Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 63
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74
    Bravo Albo!

    Klasa politike ne shqiperi eshte krijuar,nuk ka lindur natyrshem dhe asnje prej tyre nuk ka vene nje gure ne themelet e politikes,por e kane ngaterruar ate.
    Te gjithe ne fund te fundit nuk kane turp dhe shkojne atje ku i bejne deputet,prandaj dhe Berisha thote me te drejte hajdeni me nje flamur,sepse secili prej tyre nuk ka flamur,por vetem synim dhe mision.
    Ne asnje parti tjeter nuk lindin dhe perpunohen ide,por lindin kundershti apo mbeshtetje,prandaj ato parti me ato udheheqes qe vetem kostumin dine te mbajne,nuk kane identitet.
    Ju kujtohet se si Berisha i veshi me kemisha te bardha dhe me kollare,ju kujtohet se si te gjithe firmosen nje kontrate me elektoratin ne sheshin Skenderbej duke imituar Berluskonin,por Berluskoni eshte i madh dhe promotor i zhvillimeve dhe nuk fiton por behesh me i vogel kur kerkon ta imitosh.Berluskonin duhet ta besh mikl ne interesat e te dy vendeve,ose ta imitosh ne formen drejtimit te Partise se Tij dhe te shtetit Italian.
    Jemi shume larg,me nje klase politike shterpe,pa ide,servile te te medhenjeve Berisha,Nano kur keto i bejne zbor sa here te duan,veshtire te bejme prokopi,prandaj Berisha i ka ne dore dhe i thote me mire me nje emer.Ato i sulen Berishes vetem kur duan ti marrin ndonje llokem,sidomos kur vjen era pushtet.
    Por akoma,politika ka dy protagoniste,kush do te jete i treti,apo rruga e trete ndryshe?Te presim dhe shpresojme!?

  2. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    OSBE: Brenda shkurtit duhet tė rikompozohet KQZ-ja

    Ekspertėt e komisionit dypalėsh tė Reformės Zgjedhore kanė zhvilluar dje konsultimin e parė me ekspertin e OSBE‑sė, Xhesi Pilgram, lidhur me procedurat qė do tė ndiqen nė bashkėpunimin e Kuvendit tė Shqipėrisė me OSBE‑nė, gjatė ditėve qė kanė mbetur, nė mėnyrė qė tė pėrfundohet brenda afatit hartimi i nismave ligjore pėr amendimin e "Kodit Zgjedhor" e tė Kushtetutės sė vendit, nė aspektet qė lidhen me administrimin e zgjedhjeve. Sipas burimeve nga mbledhja e djeshme, e cila u zhvillua pa praninė e mediave, ekspertėt e tė gjitha partive, pėrfshirė edhe atė tė Partisė Socialiste Sokol Hazizi, dhanė konsensusin e tyre pėr axhendėn e komisionit deri me 15 mars. Nė tė pėrcaktohet detyrimi i komisionit dypalėsh tė Reformės, pėr tė pėrfunduar procesin e hartimit tė ndryshimeve ligjore nė "Kodin Zgjedhor", zgjidhjen pėrfundimtare tė problematikės sė listave zgjedhore, si dhe pėrfundimin e dialogut pėr problemet e rėndėsishme tė ndryshimeve nė pėrbėrjen e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, si dhe nė saktėsimin e sistemit zgjedhor qė do tė pėrdoret nė zgjedhjet e ardhshme nė vend. Fakti mė i rėndėsishėm i mbledhjes sė djeshme, shėnohet miratimi i propozimit tė ekspertit tė OSBE‑sė pėr ēeshtjet zgjedhore Xhesi Pilgram, pėr pėrfundimin e procesit tė miratimit tė propozimeve pėr ndryshimin e KQZ‑sė, brenda javės sė parė tė marsit. Edhe pse s'ėshtė folur nė mėnyrė tė detajuar pėr propozimet e opozitės lidhur me detyrimin ligjor tė Kuvendit tė Shqipėrisė, presidentit tė Republikės, si dhe Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, pėr tė miratuar nė mėnyrė tė balancuar kandidaturat mes propozimeve tė pozitės dhe tė opozitės, miratimi i propozimeve tė ekspertit ndėrkombėtar, parakupton pėrfundimin e procesit tė identifikimit tė propozimeve brenda muajit shkurt. Eksperti i PS‑sė Sokol Hazizi ka pranuar angazhimin pėr t'u investuar nė debatin pėr propozimet qė do t'u dėrgohen anėtarėve tė komisionit nė fillim tė marsit, por ende s'ėshtė pėrfundimtar angazhimi pėr tė miratuar njė formulė konsensuale pėr KQZ‑nė e njėkohėsisht, pėr t'u bėrė thirrje pėr dorėheqje anėtarėve aktualė tė kėtij forumi, tė cilėt nė raportin e ODIHR‑it, vlerėsohen si shkaktarėt kryesorė pėr prishjen e zgjedhjeve tė kaluara parlamentare.

    e.gj
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Iluzione apo syleshesi quhet kjo...

    g55

    ---------

    Sot, tryeza e pėrbashkėt mes kryetarėve tė partive opozitare

    Berisha e Pollo do tė diskutojnė mbi reformėn zgjedhore

    Sot pritet tė zhvillohet njė tryezė e pėrbashkėt mes krereve tė partive opozitare pėr tė diskutuar mbi reformėn zgjedhore dhe ēėshtjen e pronės private. Pėr t'i prirė kėsaj tryeze ku do tė jene tė pranishėm kryetari i PD-sė, Berisha dhe kryetari i reformatorėve Pollo, dje ėshtė zhvilluar njė tryezė paraprake mes kryetarėve tė grupeve parlamentare, Bamir Topi i PD-sė dhe Nard Ndoka i PDr, pėr tė sheshuar pėrfundimisht ndonjė paqartėsi para kėsaj tryeze. Kryetari i grupit parlamentar tė PD-sė z.Bamir Topi, ėshtė shprehur se "here pas here nė parlament ne kemi sinkronizuar qėndrimet tona ne probleme madhore qė kanė shqetėsuar parlamentin shqiptar dhe jetėn politike nė vend. Z.Topi ėshtė shprehur se, une kam edhe konsensusin e z.Ndoka, duke qene nje takim pune per probleme tė rėndėsishme qė i paraprijnė tavolinės sė sotme tė kryetarėve tė partive politike tė opozitės pėr tė trajtuar problemet e sistemit zgjedhor". Gjithashtu, kryetari i grupit parlamentar tė reformatorėve, z.Ndoka ka deklaruar se reforma zgjedhore kerkon njė bashkėpunim mė tė efekshėm mes tė gjitha partive te opozitės.

    Ai ka shtuar se PDr ėshtė e interesuar qė nėpėrmjet reformės zgjedhore dhe ndryshimeve nė kod, te krijohen shanse tė barabarta pėr tė gjitha subjektet zgjedhore, qė zgjedhjet e ardhshme tė mos karakterizohen nga manipulime tė shprehjes se vullnetit tė zgjedhesve.

    E.GJ


    --------------------------------------



    Deputetėt e PD-sė kėrkojnė dorėheqjen e Celibashit

    Debatet nuk kanė munguar as nė seancėn e djeshme plenare nė parlament, ku kryetari i KQZ-sė Ilirjan Celibashi ka informuar pėr zgjedhjet e pjesshme qė janė zhvilluar gjatė vitit tė kaluar. Ai ėshtė shprehur se pėr zonėn 52 ka patur kontestime, por kjo nuk ka mjaftuar qė kėto zgjedhje tė shpallen tė pavlefshme. Njė deklaratė e tillė ka sjelle debate nga deputetėt e opozitės, tė cilėt e kanė sulmuar dhe e kanė akuzuar Celibashin si vegėl tė socialistėve dhe kanė kėrkuar dorėheqjen e tij tė menjehershme. Deputetėt e opozitės, duke bėrė vėrejtje rreth raportit tė z.Celibashi, theksuan se "KQZ kėrkon ta shkarkojė pėrgjegjėsinė e pėrgatitjes sė proēesit zgjedhor, tek "Kodi Elektoral". Ata u shprehėn se "nga ky institucion mungojnė pėrpjekjet serioze pėr pajisjen e shqiptarėve me karta votimi". Deputetėt e opozitės gjithashtu, kėrkuan qė nė administratėn e KQZ‑sė tė pėrfshihen njerėz qė nuk bėjnė pjesė nė parti politike. Ndėrkohė qė deputeti i PD-sė Gjana, dhe bashkėkryetari i komisionit dypalėsh ėshtė shprehur se "nėse ju nuk do tė hiqni dorė nga kėto qėndrime, nė Shqipėri nuk ka pėr tė patur kurrė zgjedhje tė lira dhe tė ndershme. Ndaj nuk ju kėrkojmė tė ndryshoni mentalitet pėr ato qė do tė paraqitni, pėr t'i pasur atje, por institucione tė balancuara qė janė institucione qė i gjen kudo nė botė. Se nuk ėshtė e vėrtete ajo qė kėrkon Komisioni i Venecias dhe KE qė pėrjashton partitė politike nga e drejta pėr t'u marrė me administratėn zgjedhore dhe pėr tė derguar atje pėrfaqėsim. Pėrkundrazi, nėse anglishten e frengjishten e lexojmė tė gjithė njėsoj, ateherė, thuajini tė vertetat, ashtu siē janė".

    e.gj

    -------55--------



    dy fjale ...


    Ka kaq vjet qe ky referi i votimeve CELIBASHI i jep gjithmon kupen e kampionatit ekipit te Dinamos..pra PS-se.

    PD si gomari i pralles thote para votimeve.."bane zot anderr" e na jep fitoren..

    Mirpo Celibashi ben ate qe i thot Partia e gjyshit te tije..e sdo tja dije per Berish iluzionistin ose Syleshin..

    PD i konsumon pa pergjegjsi votat e dashamireve te saje..
    Nje Celibash tallet me cdo vote demokrati e i hedh ne LANE..deshirat e aspiratat e njerzve te ndershem e Shqiperine e sundojne gangot ROZE.

    Njehere ish Klosi antar zhurie ne Votime..dhe jo vetem fallcifikonte por dhe intrigonte..
    Me vone Klosi e tregoi se sa i Ndershem e i pa anshem kish qene ne numerimin e Votave...kur mbas Votimeve u be Shef i Sigurimit dhe nga ajo karrike dirigjoi personalisht vrasjen e Heroit te Pluralizmit , AZEM HAJDARIT.

    Te mos njohesh se c'm-uta jane antaret e KQZ-se eshte gomarllek..
    Te hysh ne Votime me te tilla komisione eshte me shum se gomarllek...eshte te tallesh me ata mijra te burgosur te Bulqizes, Spacit e Maliqit e ti japesh kupen e fitores gardianve e drejtorave te Burgjeve..e Byrose politike te Manush Myftive ..

    Turp..


    Tjeter...

    Berisha do bidsedoje me POLLON..

    Akoma nuk e di Berisha qe Pollo me pare bashkohet me Gorillat e Tanzanise se me Doktorrin..??

    Akoma nuk e di Bamir Koktopi se Nard Ndoka me pare bashkohet me krokodilat e australise se me Bamirin e Vilin e minarollve..??



    A jane ne taketuke kta apo jo..

    E kujt i duhen 5 votat e qelbura te Pollo-Ndokes ...

    Le ti marre ato vota Gramoz Ruci me Zan Caushin..se ata atyreve u sherbejne..kjo ben MUUUUUUU..
    Votat e Tritanit le ti shkojne hajdutve te Lushnjes qe ja futen prasin..se ai ska as seder as burreri..

    C'jane keta..mo aman.. iluzioniste apo syleshe apo ne qe i besojme Berish-Bamir koktopave jemi k--qe kandarii..


    pun mafm-uti..

    ----

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    mirėmjes brar!

    sot paske fjetur mirė!

    kafe e gazetė me sabah, je duke e bėrė kokrren e sefasė.

    pata qejf vec me tė pėrshendet i nderuar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 17-03-2003 mė 08:32

  5. #55
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    More Brari, mor ty te lumte k....
    Po vetem nuk kuptoj, pse rrine deri aty e nuk i shkon perradhes deri ne funde?
    Ti si me kulture dhe intelekt, e more vesh pe Klosin, bukur shume, por per Salen e Sllobodankes, pse nuk kujtohesh mor aman te kam rixhane??????
    Si ta ha rradakja se Enveri i Nexhmijes se Mugoshve e Popovicve e vicave serbe, do linin Mehmetin qe s'e njihte serbishten????
    Jo more, qenken budallenje serbet, pse s'thu ti??
    U lodhkemi kot ne sigurima e ku di une.
    Do vinte Ramizi o lum plaku, dhe ky kishte dy varjante, o Tosin e grekut--po pranoj serbi-bos, ose Salen qe mi puthte ne Paris kur ishte per "specializim" serbet.
    Dhe se fundi, mos do te te besojme se e verteta eshte deri ku thu ti dhe s'ka me pasta?????
    Pse budalla ishte Ramizi, dhe kete do t'a hame????
    Nuk kishte ndonje ne ate kohe ne Shqipri qe te organizohej partia "Social Demokrate" kjo ishte partia qe do krijohej, pyete pak I.Kadaren e Imamin, por sigurimi u gjet ne gjume se kishte dite pa gjume, dhe ishte ora dy e nates. Pra na u desh qe te shkonte dhe doktor leshi ne mes te studentave dhe me ca tek e fek koneve te vogla ju perdrodh koka, ne vend te bishtit.
    Tani na jep ate varjantin tat te famshem se kemi merak t'a lexojme!!!

  6. #56
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Vetem nje gje nuk kuptoj nga ju Brario pse si kujtoni ju zoteri se duke share njerin dhe duke levduar tjetrin do te zgjidhesh gje me ato qe ke shkruar...me fal lal por te them ketij i thon ne llogjike mentalitet primitiv dhe per fat te keq duket se te ka kap edhe ty miku im nejse ti e di vete me mire se une por une po te them vetem ca gjera per te te sqaruar
    Po pse ti kujton se ne Shqiperi paskemi nje engjell (Berishen) dhe nje djall (Nanon).? ore lal kush ta ka treguar kete peralle se me duket qesharake te shprehesh ne nje menyre te tille...por jo mo lal se nqs e ke ngrene ti peralle si gjeagjeze nuk e ha populli ...e mban mend Salen ne 93 akoma me test partie te punes apo nuk eben veten kur e mendon..ma shpjego pak kete i nderuar nje lider i nje partie me dy testa partie....hmmmm..cudi apo jo si thoni ju?
    E pra une nuk dua te shtoj gje tjeter se mer me kot muhabeti por aman keta politikanet e "djathte" mos mi shenjtero shume miku im se jo per gje po do na besh nonji hata ....do na i bjere infrakt Papes kur ti shikoj te shenjteruar para kohe...e pra qe thua ti qe flet edhe nje cike si shume por edhe ajo iken si lume ...ben mire ti shikosh te dyja anet e medaljes...le qe nuk ke faj se po te ishe ne Shqiperi nuk kishte drita ēa ti besh nuk do mundje dot....E pra lal fol per gjera aktuale dhe jo per nostalgjite e vjetra te kohes se "Turkut" se ato i dime me mire se ty kushdo .hajd ja kalofsh mire....edhe kujdes se do thyhesh rekordin e posteve ne forum edhe do besh ndonje xheloz....kaq po ta them per shaka si thua ti per lezet muhabeti lale..ciao

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  7. #57
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Ruka: Nuk kemi dėshtuar. Pėr KQZ-nė gjithēka gati.
    Garulli: Komisioni dėshtoi


    Reforma zgjedhore ngec te KQZ-ja

    Sot afati i fundit i komisionit bipartizan pėr tė zgjidhur balancimin e Komisionit Qendror

    TIRANĖ - Komisioni bipartizan ngec pėrsėri te formula e kompozimit tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Nė prag tė skadencės sė afatit tė punės sė kėtij komisioni, njė nga bashkėkryetarėt e tij, socialisti Ethem Ruka, bėri tė ditur dje pėr gazetėn “Shekulli” se “pothuajse e gjithė paketa ligjore ka pėrfunduar, ka mbetur vetėm njė pjesė teknike, qė ėshtė administrata zgjedhore, duke pėrfshirė KQZ-nė qė ka mbetur pa konkluduar”. Sipas Rukės, ekspertėt e kėtij komisioni kanė punuar intensivisht gjatė kėtyre ditėve pėr tė arritur nė punėn e tyre pėrfundimtare. “Tė hėnėn grupi i ekspertėve do tė miratojė paketėn qė kemi kėrkuar tė diskutojmė gjatė kėsaj jave. Besoj se mbetet pėr t’u zgjidhur vetėm njė nga pikat, qė ėshtė administrata zgjedhore, ku pėrfshihet KQZ-ja dhe komisionet e tjera. Pika pėr KQZ-nė dhe administratėn zgjedhore nuk ėshtė fillimi i diskutimit tė ēėshtjes nga e para nė komision, por pėr tė ne kemi diskutuar parimisht, pėr shkaqe teknike presim tė vendosim tė hėnėn. Ne po vazhdojmė tė punojmė nė mėnyrė intensive dhe besoj se, brenda sė hėnės apo tė martėn, gjithēka do tė jetė gati”,- tha dje Ruka. Ēėshtja e rikompozimit tė KQZ-sė ka lėnė pezull pėrfundimin e punės njėvjeēare tė komisionit bipartizan. PD-ja, si partia mė e madhe e opozitės, kėmbėngul nė balancimin e kėtij institucioni, nė tė cilin, nga 7 anėtarė, tre tė jenė pranė opozitės dhe katėr nga gjiri i mazhorancės. Ndėrsa PS-ja deri tani ka qėndruar strikte pėr mosndryshim, duke u shprehur se ėshtė qė ky institucion tė formohet nė bazė tė Kushtetutės.

    Dėshtimi i komisionit

    Anėtarė tė tjerė tė komisionit bipartizan pėr reformėn zgjedhore janė shprehur dje pėr gazetėn “Shekulli” se puna e kėsaj strukture tė posaēme parlamentare ka dėshtuar. Deputeti i PR-sė, Aleksandėr Garuli, e cilėsoi dje tė dėshtuar punėn e komisionit, pasi, sipas tij, nė pikat mė tė rėndėsishme partitė politike nuk kanė rėnė dakord pėr asgjė. “Rezultati i punės sė kėtij komisioni gjatė gjithė kėsaj periudhe ėshtė i dėshtuar. Gjatė gjithė kėsaj periudhe kemi kaluar vetėm nė pjesėt e buta tė Kodit Zgjedhor, tė cilat kanė qenė voluminoze. Tani, pėr gjėrat e rėndėsishme, siē ėshtė KQZ-ja, sharra ka ngecur nė gozhdė, nuk ka konsensus. Edhe pse komisionit iu dha njė javė afat, parlamenti heshti gjatė gjithė kėsaj periudhe, duke u bėrė pjesė e kėtij dėshtimi”,- tha dje Garuli. Kėtij qėndrimi i ka dalė dje kundėr bashkėkryetari i komisionit, deputeti i PS-sė, Ruka, i cili i ka mohuar zėrat pėr dėshtimin e punės sė “bipartizanit”. “Komisioni nuk ka dėshtuar, unė flas nė emėr tė pėrfaqėsuesve tė mazhorancės dhe besoj se deri tė martėn puna do tė pėrfundojė”,- theksoi Ruka. Sipas tij, afati i punės sė “bipartizanit” nuk skadon sot, tė hėnėn, por tė martėn. Njė qėndrim tė tillė ka mbajtur dje edhe bashkėkryetari i kėtij komisionit, deputeti i PD-sė, Jemin Gjana. I pyetur pėr punėn e bėrė nė prag tė skadencės sė afatit, Gjana, i irrituar, deklaroi se “fundi i komisionit nuk ėshtė dita e hėnė, por ka edhe ditė tė tjera”.
    Bledar Hoti
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #58
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Ndėrsa kanė rėndė dakord pėr shumė amendime tė Kodit Zgjedhor, Ruka e Gjana dėshtojnė nė anėtarin kyē tė KQZ-sė

    I shtati i KQZ, PD–PS s’gjejnė konsensusin

    TIRANE- PS dhe PD nuk arrijnė konsensusin pėr mėnyrėn e zgjedhjes sė anėtarit tė shtatė tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Dy bashkėkryetarėt e komisionit parlamentar pėr reformėn zgjedhore kanė dėshtuar nė arritjen e konsensusit politik pėr anėtarin e shtatė tė KQZ-sė, ku “pesha e fajit” sipas PD-sė rėndon mbi socialistėt, ku Ruka nuk ka pranuar variantin e OSBE-sė dhe tė PD-sė, qė i shtati tė zgjidhet me konsensusin paraprak tė krerėve tė grupeve mė tė mėdha tė PS-sė dhe tė PD-sė dhe me konsensusin e presidentit, pėr t’u votuar formalisht nė KLD. Por socialistėt kėrkojnė qė kjo tė mbesė nė dorė tė konferencės gjyqėsore. Pėr tė dyja kėto variante pritet tė vendosin komisionet parlamentare, si dhe ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishmja, votat e deputetėve nė seancėn plenare, kur do tė diskutohej njė gjė e tillė. Pas disa ditė tratativash, edhe pas skadimit tė afatit tė komisionit bipartizan, dy bashkėkryetarėt Ruka dhe Gjana janė “flijuar” nė zyrat e selisė sė OSBE-sė pėr tė gjetur njė konsensus pėr mėnyrėn e pėrbėrjes sė KQZ-sė, duke synuar njė balancim politik tė kėtij institucioni. Tė gjashtė anėtarėt e KQZ-sė, sipas konsensusit politik, do tė zgjidhjet nė mėnyrė tė barabartė nė bazė tė pėlqimit tė kandidaturave mes pozitės dhe opozitės. Pėr anėtarin e shtatė, bisedimeve konsensuale mes dy palėve i ka ardhur fundi, pasi anėtari i shtatė, personi qė do tė pėrcaktojė anėn e gjykimeve nė KQZ, i ka ndarė nė dysh Rukėn dhe Gjanėn, tė cilėt nė kėto bisedime kanė mbajtur qėndrimet e tyre partiake. E gjthė puna e komisionit bipartizan tashmė quhet e mbyllur dhe debati pritet tė nisė nė Kuvend mes palėve politike, ku nė plan tė parė do tė jetė mėnyra e kompozimit tė KQZ-sė, institucionit qė do tė menaxhojė pas shumė kontestimesh, zgjedhjet lokale tė 2003. Kodi i ri Zgjedhor, i ndryshuar me bekimin e OSBE-sė do tė ketė mundėsinė tė provohet me kėto zgjedhje, tė vlefshme pėr funksionimin e pushtetit vendor.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #59
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    OSBE, DESHTON PROCESI PER KQZ

    Eglantina Nasi

    OSBE pranon se bisedimet mes Partise Demokratike dhe Partise Socialiste per ceshtjen e komisionit Qendror te Zgjedhjeve, nuk kane perfunduar me sukses. Ky organizem nderkombetar, e perjashton veten nga ky deshtim i bisedimeve, sepse kjo ceshtje, "nuk eshte e perfshire ne kerkesat e ODIHR-it". Por nese do te ishte keshtu, OSBE-ja nuk do te merrte mundimin per te nderhyre. Fakti qe nderhyri dhe bisedimet deshtuan, tregon se ende duhet shume kohe per te gjetur nje zgjidhje efikase.

    Gjith`ka ka te beje me perberjen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Dy forcat politike (PD e PS), ende nuk kane gjetur nje skeme perfaqesimi per kete institucion zgjedhor, i cili sipas parimeve demokratike duhet te jete i pavarur. Propozimet jane bere qe tre anetare te propozohen nga PS-ja, tre nga PD-ja dhe per anetarin e shtate te KQZ-se, ende nuk eshte vendosur asgje. Socialistet propozojne qe ai te zgjidhet nga konferenca gjyqesore, ndersa demokratet kerkojne qe te zgjidhet nga Presidenti i Republikes.

    Zgjedhjet po afrojne dhe deshtimi i kesaj pike ne bisedime, mund te kthehet edhe ne nje molle sherri perpara zgjedhjeve lokale te ketij viti. OSBE-ja, ne deklaraten e djeshme per shtyp, u ka kerkuar forcave politike qe te arrijne patjeter ne nje marreveshje per kete problem. "Pas mbarimit te mandatit te Komisionit Dypalesh OSBE-ja vazhdoi te ndihmoje pergjate javes ne bisedimet mes perfaqesuesve te Partise Socialiste dhe Demokratike per amendamentet e Kodit Elektoral qe vendosin mbi perberjen e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) edhe pse kjo nuk eshte pjese e raportit te rekomandimeve te ODIHR-it. Megjithese u arrit konsensus per shume ceshtje ne lidhje me KQZ-ne, keto bisedime fatkeqesisht nuk prodhuan nje formule te pranueshme nga te dyja palet per zgjedhjen e anetarit te shtate te ketij komisioni. OSBE-ja shpreson qe bisedimet mes partive per KQZ-ne do te vazhdojne derisa te arrihet nje marreveshje", thuhet ne njoftimin per shtyp.

    Nderkaq, prezenca mirepriti perfundimin e suksesshem te punes se Komisionit Dypalesh te Kuvendit te Shqiperise per zbatimin e rekomandimeve te ODIHR-it. Finalizimi i amendamenteve per procesin e ankesave dhe apelimeve ne takimin e fundit te Komisionit Dypalesh me 7 prill, siguroi se rekomandimet e ODIHR-it, te cilat do te kene ndikim mbi zgjedhjet e ardhshme lokale, ishin adresuar. Me mbarimin e punes se Komisionit Dypalesh OSBE-ja shpreson nje kalim te qete nga Kuvendi te ketyre amendamenteve te cilat perforcojne kuadrin elektoral te Shqiperise. "Ne mirepresim amendamentet mbi te cilat komisioni ka rene dakord, vecanerisht ato qe lidhen me mbulimin e medias, rolin e policise dhe autoriteteve shteterore pergjate zgjedhjeve, listat e votuesve si dhe ankesat dhe apelimet," tha Ambasadori Osmo Lipponen, Kreu i Prezences se OSBE-se. "Duke shfaqur vullnet politik per t'u marre me keto ceshtje, komisioni ka bere permiresime teknike te rendesishme ne kuadrin e zgjedhjeve ne Shqiperi", tha ambasadori Lipponen.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #60
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    KQZ, Moisiu mbledh nė Presidencė Topin dhe Ruēin

    TIRANE- Emėrimi i anėtarit tė shtatė tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve mbledh pėr diskutim nė Presidencė dy kryetarėt e grupeve parlamentare, Ruēi dhe Topi. Kėta tė fundit zhvilluan mbrėmė njė takim me presidentin Alfred Moisiu pėr gjetjen e njė marrėveshjeje lidhur me emėrimin e anėtarit tė shtatė tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Ky takim erdhi si rezultat i kėrkesės sė vazhdueshme tė opozitės pėr tė kėrkuar ndihmė nga presidenti rreth gjetjes sė njė formule tė pėrbashkėt pėr ēėshtjen nė fjalė. Drejtues tė Partisė Demokratike janė shprehur se do tė vėnė nė pikėpyetje ndryshimet e arritura deri mė tani pėr reformėn zgjedhore nė rast se nuk do tė zgjidhet me konsensus anėtari i shtatė i KQZ-sė. Ēėshtja e emėrimit tė anėtarit tė fundit tė KQZ-sė nuk gjeti asnjė konsensus nė takimet qė dy bashkėkryetarėt Ruka dhe Gjana zhvilluan nė OSBE. Pėr kėtė arsye, dy kryetarėt e grupeve parlamentare PS dhe PD u takuan mbrėmė pėr tė shpallur qėndrimet e tyre dhe pėr tė gjetur njė formulė tė pėrbashkėt me ndėrmjetėsimin e presidentit Alfred Moisiu. Nė takimin e mbrėmshėm, dy kryetarėt e grupeve parlamentare paraqitėn edhe rezultatet e deritanishme tė komisionit bipartizan lidhur me ndryshimet nė Kodin Zgjedhor.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fushata elektorale e Shqipėrisė reflektohet edhe nė Kosovė
    Nga REALIST nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 08:09
  2. Ēfare ndodh nese zgjedhjet i fiton mazhoranca?
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 16:16
  3. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marėveshja nė zyrėn e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  4. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Reforma dhe Bashkėpunimi i Qeveri-Universitet
    Nga Albo nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2003, 08:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •