Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121

    Shėn Marku i Efesit

    Mark Eugjeniku (Μαρκος Ευγενικος) ishte bir i Joan Eugjenikut, dhjak ne Konstandinopol. U lind rreth 1392 dhe e quanin Manuil. Mark u quajt kur, me 1418, ne moshen 26 vjecare u be murg ne nje monastir te Konstandinopolit. Marku ishte nxenes i Jeorjios Jemistos te mbiquajtur dhe Plithon por nuk perkrahi aspak idete pagane te ketij te fundit qe shprehu me vone.

    Ne vitin 1437, ne moshen 45 vjec u be Kryepeshkop i Efesit me presion nga perandori Joani i VIII Paleologu, kurse vitin tjeter morri pjese ne sinodin e Firences (1438-1439) si Kryepeshkop i Efesit dhe si perfaqesues i Patriarkanes se Jeruzalemit. atje u emerua sipas Gjenad S'holarit si <>. Por kjo duket edhe nga Praktikat e sinodit, qe flet vazhdimisht Marku.

    Ishte i vetmi i cili perkrahu me shpirt mendimet orthodhokse dhe kundershtoi te firmosi Praktikat e sinodit. Pas Markut kundershtoi dhe peshkopi i Stavrupolit. Papa i Rome Eugjeni i IV e therriti afer tij, qe ta ndeshkoi pepara gjithe peshkopeve per mosbindjen e tij, por Marku duke pare se nuk ishte e nevojshme ti vinte afer, duke mbajtur parasysh se si u soll Dioskuri i aleksandrise me Flavianin e Konstandinopolit me 449 ne sinodin e Efesit, kundershtoi te afrohej.

    Ndenji midis peshkopeve te lindjes dhe priti sulmet e Papes nga larg. Kur, edhe pas presionit te fundit te Papes, marku nuk pranoi te firmoste, Papa u drejtua peshkopeve te tij duke thene frazen qe ngeli: <<Ιου, φρατορες, εποιησαμεν ουδεν>> dmth <>. Ne vazhdim, Papa, deshi te eliminonte Markun por e mbrojti perandori Joan Paleologu (edhe pse ishte pro bashkimit) i cili e solli pa probleme ne Konstandinopol.

    Atje e keshilloi te behet Patriark, se Patriarku Josif i II kishte vdekur kur ende behej sinodi i Firences por marku nuk pranoi. Duke mos pranuar te bente liturgji bashke me Patriarkun e ri Mitrofan (qe ishte pro bashkimit) u largua ne Efes, tek vendi i tij. Atje u gjend perballe rreziqeve nga filolatinet dhe u largua per ne Ajio Oros (Mali i Shenjte); me vone u arrestua me urdher te Joanit dhe u burgos ne ishullin e Limnos. Pas daljes nga burgu u kthye ne vendlindje, ne Konstandinopol, ku vdiq me 1444.

    Nga ishulli i Limnos dhe nga burgu mundi te dergonte dhe te qarkullonte Letren e tij per gjithe te Krishteret e botes. Duke qene i urryer nga perendimoret, keta qe jane te paret per botime patrologjike dhe te literaures se krishtere greke, u denua si autor ne mosnjohje dhe ne erresire; si dhe Foti i Madh, por me shume nga ky. Pak vepra te Markut te Efesit jane te botuara (PG 160, 1079-1104). Me te shumtat ngelen ende te pabotuara. Nje botim kritik shume te mire te veprave te Markut ka bere filologu qipriot ne Londer Marios Pilavakis.

    Letra e tij qe dergoi nga burgu eshte e njejta ne forme me <>. Brenda saj duket shume mire si e shikonte Marku gjendjen e atehershme te Kishes dhe poziten e tij brenda Kishes, kontrollon dhe kritikon jo Latinet por latinofilet e Lindjes per sjellje te dyfishte dhe paraqitje me dy fytyra...

    Nje dite mund te postoj dhe Letren.

    Ikona e Shen Markut te Efesit, thuhet ne te: ΤΟ ΠΝΕΥΜΑ ΤΟ ΑΓΙΟΝ, ΤΟ ΕΚ ΤΟΥ ΠΑΤΡΟΣ ΕΚΠΟΡΕΥΟΜΕΝΟΝ dmth: SHPITI I SHENJTE QE BURON PREJ ATIT.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tannhauser : 11-04-2006 mė 08:55

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Letra e tij qe dergoi nga burgu eshte e njejta ne forme me <>. Brenda saj duket shume mire si e shikonte Marku gjendjen e atehershme te Kishes dhe poziten e tij brenda Kishes, kontrollon dhe kritikon jo Latinet por latinofilet e Lindjes per sjellje te dyfishte dhe paraqitje me dy fytyra...
    Sic thashe me larte letra e Shen Markut te Efesit eshte kunder latinofileve te Lindes ku i kritikon ata ashper.

    Po e postoj kete leter qe te keni parasysh, te gjithe orthodhokset.

    Perkthim dhe komente: Tannhauser

    LETRA FORMALE E MARKUT TE EFESIT

    Tek krishteret orthodhokse te gjithe tokes dhe ishujve, Marku peshkop i metropolise se Efeseve, ju pershendes ne Zot.

    Ata e na roberuan ne roberi te keqe dhe deshen te na zvarisin ne Babylonen e ekombeve dhe doktrinave latine nuk munden ta realizojne duke pare dhe vete se kjo eshte e pavend dhe e pamundur te behet me menyre tjeter. Meqe pra ngelen diku ne mes te rruges, ata dhe ata qe i ndoqen, as njera (=orthodhokse) ngelen as tjetra (=papike) u bene.

    Pasi braktisen Jeruzalemin, vizionin e vertete te paqes (ky interpretim alegorik i Jeruazalemit eshte marre nga Filon Judeu: <>, ne Peri tou theopemptous einai tous oneirous 2,250) dhe malin e Zionit, besen e sigurte dhe te patundur dhe, mos dashur dhe mos mundur te behen dhe te quhen Babilonas, dhe per kete shume drejt mund te quhen grekolatine, por shume i quajne mendjelatine.

    Keto pra gjysembishat (dhe me poshte i quan centaure, do te theksoi sjelljen e dyfishte), qe ngjajne me hippocentauret legjendare (hippocentaure eshte tjeter emer i lashte per centauret, shih dhe Ksenofon. Kyr. p. 4,3,17; Platoni, Fedr. 229d; Luciani, Zeuksis, 3), kane te njejtin mendim me Latinet se Shpirti i Shenjte buron dhe nga Biri dhe se ka Birin shkak te egzistences se tij. Pjesa e tyre (nenkupton pjesen nga Simboli i Besimit) keto thote, kurse ata thone, duke pranuar bashke me ne se buron nga Ati.

    Dhe kur jane me ata (latinet) thone se drejt dhe mire u be shtesa tek Simboli i Besimit, por bashke me ne nuk pranojne ta kendojne (kjo me sjell ne mendje viziten e Papes Gjon Pavli i II kur vizitoi Greqine). Kush ama do jepte doreheqje nga ato qe beson se u bene drejt dhe mire? Dhe kur jane me ta (latinet) e quajne trupin pa brum te Krishtit, por kur jane me ne nuk do guxonin te kungonin nga ai.

    Me te vertete, nuk jane keto te mjaftueshme per te treguar se c'fare lloji eshte pozita e tyre dhe se nuk u bashkuan me Latinet duke kerkuar te verteten (nenkupton te verteten doktrinore), te cilen e kishin ne duart e tyre dhe e tradhetuan, por sepse kerkonin te nxirrnin ar dhe se donin te krijonin nje bashkim te fallcifikuar dhe jo te vertete?

    Por le te shikojme ne c'menyre u bashkuan me ata. Se c'do gje gje bashkohet me nje gje tjeter bashkohet nepermjet nje ndermjetesuesi. Ju duk e mire te bashkohen tek doktrina qe flet per burimin e Shpirtit te Shenjte, sepse vendosen bashke me ta se edhe nga Biri ka egzistencen Shpirti, por ne te gjitha te tjerat kane diferenca. Tek kjo nuk ka asgje unike, asgje te mesit, asgje te perbashket, por recitojne dy Simbole te Besimit te ndryshuara prape si me pare, kurse behen dy Liturgji te ndryshme, nje me brum dhe nje pa brum.

    Bejne dhe dy pagezime, nje me tre zhytje dhe nje me sperkatje te ujit mbi koke. Nga dy kane te gjitha traditat e tyre dhe ne te gjitha pjeset te ndryshuara: edhe kreshmet edhe formaliteti kishtar edhe te gjitha. Ku eshte pra bashkimi kur nuk ka asnje pjese te dukshme dhe konkrete? Dhe si u bashkuan ata qe duan te kene dashuri per traditat e aferme? (nenkupton ata qe mbajne edhe traditat tona edhe te papikeve, sepse nuk duan te behen plotesisht Babilonas, sic tha ne fillim, dmth duan ti kene mire punet edhe me ne edhe me papiket, prandaj te gjitha ato qe tha fillimisht).

    Sepse keto pranuan duke tradhetuar traditen e eterve. Por sikur thone dhe ndonje qe te mencur? Asnjehere, thone, Kisha e Grekeve pranonte vetem burimin prej Atit. Pra tek kjo edhe me pare edhe tani ishim te bashkuar. C'fare idjotesi! C'fare verberimi! Ne qofte se gjithmone Kisha e Grekeve permendte burimin prej Atit, e permendte se e kishte trasheguar (kete doktrine) nga Krishti vete dhe nga Apostujt e Shenjte dhe nga Eterit Sinodike, kurse burimin nga Biri asnjehere nuk e permendi, sepse nuk e trashegoi nga asnjeri; c'fare tjeter te permendi pervec burimit prej Atit?

    Sepse, ne qofte se jo nga Biri eshte e dukur se vetem nga Ati. Shiko edhe per lindjen: Thote (Simboli i Besimit) <>. Mos valle ketu shton ndonjeri <>? Por kete e nenkuptojme dhe e themi kur eshte nevoja. Sepse nuk kemi mesuar qe Biri te lindet nga ndonje tjeter. Prandaj dhe Joann Damaskeni duke perfaqesuar gjithe Kishen dhe gjithe te Krishteret, nga Biri thote, Shpirti nuk themi. Ne qofte se nga Biri Shpirti nuk themi eshte normale se vetem nga Ati themi. Prandaj dhe pak me larte Birin, thote, nuk e quajme shkak (si Atin). Dhe ne pjesen me poshte: Shkaku i vetem eshte Ati.

    C'fare (thone) tjeter? Asnjehere, thone, nuk i konsideronim latinet heretike, por vetem skismatike. Kete argument e moren nga vete latinet. Sepse ata na thone skismatike, sepse nuk kane dicka per te na akuzuar per doktrinen tone, por se u skismatizuam nga roberia tek ta, te cilen duhet ta ushtrojme, sic mendojne ata. Ne qofte se e konsiderojme te drejte tu kthejme nderin dhe te mos i akuzome per azgje per doktrinen le ta shikojme. Shkakun e skizmes ata e dhane. Qe te duken me te devotshem vune shtesen (tek Simboli i Besimit) qe te jete njolle per ateistet Agarene (Arabet) dhe tek judenjte e padevotshem dhe per te gjithe ne pergjithesi qe kane nje besim tjeter, por me shume qe te tallen me ne, sikur humbem besimin dhe nuk dime c'fare besojme, dhe sa gjuha nuk arrin (ose nuk lejohet) te tregoje.

    Fund i fundit dhe te Perendia pa fillim dhe pa fund, lavdi!


    (shenime nga Tannhauser)

    E shikon Seminarist qe nuk je as i pari as i fundit. Une nuk do lodhem me ty, lexo me vemendje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tannhauser : 05-05-2006 mė 09:03

  3. #3
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Tann,


    te keshilloj, kur te perkthesh, beje nje here ne te papaster, kontrolloje disa here, e pastaj hidhe ne shqip, ose dergoja ndonjerit per korrigjim e shqiperim, qe mos na sjellesh keto keto pacavure qe si merr vesh njeri.


    Tjeter,


    ajo leter eshte duke folur per vitin 1439. Mos valle ti mendon se kushdo qe kerkon union te dy gjysmave te krishterimit e ben kete ne baze te vitit 1439?!

    Shko e meso me shume.

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Tashti, ne lidhje me disa ceshtje qe kane te bejne me Markun e Efesit.



    Marku i Efesit, e dinte fare mire se cfare besonin latinet qe para se te shkonte me perandorin per ne Florence.

    Megjithate, dihet mire qe Marku i Efesit ka qene nje nga partizanet e Unionit te atij Koncili dhe ktheu vetem ne FUND.

    Pra, vete fakti se Marku pranoi Koncil me latinet; fakti qe dokumentet historike na deshmojne se ai i adresohej Papes me Titujt e tij me te larte prifteror, tregon se ai ne fund te fundit i konsideronte latinet bashkevellezer ne besim - ndryshe pjesemarrja e tij ne koncil me heretike (nqs ky do ishte mendimi i tij per ta) dhe adresimi ndaj tyre si Eprore shpirterore e ben Markun Apostat.





    Tjeter,


    a mundesh ti (meqe ke shprehur opinionin se NUK KA vend te ndermjetem ne boten tjeter) pra te na vertetosh se sipas Markut te Efesit Kisha Lindore NUK beson ne nje vend te ndermjetem ne boten pas vdekjes, ku shpirtet e besimtareve me ane te lutjeve te Kishes gjejne prehje e shpetim?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    c'date eshte festa e shen Markut?
    TBD

  6. #6
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    te keshilloj, kur te perkthesh, beje nje here ne te papaster, kontrolloje disa here, e pastaj hidhe ne shqip, ose dergoja ndonjerit per korrigjim e shqiperim, qe mos na sjellesh keto keto pacavure qe si merr vesh njeri.
    Faleminderit shume per keshillat por mos nuk nxorre kuptim nga Letra?

    Mos do valle te te postoj dhe origjinalin meqe na di dhe greqishten e lashte ta perkthesh vete?

    ajo leter eshte duke folur per vitin 1439. Mos valle ti mendon se kushdo qe kerkon union te dy gjysmave te krishterimit e ben kete ne baze te vitit 1439?!
    Sa qesharak qe je.....

    Doktrina ka ngelur e njejta mer Seminarist, sado qe kaluan kaq shekuj. Pra neqofte se latinet apo unitet si puna jote dyan bashkim duhet te ndryshojne doktrinen dhe ta bejne ortodokse, nuk behet kompromis me te tilla gjera. PIK!

Tema tė Ngjashme

  1. Katalog shenjtorėsh
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •