E nderuar Eni,Postuar mė parė nga Eni
Pershendetje Zhgenjim!
...
POr kjo eshte farse, ato vota ata i kane marre nga votimi qe elektorati i PD ka bere ne zonen e tyre, duke votuar demokratet sipas udhezimeve te partisememe per Legalitetin apo Ballin Kombetar.
Madje edhe nqs pranojme se ato kame elektorat, ai ehste shume i paket, nuk arrin t'i ēoje keto parti ne parlament,prandaj i detyron kreret e tyre te bejne marreveshje me PD.
po shkoni pak si larg ne hamendjet tuaja.
Duhet te dini se nuk ka patur kurre orientim
nga PD-ja per te votuar per Ballin apo
Legalitetin, perkundrazi ka patur gjithmone
veprime konkrete per ta kthyer elektoratin e
ketyre partive nga PD-ja.
Ne vitin 1992 ishin keto parti te vogla qe i bene
thirrje elektoratit te tyre qe te votonte per
PD-ne; kjo e beri te mundur fitoren e PD-se ne
ate kohe. PD-ja ne kulmin e fuqise se saj
perbehej nga tre lloj elementi:
1. ish-komuniste te pakenaqur me sistemin
komunist ku nuk kishin arritur te realizonin
ambiciet e tyre.
2. te persekutuar, legaliste, balliste te cilet
gjenin tek PD-ja dicka kunder komunizmit ngaqe
vete nuk kishin organizimn e duhur
3. te lekundur, interesaxhi qe shikonin nga vente
forca per te perfituar ndonje gje per vete
Dalengadale kjo baze e PD-se u shpernda. Te paret
u larguan ballistet. Ne zgjedhjet e vitit 1996
Balli Kombetar doli i vetem ne zgjedhje dhe
kishte shance te shumta qe te arrinte nje numer
te mire deputetesh. I trembur nga ky erozion,
qe rrezikonte supremacine e PD-se tek e djathta,
Berisha i perdori te gjitha metodat qe ta
pengonte derisa nuk pati rruge tjeter per te
siguruar fitoren vecse te manipulonte zgjedhjet.
Te dytet qe iu larguan PD-se, ishin ish-komunistet
ne vitin 1997. Sapo filluan rremujat ne jug ata
preferuan ta lene PD-ne per t'u rikthyer ne
origjine. Qe nga ai moment erozioni nuk ka
reshtur nga kategoria e 3-te qe nuk po gjente
me interesat e saja ne PD.
Sot PD-ja eshte katandisur ne nje grupim
fanatikesh dhe besnikesh qe kane perfituar nga
PD-ja.
Balli Kombetar ne vitin 1996 arriti te fitoje
2 deputete ne mazhoritar, megjithe manipulimet
e Berishes. Ne vitin 1997, ne kuadrin e DBSH-se
po ashtu.
Desha te them me keto, e nderuara Eni, qe parti
te vogla, si Balli Kombetar, kane elektoratin e
tyre autentik dhe nuk kane nevoje per bedele nga
PD-ja qe sot eshte ne krize per vete. Dhe kjo
sepse Balli Kombetar nuk eshte parti anonimesh,
por nje parti qe i ka rrenjet ne gjakun e
30000 deshmoreve te rene per nje Shqiperi Etnike,
per nje Shqiperi demokratike e te perparuar.
Krijoni Kontakt