Yjori
Nuk heq asnje presje nga ajo qe ke shkruar. Sinqerisht!
Tani po te nis nje vjerrshë timen. Ndoshta diçka do të thotë.
Me shume respekt Agimi
UNË DHE “POETËT”
Ama "poetë" ishim ahere,
kur thurnin hymne për Partinë!
Tani liria është prapa dere,
“poetët” shajnë veç Shqipërinë!
Ua ktheva shpinën e më s'durova
duke e lënë at' stan të lik!
"poetëve" vendin ua lëshova
Përplasa derën, e thashë: - Po ik!
Kalova udhë, kalova dete
Më ngjante vendi si një greminë!
E morra vargun, dhe vrava vehten,
rrëzuar jam sot mbi vetminë!…..
Unë jam pra ky, që nuk ka hile!
Dhe jam ai që nuk ka frikë!
Unë poezinë s'e shes me kile!!
Si Driteroi me....... politikë!
Kur e marr vargun, ia shkul dy veshët
Po të mos dalë varg i qëlluar!
“Ata” dhe poezinë e xhveshën
E bënë kushtrim për të mashtruar!
Pra lërm' or mik të mbretëroj
se herë jam mbret dhe herë jam skllav!
Unë letrën vetë e zhvirgjëroj!
Dhe jam në varg - rrebel i madh!.....
Krijoni Kontakt