Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e buki19
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Postime
    313
    Citim Postuar mė parė nga alibaba
    Sa miliardė janė dhėnė deri tash pėr KEK-un?
    Sipas ministrit te energjetikes dhe fjaleve po thuaj se te njejta te kryeministrit,per KEK - un deri me tani jan dhene rrumbullak 700.000.000 E.
    300.000.000 jan shpenzuar per blerje te rrymes nga fqinjet,
    400.000.000 jan shpenzuar per riparime.

    Citim Postuar mė parė nga djaloshari
    po a Serbia e ka furnizuar Kosoven me rryme para lufte a ??? nese eshte ashtu pse atehere luftuan serbet ??mos valle per kishat e tyre apo varrezat???.
    Po.Eshte e vertet se Serbia e ka furnizuar Kosoven me rryme.Termoelektranat e Kosoves kan qene rezerve dhe kan punuar vetem ne momentet e pikeve,gjgj.ne ato momente kur ka patur nevoj per shtim te prodhimit te rrymes,ose kur jan bere riparime ne sistemet tjera.
    Mirepo keto elektrana nuk kan qen pikesynim i Serbise, kan qene rezervat e medha te qymyrit ( ne mes tjerash).

  2. #12
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Sipas ministrit te energjetikes dhe fjaleve po thuaj se te njejta te kryeministrit,per KEK - un deri me tani jan dhene rrumbullak 700.000.000 E.
    300.000.000 jan shpenzuar per blerje te rrymes nga fqinjet,
    400.000.000 jan shpenzuar per riparime.
    Pom vjen keq o buki19, po ato 700 miljon jane vetem sa kane shpenzu per KEK-un edhe 4 a 5 here ma shume kane marrė pėr veti.
    Edhe ato 300 mijė nuk jan shpenzu per blerje tė rrymes se rryma nuk blehet po huazohet e masanej kur vjen koha ja lan borxhin me rrymė.Kėshtu osht qysh e kan pasė rregullin deri tash.

  3. #13
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    E duan linjitin e Kosovės



    Prishtinė, 10 tetor 2006 - Kosovarėt mund t'ua kenė marrė inati kapaciteteve energjetike tė vendit, por tė huajt duket se i duan ato tej mase. Si asnjėherė deri sot, nė njė konferencė tė Ministrisė sė Energjetikės pėr energjetikėn kosovare kanė marr pjesė 30 kompani tė huaja me rreth 90 deri nė 100 pjesėmarrės nga vendet e rajonit dhe tė Evropės.

    Krerėt mė tė lartė tė institucioneve kosovare u kanė premtuar investitorėve tė huaj dhe vendorė se ata do tė avancojnė shėrbimet publike, do tė krijojnė lehtėsira fiskale dhe buxhetore me qėllim qė tė krijohen parakushte pėr zhvillimin ekonomik tė gjithmbarshėm tė Kosovės.

    Krijimi i kushteve pėr investime tė jashtme nė vend do tė jetė prioritet edhe i Planit Kombėtar tė Zhvillimit Ekonomik tė Kosovės. Kryetari i Kosovės, Fatmir Sejdiu, tha se gjatė shtatė viteve tė fundit institucionet kosovare sė bashku me UNMIK-un kanė ngritur njė bazė tė mirė ligjore dhe institucionale nė tė mirė tė zhvillimit ekonomik tė vendit.

    "Korniza ekzistuese ligjore u garanton investitorėve njė siguri tė plotė tė aktivitetit, tė pronės dhe pėrdorimit tė fitimit", tha kryetari Sejdiu.

    Mirėpo, ai pranoi se institucionet e vendit duhet tė punojnė edhe mė shumė pėr krijimin e kushteve mė tė mira pėr investime pėrmes zbatimit tė ligjeve dhe praktikave mė bashkėkohore. Sipas Sejdiut, zhvillimi i sektorit tė energjisė ėshtė faktor shumė i rėndėsishėm pėr krijimin e parakushteve pėr zhvillimin e pėrgjithshėm ekonomik tė vendit.

    "Duke pasur parasysh se energjia ėshtė njė input tepėr i rėndėsishėm i prodhimtarisė dhe shėrbimeve, por edhe njė determinant kyē i standardit tė jetesės sė qytetarėve, investimet e reja nė kėtė sektor, qofshin ato tė hapjes sė mihjes se re, rehabilitimit tė blloqeve ekzistuese apo ndėrtimit tė kapaciteteve tė reja gjeneruese, duhet tė sigurojnė shfrytėzim efikas tė resurseve dhe standardeve evropiane tė ambientit", tha kryetari Sejdiu.

    Ndėrsa shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, tha se Kosova me kapacitetet e saj mundėson edhe furnizim pėr vendet tjera me energji elektrike.

    "Kosova pėrmban 45 pėr qind tė depozitave tė pėrgjithshme tė linjitit tė Evropės, ka aftėsi pėr tė qenė njė prodhues i madh i energjisė pėr tėrė rajonin. Sektori i energjisė ka njė potencial mjaft tė madh dhe Kosova ka mundėsi qė tė prodhojė energji me ēmim mė tė arsyeshėm", tha ai.

    Sipas Ruecker, me hartimin e strategjisė energjetike, UNMIK-u dhe institucionet e Kosovės po mundohen tė krijojnė njė ambient tė mirė pėr tėrheqjen e investitorėve.

    Ai vlerėsoi se deri nė fund tė vitit 2007, nxjerrja e linjitit duhet tė marrė pėrmasa komerciale. Kosova ka njė bazė mjaft tė mirė ligjore pėr funksionimin e ekonomisė sė tregut, qė garantohet nga zyrat e pavarura rregullative. Nė Kosovė gjithashtu ėshtė aplikuar njė program i suksesshėm i privatizimit", tha Ruecker.

    Ndėrsa kreu i qeverisė sė vendit, Agim Ēeku, tha se beson fuqimisht qė Kosova mund tė jetė njė vend shumė atraktiv pėr investimet e huaja nė tė ardhmen nė shumė sfera, por energjia ėshtė elementi kryesor i rritjes ekonomike nė tė ardhmen.

    Kreu i ekzekutivit kosovar tha se vendi ka mundėsi pėr rritje ekonomike prej 4.5 deri 5 pėr qind nė vit dhe e vetmja mėnyrė e arsyeshme pėr tė arritur kėtė ėshtė duke i rritur investimet, duke i rritur ato nė mėnyrė tė dukshme dhe tė rėndėsisė sė lartė dhe nė mėnyrė permanente.

    Ēeku tha se institucionet e Kosovės janė tė pėrkushtuara pėr pėrpilimin e njė strategjie tė qėndrueshme ekonomike dhe fiskale, dhe si mė tepėr njė strategji, e cila ėshtė duke u menaxhuar brenda njė kornize afatmesme tė shpenzimeve.

    "Ekonomia e Kosovės ka nevojė pėr 100-150 milionė euro shtesė nė vit pėr njė periudhė shumėvjeēare. Ne shohim participimin e sektorit privat tė jashtėm si njė element tė rėndėsishėm nė zhvillimin e ekonomisė vendore", tha Ēeku.

    Ndėrkaq ministri i Energjisė dhe Minierave, Ethem Ēeku, tha se Kosova ka nevojė pėr investitorė qė investojnė, sidomos nė sektorin e energjisė. Ēeku tha se pėrmes realizimit tė kėtij projekti, Kosova do t'i zgjidhė shumė sfida dhe probleme tė energjisė nė periudha afatshkurta.

    Shefi i USAID, Michael Farbman, edhe pse tha se makroekonomia nė Kosovė viteve tė fundit ėshtė stabilizuar dhe institucionet e menaxhimit ekonomik janė pėrforcuar nė masė tė madhe, problem, sipas tij, ende mbetet fakti se Kosova ėshtė kapur nė kurthin e rritjes sė ulėt tė zhvillimit ekonomik.

    Sipas Farbman, pėr tė dalė nga ky kurth dhe pėr tė siguruar njė nivel mė tė lartė tė rritjes dhe sigurisė ekonomike qė, sipas tij, ėshtė ēelės pėr mirėqenien e qytetarėve, Kosovės i duhet rritja e investimeve nė sektorė tė caktuar strategjikė tė ekonomisė.

    "Institucionet e mėdha financiare ndėrkombėtare dhe donatorėt, siē ėshtė edhe USAID-i, e shohin tė qartė se e vetmja qasje e mundshme pėr zhvillimin e Kosovės ėshtė hapja e burimeve tė konsiderueshme tė energjisė dhe vetė tregut tė saj", tha ai.

    Shefi i misionit tė Bankės Botėrore nė Prishtinė, Kanthar Shankar, tha se zhvillimi ekonomik ėshtė shumė i rėndėsishėm sidomos pėr sfidat me tė cilat pėrballet Kosova, siē janė krijimi i vendeve tė punės dhe zvogėlimi i varfėrisė. "Edhe ne mendojmė se sektori energjetik do tė ndihmojė shumė zhvillimin ekonomik tė Kosovės", tha Shankar.

    Banka Botėrore, sipas Shankar-it, pėrveē kėshillave teknike, ajo tash aktivitetin e vet nė sektorin e energjisė do ta vazhdojė me njė financim tė ri prej 8.1 milionė eurosh, qė ka tė bėjė pėr financimin e projektit tė asistencės teknike pėr minierat e linjitit.

    Ndryshe, Ministria e Energjisė dhe Minierave ėshtė sponsoruese e Strategjisė pėr zhvillimin energjetik nė vend. Nė kėtė strategji pėrfshihet ndėrtimi i kapaciteteve tė reja, riparimi i kapaciteteve ekzistuese si dhe hapja e mihjes se re tė linjitit nė Sibofc, projekte tė cilat parashihen tė arrijnė investime prej 2.8 miliardė eurosh.

    Gazeta Express
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 12-10-2006 mė 03:33
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #14
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Projekti tė pezullohet deri nė Pavarėsinė e Kosovės

    Pėr kėtė Projekt, tė vetmin tė njė dimensioni kaq tė madh qė duket nė horizont pėr qytetarėt e Kosovės e nė veēanti pėr shumė gjenerata tė reja, duhet hartuar njė plan zhvillimor pėr tė nxjerrė maksimumin nga ky oportunitet. Duhet kohė dhe implikim i tė gjithė pėrfituesve potencial. Duhet njė kantier debati me paraqitje tė kjartė opsionesh pėr tė zgjedhur mė tė mirat: me plot pėrgjegjėsi. Andaj, ky Projekt duhet thjeshtė tė pezullohet me qėllim qė aktorėt kryesorė ta thonė fjalėn e tyre dhe qė vazhdimi i realizimit tė Projektit tė bėhet nė rrethanat e mbara qė do tė krijohen me Pavarėsinė e Kosovės.


    Genc Gorani
    Deputet i Kuvendit tė Kosovės (PR ORA)
    Anėtar i Komisionit Parlamentar pėr Tregti, Industri, Energjetikė, Miniera, Transport, Telekomunikacione
    .
    Po pra; shtyhet, nuk ka si ndryshe. TC e re do te ndertohet diku rreth vitit 2030.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  5. #15
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Verejtjet e Genc Goranit ne lidhje me planin zhvillimor dhe marrjen e inputit nga te gjithe perfituesit potencial jane shume me vend, mendoj une, por jo edhe pezullimi deri ne pavaresine e Kosoves. Pavaresia e Kosoves do vije brenda dy muajsh dhe edhe ashtu nuk mund te kryhen te gjitha punet rreth koncesionimit te ketij termocentrali ne nje afat me te shkurter. Do ishte sukses nese vendimi per kompanine fituese te mirret apo te filloj ndertimi i tij para shkurtit apo marsit te vitit te ardhshem.

    Duke pare krizat energjetike ne Europe e vecmas ne rajon (tani me mbylljen e centralit nuklear ne Bullgari), Shqiperia e Kosova kane nje rast shume te mire tani te shendrrohen ne burimet dhe eksportuesit kryesore te energjise ne rajon, gje qe do ndihmonte shume ekonomite tona. Keshtu qe, Shqiperia duhet te pershpejtoj aq sa eshte e mundur ndertimin e TC-it te Vlores dhe hidrocentraleve sikur qe Kosova duhet te pershpejtoj punet rreth ketij TC-i ne menyre qe ne mesin e vitit te ardhshem me se largu te fillojne punimet rreth tij dhe te jene gati sa me shpejt qe eshte e mundur.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #16
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Vendet e rajonit janė nė njė garė tė fortė pėr marrjen nė administrim tė minierave tė qymyrit dhe dy centraleve tė prodhimit tė energjisė

    Shqipėria humbet minierat e Kosovės

    Serbia ėshtė formalisht e pėrjashtuar nga proceset privatizuese

    Leonard Mitro

    Shqipėria ėshtė tėrėsisht jashtė lojės pėr tregun e burimeve energjetike tė Kosovės, nė njė kohė kur vendet e rajonit kanė pėrparuar ndjeshėm nė krijimin e lobingjeve, qė do t‘u mundėsojnė marrjen nė administrim tė minierave tė qymyrit dhe centraleve tė prodhimit tė energjisė. Siē ka theksuar pak kohė mė parė, nė njė intervistė pėr "Shqip", kreu i KESH-it, Andi Beli, mundėsitė e Shqipėrisė pėr tė investuar nė burimet energjetike janė tė limituara dhe pėrkohėsisht mund tė flitet vetėm pėr shtrirjen e linjave tė transitit mes dy vendeve dhe asgjė tjetėr. "Kapacitetet tona janė tė tilla, qė nuk na lejojnė investime nė burimet energjetike tė Kosovės", ėshtė shprehur Beli. Ky deklarim i tij u vėrtetua pak ditė mė parė, kur ministri i Energjetikės, Genc Ruli, nėnshkroi me homologun e tij kosovar, nė prani edhe tė kryeadministratorit tė OKB-sė, Joachim Rucker, marrėveshjen e ndėrsjellė pėr depozitimin energjisė dhe ndėrtimin e njė linje tė re transitimi. Nga ana tjetėr, fqinji ynė jugor, Greqia, po pėrpiqet tė shfrytėzojė "pasaportėn amerikane" pėr tė bėrė tė mundur marrjen nė pėrdorim tė minierave tė qymyrit nė Trepēe tė Kosovės. Pėrveē synimit pėr tė menaxhuar linjitin e Kosovės, Korporata Elektroenergjetike Greke, nė bashkėpunim me kompaninė amerikane "Contour Global" dhe me ndihmėn e firmės "South Eastern Energy Capital" (SENCAP), do tė fillojnė futjen nė tregun energjetik tė Ballkanit Perėndimor. Paralelisht me kėto zhvillime, mėsohet se pala serbe ėshtė pėrjashtuar nga pjesėmarrja nė proceset privatizuese nė Kosovė dhe pėr kėtė ajo sheh si dėmin mė tė vogėl blerjen e minierave tė linjitit nga kompania SCENAP, nė vend tė futjes sė ndonjė kompanie shqiptare nė kėtė treg.

    Bosnja, Maqedonia, Shqipėria, Mali i Zi dhe Bullgaria janė disa nga vendet qė do tė shprehin interesin e tyre pėr privatizimin e minierave tė qymyrit nė Kosovė dhe centraleve tė prodhimit tė energjisė. Biznes-plani dhe e objektivat e ardhshėm tė Korporatės Elektroenergjetike Greke, u diskutuan javėn e kaluar nė njė takim tė zhvilluar mes pėrfaqėsuesve tė saj dhe kompanisė amerikane "ContourGlobal", pas tė cilit bashkėpunimi i tyre do tė pėrqendrohet nė dy drejtime, ku hapi i parė do tė jetė pjesėmarrja nė procesin e privatizimit tė minierave tė qymyrit nė Kosovė dhe marrja e tyre nė pėrdorim brenda dhjetorit tė vitit 2006, ose nė fillim tė vitit 2007. Nėse kjo do tė rezultojė e suksesshme, atėherė kompanitė do tė avancojnė nė ndėrtimin e dy centraleve tė prodhimit tė energjisė.

    Banka Botėrore

    8,5 milionė USD pėr qymyrin


    Banka Botėrore miratoi njė grant 8,5 milionė $ pėr Kosovėn, pėr njė projekt qė ka pėr qėllim investimin nė zhvillimin e minierave tė linjitit dhe ndėrtimit tė kapacitetit shtesė pėr prodhimin e energjisė termike. Fondet do tė shkojnė pėr forcimin e politikave tė qeverisė dhe kuadrove ligjore e rregullatore nė sektorin e energjisė.

    © Gazeta Shqip - 2006

    Nje korigjim i vogel ketu, minierat e qymyrit dhe linjitit jane miniera tjera jashte Trepces, minierat e Trepces nxjerrin plumb, zink, etj. por jo qymyr dhe linjit, keto miniera te qymyrit dhe linjitit gjenden ne Bardh te Madh, Hade, Sibofc, etj. kurse minierat e Trepces ne Mitrovice.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 24-10-2006 mė 23:11
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #17
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kush do ta fitojė energjetikėn?



    Nga 100 kompani botėrore tė interesuara pėr tė investuar miliardat nė energjetikė, MEM, deri mė 1 nėntor, do tė selektojė rrethin e ngushtė prej disa kompanive. Deri tani vetėm kompania ēeke CEZ ka zyrėn e saj nė Kosovė.

    Prishtinė, 24 tetor 2006 — Fundi i kėtij muaj ėshtė data kur do tė dihet rrethi i ngushtė i firmave pėr investime nė energjetikė. Konferenca e parė dhe e vetme qė ėshtė mbajtur pak kohė mė herėt pėr investime nė sektorin e energjetikės, shumė kompani tė mėdha botėrore i ka detyruar tė orientohen pėr nė Kosovė.

    Rezervat e mėdha tė linjitit tė cilat i ka Kosova janė arsyeja kryesore qė kėto kompani janė tė interesuara qė njė pjesė tė kapitalit tė tyre ta investojnė kėtu.

    Zyrtarėt nga Ministria e Energjetikės dhe Minierave (MEM), shprehen tė bindur qė faza parakualifikuese do tė pėrfundojė mė 31 tetor, ndėrsa gjatė vitit 2007 do tė zgjidhet edhe investitori i cili pranon kriteret e qeverisė dhe ofron kushtet mė tė mira.

    "Nė fund tė tetorit do tė mbyllet faza parakualifikuese e investitorėve, pas kėsaj faze do tė zgjidhet njė grup i ngushtė i atyre kompanive qė janė tė interesuar tė investojnė kėtu, mė pas nė bazė tė kritereve tona, dhe kushteve qė ofrojnė ata do tė zgjidhet investitori i cili do ta ketė tė drejtėn tė investojė nė Kosovė nė sektorin e energjetikės", tha Agron Dida, zėvendėsministėr i Energjetikės dhe Minierave.

    Komiteti Drejtues nė fund do ta shpallė investitorin fitues, dhe zyrtarėt nga Zyra e Rregullatorit te Energjisė konsiderojnė se ende ėshtė herėt tė flitet se kush mund tė jetė fitues potencial i cili do ta ketė tė drejtėn tė investojė kėtu, dhe, sipas tyre, krejt do tė bėhet e ditur pasi tė vendosė Komiteti Drejtues.

    "Do tė ketė mbledhje Komiteti Drejtues, dhe pastaj ata do ta shpallin edhe fituesin dhe do kohė qė tė vendoset. Ndėrsa kush mund tė llogaritet favorit tė jetė fitues ende ėshtė shumė herėt tė flitet, sepse ėshtė mbajtur vetėm njė konferencė dhe ka shumė pėr t'u bėrė mė vonė", tha Naim Bejtullahu, zėvendėsdrejtor nė Zyrėn e Rregullatorit pėr Energji.

    Kompania ēeke CEZ, njėra ndėr kompanitė e cila ėshtė treguar e suksesshme vitet e fundit nė sektorin e energjisė dhe e cila pretendon qė do ta fitojė tė drejtėn pėr tė marrė nė shfrytėzim kapacitetet tona energjetike, tregon pėr Express planet e saj rreth investimit nė Kosovė. CEZ ėshtė i vetmi nga rreth 100 kompanitė e interesuara pėr energjetikėn, qė ka hapur zyrėn e saj nė Kosovė osova new Energy", pėr tė cilėn kompani ėshtė i angazhuar ish-kryeministri Bajram Rexhepi.

    Sipas Rexhepit, kjo kompani konsiderohet si njėra ndėr kompanitė mė tė fuqishme, dhe e cila, njė pjesė tė kapitalit tė saj, ėshtė e interesuar ta bartė nė Kosovė, duke investuar nė energjetikėn e Kosovės.

    "CEZ menaxhon me njė kapital tė mjaftueshėm, ėshtė kompani e kombinuar shtetėrore dhe private, ku 70 pėr qind tė aksioneve tė kėsaj kompanie i ka shteti dhe 30 pėr qind janė aksione private.

    CEZ-i ėshtė njė prej kompanive qė ka shpreh interesim pėr tė investuar nė Kosovė nė sektorin e energjetikės, edhe nė riparimin e blloqeve tė termocentralit Kosova A, edhe nė termocentralin Kosova C, i cili pritet tė ndėrtohet, ku CEZ ėshtė njė kompani e cila ka kapacitete tė shitblerjes sė energjisė elektrike", tha Rexhepi, i cili ėshtė kėshilltar i jashtėm i CEZ-it dhe shef i Zyrės " Kosova new Energy".

    Rexhepi tha se vetė hapja e zyrės nė Kosovė nėnkupton seriozitetin e saj pėr investim kėtu, ku, sipas tij, CEZ pret ta kalojė fazėn parakualifikuese, apo, pra, rrethin e parė, nė tė cilin janė katėr kritere mjaft tė ashpra, dhe tė shkojnė mė tutje. Por, ai, gjithashtu, tregoi se jo tė gjitha kompanitė do ta kalojnė fazėn parakualifikuese, por, sipas tij, CEZ do ta kalojė kėtė fazė duke marrė parasysh kapacitetin e saj.

    "Edhe pėrkundėr interesimit tė shumė kompanive pėr investim kėtu, njė numėr i vogėl do tė kualifikohen pėr mė tutje deri sa tė shpallet investitori. Ne jemi optimist se nėse tenderi hapet nė mėnyrė transparente, atėherė ndoshta do tė mund tė fitonim. Kėtė e them duke parė seriozitetin e kėsaj kompanie, por nuk dua tė them se kompanitė tjera nuk janė serioze. Pėrkundėr kėsaj interesim pėr investim nė energjetikė kanė shprehur edhe shumė kompani tjera tė mėdha botėrore dhe kjo neve na bėnė qė tė jemi edhe mė serioz duke pasur parasysh konkurrencėn", shtoi ai.

    Rexhepi tha se kjo kompani ėshtė nė gjendje tė bashkėpunojė edhe me Qeverinė e Kosovės, qė tė arrihet njė marrėveshje sa mė profitabile pėr Kosovėn, ku nė kėtė mėnyrė edhe Kosova pėrmes qeverisė do tė ketė aksione pas investimeve.

    "Kjo kompani ėshtė e gatshme qė tė bėjė bashkėpunim edhe me Qeverinė e Kosovės, duke ndarė aksionet sipas marrėveshjes, qė nė kėtė rast tė pėrfitonte Kosova mė shumė, duke mos pasur tė drejtė vetėm investitori tė vendosė mė pas pėr atė pjesė tė investimit", pėrsėriti Rexhepi.

    Paralajmėrime pėr investime nė energjetikėn kosovarė kanė paraqitur edhe kompani tjera. Deri tash si tė interesuar tė marrin pasuritė mė tė mėdha tė Kosovės janė paraqitur disa kompani. Investitor potencial i apostrofuar edhe nga mediat me renome botėrore ėshtė njė konzorcium amerikano-grek, ku bėjnė pjesė kompania amerikane CounturGlobal, qė thuhet tė jetė e afėrt me familjen e vet presidentit amerikan George W. Bush, dhe kompanisė shtetėrore greke tė energjetikės DEI. Nė anėn tjetėr, disa herė interesim ka shprehur edhe kompania e miliarderit rus Oleg Deripaska, Basic Element.

    Gazeta Express
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #18
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Edhe njė muaj afat pėr investitorėt



    31 tetori nuk do tė jetė dita kur do tė zgjidhet faza parakualifikuese pėr investime nė energjetikė. Komiteti Drejtues i Projektit e ka shtyrė kėtė afat pėr njė muaj mė vonė. Kjo, sipas vendimmarrėsve, ėshtė bėrė pėr shkak tė kritereve tė ashpra pėr investitorėt.

    Prishtinė, 30 tetor 2006 — Kompanitė e mėdha botėrore, tė cilat kanė shprehur interesim tė investojnė nė energjetikėn e Kosovės, duhet tė presin edhe njė muaj pėr tė kaluar fazėn parakualifikuese, e cila ka qenė paraparė tė bėhet mė 31 tetor.

    Komitetit Drejtues i Projektit nė njė mbledhje ka shqyrtuar tė gjitha komentet qė kanė ardhur nė adresė tė tyre pas mbajtjes sė Konferencės pėr investitorėt mė 10-11 tetor nė Prishtinė dhe ėshtė dakorduar qė ta shtyjė kėtė afat.

    Ky afat ėshtė shtyrė pėr njė muaj mė vonė, duke u konsultuar me ekspertė vendorė dhe ndėrkombėtarė, se duhet tė mbahet niveli i njėjtė i kritereve, por me disa modifikime, duke marrė parasysh edhe vėrejtjet e shprehura nė Konferencėn me investitorė.

    Ndėrsa, zyrtarė nga Ministria e Energjisė dhe Minierave, MEM, thanė se kjo shtyrje nuk ėshtė bėrė pėr probleme teknike, apo pėr probleme tė tjera.

    "Afati pėr fazėn parakualifikuese ėshtė shtyrė pėr njė muaj mė vonė, do tė thotė mė 30 nėntor. Nuk ėshtė shtyrė pėr probleme teknike apo pėr diēka tjetėr tė ngjashme, por ėshtė shtyrė qė investitorėve t'u jepet mė shumė kohė qė tė jenė mė mirė tė pėrgatitur, pėr shkak tė kritereve tė ashpra, tė cilat janė tė parashtruara pėr investitorėt e interesuar", tha Agron Dida, zėvendėsministėr nė MEM.

    Por, edhe Bajram Rexhepi, i cili ėshtė i angazhuar si kėshilltar i jashtėm i kompanisė ēeke, CEZ, tha se nuk e dėmton procesin e investimit nė energjetikė shtyrja njėmujore e afatit tė fazės parakualifikuese.

    Rexhepi ėshtė edhe shef i zyrės sė kėsaj kompanie nė Kosovė, e cila edhe aktualisht ėshtė e vetmja kompani qė ka hapur zyrė nė Kosovė.

    Sipas tij, kompania pėr tė cilėn ėshtė angazhuar ai, ka qenė e gatshme qė faza parakualifikuese tė mbahet mė 31 tetor, por prapėseprapė nuk ėshtė kundėr shtyrjes njėmujore.

    "Vendimi pėr shtyrjen e afatit tė fazės parakualifikuese ėshtė marrė njėzėri. Kjo nuk mendoj se do ta dėmtojė procesin e zgjedhjes sė investitorit, pėrkundrazi, do ta forcojė edhe mė shumė. Njė muaj nuk ėshtė kohė shumė e gjatė, dhe nuk besoj se do tė ketė ndonjė problem. Edhe nėse do tė fillonte faza parakualifikuese mė 31 tetor, siē ishte paralajmėruar, ne kemi qenė tė gatshėm", tha Rexhepi.

    Nga kompanitė mė tė rėndėsishme, tė cilat kanė pasur kontakte deri tani, zyrtarė tė MEM-it ėrmendin firmat General Electric, Siemens, Cez, Ēalik, Enerji, Aes, Areva, Alstom e tjerė.

    Sipas studimit qė ka bėrė MEMi, termocentrali i ri nė Kosovė ka arsyeshmėri tė lartė ekonomike pėr shkak tė ēmimit tė ulėt tė prodhimit tė bazuar nė depozitat e mėdha tė linjitit qė ka Kosova.

    Gazeta Express
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 01-11-2006 mė 04:41
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovė
    Nga Statovci nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionėsh nė Ballkan e kanė mbuluar retė e zeza
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •