Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 63
  1. #41
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    ilirjan ky eshte emri im mo mik keshtu ma kane vene dhe ske te drejte as ti e askush ketu ta marre neper goj.
    emri im eshte mariglen dhe jo marenglen.
    une e kam dhene emrin tim dhe skam pse te trembem si puna jote qe sjep asnje informacion.
    une jam krenar per emrin tim nuk e di ne je edhe ti per ate tendin?
    PAUCA SED MATURA

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74
    Albo
    Te pershendes per shkrimet interesante dhe nderhyrjet me takt.
    Diskutimi im modest eshte:
    Ne Shqiperi mbi 50% e popullates nuk shkon ne votime,ka shume parti eshte e vertete,por ato ne sh e rasteve jane rrjedhje dhe devijime te PD dhe PS si dhe keto te fundit jane dy krah te nje trupi.
    Po mbartet nje situate e re,ngjason me vitet 90,por me te njejtin entuziazem,pritet te dale vija e trete ne politike,ose alternativa ndryshe.Ajo do te prezantohet shpejt,me te pangazhuarit ne politike,me klasen e teknicieneve,intelektualeve ne emigracion,diaspora duke kerkuar qe me nje mbeshtetje nderkombetare te fitoje besimin e popullates,me nje program te qarte,konkret,te besueshem dhe me njerez te paster qe ne jeten e tyre nuk kane pasur poste te falura por te mohuara dhed ate cka kane arritur e kane me djerse dhe jo tituk te fituara nga politika.
    Gjithsesi te me falni per diskutimin,eshte mendim personal dhe kolektiv te nje grupimi intelektual ne Shqiperi qe kane themeluar partine Aleanca Popullore Shqiptare,qe ka shtrire strukturat ne Tirane,Durres,Elbasan,Fier,Shkoder,Lezhe,Tepelene, Pogradec,Kukes,etj ka nje grup rinor,se shpejti nxjerr dhe gazeten Aleanca Popullore,ka deget ne emigracion si Itali,Greqi,Gjermani,ShBa,Kanada. dhe qe do te hyj ne zgjedhjet e Tetorit 2003.
    Me falni per zgjatjen dhe daljen nga tema.
    FALEMINDERIT

  3. #43
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    e ti fatjon vellai ca funksioni ke aty ?
    mos ma merr per ters po duhet ta dish mo mik se ska shanse askush ne keto momente pervecse nje mbledhje e intelektualve te tille rreth nje partie qe deri tani kane luajtur rol kunsktruktiv ne shqiperi,ose rreth nje njeriu me kapital te madh politik dhe mirbesim ne popull ashtu edhe na arenen nderkombetare.
    dhe tani per tani jane vetem dy shance njeri eshte edi rama i cili ka nje "defekt" qe do te jete ai njeshi pa asnje kompromis e megjithe kete ai ka kaluar fazen e pare Øqe i duhet nje intelektuali per te krijuar frymen , rrymen e trete ne shqiperi,kjo eshte njofja dhe fillimi i besimit ne popull.tani edit i ka ngelur dhe njofja ne arenen nderkombetare gje per te cilen ka filluar te leviz .marrja e cmimit prej okb-se si dhe shkrimet qe i jane bere nga gazetat amerikane,po ashtu dhe takimi me kryetarin e nje nga bashkite me te medha dhe te njohura ne bote ate te moskes.

    njeriu i dyte ose me mire alternativa e dyte eshte partia demokrate e re kur dihet shume mire se kjo parti akoma e paformuar mire fitoi rreth 5% te zgjedhjeve ndersa ne arenen nderkombetare sic edhe dihet eshte nje nga partite me me fuqi ne shqieri (pollo ehste nje nga politikanet shqiptar me te njehur dhe me te respektuar ne arene nderkombetare).nqs kjo parti do dije ti mbledhe rreth vetes intelektualet e vertet qe jane nxjerre nga dyert e PD plus edhe njeser te rinjsh te cilet po presin vetem momentin te tregojne talentin e tyre per token meme atehere medoj se do te kete shance .

    mendoj se keto dy alternativa qe dhashe me larte kane me te vertet shance per tu bere nje force e trete dhe pse jo me pak fat (npermjet gabimeve te pd ps) mund te behen edhe partia kryesore ne vend
    PAUCA SED MATURA

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    23
    Sikur tju shikonte Enveri se ca po shkruani,o none o none.Se me e forta eshte se nuk keni as haber nga politika dhe ja fusni nga barku me diskutime kot
    Kshuuuuuu

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74
    Zoti Albo!

