Sulmuesi francez i Arsenalit, Tierri Henri, ka akuzuar gjyqtarin e finales, Terje Hauge, për favorizim të Barcelonës. Disi i emocionuar, menjëherë pasi ka përfunduar ndeshjen ai ka bërë të ditur se gjyqtari ka qenë i njëanshëm. "Nuk e vura re mirë nëse edhe gjyqtari kishte ndonjë fanellë të Barcelonës që gjithmonë më "sulmonte" mua. Ndoshta herën tjetër do të mësoj të luaj më mirë. E vë shumë në dyshim gjyqtarin e kësaj ndeshjeje, nuk mendoj se e ka bërë detyrën e tij si duhej," ka thënë Tierri Henri, i cili më pas ka shtuar:
"Henrik Larson ishte ai që sapo u fut në lojë, bëri diferencën, megjithatë dua të them se gjatë 90 minutave nuk pashë as Ronaldinjon dhe as Etonë. Gjithashtu, disa herë Karles Pyjol në shumë raste meritonte kartonin e verdhë, ashtu si edhe Markezi, i cili shpeshherë godiste vetëm kaviljen time. Gjithsesi, për lojën e zhvilluar ne ndihemi shumë krenarë," ka përfunduar Henri, ndërkohë që mesfushori Fredi Ljumberg ka deklaruar: "Me të vërtetë ata e qarkullonin më shumë topin, por ne arritëm të mbanim avantazhin e lojës për 76 minuta. Ne kishim mundësi ta fitonim këtë ndeshje dhe të them të drejtën e kam shumë të vështirë ta pranoj këtë rezultat. Ata janë një skuadër e mirë, por dhe ne e kontrolluam lojën, por në fund të fundit janë golat ata që kanë më shumë rëndësi dhe për fatin tonë të keq ne nuk mundëm të shënonim më shumë se një gol."
Eto: Fitorja, për të gjithë Spanjën
Sulmuesi kamerunas, Samuel Eto, është shprehur i lumtur, pasi skuadra e tij ka fituar Ligën e Kampioneve pas finales ndaj Arsenalit në Paris. Autori i golit të barazimit në këtë takim u shpreh: "Eshtë një fitore e rëndësishme për të gjithë Spanjën. Nuk kam fjalë për të përshkruar gëzimin tim. Zoti është i madh dhe na ndihmoi edhe në këtë ndeshje." 25-vjeçari i Barcelonës ua kushton suksesin: "Djemve të mi që kanë vuajtur duke e ndjekur ndeshjen në stadium. Tani i gjithë populli katalanas është në festë. Një festë plotësisht e merituar. Jemi skuadra më e fortë." Ndërkohë, autori i golit që i dha Barcelonës titullin e dytë kampion Europe në historinë e saj, braziliani Beleti, tha:
"U shpërblyen sakrificat e skuadrës gjatë këtij sezoni. Ishte një çmim për futbollin që luaj. Pas titullit kampion me Brazilin, nuk e mendoja se do të provoja emocione të tilla." Ndërkohë, Henrik Larson, i cili luajti ndeshjen e tij të fundit me Barçën, tha: "Ishte lamtumira më e mirë e mundshme. Dalja me kartonin e kuq të Lehmanit na ndihmoi. Arsenali pati shanset e tij, por skuadra jonë mbetet e magjishme. Jam shumë i emocionuar. Në dy vjet kam fituar dy tituj në Spanjë dhe një në Europë. Maksimumi që mund të kërkoja në hapat e fundit të karrierës."
My silence doesn't mean I am gone!
Skuadra e Rajkardit, mbrëmë në Paris, është shpallur kampione e Europës për herë të dytë në historinë e saj
Barcelona "e magjive" zgjon Arsenalin nga "ëndrra"
Finalja e Ligës së Kampioneve mes Arsenalit dhe Barcelonës premtonte një ndeshje spektakolare, por në Paris jo gjithçka shkoi sipas parashikimeve. Arsenali mbeti shumë shpejt me 10 lojtarë dhe arriti të shënonte golin e parë të ndeshjes në pjesën e parë, ndërkohë që e kontrolloi lojën përgjatë 40 minutave të tjera dhe vetëm dy gola të shpejtë të Barçës në 15 minutat e fundit, një nga Samuel Eto dhe i fitores nga Juliano Beleti, u dhanë spanjollëve trofeun për të dytën herë gjatë historisë.
Të dyja skuadrat e nisin mirë lojën, por gjithçka ndryshoi në fushë, kur në minutën e 18-të, portieri i Arsenalit, Jens Lehman, pengoi në afërsi të zonës sulmuesin Eto dhe u ndëshkua me karton të kuq, duke u bërë lojtari i parë që përjashtohet nga loja në një finale Europiane në rang klubesh. Çuditërisht, Sol Kembëll, pas një goditjeje të saktë me kokë, shënoi në minutën e 37-të golin e avantazhit dhe Arsenali pati madje të tjera mundësi për të shënuar gola të tjerë, por pa ia arritur dot. Pastaj, disi të lodhur anglezët nuk mundën dot të rezistonin më shumë se 1 orë e 15 minuta. Barça në këto momente futi në lojë Henrik Larsonin, nga këmbët e të cilit erdhi përmbysja që dha asist për Eto e më pas për Beletin, të cilët me golat që shënuan, i siguruan titullin Katalonjës.
Një "banderolë" e Barcelonës lexonte "Ju jeni më shumë se një klub, ju jeni më lart", që parashikonte supremacinë e gjigantëve katalanas, të cilët lanë pas disavantazhin vetëm në 5 minuta lojë. Por Henri ishte gjithnjë rreziku më i madh i ndeshjes. Emanuel Ebo vrapoi dhe e lëshoi në minutën e 3-të topin në të djathtë për Tierri Henri, që shumë rrezikshëm në zonë godet, por largon mrekullisht portieri Viktor Valdes, pas ndërhyrjes së saktë me këmbë. Nga këndi, portieri i Barcelonës ishte në një përpjekje dyluftimi, ndërkohë kapiteni i anglezëve nuk arriti dot të shënonte shumë afër portës së Barcelonës.
Nga frika e pësimit të golit të parë, Barça e la Arsenalin me 10 lojtarë. Para daljes, Ludvik Zhyli shmangu Lehmanin, pasi mori një pasim të saktë nga pas prej Ronaldinjos, megjithatë nuk arriti të shënonte në portën e Arsenalit. Kontributi i tij u pasua teksa Ronaldinjo la pas mbrojtjen dhe pasoi në minutën e 18-të tek Eto, që në një aksion goli u rrëzua në afërsi të zonës pas ndërhyrjes së Lehmanit. Gjermani u ndëshkua me karton të kuq, duke e detyruar Vengerin të zëvendësojë mesfushorin Peres me portierin e dytë, Almunia.
Kundër parashikimit, pas daljes me të kuqe të portierit, prapë skuadra spanjolle iu bashkua gjysmës së dytë të fushës dhe ishte në shumë raste në presionin e Arsenalit, që e kërcënoi seriozisht portën. Goli erdhi pas një goditjeje dënimi, që e fitoi Ebo në afërsi të zonës, në kënd të pjerrët, pas ndërhyrjes së gabuar të Karles Pyjolit. Krosim i saktë i Henrisë dhe me një goditje të fortë me kokë, pas një kërcimi brilant, Kambëll e dërgoi topin pas shpinës së portierit Valdes. Barça më tej mori inkursionet e saj me dy lojtarët kryesorë, Ronaldinjo-Eto, që kombinuan disa herë përgjatë minutave të fundit të pjesës së parë. Braziliani u rrotullua dhe pasoi saktë për Etonë, që nuk u lejua në fund nga portieri Almunia.
Barça e nisi ndryshe pjesën e dytë të ndeshjes, duke bërë një lëvizje në formacion mes Dekos dhe Iniestës, që sapo u fut, e vuri në provë Almunian nga distanca, në një rast të mirë për të barazuar. Portierit iu desh edhe ndihma e Toros të largonte rrezikun e Ronaldinjos, megjithëse braziliani në zonën e Arsenalit u vonua disi. Por situata mund të kishte marrë tjetër rrjedhë nëse pasimi i Aleksandër Hlebit për Fredrik Ljungbergun nuk do të pritej në mënyrë të saktë nga portieri katalanas, që e nxori topin jashtë vijave të portës.
Arsenali shënoi një tjetër moment shumë të mirë me anë të Henrisë, që doli përballë dhe me një goditje tokazi nuk mundi të mposhtte Barcelonën. Në 14 minutat e fundit të ndeshjes, londinezët u detyruan të paguanin futjen në lojë të Larsonit, që u shfaq para mbrojtjes së Arsenalit frikshëm dhe në fillim pasoi saktë për Etonë që në zbritje të shpejtë nuk gaboi, duke e dërguar topin pas portierit. Goli i barazimit i dha më shumë zemër Barçës, që në 10 minutat e fundit shënoi golin e dytë të ndeshjes me të njëjtin protagonist, Larson, që pasoi shumë saktë me të sapofuturin në lojë, Beletin, i cili, megjithëse në një kënd të vështirë, ngriti mijëra katalanas peshë, drejt titullit më të lartë në Europë.
My silence doesn't mean I am gone!
BARCELONA
BARCELONA
BARCELONA
BARCELONA
BARCELONA
BARCELONA
BARCELONA
BARCELONA
BARCELONA
BARCELONA
BARCELONA
BARCELONA
BARCELONA
BARCELONA
BARCELONA
BARCELONA
BARCELONA
BARCELONA
KAMPION I EVROPES![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga _Elena_ : 18-05-2006 më 10:06
Krijoni Kontakt