Ne koha jone, Reagimet e krereve te partive
Genc Pollo, kryetar i PDr:
"Tete partite e vogla u mblodhen dje per te permiresuar sistemin zgjedhor, ne menyre qe te respektohet vota e qytetareve dhe te minimizohet hapesira per manipulim ne votime. Zgjedhjet e lira, te ndershme dhe te pranuara nga palet, jane themeli i demokracise dhe nje kusht themelor per integrimin euroatlantik te Shqiperise. Prandaj tete partite parlamentare vendosen moscenimin e parimit te shprehur ne Kushtetute ne nenin 64 te saj, se perqindja e mandateve ne Kuvend perputhet maksimalisht me perqindjen e votave te marra. Keto parti duan te gjejne brenda kuadrit te nenit 64 te Kushtetutes zgjidhje, te cilat evitojne problemet dhe pengesat e verejtura deri tani per korrektese te votimeve, si p.sh. eliminimi i raundit te dyte, konform edhe marreveshjes se nenshkruar nga kryetari i Kuvendit dhe nga Partia Socialiste dhe nga Partia Demokratike me date 5 prill, ne prani te OSBE-se dhe te Keshillit te Europes. Partite e vogla kerkuan qe numerimi i votave dhe shpallja e rezultatit te behet ne komisionet zonale, si edhe ne bashki dhe ne komuna. Konsideroj perfshirjen e OSBE-se dhe te Keshillit te Europes si nje element thelbesor dhe te domosdoshem per mbarevajtjen e ketij procesi."
Skender Gjinushi, kryetari i PSD:
"Kuptohet qe partite tona jane me te interesuara se dy partite e medha per nje proces te lire dhe te ndershem. Zgjidhjet nuk duhen kerkuar jashte Kushtetutes, sepse neni 64 eshte nje nen i pranuar nga te gjithe dhe zgjedhjet me te jane bere vetem nje here dhe partite e medha e kane konsumuar qe komisioni bipartizan duhet te punoje konform ketij neni. Ketu duhet te kujtoj se deri tani eshte folur se partite e vogla i tremben zgjedhjeve, kurse ne shohim se jane dy partite e medha qe po i tremben partive te vogla. Pra, jane ato qe kerkojne te manipulojne, apo te ndryshojne ne menyre te njeanshme Kodin Zgjedhor sa here qe ka zgjedhje. Qellimi yne nuk eshte mbrojtja e vetes se saj, por mbrojtja e demokracise, e parimeve te shprehura ne Kushtetute. Ndryshimi me i madh kushtetues eshte ndryshimi i sistemit zjedhor. Rrjedhimisht, ai nuk eshte dakord qe te beje ndryshime ne Kushtetute. Pra, per te atakuar nenin 64 jane shprehur koh-t e fundit vetem dy kryetaret e PS-se dhe te PD-se, sadoqe ata po dalin keshtu kuner marreveshjes se tyre. Ata e kane arritur te paret marreveshjen qe te respektohet neni 64 me nje raund. Ne konfirmojme sot te njejtin qendrim, qe procesi zgjedhor te permiresohet duke permiresuar kodin, pra, jo Kuhtetuten. Edhe Presidenti i Republikes eshte me afer nesh sesa atyre dyve. Ne kemi fuqi referendare. Ata nuk kane kohe per te ndryshuar Kushtetuten vetem ne menyre teper te nxituar. Ka mjaft deputete qe nuk duan te ndryshojne Kushtetuten edhe kryetari i Kuvendit eshte shprehur kunder ndryshimeve kushtetuese. Keshtu mendojme se arrihet nje minorance bllokuese."
Ekrem Spahia, kryetari i PLL:
"Ne nuk mund ta pranojme aspak qe partite e mbledhura sot jane ne panik, sepse po dalim jashte parlamentit ne zgjedhjet e ardhshme. Kjo do te thote se ne panik jane partite kryesore, te cilat deklarohen per te marre votat tona. Ne jemi qe te respektohet vota e lire dhe qe cdo parti politike te marre voten e elektoratit shqiptar qe do te hedhe mbi bazen e programeve dhe alternativave qe shfaq cdo parti politike. Ne esence nje sistem proporcional me prim do te thote sepse ato kane humbur mazhorancen dhe kerkojne te krijojne nje mazhorance parlamentare dhe te qeverisin vendin me votat e partive te tjera, pra, me votat e elektoratit qe nuk voton per ato parti. Me vjen keq qe kryetari i Partise Demokratike, z.Berisha njihet me themel, do te thote se pluralizmi do te shuhet. Ne kerkojme nje perfaqesim real te shoqerise shqiptare ne parlamentin e ardhshem. Neve na vjen keq se z.Nano ja ka kaluar topin komplet z.Berisha dhe te perballet me shqiptaret".
N.Todolli
Krijoni Kontakt