    Jam dakort me komentin Tuaj,te kam ndjekur dhe diskutime te tjera,por une mendoj qe Shqiperia esjte shpejt te shkoje ne sistem dy partiak.Pragu per te hyre ne parlament eshte i vogel,duhet te rritet,por menjehere gradualisht deri ne 5% te pakten dhe ne dy zgjedhje.Ka nje evolim te mentaliteteve tona.
    Ne Shqiperi aktualisht jane 67 parti politike,por jo te gjitha financohen,ka nje ligj te aprovuar nga vete protagonistet e politikes si dhe ne parlamente do te hune edhe ato čarti qe nuk kane struktura si psh partia e Lacos,sido qe te vendoset pragu elektoral,apo partia agrare,dmth ato parti qe duan te dy protagonistet.
    Ne Shqiperi u votua nje kushtetute ku na thane se KETU FILLON E ARDHMJA,nuk ka kaluar as nje vir dhe jane ndryshuar dhe kerkohet te ndryshohen sh gjera.Perse,Nano thoshte votojeni,eshte me e mira qe kane pare shqiptaret,Berisha thoshte mos e votoni kushtetuten e tre gishtave ku ne te ishte dhe Partia Republikane,e Djathta e Bashkuar Shkodrane etj
    Shiko cnodh ne Shqiperi i dashur Albo.
    Gjinushi ndryshoi ligjin qe votimi te pranohet me 50%plus nje te 50% dhe u votua nga 25% e shqiptareve dhe u quajt fitore sigjithmone ne keto 62 vjet njohim vetem fitore.
    Me sa duket do ta realizojne se vete keto parti votojne dhe vete i numurojne,vete te fusin ne burg dhe vete te nxjerrin,vete te quajne hajdur dhe vete te bejne nderi kombit,edhe kur ndane gruan te quajne modern dhe i emacipuar biles arritje te shoqerise se pangpur me buke shqiptare.
    Te prishin kiosken,te japin hotel,vetem kamarjeret dhe rojet mbeten pa pune,etj etj
    Ne Shqiperi ka nevoke per nje ze te forte NDRYSHE,por kush te keqen duhet te jete???????????????????? Plasem,plasem dhe plasem.
    Ah kur skam nje grusht te fuqishem,malit qe hesht mu ne zemen me ja ngjesh,e pastaj te kenaqem te kenaqem duke qesh...keshtu perfundonte i madhi Naim Frasheri
    Miqesisht dhe te kerkoj ndjese Albo ne se kam ndonje teprim.
    FATJON SOFTA

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74
    NQS nuk do te jem prezent per pergjigje,nga data 6 Dhjetor deri me 15 do te jem ne Tirane.
    Faleminderit

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224
    Mos e ke fjalen per Migjenin?
    Shtepia e vjeter

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    40
    Ne Shqiperi ka hapesire dhe nevoje per disa parti politike, kur them disa nuk e kam fjalen per 70.
    Marrim nje shembull ne zgjedhjet e fundit ne Elbasan me 15 Dhejtor 2002 moren pjese ne votim vetem 30 %, shifer me ulta e ketyre viteve.
    Lind pyetja; Pse duhet te shkohet ne votime? A'ka besim elektorati tek politika? Keto pyetje besoj qe duan pergjigje!
    Sot eshte krijuar nje pershtypje se PS dhe PD jane njesoj pse te shkojme te votojme, kur Nano dhe Berisha jane te "dashuruar" aq shume sa kane ngaterruar rolet.
    Dihet qe mungesa e energjise elektrike, papunesia e madhe, varferia, korrupsioni kudo, jane disa faktore qe akuzojne qeverine e sotme, kjo do te ishte nje arsye madhore qe elektorati te votoje kunder saj. Kjo per fatin e keq nuk ndodh dhe politika perfiton aq shume dhe ne menyre disi te palorueshme.
    Kjo eshte arsyeja qe duhen disa parti me ide dhe alternativa te qarta, qe populli te dale ne votime te votoje duke shfryre dufin, por dhe duke perzgjedhur aq sa eshte e mundur ndoshta "me te keqin e mundshem". Ne se do te kemi vetem dy parti, atehere nje bashkim i dy ish-komunistave (Nano-Berisha) de fakto do te kishim vetem nje te tille.
    Vrejtjet per partite e vogla jane normale, duhet kohe ndoshta vite qe te konsilodohen, shume prej tyre do te harrohen, por gjithsesi ne skenen politike duhen demokrate, socialiste, balliste, legaliste, reformatore, republikan etj.
    Ne Shqiperi duhen vite qe sistemi te kthehet dy partiak, nese ndodh shpejt mendoj qe nuk eshte ne te mire te demokracise se brishte shqiptare.
    Partite e vogla deri tashti jane ne nivelet e informimit te elektoratit, te sensilibizimit te tij per problemet qe ndodhin pra mundohen te krijojne profilin e tyre p.sh. Reformatoret zhvilluan aktivitetin e pare nderkombetar ne mbrojtje te bisnesit te vogel dhe te mesem (SME) ne Shqiperi. Republikanet mbrojne pronat, Ballistet kerkojne te drejtat Qame, Legalistat kerkojne Mbreterine etj etj. Pra hapesira politike ekziston. Per tu bere alternative e besuar duhet shume pune, duhet te mbrosh te gjitha shtresat e popullsise, te pakten te sensibilizosh opinjonin per to.
    Kete veshtiresi nuk e ka PS dhe PD keto kane militantet e tyre qe rrine pa drita, pa uje vetem "uniteti" te mos prishet dhe luftojne per ta mbajtur dhe fituar pushtetin me ēdo kusht.
    Gjithsesi keto jane vetem gjykime.
    Pershendetje Nardi
    Dreret

  9. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Zoti Nardi, cili eshte ndryshimi midis partise tuaj dhe PD-se?

    Une personalisht nuk shikoj asnje ndryshim pasi nese PD ka nje platforme te saj politike fale lidershipit te patriarkut Berisha, platforma juaj politike eshte boshe dhe perfshihet ne fjalet "Anti-Berisha". Edhe PS deri me dje kish platformen "Anti-Berisha".

    Shqiperia ne 12 vjet ka pare me dhjetra individ-parti qe mbijne si kerpudhat dhe nuk kane fare elektorat. Elektorati nuk fitohet me akuza, dale neper televizione dhe konferenca shtypi, por fitohet me nje platforme te qarte politike dhe sociale qe mund tia shisni shqiptareve. Problemi i dyte eshte pelivanizmi i "politikaneve" shqiptare qe karrieren e tyre politike e nisin si te djathte dhe e perfundojne ne qeverite socialiste apo koalicionin e majte. Kjo mua me thote qe keta njerez kane perfunduar aksidentalisht ne skenen politike dhe jane njerez te ulet pa bindje politike. Ai politikan qe nuk ka bindje politike i duhet te perfeksionoje artin e mashtrimit pasi mashtrimi eshte e vetmja menyre qe mund ta mbaje gjalle. Te tille ne Shqiperi ka plot.

    Shqiptaret ne 12 vjet kane votuar ne shumice per PD ose per PS dhe kjo nuk eshte shpifje, eshte fakt dhe realitet. Ne 12 vjet asnje prej partive te vogla nuk ka ndermarre ndonje inisiative te dukshme ne jeten e vendit pasi nuk kane as mbeshtetjen e duhur ne elektoratin shqiptar. Ajo qe partite e vogla bejne, eshte zhvatja e milionave nga buxheti i shtetit ne cdo fushate elektorale, dhe kjo miliona nuk shkojne per "partine" por per indvidet ne krye te ketyre partive.

    Fakti qe shqiptaret nuk shkojne ne votime nuk perbehet vetem nga indiferenca politike dhe pakenaqesia qe manifeston publiku por edhe nga emigracioni qe ka arritur shifra te frikshme.

    Sistemi dypartiak ne Shqiperi i sjell vendit stabilitet politik pasi i hedh te gjitha pergjegjesite e pushtetit ne supet e njeres apo tjetres parti. Faji i deshtimit nuk do te shperndahet ne supet e krereve te partive te vogla qe pushtetin e shohin me dylbi, vetem fale koalicioneve artificiale qe me shume se koalicione politike jane matrapazlleqe personale.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ata demagoget qe e kritikojne ose e damkosin Berishen si grindavec, primitiv, njeri i mitingjeve e i destruktiviteteve..i rrumpalles e njeri i gjuhes ashper.. qe nuk can kok per qetsine e do rremuja..per cudi sapo Berisha u "dashurua" me Nanon filluan tjeter llafollogji.

    Ai ..thoshin demagoget ..e zbuti opoziten..ai e bashkoj Pd me Ps..ai e tradhtoj te djathten etj etj pralla.

    Keto dite qe Berisha filloj kritika te forta ndaj qeverise e beri thirrje per bashkim te partive opozitare per te mundur Gjeneralet e korrupsionit, Krimit etj, etj qe sundojne ne parlament... menjihere demagoget nxorren nga synduku sllogane te reja per gjoja "arsye" se pse nuk bashkohen dot e sepse nuk mundet ky bashkim..etj.


    Neritan kok-lakra u nxi ne surrat kto dit nga qe baza e partise tije ne Elbasan mund te bashkohet me Pd ne Votimin e te dieles.

    Ai beri thirrje per besnikeri ndaj PS-se antareve te vet ne Elbasan.
    Pra ai eshte konseguent te jete ne nji front me Taulant Deden..bodygardin e Laskajt ne Elbasan dhe bashk puntor ne eleminimin e Azem Hajdarit ku dhe Neritani ka rol kryesor.
    Besoj nen rrogoz dhe Pollo-Tritani te njejten gje u thone bazes vet ne Elbasan. Nejse ..

    Polloistet e gencit e tritanit dihet..

    Ata nuk jane Parti ku vlon ndoj mendim qe ka interes per popullin.
    Ata jane si nji qark digital i programuar te jete gjithmon ne gjendjen "NOT".

    Ne se nga Berisha vjen signali "Yes" menjiher nga Portat digitale te Pollistave del signal "NO".
    Ne se Berisha dergon signal NO ne shpejtesi elektronike vepron Porta NOT e Pollos qe do te thote ne dalje te portes polliste ajo "NO"..e Berishes behet "YES" nga Pollistet.
    Pra "dis fazim 180 grade nga Berisha" ..kjo eshte MOTO e kesaj PARTIE.

    Sikur te thote Berisha qe: Ne MAJ duhet pak shi per Domatet e kastravecat gje qe e pranon dhe shkenca agronomike..Pollo me Shehun ne sekond e kan gati sloganin e do deklarojne (ne gazetat qe per cudi i rrin gati te dyve per ti mjele)..se:
    Jo..kjo eshte nji demagogji e Berishes sepse ne MAJ domatja nuk do aspak Shi por thatesire 40 gradshe...

    Shkurt POLLO-SHEHU jane dy Lope qe prodhojne qumesht te tipit ANTI_BERISHA...e asgje tjeter..

    Edhe partit e tjera te quajtura te djathta aty aty jane..



    "Dashuria" e Berishes me Nanon eshte pozitive sepse ajo "Dashuri" i hoqi qafe demokracise shqiptare nji perbindesh me 4 koke..qe eshte.. banda KLOSI_GJINUSHI_MEJDANI_JAHO SALIHI e compani..

    Pikerisht se ca krere partish te djathta ndiheshin me mire nen Ombrellen e kesaj bande se sa ne drit te demokracise ata e urryen dhe e luftuan "Dashurine" Nano-Berisha.


    Kjo "dashuri" eshte konstruktivitet dhe qetesi e nevojshme per te artikuluar kerkesat e verteta qe ka populli halle shume..pra eshte nji form e pluralizmit dhe forme frut dhenese dhe qe eshte frut dhenese kuptohet dhe se pse nga kjo "dashuri" u perpeliten te zen keq pikerisht figurat me negative te Krimit..Kontrabandes e te se keqes.

    Dhe kjo eshte fakt.




    tung.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 28-12-2002 mė 14:58

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fushata elektorale e Shqipėrisė reflektohet edhe nė Kosovė
    Nga REALIST nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 08:09
  2. Ēfare ndodh nese zgjedhjet i fiton mazhoranca?
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 16:16
  3. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marėveshja nė zyrėn e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  4. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Reforma dhe Bashkėpunimi i Qeveri-Universitet
    Nga Albo nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2003, 08:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •