Close
Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 123
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Dhe doli pllakata
    Njoftim i klasit t'pare
    Poetet ne mes veti
    Ne ring boksi mbajne gare

    U mbush salla plot
    Poetet bashke i lane
    Ne vend te dorezave
    Laps e leter u dhane

    Spektatoret ne salle
    Sa pane laps e leter
    Zune e u deshpruan
    Per "shfaqjen" e paepur

    Dikush ka prit boksa
    Tjetri shqelme per t'pa
    Paten mendu se poetet
    Fizikisht kan per t'u rrahe

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anëtarësuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    Ps me falni jasht teme!

    ..shum RREBEL..shum RREVOLUCIONAR..shum COOL...ja se edhe pse eshte vertet barbarizem por kjo BUNTOVNIK i permban te trija keto!
    E kam ne fjalorin tim fjalen rrebel por nuk me mjaftoi.
    pacim

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Skjarimi i duhur

    Citim Postuar më parë nga teta
    Ps me falni jasht teme!

    ..shum RREBEL..shum RREVOLUCIONAR..shum COOL...ja se edhe pse eshte vertet barbarizem por kjo BUNTOVNIK i permban te trija keto!
    E kam ne fjalorin tim fjalen rrebel por nuk me mjaftoi.
    pacim
    teta,
    Me fal per mangesine e njohjes se terminologjise qe ti e perdor ketu, por do te doja ta kem te kjarte se si eshte e mundur qe nje fjale sllave, te zevendesoje tri fjale shqipe dhe te jete permbledhese per po keto fjale. Ne alfabetin e gjuhes shqipe jane 36 shkronja dhe nje mori fjalesh dhe shprehjesh, qe per sa di une eshte nje nder gjuhet me te pasura me shprehje, per dallim nga gjuha sllave qe ka 30 shronja dhe nje varferi te theksuar shprehjesh. E them kete meqenese e njoh shume mire gjuhen sllave (e imponuar per tu mesuar, por them se sa gjuhe din aq njerez vlen, prandaj nuk jam pishman qe e di edhe kete gjuhe). Definitivisht e them se nuk ka mundesi nje barbarizem sllav te plotesoj cilendo fjale shqipe e jo me tri nga ato.

    Me respekt Poeti
    Ndryshuar për herë të fundit nga Poeti : 28-04-2006 më 02:20
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Une marr mengjezin si nje voglush
    dhe veten time e marr per dore
    expres kafenë perplot e mbush
    çoj nje mesazh tek nje dashnore....

    Pastaj mendoj "Mos valle gabova"
    behem pishman, hy në mërzi...
    kam shumë dashnore dhe u krenova
    sepse jane vargje, jane poezi!

    Jane poezi qe shkruajn zemrat
    dhe çelin Tema në kët' Forum
    I shkruajn mashkujt, i shkruajne femrat
    Nuk ka randsi, por vuaj unë!

    Dhe vuaj shume sa nuk me rrihet
    i çoj nje "puthje" me varg strofik.
    ndaj poetesha, me strofat krihet
    dashnori i saj behet nevrik...?

    Une s'jam dashnori, madje nuk dua
    Te luaj rolin e Don Zhuanit
    Ne poezi me mish e thua
    eci me ritmin e nje karvani

    karvan poetesh te mrekullueshem
    qe dashurojne, dhe jane gjithkund
    po ja qe vargjet rrjedhin trishtueshem
    ndaj klith e them qe s'kam faj un'...!

    U zune poetet, krejt fare kot
    se dikush futi ne mes dyshimin
    nuk kam ç'te them, ndihmoje Zot!
    Ate qe vret si qorr frymezimin.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Nuk eshte poet kush njeh dyshimin
    Ne varg ka vec dashuri a vuajtje
    Po nuk besove ne ndjenjen e tjetrit
    Sado te shkruash - del vec perbuzje

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Ariani KS.
    Te lumte dora se bash ashtu asht. Dyshuesit jane brejtes te dashurise.
    Pershendetje Agimi

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e B-rexha
    Anëtarësuar
    12-02-2006
    Vendndodhja
    Aty ku i behet hije Tokes
    Postime
    95
    Dhe ja formuar qeveri e poetesh
    se mangut dic' mungonte
    pena e majte koalicion me vete
    pushtet qe boje shpejt pervetsove

    Pa fjala lire, fletes dashuri e marrezuar
    dashnore e tinguj qe veshet 50 hequr
    poezine qe kishim, fijet krejt u muarr
    se kuvendon peneli krejt panenvizuar

    E rende asht or vella krijimi
    kur perdoret cdo botimi
    reklamues me hije kthimi
    eh krejt fale ju paste shqiptimi!!

    E thue kamat shume shpejt po futet
    se librat harxhuan plot shume flete
    e pritet gjethja pa dale nji peme
    trungut i mbeten frut poete

    B-Rexha

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Parashikime të qëlluara...

    Kam filluar ta urrej vetveten nganjëherë sepse shpesh disa gjëra i ndjejë nën lëkurë. Si tigrat... Po i fus temës pak benzinë, pa anuar asgjëkundi, me një poezi të postuar më heret, duke shpresuar se nuk po e thyej kodin e mirësjelljes në Forum...

    laguna blu


    On-line

    Nganjëherë poetët
    si dashuritë janë:

    lindin dhe vdesin
    on-line…

    nganjëhere poetët
    si gratë janë:

    kur nuk kanë c’të thonë
    ripërtypin veç fjalë

    dhe hyjnë shpeshherë
    në sofrën poetike
    si gladiatorë mercenarë…


    shpeshherë bëhen
    dhe gjellë grashë

    ata të vërtetit
    natyrisht vetëm
    On-line…

  9. #29
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758

    U Zune Poetet Fare Kot!

    Kur poetet duhen Per ty Agim qe kerkon ti futesh poetet ne sherr me njeri tjetrin.lol

    Ajo ish’ poete…ai ish’ poet.


    Në një vend të vogël diku në bregdet,
    Një poete rronte…edhe një poet.
    Luanin së bashku në bregun e vjetër,
    Shkruanin poema, s’kishin lodër tjetër.

    Zotat lart nga qielli që tokën trazojnë,
    Duke parë miqtë sa mirë që shkojnë;
    Vendosën të tallen me dy miqt e rinj,
    Dhe thirrën Kupidin me harkun e tij.

    Shiko posht’ i thanë atë gji të shkretë!
    Jane dy rioshe që veç luajn’ vetë!
    Me asnjë s’përzihen, jo asnjë nuk duan.
    Një her’ shkruan njëri, një her’ tjetri shkruan.

    Pa tendose fortë harkun e florinjtë,
    Të shohim ç’do ndodhë me ata të rinjtë!
    Kupidit nga gazi fort i ndritën sytë,
    Lëshoi një shigjetë, pastaj një të dytë.

    Dhe njëra shigjetë godet vajzën ligsht,
    Zemrën e poetit tjetra sigurisht.
    Vajza vraprrëmbyer i jepet poetit,
    Thjeshtë, drejt në rërë, aty anës detit.

    Dhe përqafon djali vashëzën e tij,
    Të kam Zot-i thotë,-të kam Perëndi.
    Kur jam me ty pranë thotë vash’ e shkret,
    Ndihem mbretëreshë dhe të kam ty mbret.

    Dhe të dy sëbashku ashtu përqafuar,
    Drejt qiellit u ngritën duke fluturuar.
    Jo, mos u çuditni! Eshtë e vërtet’,
    Ajo ish’ poete…ai ish’ poet.

    DP
    sereno

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    U zune poetet? hahaha
    s`zihen poetet or budalla (me falni)
    Poetet jane si femijet
    Qeshin e qajne aty ne cast.
    .
    .
    Poeti zihet ,kur shkelet bari
    Poeti qan me lajmet e dites
    Poeti qesh kur sheh femijet
    poetit.. vec vargjet mos ja shani!

Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shkrime nga Bahtir Hamza mbi çeshtjen kombetare
    Nga Bahtir Hamza në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 24-02-2010, 16:59
  2. Poezi Te Perkthyera Nga Poetet Shqiptare
    Nga gjakushi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 13:08
  3. Poetët bashkëkohorë
    Nga forum126 në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-11-2007, 15:11
  4. Kadare per dy poetet e pushkatuar nga PPSH-ja
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-05-2004, 03:23
  5. Vargje të ndaluara të nëntëqindës !
    Nga ALBA në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-04-2004, 05:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •