Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 69
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Postime
    19
    shume i nderuar deshmues,

    se pari Zoti do ta shkaterroje boten kur bota te jete e mbuluar nga te gjitha te keqijat e paftyresite e imoralitet, kur emri i Zotit te pushoje se permenduri, atehere per ēfare do hyje ne pune nje bote e tille? a nuk mendon se eshte mizori te lesh qe femijet e vegjel te rriten ne nje ambjente te tille? (gjithmone kujto se ēthashe ne lidhje me degjenerimin e botes, do te vij nje dite kur ne kete bote ku jetojme ne sot cilesite e mira te njeriut do te jene te panjohura.) pastaj kristianet nuk besojne se do te kete ferr (kete nuk ka goje ta kundershotje njeri se eshte thene vete neper librat "tuaj") kurse muslimanet besojne se kur vdes nje femije i vogel qe nuk ka arritur moshen e pubertitetit vendi i tij eshte direkt xheneti, parajsa, bile ne nje hadith te profetit (a.s) thuhet se "......femijet e vegjel do jene si lule ne xhenet......", dhe prap ne nje hadith tjeter te profetit Muhamed (a.s) thuhet ".......se kur te hyjne ne xhenet femijet e vegjel ata do kerkojne te hyjne ne te vetem neqoftese jane me prinderit e tyre......".

    mos mendoni kaq ceket.....
    Only the Everlasting is everlasting

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Keto fjale..

    Mendoj se keto fjale duhe tja thuash Drites, i cili ka hapur nje denim per vete. Allau do te vrase tere femijet e botes. Si mendon ti, do te beje mire apo keq? Mos u hidh tek keqesimi i botes, nese bota behet e lige nuk ka faj asnje femije per kete, por perse femija duhe te paguaje fajine te madhit. Pra me pak fjale , vrasja e femijeve te pafajshem quhet e drejte per Allaun tuaj?
    Sa per Parajsen dhe ferrin, JEzusi tha: Lerini femijet te vijne tek une, sepse e tyre eshte mbreteria ne qiej.
    Mos fole per gjera qe nuk i njeh, sepse eshte zgjuarsi. Mer shembull nga Drita dhe te tjeret qe jane kapur ne rjetene tyre dhe nuk bjene ze, se po te thone se allau ka te drejte, atehere bijen ne kundershtim me vetene tyre.
    Pres pergjigje konkrete .

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Po Ndriēimi

    Ndriēimi, e di qė shumica prej nesh punojnė dhe nuk janė badihavxhinj, prandaj nuk dyshoj se edhe ti punon pėr tė sjellur diēka nė dritė, dhe tė kuptoj plotėsisht kur thua se nuk ke kohė. Mė vjen mirė qė je real dhe se gjithmonė e ke parasysh realen dhe mundėsitė e njeriut. Kėtė unė e respektoj, sepse feja na mėson t'i kryejmė obligimet qė kemi konkretisht dhe jo vetėm virtualisht.

    /Pėr atė thėnien pėr njeriun e sinqertė si duket e ke lėshuar kryesoren: nuk kam thėnė se njeriu i sinqertė assesi nuk thotė se nuk e kam kuptuar, por "kur diēka nuk kupton" atėherė assesi nuk thotė se e kuptova. Sidoqoftė edhe ti je i kėtij mendimi (tė dytė jemi kundėr dyfytyrėsisė: tė kuptojmė njė gjė e njė tjetėr ta themi), vetėm se nuk e ke vėrejtė fjalinė nė tėrėsi qė e kam shkruar. (S'ka problem)./

    Madje, Ndriēimi unė as qė po orvatem tė tė tregohem i shkathėt nė argumentim, pėr arsyen se unė jo qė nuk e ēmoj argumentimin e fjalisė por i jap pėrparėsi pikėrisht asaj qė the: realitetit tė jetės. Po nuk u nisem nga realiteti i jetės shpejt do tė pėrfundojmė nė ndonjė ideologji apo demagogji tė padobishme qė nuk e dojmė as unė e as ti.
    Pikėrisht kjo ishte edhe ajo qė dėshirova qė ta shprehėsh edhe ti. Nė shkrimet e tua e ke nėnkuptuar se unė duhet tė jem i sjellshėm me ty, kurse nė pyetjen e temės shihet qartė se bindja ime si i krishterė ėshtė e gabueshme sepse unė besokam nė Perendinė qė pret gra, fėmijė e pleqė... Si ėshtė e mundur pra qė unė tė flas me ty me mirėkuptim kur unė besoj nė njė Zot kaq tė egėr. E di, Ndriēimi, nuk dėshirojmė as unė e as ti qė tash tė nisemi nė ekspeditė e ta gjejmė fajtorin. Jo, ne nuk po gjejmė fajtor, ne dėshirojmė tė bisedojmė, tė diskutojmė, ta dėgjojmė njėri-tjetrin, kjo dmth. tė njihemi mė shumė e kėshtu tė duhemi mė shumė, pra, t'i lėmė vend njėri-tjetrit qė ta shohė edhe ai se edhe ai ka vend nė mesin tonė dhe se e pranojmė.

    Feja e krishterė pikėrisht kėsaj i jep rėndėsi: asaj qė the nė fillim tė shkrimit: "nuk kam kohė". Ky ėshtė realiteti Ndriēimi, nė kėtė rast tė mos pasurit kohė, nė rastin tjetėr moskuptimi, nė tjetrin nevoja pėr ndihmė... kėto ne po i harrojmė, e pra, kėto janė edhe mė tė rėndėsishmet. Zoti i Biblės mė ka mėsuar se Ai i ndihmon njeriut, jo nė tė kaluarėn apo nė tė ardhmėn, jo qė tė pres koka grash e fėmijėsh... por qė TANI ata t'i dua, t'i pranoj ashtu siē janė: krijesat e tij.
    Ndodhitė nė Besėlidhjen e vjetėr (ku pėrshkruhen luftrat dhe vrasjet e tė pafajshmėve) nuk mund tė kuptohen pa lexuar Besėlidhjen e Re, ku Jezu Krishti flet pėr faljen e armiqėve. (Kėtė nuk e ka as Islami). Mua Jezu Krishti mė mėson qė t'ia fali edhe atij qė ma bėn tė padrejtėn, qė mė pėshtyn e m'i thotė njėmijė tė zeza. Tani mė trego: a ėshtė ky besim mė i madh nė botėn e amshuar ku do ta meritoj jetėn nė Hyjin apo tė bėj ēmos madje tė nxisė edhe revolucione pėr heqjen e padrejtėsisė. Nuk janė problem strukturat (politike, kulturore...), por zemra e nejriut, vetė njeriu ėshtė problem. Po u ndryshuam ne nė zemėr atėherė vetvetiu bien edhe strukturat e kėqia. Deri te kjo vetėdije populli i Izraelit erdhi pasi kaloi me mija vitesh. Edhe Shqiptarėt nuk e di se kur do tė vetėdijėsohen se ZEMRA ėshtė burimi i tė kėqijave e jo "gabimet" biblike, se zemra duhet kthyer qė ta dojė tė mirėn e pėrbashkėt e jo vetėm tė njė grupi apo individi.
    Kėtė dėshiron ta thotė edhe Bibla nė tėrėsinė e saj: O njeri, nuk tė bėjnė tė lumtur luftėrat, urrejtja... nuk tė bėjnė tė lumtur pėrvetėsimi i gjėrave materiale dhe vetėm pėr vete, nuk tė bėn tė lumtur as... por ndryshimi i zemrės, kthimi kah e mira, dashuria ndaj tjetrit... Nuk ėshtė Zot Ai qė kėrkon prej njerėzve shkatėrrimin e njėri-tjetrit, nuk ėshtė Zot Ai qė nuk i ndihmon secilit, nuk ėshtė Zot Ai qė i mban krah njėrit e tjetrin e lė anash. Zoti ėshtė i mirė ose pėr tė gjithė ose nuk ėshtė Zot.

    Falėminderit pėr durim!
    IHS

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Postime
    19
    deshmues ti vete shprehesh ne te njejten menyre me mua;

    "Lerini femijet te vijne tek une, sepse e tyre eshte mbreteria ne qiej."

    eshte goxha e rrjedhur si shpreheje por esenca eshte e njejte
    Only the Everlasting is everlasting

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-10-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    64

    Jehovai eshte paqedashes

    Me sa duket ju Drita nuk e njihni Biblen dhe ceshte me kryesorja nuk e njihni Jehovain. A jeni ju kristiane,dhe n.q.se jeni cfare dini rreth Bibles dhe ligjeve qe ka vene Jehovai.Une jam kristiane dhe e kam lexuar biblen dhe e kam studiuar per 2 vjet dhe e di qe Jehovai eshte paqedashes.Ne qoftese ju jeni ne gjendje mund te me thuash te lutem nese ka fe tjeter qe nuk e perkrahe luften. Megjithate e vlersoj mendim tend.

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-10-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    64
    Me pelqeu shkrimi juaj DESHMUES eshte e vertete qe Perendia e di se cfare ben,gjithashtu me duket e drjte qe Ai si krijues i gjithesise the sovran vepron si i duket atij e arsyeshme te veproj Bibla thote"njeriut nuk i takon te drejtoje as hapat a tij" Te pershendes per mendim qe the
    Me duaj 1 here qe te dua 100

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Postime
    19
    just a question, kush me thote se kush, ēfare eshte Jehovai?
    Only the Everlasting is everlasting

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-10-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    64
    Ardes



    Lexo BIBLEN qe ta dini se kush eshte .N.q.se keni pyetje do tju pergjigjem me kenaqesi.
    Me duaj 1 here qe te dua 100

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Postime
    19
    preferoj pergjigjen tuaj

    me respekt Ardes

    perfundmet e mija mund tjua them me pas
    Only the Everlasting is everlasting

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    174
    Pėrshėndetje tė gjithėve!
    Siē e kam theksuar, nė fillim tė temės, kjo temė ėshtė hapur, si pasojė e gricjeve dashakeqėse tė "Dėshmuesit" dhe "Klodit" (nė kohėn kur i bėnin kėto gricje), qė hapnin tema provokuese dhe nerva-ngritėse.
    Siē janė, "11 Shtatori" (e hapur disa herė), "Islami pėrballė me Krishterimin" , "Muhammedi dhe qentė" etj.
    Megjithėse ua kam tėrhequr vėrejtjen personave tė sipėrpėrmendur qė tė mos vazhdonin me asoj temash provokuese, por tė vazhdonin me temat serioze, thirrjet e mia askush nuk i dėgjoi dhe ata vazhdonin sipas tė tyres.
    Kėshtu edhe unė u detyrova t'ua kthejė pėrgjigjen me tė njėjtėn monedhė.
    Hapa disa tema ku doja tė nxirrja nė pah, se ajo me tė cilėn ata abuzojnė (paqen), nuk e ka vendin nė Bibėl, me gjithė dėshirėn e tyre tė madhe.
    Unė kur e hapa temėn, e pata njė qėllim (t'u preja hovin provokuesve, qė tė hapnin tema provokuese), dhe kėtė qėllim nė mos qofsha i gabuar e kuptoi shumė mirė "Klodi" dhe ai u tregua i zgjuar, qė nuk mori pjesė fare nė kėtė diskutim dhe nga ana tjetėr, ndaloi sė provokuari.
    Por, "Dėshėmuesi" si "Dėshmuesi", ai prapė vazhdon me atė avazin e tij, duke dėshmuar edhe njėherė papjekurinė e tij intelektuale.
    Ai edhe pse i paaftė qė tė kthejė njė pėrgjigje pėr tė qenė, prapė nuk rri rehat.
    Kur ne ia bėjmė tė ditur diēka jo tė kėndshme, qė gjendet nė librin e tij, ai na akuzon pėr djallėzi dhe u bėn thirrje tė krishterėve tė tjerė qė tė mos diskutojnė nė kėto forume.
    Ja si shprehet ai:
    "Do ti ftoja te gjithe ata qe njohin dhe besojne Perendine e vertete Zotin tone Jezus Krisht, qe tju shmangen diskutimeve te tilla , te cilat nuk kane qellimin e te mesuarit por nxitjen e satanit per ti shtyre te krishteret ne mekat."
    Por, mė vonė pastaj vjen e gricet prapė vetė (mesa duket i pėlqeka shumė roli i garipit), duke na "sfiduar" dhe duke na thėnė se na paska vėnė me shpatulla pas muri me ato pyetjet e tij tė cekėta.
    Por, kur fillojmė t'i kthejmė pėrgjigje dhe ai nuk di nga tė shkojė, lėshon frazėn e tij qė i vika ndėrmjet frymėzimit:
    "Kot qė diskutojmė, mes nesh ka njė hendek qė na ndan..."
    Nėse unė nuk kam kthyer pėrgjigje, kjo pėr shkakun se nuk e kam lexuar temėn, si pasojė e shokut qė pėsova nga ndarja e shpejtė me "Danielin" dhe jo pėr gjė tjetėr.
    Unė gjithė ato herė e kam treguar veten, se kur e kuptoj (me anė tė reagimeve tuaja) se bėj ndonjė gabim e pranoj menjėherė dhe kėrkoj falje pėr tė.
    Nejse t'i kthejmė pėrgjigje...
    Me sa shoh, "Albo", "Dėshmuesi" dhe "Astriti" po mė akuzojnė se unė gjykokam Perėndinė dhe pėr kėtė gjest timin mė kanė pėrgėzuar me ferrin???
    Duhet ta kuptoni mirė, se unė nuk gjykoj Perėndinė, por jua bėj tė qartė juve, se Perėndia i Biblės nuk ėshtė ashtu siē ju keni qef ta paraqesni.
    Ai ka urdhėruar qartė urdhėra pėr luftė dhe kjo nė mėnyrėn mė tė keqe qė mund tė ekzistojė (ku urdhėrohet pa pikė mėshire tė therren fėmijėt, foshnjat e gjirit, etj.).
    Unė vetėm kėtė gjė kam dashur t'jua bėjė tė qartė juve...
    Sa mė pėrket mua, unė e pranoj dhe e quaj tėrėsisht tė domosdoshme luftėn (kėtė gjė e ka dėshmuar edhe historia e gjatė njerėzore), pasi nė shumė e shumė raste, vetėm me anė tė saj mund ndryshohet realiteti.
    Por, nga ana tjetėr, unė si musliman qė jam, nuk jam dakort me atė lloj lufte qė predikohet nė Bibėl.
    Sepse, nė Islam lufta ėshtė e domosdoshme deri nė ēastin kur ajo e pėrmbush qėllimin e sipėrpėrmendur, dhe sapo pėrmbushet ai qėllim, atėherė lufta kthehet nė diēka tė ndaluar.
    Kur'ani e thotė qartė:
    "Luftoni, por mos e teproni..."
    Po ashtu edhe Muhammedi, i cili kur e niste ushtrinė pėr nė luftė e porosiste:
    "Mos vrisni gra, mos vrisni fėmijė, pleq, e as mos shkatėrroni tė mbjellat..."
    Pra Islami e sheh luftėn, thjesht si njė mjet (tė fundit) pėr tė ndryshuar realitetin e hidhur, dhe ēdo gjė tjetėr (siē janė gratė, fėmijėt, pleqtė) qė nuk janė shkaktarė tė kėtij realiteti, ėshtė e ndaluar qė tė vriten.
    Ndėrsa kjo nuk ėshtė me Biblėn...
    Nė Bibėl na tregohet qartė, se edhe pse ėshtė ndryshuar realiteti i hidhur (fituar beteja), prapė se prapė, urdhėrohet tė vazhdohet mė tej gjakderdhja, tashmė ndaj fėmijėve, grave, foshnjave etj.
    Ja, unė me kėtė lloj koncepti tė luftės nuk jam dakort...
    ... ju nga ana tjetėr jeni dakort.
    Ne rregull kjo ėshtė puna juaj, por ju nuk keni kurrėfarė tė drejte morale, qė tė pėrmendni luftėn, pėr tė cilėn na urdhėroka Kur'ani, bile qoftė edhe luftėn qė bėka Bin Ladeni (me tė cilėn luftė unė prapė nuk jam dakort dhe e them pa kurrėfarė hipokrizie), sepse ju pranoni njė koncept tė luftės, qė ėshtė paksa mė i keq edhe se vetė lufta e Bin Ladenit.
    Kėshtu ju pranoni se Zoti, sipas Biblės urdhėron tė vriten, fėmijė, gra, foshnja etj. edhe pse shumė mirė mund tė shmanget njė gjakderdhje e tillė, ndėrsa Bin Ladeni kėshillon tė vriten fėmijė, gra dhe njerėz tė pafajshėm, por me pretendimin se nuk ka mundėsi qė tė shmanget kjo gjakderdhje e tė pafajshmėve.
    Ndėrsa, sa i pėrket pyetjes pėr Ditėn e Kijametit, ku do tė vdiskan fėmijė dhe ēdo gjė tjetėr, mendoj se nuk ia vlen tė merresh gjatė, jo vetėm pėr faktin se iu kthye njėherė pėrgjigja, por edhe se ėshtė shumė e cekėt.
    Prandaj, mė duhet t'ia sqaroj "Dėshmuesit" se ne vdekjen nuk e konsiderojmė si njė mallkim, por thjesht njė kalim nga kjo botė kalimtare nė atė tė pėrjetshmen...
    Kėshtu qė, nėse njė fėmijė, apo njė gjeneratė e tėrė fėmijėsh vdesin (siē do tė ndodhė nė Ditėn e Kijametit), kjo nuk do tė thotė se Zoti nė kėtė rast qė shaktoi kėtė vdekje masive ėshtė i Pamėshirshėm (sidomos kur na tregohet se pėrfundimi i fėmijėve qė vdesin, pa mbushur moshėn e dallimit tė sė mirės dhe tė keqes, ėshtė xhenneti), por Ai thjesht bėri kalimin mė tė shpejtė nga kjo botė kalimtare nė atė tė pėrjetshmen.
    Ama, kur kemi tė bėjmė me vdekje tė rastit biblik (qė t'i merret jeta fėmijės apo foshnjės me tehun e shpatės), nuk mund tė thuhet e njėjta gjė.
    Nuk ėshtė e njėjtė vdekja si e atij qė vdes nga ndonjė sėmundje, dhe atij qė vritet i masakruar...
    Prandaj edhe nuk ėshtė e njėjtė vdekja e fėmijėve qė do tė vdesin Ditėn e Kijametit, me vdekjen e atyre fėmijėve qė Zoti sipas Biblės urdhėroi tė priten me shpatė.
    Sepse, nė rastin e fundit kemi tė bėjmė haptas me njė akt aspak mėshirues apo paqedashės.
    Prandaj, o "Dėshmues" mos u mundo kot, tė na e shesėsh sapunin pėr djathė.
    Sa mirė do tė ishte tė mos kisha lindur,
    por meqė kam lindur sa mirė do tė ishte tė mos vdisja,
    por meqė do tė vdesė sa mirė do tė ishte tė mos ringjallesha.
    por meqė do tė ringjallem sa mirė do tė ishte tė mos dėnohesha, e nėse dėnohem tė mos dėnohem pėrgjithmonė...

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  2. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •