Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    25 Prill: Shen Marku

    25 prill, festa e Shėn Markut, krijuesit tė gjinisė letrare tė ugjillit i cili, nė librin e tij, mblodhi mėsimet gojore tė Pjetrit



    Njė pjesė tė mirė tė jetės e kaloi duke ndjekur Apostujt kryesorė, Palin mė parė e pastaj edhe Pjetrin – si bashkėpunėtor i predikimit tė tyre. Pastaj, si vdiq Pjetri, ishte ai qė i priu veprimtarisė apostolike. Kėtė na tregon tradita pėr Shėn Markun, autor i Ungjillit mė tė lashtė, festėn e tė cilit e kremtoi sot Kisha katolike.

    Ėshtė viti 64 pas Krishtit. Mbi njė kodrinė tė Romės, pranė Rrugės Kornelia, qė njihej si Kodra e Vatikanit, zhvillohet njė ngjarje tepėr prekėse. Trupi i njė njeriu tė kryqėzuar varroset nė njė gropė tė hapur nė varrezėn e vogėl, pranė cirkut privat tė Neronit, qė ngrihet po nė kėtė kodrinė. Nė arenėn e kėtij Cirku, pak orė mė parė, ndėrmjet gjamėve tė hatashme tė qindra tė krishterėve tė torturuar mizorisht, ka vdekur ai qė solli nė Romė lajmin e shėlbimit tė Krishti: Simoni, i thirrur Pjetėr, peshkatar nga Galileja. Nuk ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrojmė, nė grupin qė varros dėshmitarin e parė tė Nazarenit, edhe praninė e njė njeriu, njė farė Gjoni, qė njihej me emrin Mark. Pėr tė krishterėt e parė Marku, prej kohe ndjekės i Palit tė Tarsit, ėshtė dishepulli tė cilin Pjetri, nė njė letėr tė tij, e quan pėrzemėrsisht ‘biri im’ (1 Pt. 5, 13). Marku ėshtė sekretar qė di greqisht, qė mund tė shėrbejė si pėrkthyes e, pėr mė tepėr, i njeh mė mirė se tė gjithė, mėsimet gojore tė Apostujve tė parė. Papia i Gjerapolit, njė nga ipeshkvijtė e parė tė krishterė, kujton mėsimet njė farė “presbiteri” me emrin Gjon. Shkruan: “Marku, pėrkthyes i Pjetrit, shkroi gjithēka qė kujtonte, si fjalėt, ashtu edhe veprat e Zotit Jezus, pa i kushtuar kujdes rendit tė ngjarjeve”.

    Por ky njeri, qė vite me radhė jetoi nėn hijen e kryetarit tė Kishės sė lindur nė Jeruzalem, ishte shumė mė tepėr se njė kopist: ishte njėri nga tė katėr Ungjilltarėt e Mėdhej, qė na la trashigim Ungjillin, i cili njihet me emrin e tij: Ungjilli i Shėn Markut.

    Pas vdekjes sė Apostullit, Markun nis tė shkruajė nė mėnyrė tė rregullt tregimet e Pjetrit. E kryen librin e tij rreth vitit 70 pas Krishtit. Titulli ėshtė To Euaggelion, Lajmi i mirė. Kėshtu i pari nga tė katėr Ungjijtė, mė i lashti, u bė realitet. Ai qė tė gjithė e pandehnin thjeshtė kopist, kishte krijuar njė gjini krejt tė re letrare. E edhe nė se, nė vijim, prototipi do tė tejkalohej pėr stil, ndėrtim e dendėsi njoftimesh, nga Ungjijtė e tjerė kanonikė, gjithsesi nė tė ndjehet shija e predikimit tė parė tė krishterė. Marku e shkroi pėr tė krishterėt me origjinė pagane, pėr t’iu pėrgjigjur pyetjes ‘Kush ėshtė Jezusi?’ e pėr tė dhėnė pėrgjigjen ‘Jezusi ėshtė Mesia’. E Ungjilli i Markut arrin tė na bindė plotėsisht pėr kėtė, posaēėrisht kur na pėrshkruan flijimin e Krishtit nė Kryq. Zėri i tė krishterėve tė rinj nė Ungjillin e tij shprehet pėrmes mahnitjes sė Ēenturionit mbi Kalvar, qė thėrret: “Vėrtetė ky njeri ishte Biri i Hyjit!”.

    Nė gjurmėt e Pjetrit, Marku tani bėhet predikatar. Pėr ca kohė, sė bashku me Pjetrin, pati jetuar e vepruar nė Akuilea, nė ato troje tė lindjes italiane, me tė cilat do tė lidhej ngusht emri i tij. Mė pas i erdhi radha Aleksandrisė, apostullimit nė Cirenė, gjė qė e pasqyrojnė mrekullisht bukur disa nga pikturat e famshme tė Tintoretos. Si kthehet nė Aleksandri, edhe pėr Markun arrin ora e martirizimit. Trupi i tij mbetet nė kėtė qytet deri nė vitin 828, kur sundimtari arab vendos ta rrenojė shenjtėroren ku ruheshin reliket e Ungjilltarit, pėr t’i pėrdorur mermerin dhe shtyllat nė ndėrtimin e njė pallati nė Babiloni. Nga frika e dhunimit tė relikeve, dy tregtarė venedikas, Buono nga Malamoku dhe Rustiku nga Torēelo vendosėn ta merrnin tinėz trupin e ungjilltarit e ta sillnin nė Itali, tė fshehur ndėrmjet koshave, ku kishin shtėnė derrkuca, pėr tė shmagur rrezikun e kontrollit nga ana e myslimanėve. Venediku do tė bėhej, kėshtu, qyteti i Shėn Markut!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •