Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Skandali i shpërblime në administratë: Të implikuar 44 ministra dhe zv-ministra

    Kanë përfituar shpërblime të konsiderueshme ministra, zëvendësministra e funksionarë të lartë të nivelit politik

    Shpërblimet, 44 ish-ministra në skandal

    Shehu: Në rreth 73 institucione, për të cilat janë shpërblyer 1 435 persona, nga të cilët 44 janë të nivelit politik

    Florian Papadhimitri

    TIRANË-Rreth 44 ish-titullarë të lartë në nivel ministri dhe zëvendësministri kanë marrë shuma të konsiderueshme, në formë shpërblimi, gjatë kryerjes së detyrës. Drejtori i përgjithshëm i Auditimit të Brendshëm, Pajtim Shehu, ka bërë të ditur dje se shumë shpejt kjo strukturë do të publikojë emrat e ish-titullarëve të cilët në poste politike kanë marrë shuma të konsiderueshme duke u vetëshpërblyer. Numri i funksionarëve me poste politike në qeveritë e shkuara ka ardhur gjatë kontrolleve që po behën aktualisht në dhjetëra institucione, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë bërë kryesisht me shpërblimet dhe menaxhimin e të ardhurave dhe buxhetit të shtetit. Pajtim Shehu tha dje se para pak ditësh kanë nisur kontrollet nga punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Auditimit të Brendshme në rreth 73 institucione, nga ku ka rezultuar se deri më tani janë shpërblyer 1 435 punonjës të këtyre institucioneve.

    Numri
    Pa dhënë emra konkretë dhe shumat e dëmit ekonomik, drejtori i DPAB-së, Pajtim Shehu, njoftoi dje se shumë shpejt do të publikohen emrat e 44 personave, ish-ministra dhe zëvendësministra, të cilët kanë përfituar shpërblime të konsiderueshme. Duke marrë si shembull kontrollin e bërë në Institutin e Sizmologjisë, Shehu tha se “problemi i shpërblimeve është një problem permanent për të cilin, si të thuash, keqinterpretimet janë të shumta, sepse vetë baza ligjore ka qenë e tillë”. Ndërkohë i ka sqaruar se do të zbërthehen të gjitha shpërblimet e marra gjatë periudhës 2003-2005. “Jemi në përgatitjen e një “data base” për zbërthimin e shpërblimeve të marra nga viti 2003 në vitin 2005 në rreth 73 institucione për të cilat janë shpërblyer 1 435 persona, nga të cilët 44 janë të nivelit politik. Shpërblimet e marra nga ata janë ende shpejt për t’u publikuar, por shumat janë goxha të konsiderueshme, të përfituara nga ministra, zëvendësministra dhe nga funksionare të lartë të nivelit politik”, - tha dje Pajtim Shehu. Sipas tij, një ndër shkeljet më të dukshme në skemën e shpërblimeve është mënyra e ndarjes dhe përfitimit të tyre, pasi kanë përfituar persona të cilët nuk kanë kontribut të ndjeshëm në realizimin e të ardhurave apo në punën e kryer në institucionet ku kanë punuar. Duke pasur dhe kompetencën për të ndarë shpërblimet dhe përfitimet nga të ardhurat, 44 personat, me poste politike, kanë urdhëruar shpërblime të padrejta duke mosfavorizuar punonjësit të cilët kryenin punën dhe jepnin kontribute në realizimin e të ardhurave. “E para që të bie në sy është që ata nuk kanë një kontribut direkt në të ardhurat dhe administrim e institucionet, përveçse e kufizojnë punën. Raporti teknicienë dhe politikanë ka qenë në disfavor të teknikëve dhe janë shpërblyer funksionarë politikë”, - u shpreh Pajtim Shehu.
    Në ditët në vijim, DPAB-ja do të publikojë emrat dhe shumat përkatëse që janë marrë në formë shpërblimesh. “Shumë shpejt do ta kemi gati materialin dhe do të bëjmë publik. Kuptohet, përmasat janë më të mëdha, jo siç është rasti i një instituti”, - bëri të ditur drejtori Shehu, duke shtuar se “është ende shpejt për të dalë në dëmin ekonomik që është bërë në këto institucione”. Dje është bërë e ditur se gjatë ditës së sotshme, strukturat e Auditit të Brendshëm do të paraqiten për kontroll në Institutin e Statistikave, ku do të shikohet skema dhe shumat e shpërblimeve të dhëna gjatë viteve të fundit.

    Arsyeja
    Realisht, ajo që është shumë shqetësuese është që nuk është respektuar si duhet vendimi i qeverisë, është keqinterpretuar vendimi qeverisë.

    Shpërblimet
    Kontrollet, në 73 institucione
    Të shpërblyer me të padrejtë, 1 435 punonjës
    Të shpërblyer në shuma të konsiderueshme, 44 funksionarë të lartë me poste politike

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Pse vetem periudha 2003-2005?

    Bravo i qofte per kete inisiative.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •