Close
Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 123
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Citim Postuar më parë nga 2043
    Cun mamaje????
    hahaha
    dhe do lule,
    dhe te sha..

    thash mor vlla
    k`to s`meren vesh
    i jep lule,
    kerkojne presh.....(keshtu me erdhi rima)

    si te te kuptij
    moj xhan
    kur koken ne nji vend
    s`e mban.

    tunde nate
    e tunde dite
    do t`shkoj koka
    ne orbite

    hahahahahahahahahahahahahahaaa
    Na mor djal , ti me turprove
    si mor presh me dhurove?
    pu pu pu cu be hataja
    e mori vesh ter dynjaja

    Kushedi se cdo thot dhe Gimi
    ej mos Alb ti prej Dracini
    Tan forumi asht tuj qesh
    more dhurat nje tuf me presh

    Sa per kryet mos kij dert
    se asht stil qe pershnet
    bile nje shoqe po me thot
    Alb , ti si shume syt i kullot
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Alba ,
    fort te pershendes.
    dhe ato dy syte e zes
    do me dalin tash ne ender,
    do i shoh gjer ne mengjes.
    .
    naten e mire te dashur miq
    gjumi me therret tani.
    neser do shkojme prap ne pune,
    ndryshe nuk na do njeri.

  3. #73
    special Maska e Lemon tea
    Anëtarësuar
    26-04-2006
    Vendndodhja
    andej-këtej
    Postime
    99
    o çu kënaqa
    bravo alba bravo
    hiç s'po ja përtoke
    e vargun siç di vetë
    ti e rrotulloke

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    KUR ZIHEN POETËT

    Sa bukur tingëllojnë
    Fjalët poetike të shkruara në letër
    Sikur jeton në botën me ëndërra
    Sikur je pjesë e një bote tjetër!

    Sa ka bukuri edhe kur zihen poetët
    Se fjalë të bukura vejnë në lojë
    Kush të dojë le të urdhërojë
    Me poetët të “luftojë”!

    Le të marrë fletë dhe penë
    Dhe të marrë ngjyrë plotë,
    Bashk ta ngjyrosim botën
    Nga faqja e dheut të fshijmë çdo lot!

    Dhe kur lodhemi së “luftuari”
    Ulemi bashk kafen të pimë,
    Se poeti kurr nuk thotë
    Të bëhet ujk njeriu për njerinë!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e B-rexha
    Anëtarësuar
    12-02-2006
    Vendndodhja
    Aty ku i behet hije Tokes
    Postime
    95
    Citim Postuar më parë nga Zemrushja

    per B-Rexha

    Nese jeta per ty eshte labirinth
    dhe ti kerkon te mbijetosh
    per mua kjo jete eshte e tille
    qe te mundem ta zbuloj

    Ndoshta te duket iluzion
    mbase te duket e padrejte
    Per mua jeta do te jete
    nje labirinth i vertet
    Eh zemerushe e labirintheve
    hijen diellit i ke von
    se te ishin t'gjith si ty
    jeten marrim par avon

    iluzionet qe ke pare
    bote moderrne moj e gjore
    kthehu shitu si ne gare
    se pritet djathi vec me dore......

    prandaj cupke e deshires
    ndalu pak me hijen thyej
    lere diellin te na preke
    dhallen ndoshta vec te ngjyej

  6. #76
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Citim Postuar më parë nga B-rexha
    Eh zemerushe e labirintheve
    hijen diellit i ke von
    se te ishin t'gjith si ty
    jeten marrim par avon

    iluzionet qe ke pare
    bote moderrne moj e gjore
    kthehu shitu si ne gare
    se pritet djathi vec me dore......

    prandaj cupke e deshires
    ndalu pak me hijen thyej
    lere diellin te na preke
    dhallen ndoshta vec te ngjyej
    shi shi ca behet ketu
    paskam zene diellin une??
    sjam as.. bukuri e rralle
    qe te shruash si ne perralle..

    Sa per dhallen ta kam fal
    nuk e dija qe e pije
    valle po s'deshe t'rrish ne diell
    shko dhe rri aty nen hije...LooL

    Une nuk jam komete
    as ndonje eklips mbi toke
    nje njeri i thjesht jam
    me ju t'gjithe kerkoj t'gezoj

    Prandaj mos me thuaj me
    se u kam zene diellin ju
    sepse me sa di per veten
    vende pa hije ka shume
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    sot ne rruge kur kalova
    Prane M.MBROJTJES pak ndalova.
    Ketu - thashe , eshte poeti.
    Ai qe sherrin hapi
    E vete jashte sherrit mbeti.
    .
    Dhe gjithe inat sic isha,
    I bie telefonit
    Por dreq o pune - E dini
    c`me tha? Vec t`a degjonit.
    .
    Jam i zene me tha ,
    Nuk mundem dot tani.
    C`mendoni pati pune?
    Jooo, jooo, pati frike.
    .
    He , more poet, s`ta mbajti!
    S`e ke fort qef kritiken.
    Ende poete ne pa u bere,
    Dhe na e paske friken.
    .
    Dil pra ne shesh, te zihemi
    C`far ke pse nuk ta mban?
    Me vargje kemi per te gjujt
    Ato, vec kemi arme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga 2043 : 03-05-2006 më 10:34

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e B-rexha
    Anëtarësuar
    12-02-2006
    Vendndodhja
    Aty ku i behet hije Tokes
    Postime
    95
    Citim Postuar më parë nga Zemrushja
    shi shi ca behet ketu
    paskam zene diellin une??
    sjam as.. bukuri e rralle
    qe te shruash si ne perralle..

    Sa per dhallen ta kam fal
    nuk e dija qe e pije
    valle po s'deshe t'rrish ne diell
    shko dhe rri aty nen hije...LooL

    Une nuk jam komete
    as ndonje eklips mbi toke
    nje njeri i thjesht jam
    me ju t'gjithe kerkoj t'gezoj

    Prandaj mos me thuaj me
    se u kam zene diellin ju
    sepse me sa di per veten
    vende pa hije ka shume
    paske gjetur material
    oret e nates paske vrare
    moj zemrushke nuk te fal
    dhalle per mua s'ka te share

    se katundar bir i botes
    kushedi se nga kam ardhur
    qytetrimin qe ja thua vetes
    vishe, mbathe goce e kapur

    po ku le hije zonjez si ty
    e une andej nga lashtesia
    me mire dhalle per keto dy :
    djellin ktheje nga shqiperia

    Respekte te mirefillta zonjeze e nderuar
    doja te perkulem por e ka marre puna belin(;-p)

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anëtarësuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Për të gjithë ka rreze dielli
    Për te gjithë dhe hije plotë
    Ju këtë cdo ditë deshmoni
    Sa e madhe është kjo botë

    Shumë e madhe bota juaj
    Edhe shpirti plotë kaltërsi
    Në cdo varg të juaj thoni
    Edhe në grindje ka dashuri

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Rane poetet ne qetesi
    Ju kan ngel vargjet var
    ju ka hyp vec xhelozi
    kush katunar kush qytetar
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shkrime nga Bahtir Hamza mbi çeshtjen kombetare
    Nga Bahtir Hamza në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 24-02-2010, 16:59
  2. Poezi Te Perkthyera Nga Poetet Shqiptare
    Nga gjakushi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 13:08
  3. Poetët bashkëkohorë
    Nga forum126 në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-11-2007, 15:11
  4. Kadare per dy poetet e pushkatuar nga PPSH-ja
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-05-2004, 03:23
  5. Vargje të ndaluara të nëntëqindës !
    Nga ALBA në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-04-2004, 05:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •