U TUBUAN POETËT
U tubuan gjithë poetët
Ku ka shqiptar anë e kënd,
Nxorrën pendat, bojë dhe letër
Dhe u shtruan në kuvend!
Kush një fjalë, e kush një tjetër
I bën varg për bukuri,
Njëri thumbit, tjetri patkoit
Thurrën lavde për shqiptari!
Asnjëri s’mbante hidhërim
Kur dikush thurrte më bukur
Asnjë fytyrë s’shihje të ngrysur
Por të gjithë ishin të lumtur!
Pastaj penat lëshuan për tokë
Bashkë me letrën që mbanin në duar
Dhe u shtruan në bisedë shqip
T’gjithë poetët tepër të lumtur!
Krijoni Kontakt