okej me falni se e teprova
po nuk e bona për t'ju fy
me erdh ashtu
qesh gdhi me xixa
e sgjeta vend tjetër për me u shfry..
okej me falni se e teprova
po nuk e bona për t'ju fy
me erdh ashtu
qesh gdhi me xixa
e sgjeta vend tjetër për me u shfry..
Ndryshuar për herë të fundit nga Lemon tea : 29-04-2006 më 13:51
POETËT
Poetët janë engjuj
Që në tokë jetojnë
Poetët janë rrëfyes
Që rrugën ju tregojnë!
Poetët vuajn dhe qajnë për ju
Me vargje dhembjen ua lehtësojnë
Poetët lotët i derdhin në vargje
Dhe bukurinë e botës ua tregojnë!
Në një yll qielli gjejnë frymëzim
Së bashku me erën vargje recitojnë,
Atëherë kur edhe zemra iu vajton
Për hirë të juajin ata këndojnë!
Vijnë bashk më vargun sikur puhi
Lehtas lodhjen ua largojnë nga shtati,
Kur ju shihni rrugët e mbyllura
Ata ua hapin rrugët si për inati!
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
.nuk jam gjeni dreqi e mori
si puna jote jam nje kurrkush
qe nuk duroj dot fjalet boshe
mbush e derdh
e derdh e mbush
.
ti je kurkushi dhe e ditke
por s`mund ta dish se kush jam une
ben mire te dalesh nga kjo teme
se nder poetet ti nuk ke pune.
bo bo i mjeri ti bo bo
me ty na qenka bo hataja,
e make veten kushedi ça
jetoke ëndra të mëdhaja.
na jepke urdhra pale pale
të hyj ,të dal kur dashke ti
në s'të pëlqeu se çfarë kam thënë
shko shit cigare mor zotni
Ju kujtohet nje thenje dikur
Nje njeri rrezoj nje gur
I tere fshati u ngrit ne kembe
S'munden gurin ta ngjesin n'vend
Ne dite t'sotme vjen Lemon Tea
Na qet ligje si "prralla te reja"
Gjeniu vlerson me tru te vet
Thot se ne s'qenkemi poet
Vjen vret ndjenjen e njeriut
Lendon vargun e poetit
Per te tille njerz..nje plak pat thene
Po t'u kall bishti, mesyja detit
Xhano gati mushken
karte e pene pergatitur
bojen xhanooo..!! he te keqen
ago vellau lufte ka shpikur
Eh mor Ag mor poetar
sheshit nxorre ti sebepin
se s'mjaftuan pushtetar
hape penet e yqymetit
E tanime agush trimi
dil njeherazi se vloi shkrimi
fali bojat se s'u thane
ti me stampe e une me xhane...
Eh mesuar popull i shkrete
lufte per jete kjo rrote therrete
thyhet hunda me pak flet
Agim morre ne qafe ket milet
Gimin e kemi yll forumi
Ai luften nuk e ka nise
Te tjere jane..si Lemon cuni
Ndegjojne "bum" ende pa krise
Ndaj lum miku im poet
K'tu ndizet zjarr i dashurise
Nuk behet lufte per fame e pushtet
As per "rrotat" e partise
O limon , c`i bere vetes
qenke, vec acid dhe kripe
dhe njesoj si don kishoti
neper nate lufton mullinjte
Kisha kohe, pa lexuar
Pa rimuar dhe krijuar
Edhe pse shume kohe ka kaluar
Frymzimin tim se ka demtuar
Ju lexova nje nga nje
buzen n'gaz e kam vene
poezi , bejta e krijime
Fort mu ndez kjo muza ime
Ju pershendes pa perjashtim
Era , Arian dhe ty Agim
Dhe te gjithe ju poet
qe vargjet i shkruani gjith lezet .
Me ket bejt sot s'ju ngacmoj
Por kush deshiron n' duel e ftoj
Kush m'ngacmon , e thumboj
Vec askend nuk ofendoj
Ju pershendes Alba
"Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
.
.Kisha kohe, pa lexuar
Pa rimuar dhe krijuar
Edhe pse shume kohe ka kaluar
Frymzimin tim se ka demtuar
.nese do mendimin tim:
-K`te e quan frymezim?
Ku di une, ........
Me c`far ke shkrojtur
duket frymezim i lodhur.
Krijoni Kontakt